Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (3)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU   

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (3)

 

Kapitulli i pestė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

            Pyetja e tetė

 

            Mbrėmė gjatė intervistės televizive, dukeshit tė zemėruar ndaj liderėve tė caktuar politik. Ju lutemi tė na tregoni saktė se cilėt janė njerėzit tė cilėt juve ju zemėrojnė?

 

            Nuk jam zemėruar qe tridhjetė e pesė vjet, por mund ta kuptoj pyetjen. Sa herė qė them diēka qė ju dhemb, ju mendoni se jam i zemėruar. Unė thjesht po e citoj tė vėrtetėn.

            Unė nuk jam politikan.

            Unė kurrsesi nuk ju konsideroj kur flas.

            Unė nuk e konsideroj se si ju do ta pranoni atė. Politikani mendon para se tė fletė, atė se ēfarė do t’ju pėlqej juve. Ai i thotė vetėm ato gjėra tė cilat ju i doni; nuk ėshtė me rėndėsi se a janė tė vėrteta apo tė pavėrteta. Unė nuk jam politikan. Unė kurrė nuk ju konsideroj.

            Konsiderata ime e vetme ėshtė e vėrteta.

            Edhe nėse ju lėndon edhe nėse ju shėron kjo nuk ėshtė e rėndėsishme pėr mua. Madje tė jesh i lėnduar nga e vėrteta ėshtė mė mirė sesa tė ndjehesh mirė nga gėnjeshtra.

            Kur po ndiheni ju tė lėnduar, po mendoni se unė jam i zemėruar. Unė nuk jam i zemėruar nė askėnd. Asnjė politikan, asnjė lider religjioz nuk mė zemėron – sepse pėrse mė duhet tė vuaj pėr tjerė njerėz? Zemėrimi ėshtė vuajtje, ta djegėsh vetveten pėr gabimet e njerėzve tė tjerė. Unė thjesht flas gjithēka ēka ėshtė e drejtė.

            Zemra ime ėshtė pėrplot me dhembshuri pėr ata njerėz tė cilėt ndoshta ndihen tė lėnduar. Unė mund t’i shėroj, por ata duhet ta kuptojnė se unė nuk jam i zemėruar. Unė nuk e konsideroj askėnd si armik nė tėrė botėn, gjithashtu ka miliona njerėz tė cilėt mendojnė se janė armiqtė e mi. Ky ėshtė problem i tyre.

            Sa mė pėrket mua, tė gjithė janė miq tė mi.

            Unė do tė bėj ēdo gjė pėr t’i ndihmuar personit ta realizojė realitetin e tij, pėr ta zbuluar fytyrėn e tij origjinale, tė fillon tė jetojė nė ēiltėrsinė dhe bukurinė e tij. Por nganjėherė puna ime ėshtė sikur e kirurgut – ajo shkakton dhimbje. Por ajo nuk ka qėllim ta lėndojė askėnd. Ajo dhemb sepse kanceri do tė largohet nga ju. Plagėt do tė shėrohen. Kanceri nuk ju ka lejuar tė shėroheni, ai ka dashtė t’ju mbytė.

            Nganjėherė theksimi im nė gjėra tė caktuara keqkuptohet. Unė nuk jam orator. Unė fare nuk e di ABC-n e artit tė tė folurit. Unė thjesht flas me njerėzit zemėr pėr zemėr. Kam diēka pėr tė thėnė, e mėnyra ime pėr t’u shprehur nuk ėshtė oratori e trajnuar. Ajo ėshtė humane, e papėrpunuar, e gjallė. Kėshtu, nganjėherė ndoshta theksoj diēka e ju ndoshta mendoni se jam i zemėruar – por unė nuk zemėrohem tash e tridhjetė e pesė vjet. Unė me tė vėrtetė kam harruar se si tė zemėrohem.

            Nėse ju mund tė mė zemėroni, unė me tė vėrteta do tė kėnaqesha sepse e kam harruar kėtė shije. Tridhjetė e pesė vjet ėshtė kohė e gjatė. Dhe pėr kėto tridhjetė e pesė vjet unė kam pas vetėm dashuri. Kėshtu qė nėse mund tė mė udhėhiqni tė zemėrohem, me tė vėrtet do t’ju falėnderoja pėrzemėrsisht.

 

 

            Pyetja e nėntė

 

            E dhatė imazhin pėr veten tuaj, a ėshtė ajo qė e pėlqeni, apo ka ndryshuar pa ndikimin tuaj?

 

            Unė nuk jap kurrfarė imazhi. Imazhin tė cilin e keni pranuar ėshtė marrė nga ana juaj, dhe ato ndryshojnė varėsisht prej fotografit. Dhe jam i sigurt se unė ndryshoj – unė akoma jam i gjallė. Tė jesh i gjallė do tė thotė tė ndryshosh, kėshtu qė imazhi do tė ndryshojė. Por unė nuk po ju jap kurrfarė imazhi.

            Unė po ua jap vetėn time.

            Imazhet janė pėrgjegjėsi e juaja. Atje ka fotograf amator, ka fotograf tė mėdhenj artistik. Tash do ta shoh kur ta shkruani artikullin se ēfarė imazhi do tė del prej saj. Ajo varet nga ju, jo nga unė.

            Unė jam nė dispozicion.

 

 

            Pyetja e dhjetė

 

            Mbrėmė thatė se jeni anti-seks. a jeni ma shumė mashkull apo femėr?

 

            Nė ēastin kur ju bėheni anti-seks, pyetja tė jesh mashkull apo femėr nuk paraqitet. Anti-seks thjesht do tė thotė pėrtej seksit. Trupi natyrisht do tė qėndrojė. Nėse ėshtė trup mashkulli, ai do tė mbes trup mashkulli. Nėse ėshtė trup femre, do tė mbes trup femre. Por qendrat seksuale nuk janė nė trup, ato janė me mendje. Organet e juaja gjenitale nuk janė qendra seksuale; ato janė vetėm zgjatje anatomike. Ato janė nėn mbikėqyrjen e qendrave nė mendjen tuaj.

            Njė prej shkencėtarėve tė mėdhenj, Dellgado, ka bėrė eksperimente nė qendrat e mendjes. Eksitojnė gati shtatėqind qendra, tė cilat kontrollojnė gjithēka nė trupin tuaj. Dhe kur ėshtė gjetur qendra seksuale nė trurin e hapur tė miut tė bardhė, ai e ka stimuluar atė me tel elektronik dhe i tėrė trupi i miut ka pėrjetuar orgazėm seksual.

            Mandej ai e ka bėrė njė vendosje. Ka vendosur elektrodėn nė qendėr, e telepilotin para miut, dhe e ka mėsuar miun ta shtypė butonin. Nė ēastin kur miu do ta shtypte butonin, ai do ta pėrjetonte orgazmėn, i tėrė trupi i tij dridhej nga kėnaqėsia tė cilėn kurrė mė herėt nuk e kishte pėrjetuar. Ai  kishte harruar tė ha e tė pi. Gjithēka kishte pasur tė vendosur rreth tij, por ai as qė i kishte shikuar. Pėr njė orė ai e kishte shtypur butonin gjashtėqind herė - dhe kishte ngordhur.

            Nė tė ardhmen ekziston mundėsia ta keni njė telepilot nė xhep, dhe sa herė qė dėshironi ta pėrjetoni orgazmėn, thjesht e shtypni butonin. Ai nuk do tė jetė mashkullor, ai nuk do tė jetė femėror, ai thjesht do tė jetė orgazėm. Do tė jetė orgazėm bio-elektrik.

            Kur them anti-seks, unė mendoj se unė dua qė njerėzit e mi ta pėrjetojnė pėrvojėn seksuale nė atė masė saqė plotėsisht tė kėnaqen me tė, dhe tė mos lakmojnė mė pėr tė. Dhe aty vjen qetėsia… Ajo ėshtė pėrtej zgjuarsisė nuk ėshtė as mashkullore as femėrore. Kjo gjendje e transcedentuar do tė jetė gjendje Buda. E para se tė vini nė kėtė gjendje tė transcedentuar, ju duhet tė jeni Zorba.

            Kėshtu qė mos u bėni koprrac nė atė tė jeni Zorba. Shkoni zemėrgjerėsisht nė tė, kėshtu qė do ta pėrfundoni me tė shumė shpejtė. Dhe pasi qė ta pėrfundoni me tė, atėherė trupi i juaj do tė mbetet mashkull apo femėr, por qenia juaj do tė jetė e transcedentuar. Ajo nuk mund tė jetė mashkullore, ajo nuk mund tė jetė femėrore.

 

 

            Pyetja e njėmbėdhjetė

 

            Dje keni folur pėr shkatėrrimin e familjes. a keni pasur ju ndonjėherė familje?

 

            Ēdokush ėshtė i lindur nė familje. Unė kam lindur nė familje. Nė Indi ekzistojnė familjet e pėrbashkėta, familje tė mėdha. Nė familjen time duhet tė kanė qenė pesėdhjetė apo gjashtėdhjetė anėtar – tė gjithė kushėrinjtė, axhallarėt, hallat jetojnė sė bashku. E kam parė tė tėrė rrėmujėn e kėsaj. Nė fakt, kėta gjashtėdhjetė anėtarėt mė kanė ndihmuar tė mos e krijoj familjen time personale. Kjo pėrvojė ka qenė e mjaftueshme.

            Nėse jeni mjaft inteligjent, mund tė mėsoni madje edhe prej gabimeve tė njerėzve tė tjerė. Kėshtu qė unė kam mėsuar prej gabimeve tė babait tim, prej gabimeve tė nėnės sime, tė axhallarėve, tė hallave. Ka qenė familje e madhe, dhe unė e kam parė tė tėrė cirkun, mjerimin, konfliktet konstante, luftėrat rreth gjėrave tė vogla, e pakuptimit. Qė nga fėmijėria e hershme njė gjė ėshtė bėrė vendimtare pėr mua, se nuk do ta krijoj familjen time personale.

            Kam qenė i befasuar si tė gjithė qė janė tė lindur nė familje… Dhe pėrse ai ende vazhdon me krijimin e familjes? Duke e parė tė tėrė skenėn, ai pėrsėri e pėrsėritė.

            Pasi jam kthyer nga universiteti, pas pėrfundimit tė tė gjitha studimeve, babai im kishte qenė i brengosur – sepse ai mė ka njohur, se kur them unė njėherė jo, s’ka gjasė ta ndryshoj atė. Kėshtu pėr tė mos mė pyetur drejtpėrsėdrejti, ai i kishte thėnė nėnės sime: “Pyete a ka dėshirė tė martohet? Mė kė dėshiron ai…ne nuk do ta kushtėzojmė as me kaste (shtresė shoqėrore), religjion, me asgjė, por ai duhet tė martohet.”

            Kur shkova nė shtrat pėr tė fjetur, nėna mė tha: “Mund tė martohesh me cilėndo vajzė qė dėshiron, ne nuk tė kundėrshtojmė.”

            I thash: “As unė gjithashtu nuk po ju kundėrshtoj. Unė dua qė ju vetėm tė mendoni edhe dy javė: a jeni ju me tė vėrtetė tė lumtur? A nuk keni menduar shumė herė se do tė kishte qenė mė mirė sikur ju tė mos ta kishit kaluar nėpėr kėtė mjerim tė martesės, t’i prodhoni njėmbėdhjetė fėmijė, tė jetoni nė kėtė cirk prej gjashtėdhjetė anėtarėve, ku gjithēka shkon keq, dhe ku gjithkush gjithkujt i hip nė qafė? Mendoni edhe dy javė, dhe mandej ma thuani. Nėse ju mendoni se kjo ėshtė pėrvojė e madhe, unė do tė martohem, por pėrgjegjėsia do tė jetė e juaja. Nė pyetje ėshtė tėrė jeta ime. Po e rrezikoj tėrė jetėn time pėr vendimin tuaj?”

            Pas tri ditėsh nėna u kthye dhe mė tha: “Dy javė janė shumė. Unė nuk po mund tė fle, unė nuk po mund tė bėj asgjė. Vetėm mė ēliro nga kjo pėrgjegjėsi.”

            I thash: “Ēfarė ndodhi?”

            Mė tha: “Nuk po mund tė vendosi pėr martesėn tėnde.”

            I thash: “Po ky ėshtė vendim.”

            Mė tha: “Po tė kuptoj. Nuk do tė them tė martohesh.”

            E unė i thash: “Thuaj babit tim se nuk ka nevojė tė shkoj rreth e rrotull. Ai duhet tė mė takoj drejtpėrsėdrejti mua.” Por ai kishte frikė sepse e dinte se unė do t’ia cekja se tėrė jeta tij ka qenė vetėm vuajtje – dhe ai akoma dėshiron tė hy nė llojin e njėjtė tė situatės.

            Ai nuk mė ka pyetur. E kishte sjellė avokatin e gjyqit suprem, Ai ka qenė mik i tij, dhe ai ka qenė njė prej avokatėve mė tė mirė nė Indi. Dhe ai tha: “Djali im ėshtė tepėr argumentues. A mund ta zgjidhėsh kėtė?”

            Avokati u pėrgjigj: “Mos u brengos. Asnjė rast nuk e kam humbur kurrė nė jetėn time. Kam ardhur me ty, e ta shohim se ēfarė argumente na paska djali yt. Ky ėshtė profesioni im; tėrė jetėn time kam qenė avokat.”

            Nė kohėn kur ai erdhi, unė i thash: “E para mendo sė pari.”

            Ai mė tha: “Ēfarė po mendon.”

            I thash: “Po mendoj nėse unė fitoj, atėherė unė nuk martohem. Nėse unė nuk fitoj, atėherė unė martohem. Por nėse ju fitoj juve, atėherė ju duhet tė divorcoheni.”

            Ai mė tha: “Ėshtė e ēuditshme. Mė duhet pak tė mendoj rreth kėsaj.”

            Unė i thash: “Por ju nuk e keni humbur kurrė nė jetėn tuaj asnjė rast, e ky ėshtė problem i vogėl, dhe nuk ka gjyqtar. Unė ju kam zgjedh edhe si gjyqtar gjithashtu, sepse kam besim nė juve. Qė nga fėmijėria ime e hershme unė ju kam dashtė, dhe e di se nuk mund tė jeni tė padrejtė. Kėshtu qė le t’i qesim argumentet. Ju njoh juve dhe e njoh gruan e juaj, dhe e di se ju dy herė keni tentuar tė bėni vetėvrasje.”

            Ai tha: “Oh Zot! Kjo do tė thotė se mė duhet tė divorcohem nga gruaja ime? Thirre babin tėnd. Nuk dua tė futem nė kėtė bela.”

            Ata kanė provuar. Para se tė mė vdiste babai, ai me lot nė sy mė kishte thėnė: “Unė jam i lumtur qė ne nuk patėm sukses me forcė tė tė martojmė dhe tė ēosh njė lloj jete normale. Ne jemi brengosur pėr ty…se kush do tė kujdesėt pėr ty? Por t’i e ke dėshmuar se nėse beson nė ekzistencė, ekzistenca kujdeset. Kjo ėshtė shumė e mėshirshme.” 

            Kėshtu unė nuk kam familje personale. Por kam familje shumė tė madhe tė sanjasėve tė mi, nėpėr tėrė botėn. Kėshtu qė ngado qė tė shkoj, unė jam nė shtėpi. Kjo nuk paraqet kurrfarė dallimi. Vetėm para dy ditėsh kam qenė nė Nepal dhe, sa jam atje nė shtėpi, po aq jam kėtu nė shtėpi.

            Unė kam krijuar njė familje krejtėsisht tjetėr fare. Me miliona njerėz i pėrkasin familjes sime. Dashuria tyre ėshtė e pakushtėzuar. Unė s’kam asgjė pėr t’iu dhėnė atyre, pėrpos vetes sime. Por ata ma japin zemrėn e tyre, dhe atė pa kurrfarė shkaku. Unė nuk jam lider religjioz, nuk jam politikan; unė nuk ju jap kurrfarė premtimi, unė nuk ju jap kurrfarė shprese.

            Unė thjeshtė flas me ju, tė bėheni vetja juaj – mėsim i thjesht, ma i thjeshti, pa kurrfarė zhargoni – dhe prapė e kam themeluar familjen mė tė madhe nė botė, nė tėrė historinė e njerėzimit.

 

 

            Pyetja e dymbėdhjetė

 

            A e zbatojnė sanjasit e juaj pikėpamjen tuaj rreth shkatėrrimit tė familjes?

 

            Dėgjueshmėria nuk ėshtė mėsimi im. Mos dėgjueshmėria nuk ėshtė mėkat. Unė ua shpjegoj njerėzve tė mi kuptueshmėrinė time, e mandej ėshtė liria e tyre tė bėjnė ēfarė tė donė ata. Kjo nuk ėshtė ēėshtje e dėgjueshmėrisė, kjo ėshtė ēėshtje e dėgjimit tė inteligjencės sė tyre personale.

            Apeli im ėshtė pėr inteligjencėn e tyre. Unė e shpjegoj sa mė qartė qė ėshtė e mundur, e mandej ua lė atyre. Unė nuk dua t’iu marrė lirinė e vendimmarrjes, dhe ēfarėdo qė vendosin ata – unė jam i lumtur me tė – sepse unė e dua individualitetin e tyre dhe unė dua qė ta pėrmirėsoj individualitetin e tyre sa ma shumė qė kam mundėsi.

            Po- e tyre ėshtė e mirė, Jo- e tyre ėshtė e mirė. Kjo nuk paraqet kurrfarė dallimi, sepse kjo buron nga dashuria e tyre, nga kuptueshmėria e tyre.

            Nuk dua pasues, njerėz tė dėgjueshėm.

            Unė dua miq inteligjent, bashkudhėtar.

            Dhe nganjėherė nuk them asgjė, kurrė nuk pyes a mė pėrcjelli dikush apo jo. Unė vazhdoj drejtė nė gjėra tjera. Unė kam aq shumė gjėra…

            Por unė jam i lumtur me njerėzit e mi, jashtėzakonisht i lumtur dhe falėnderues. Vėshtirė ėshtė nė histori tė ēdo instancė tė gjesh njerėz aq tė mrekullueshėm, inteligjent qė e pasojnė njeriun i cili nuk shtirret se ėshtė shpėtimtar apo profet apo zot, i cili vetėm thotė: “Unė jam aq i rėndomtė sa jeni edhe ju – vetėm me njė dallim tė vogėl: “Unė jam i zgjuar ju jeni nė gjumė. Por ky nuk ėshtė dallim i madh… ju mund t’i hapni sytė nė ēdo ēast.”

 

            Fund i kapitullit tė pestė

  

 (1)      (2)                   (4)      (5)     (6)