Pyetja e pestė
Dėshironi tė na
tregoni diēka pėr politikanėt grek dhe liderėt religjioz, duke folur pėr ta
nė mėnyrė direkte?
Unė kurrė nuk flas nė
tjetėr mėnyrė!
Unė dua qė politikanėt
ta kuptojnė se ata e bartin fajėsinė pėr vrasjen e Sokratit, dhe e vetmja
mėnyrė pėr tu ēliruar nga fajėsia ėshtė qė Greqia pėrsėri tė bėhet
gjurmuese e tė vėrtetės, e vėrteta e donė vendin pa asnjė pengesė pėr
zhvillimin intelektual. E kjo ėshtė e mundur vetėm nėse politikanėt janė tė
gatshėm ti sakrifikojnė interesat e tyre personale.
Nėse ata i
sakrifikojnė interesat e tyre personale, pėrsėri do tė ketė shumė Sokrata,
dhe vendi pėrsėri mund tė bėhet ajkė e inteligjencės botėrore.
Pėr liderėt religjioz
dua tė them se ata nuk janė as lider religjioz. Nė bazė tė ēkahit ata
mendojnė se janė religjioz? Ajo nuk ėshtė pėrvoja e tyre. Ata mund ta
pėrfaqėsojnė Jezu Krishtin
Jezu Krishti paraqitet si njė Zot, hipotezė e
cila nuk ėshtė dėshmuar. Nuk ka dėshmi pėr ēfarėdo Zoti, dhe asnjė teolog nė
gjithė historinė nuk ka qenė nė gjendje ta jep njė tė vetme dėshmi pėr
ekzistencėn e Zotit.
Pėr njė Zot tė tillė
hipotetik, Jezu Krishti vazhdon tė fletė: Unė jam i vetmi djalė i Zotit.
Nuk mund tė lindė djali i hipotezės. Kjo ėshtė marrėzi e thjeshtė. Hipotezat
nuk lindin fėmijė!
Dhe kėta tė
ashtuquajtur lider religjioz kardinalėt, peshkopėt, kryepeshkopėt ata e
pėrfaqėsojnė tė vetmin djalė tė hipotezės. Ata janė njerėzit mė injorant nė
kėtė botė. Ata jetojnė nė halucinacione.
Unė kisha dashtė qė
ata, nėse me tė vėrtetė janė tė ndershėm dhe tė sinqertė, tė deklarohen
qartė para botės: Kjo nuk ėshtė pėrvoja jonė vetjake. Ne nuk kemi pėrjetuar
asgjė nė vetėdije, asgjė nga jeta universale, asgjė nga pėrjetėsia. Ne vetėm
e kemi lexuar BIBLĖN. Ne e kemi pėrqafuar atė, e tėrė njohuria jonė ėshtė
huamarrėse. Dhe mos harroni, njohuria e huazuar nuk ėshtė njohuri. Njohuria
duhet tė burojė nga pėrvoja juaj vetjake. E vėrteta nuk mund tė huazohet.
Nėse liderėt e juaj tė
ashtuquajtur religjioz janė tė sinqertė, ata duhet kokulur tė deklarojnė se
ata nuk dinė se ēfarė po bėjnė, dhe ata duhet tė ndalen sė vepruari. Ata po
bėjnė diēka qė nuk ka rrėnjė nė botėn reale. Vetėm mendoni pėr njė ēast:
njeriu i cili kurrė se ka ditė se ēfarė ėshtė dashuria thotė se para njėzet
e pesė shekujsh dikush e paska dashtė dhe i beson atij. A nuk do tė jetė ky
i pėrqeshur? Para njėzet e pesė shekujsh dikush e paska dashtė. Ju nuk jeni
tė sigurt se ēfarė lloj dashurie ka qenė. Ky njeri beson nė dashuri, ai
asgjė sdi pėr dashurinė. Ai nuk ka pasur eksperiencė, ai asgjė ska shijuar
nga dashuria. Dhe kjo ėshtė situata rreth dashurisė.
Jezu Krishti e ka
njohur tė vėrtetėn, dhe pėr njėzet shekuj pėrfaqėsuesit e tij kanė besuar nė
tė. Por nėse ju keni mendje tė hapur, do ta kuptoni. Bashkėkohėsit e Jezu
Krishtin nuk e kanė pranuar atė si njeri religjioz. Ai ka qenė ēifut. Ka
lindur si ēifut, ka jetuar si ēifut, ai ka vdekur si ēifut. Ai kurrė se ka
dėgjuar fjalėn i krishterė, sepse nė gjuhė hebreje nuk ka fjalė siē janė
Krisht apo i Krishterė.
Kėta njerėz besojnė nė
Jezu Krishtin se ai ka ecur mbi ujė, se me dy bukė i ka ushqyer mijėra
njerėz, ai ka shėruar mijėra njerėz vetėm me prekje, ai i ka kthyer njerėzit
e vdekur prapė nė jetė. Vetėm mendoni, nėse dikush do i kishte bėrė tė
gjitha kėto gjėra, bashkėkohėsit e tij nuk janė impresionuar me tė?
Bashkėkohėsit e tij plotėsisht e kanė injoruar atė. Asnjė skripte ēifute, e
ai ka qenė ēifut, madje as nuk e pėrmendin emrin e tij!
Nė literaturėn
konteporare nuk ka asgjė tė shkruar rreth Jezusit dhe mrekullive tė tij e
ato mrekulli nuk janė mrekulli ordinare. E dikush i cili i ka bėrė tė gjitha
kėto gjėra, mendoni se ka merituar tė jetė i kryqėzuar? Ai do tė ngritej si
mė i madhi zot!
Vetėm shikoni
apostojtė e tij: asnjė rabin, asnjė dijetar i shkolluar, asnjė njeri i
kulturuar, njeri i arsimuar nė radhėt e nxėnėsve tė tij. Te dymbėdhjetė
apostojtė e tij kanė qenė tė paarsimuar tė paedukuar peshkatar, fermer,
druvar. Dhe kėta kanė qenė nė ato ditė kur nė Judeja dituria ka qenė nė
majėn mė tė lartė. Ka pasur rabin tė mėdhenj. Asnjėri prej tyre as qė janė
mėrzitė ta takojnė atė, as nuk janė mėrzitė ta dėgjojnė. Dhe ai i ka bėrė tė
gjitha ato mrekulli tė cilat asnjė profet mė pėrpara nuk i ka bėrė.
Vetėm njė gjė ėshtė e
mundur, se tė gjitha ato mrekulli ai i ka shpikė, ato nuk kanė ngjarė. Se
ato janė vetėm shpikje krishtere pėr tė cilat ēifutėt nuk janė fare tė
informuar; pėrndryshe, burimet bashkėkohore do tua kishin pėrshkruar atyre
apo dikujt tjetėr, nė njėrėn apo tjetrėn mėnyrė.
Madje edhe nėse kanė
qenė kundėrshtar tė Jezusit, edhe atėherė do tė kishte pasur ndonjė raport,
shėnim. Pėr Budėn ėshtė shkruar nė skriptet hinduaiste, nė Xhaina skriptet.
Lao Ce pėrmendet nė shkrimet e Konfucies. Ata kanė qenė bashkėkohės.
E njeriu i cili ka
bėrė asisoj gjėrash tė mbinatyrshme do tė kishte dominuar nė tėrė skenėn.
Por ai ka fituar shpėrblim tė tillė, qė e kanė gozhduar nė kryq.
Jezusi ka qenė i
paarsimuar, dhe atė qė ka thėnė ka qenė thashetheme; ai i ka dėgjuar ato. E
pasi qė ai vetveten e ka proklamuar si djalė tė Zotit, ēifutėt janė ofenduar
shumė. Ai ska pasur dėshmi pėr kėtė, kurrfarė certifikate, e ai pandėrprerė
ka insistuar nė atė se ėshtė i vetmi djalė i Zotit. Ky ka qenė krimi i tij.
Unė nuk po i pėrkrahi
ēifutėt, unė vetėm thjesht po them se ky njeri ėshtė bėrė burim i liderėve
tuaj tė ashtuquajtur religjioz. Gati se gjysma e njerėzimit ėshtė e
krishtere, dhe njeriu qė ėshtė nė qendėr ska asgjė nė tė. E keni njerėz si
Sokrati i cili i ka pasur tė gjitha, ēdo potencial, depėrtim tė hatashėm nė
qeniet njerėzore, nė univers, e nuk ekziston religjioni i tij, nuk ka pasues
tė Sokratit.
Kjo ėshtė botė e
ēuditshme, ku tė vėrtetat injorohet e gėnjeshtra adhurohen.
Unė dua tju them tė
ashtuquajturve liderėve tuaj: Bėhuni tė ndershėm dhe tė sinqertė, dhe
shikoni brenda vetes suaj. A ėshtė kjo tė cilėn po e bėni vetėm profesion
pėr ta fituar bukėn dhe gjalpin? Apo ju me tė vėrtetė po i ndihmoni njerėzit
tė bėhen religjioz? E nėse ju nuk jeni religjioz, si do tė mund ti ndihmoni
tė tjerėt tė bėhen religjioz?
Unė thash se nuk
pajtohem me ēifutėt pėr kryqėzimin e Jezusit kjo ka qenė idiotike, njeriu
thjesht ka qenė i ēmendur. Ju keni mundur tė qeshni me tė, keni mundur tė
kėnaqeni me tė, por skanė pasur nevojė ta kryqėzojnė. Nėse dikush ka pasur
idenė se ai ka qenė i vetmi djalė i Zotit, ēfarė dėmi do ti kishte bėrė kjo
dikujt?
Do tjua pėrkujtoj njė
tregim:
Kjo ka ndodhė nė
Bagdad nė kohėn e Kalifit Omar. Njė njeri ishte sjellė i pranguar dhe i
rrahur nė gjyq, sepse i kishte thėnė ushtarėve se ai vetė ėshtė lajmėtari i
fundit i Zotit derisa myslimanėt besojnė se Muhamedi ėshtė lajmėtari i
fundit. Tash mė nuk do tė vjen asnjė porosi; Zoti e ka dhėnė porosinė e
fundit. E ky njeri kishte bėrtitur nė rrugė: Unė kam ardhur drejtpėrdrejt
nga Zoti. Muhamedi gjithsesi se ka qenė profet, lajmėtar, por kanė kaluar
shumė kohė kėshtu qė porosia kėrkon pėrmirėsim, dhe unė e kam sjellė
porosinė e pėrmirėsuar. E kjo ėshtė kundėr Islamit.
Omar kishte thėnė:
Futeni nė burg. Jepni rrahje tė mirė, pėr shtatė ditė pa ushqim, dhe pas
shtatė ditėve unė do tė vij ta pyes se a mendon ai akoma se ėshtė lajmėtar i
Zotit. Pas shtatė ditėve ai kishte shkuar. Burri kishte qenė gati se i
vdekur. I lodhur dhe i lidhur pėr shtylle lakuriq; tėrė trupin e kishte
pasur tė mbuluar me njolla gjaku, kishte qenė keq i rrahur
pa ushqim. Nuk e
kishin lėrė tė flejė pėr shtatė ditė.
E kur e kishte pyetur
Omari: Ēfarė tash mendon? A e ke ndryshuar idenė apo jo? Burri ishte
pėrgjigjur: A je ti i marrė? Kur kam ardhur, vetė Zoti mė ka thėnė: Do tė
jesh i torturuar, i persekutuar, i rrahur, dhe kjo do tė jetė dėshmi se ti
me tė vėrtetė je lajmėtari im. Ti e ke dėshmuar se unė jam lajmėtari i
fundit i Zotit.
Nė atė moment, nga
shtylla tjetėr, burri tjetėr qė kishte qenė shumė ditė mė gjatė i rrahur,
bėrtet: Omar! Mos e dėgjo atė. Unė askėnd nuk e kam dėrguar pas Muhamedit!
Ai burrė kishte qenė i arrestuar njė muaj mė herėt, sepse kishte deklaruar
se ėshtė vetė Zoti.
Tash, nė botė tė
shėndosh ju do tė qeshni me kėta njerėz. Ata sduhet tė jenė tė rrahur, ata
sduhet tė jenė tė torturuar. Ata si kanė shkaktuar kurrė njė dėm askujt;
ata vetėm kanė qenė pak tė krisur!
Por kėta tė krisur
mund tė krijojnė religjione. Dhe pasuesit e kėtyre tė krisurve janė liderėt
e juaj religjioz!
Porosia ime pėr
liderėt e juaj religjioz ėshtė: nėse janė qenie autentike njerėzore, dhe
nėse kanė ēfarėdo respekti pėr tė vėrtetėn, ata vetė duhet tė deklarohen se
nuk dinė asgjė, e tėrė ajo qė ata ligjėrojnė ėshtė e huazuar, dhe duhet tė
ndalen sė ligjėruari.
Ata duhet tė fillojnė
tė kėrkojnė. Tė mos humbin kohė nė ligjėrime. Sė pari kėrko, gjej, pėrjeto
dhe nėse ke diēka tė ndash, atėherė ndaje.
Tash peshkopi ka
thirrur mbledhjen e banorėve lokal ti provokojė ndjenjat e tyre kundėr
meje. A ėshtė ky lloj kushti religjioz? Ai ėshtė duhur tė vijė tek unė apo
tė mė ftojė tek ai. Kemi mundur tė bisedojmė, kemi mundur tė flasim, kemi
mundur tė njoftohemi njėri me tjetrin.
Kjo kishte me qenė
njerėzore, religjioze. E nėse ai ka guxim unė jam akoma i gatshėm. Ai mund
tė vijė kėtu apo unė tė shkoj nė vendin e tij, dhe ne mund ti diskutojmė
ēėshtjet tė cilat kanė tė bėjnė me esencėn e religjionit. Ekziston vetėm njė
kusht: nėse ai nuk mund tė pėrgjigjet nė pyetjet e mia, atėherė ai duhet tė
bėhet sanjasin; nėse unė nuk mund ti pėrgjigjem pyetjeve tė tij, unė
jam i gatshėm tė bėhem katolik!
Pyetja e gjashtė
Cilėt filozof ju
kanė influencuar, dhe cilėt i keni mė tė afėrt?
Nuk mė pėlqen fjala
influencė. Unė nuk kam qenė i influencuar nga askush, dhe unė nuk dua ta
influencoj askėnd, sepse ky ėshtė vetėm emėr delikat pėr skllavėrinė
shpirtėrore. Por janė disa njerėz tė mėdhenj tė cilėt i kam dashur.
I pari vjen Sokrati,
sepse devotshmėria e tij pėr tė vėrtetėn ėshtė absolute dhe totale. Ai ėshtė
i gatshėm ta pranojė vdekjen, por nuk ėshtė i gatshėm ta pranojė ēfarėdo
qoftė kushti. E kushtet kanė qenė tė atilla saqė dikush kishte mundur tė
mendojė se janė tė pranueshme.
Gjyqtarėt personalisht
duhet tė kenė pasur keqardhje
Sokrati i ka argumentuar tė gjitha aq mirė,
dhe kundėrshtarėt e tij skanė pasur ēfarė tė thonė, por pasi qė ka qenė
qytet-shtet dhe qytet i demokracisė, ēdokush ka pasur mundėsinė tė votojė, e
masa nuk ka qenė nė gjendje ta kuptojė atė qė ka thėnė Sokrati. Kjo ka
shkuar pėrtej kokave tė tyre. Tė gjithė ata kanė qenė pėr helmimin e
Sokratit.
Por gjyqtarėt ia kanė
dhėnė Sokratit tri mundėsi. Ata i kanė thėnė: Mund tė shkosh nga Athina dhe
mos tė kthehesh mė kurrė. Nė kėtė mėnyrė qytetarėt e Athinės nuk do tė
irritohen prej teje, nuk do tė jenė tė ngacmuar prej teje - do tė jeni si i
vdekur si mundėsi. Vetėm mos tė kthehesh nė Athinė. Bota ėshtė e madhe. Mund
tė shkosh kudoqoftė.
Alternativa e dytė ka
qenė: Nėse aq shumė e donė Athinėn saqė nuk mund ta lėsh atė, atėherė mos
ligjėro mė. Mos fol pėr tė vėrtetėn, e cila e ka bėrė tėrė kėtė kaos dhe tė
ka sjellė ty nė pikėn ku njerėzit janė tė gatshėm tė tė vrasin.
Nėse nuk i dėgjon kėto
dy mundėsi, atėherė e treta, ne smund tė tė ndihmojmė, shumica janė pėr
helmimin tėnd.
Sokrati kishte thėnė:
Unė nuk mund tė ndalem tė mos e ligjėroj tė vėrtetėn sepse ajo ėshtė
vetė jeta ime. Ēfarė do tė bėj? Tė jetoj duke mos pasur mundėsi tė ligjėroj
atėherė vdekja ėshtė shumė mė e mirė. Unė do tė vdes pėr tė vėrtetėn, sepse
nuk mund tė jetoj pa tė vėrtetėn. Unė nuk mund tė lė Athinėn sepse Athina
ėshtė pjesa mė e qytetėruar e botės. E nėse nė Athinė jam i helmuar, unė nuk
mund tė shpresoj se diku tjetėr mund tė mbijetoj. Do tė ishte mė mirė qė unė
tė jem i vrarė kėtu, e fajėsia do tė duhej tė mbetej nė kokat e njerėzve tė
Athinės, tė cilėt i kam mėsuar gjithė jetėn time, e tė cilėt akoma nuk kanė
mundur ta kuptojnė. Mė mirė sesa tė shkoj nė ndonjė vend tė ri dhe tė mė
vrasin njerėzit tė cilėt nuk mė kuptojnė
Ai ka zgjedhur tė jetė
i helmuar nė Athinė. Unė Sokratin e dua mė sė shumti. Ai nuk ka lėnė asnjė
pasues, ai nuk ka lėnė asnjė organizatė, ai nuk ka lėnė asnjė kishė. Kėto
janė bukuritė e njeriut. Ai qėndron vetėm, dhe akoma ėshtė njeriu mė
influencor nė tėrė botėn.
I dua edhe disa njerėz
tjerė
e dua Lao Ce nė Kinė, i cili gjithashtu nuk ka lėnė asnjė pasues, i
cili nuk ka qenė ndonjėherė i gatshėm tė shkruajė libėr, sepse ka mundur tė
bėhet libėr i shenjėt; njerėzit do tė kishin mundur tė fillojnė ti pėrkulen
dhe pėr njė arsye gjithashtu tė thjeshtė se e vėrteta nuk mund tė
shprehet. Ēfarėdo qė tju them pėr diēka qė ėshtė larg matanė; diēka do tė
mungojė nė tė.
E vėrteta mund tė
mėsohet vetėm nė afėrsi tė drejtpėrdrejtė me mjeshtrin. Ėshtė njė lloj
transferimi, sinkronizimi. Nė prezencėn e mjeshtrit, diēka lulėzon brenda
jush. Nė qetėsinė tuaj diēka ndjeni. Nė dashurinė e thellė, shumė tė thellė,
zemra juaj fillon tė vallėzoj nė melodinė e re.
E dua Gautam Buda
sepse ka qenė revolucionari mė i madh prej tė gjithė mėsuesve tė botės,
kundėr tė gjithave qė janė tė vjetra tė shkuara dhe tė vdekura.
I dua edhe shumė
njerėz tjerė: Heraklitin, i cili mė sė afėrmi i afrohet shkencės moderne,
fizikės moderne
Asnjė njeri tjetėr nė tėrė historinė nuk ėshtė aq afėr
qasjes sė fizikės moderne sesa Herakliti. Ai ka qenė njeriu i cili ka thėnė:
Nuk mund tė shkelni dy herė nė tė njėjtin lum sepse ēdo gjė ndryshon aq
shpejtė.
Nuk mund tė shkelni nė
tė njėjtin lum edhe njė herė.
Por unė nuk jam i
influencuar nga askush. Unė i dua ata. I dua pėr kualitetet e tyre, pėr
qeniet e tyre tė mrekullueshme, pėr pavarėsinė e tyre, pėr lirinė e tyre,
pėr rebelimin e tyre, por nuk jam i influencuar, sepse nuk jam pasues i
askujt. Unė jam vetja ime.
Ēfarėdo qė ju them, ju
them nga autoriteti im. Kjo ėshtė pėrvoja ime vetjake. Nėse nuk e kam
pėrjetuar, atėherė nuk do tjua them. Madje edhe nėse e tėrė bota thotė se
ėshtė ashtu, kjo nuk ėshtė me rėndėsi, sepse e vėrteta nuk mund tė vendoset
me mazhorancė; kjo nuk ėshtė ēėshtje votimi. E vėrteta ka pėr tė qenė
ndjenja mė e thellė e imja. Zemra ime duhet tė jep nėnshkrim pėr kėtė.
Kėshtu qė unė nuk jam
i influencuar nga askush, por kam dashuri ndaj shumė njerėzve nga tė gjitha
viset dhe nga tė gjitha civilizimet ka shumė emrat e tė cilėve nuk po me
kujtohen.
Pyetja e shtatė
Populli grekė,
si dhe miliona njerėz tjerė nė botė, rriten si tė krishterė. Si mund ti
ndryshoni ata, pas dymijė vjet krishterimi?
Ėshtė sistem i
vjetruar, tash mė ėshtė i kalbur. Ėshtė sikurse ndėrtesė e vjetėr. Ju kurrė
mos thuani ajo ndėrtesė ėshtė dymijė vjet e vjetėr, si mund ta rrėnojmė
tash? Kjo ndėrtesė veē ėshtė vjetruar; madje edhe pa rrėnimin tuaj, ajo veē
ka pėrfunduar.
Ka miliona tė
krishterė, por kurrė nuk kam ardhur nė kontakt me njė tė vetmin Krisht.
Krishterimi ėshtė vetėm sistem shoqėror; ju nuk keni lindur si tė krishterė.
Nėse jeni rritur nė shtėpinė myslimane, do tė bėheni mysliman. Nėse jeni
rritur nė shtėpinė budiste, ju do tė bėheni budist, dhe juve kurrė sdo tju
kujtohet se keni lindur si tė krishterė. Ska fėmijė qė lindė si i
krishterė, hinduaist apo mysliman. Ēdo fėmijė lindė i pastėr, i freskėt,
vetėm si qenie njerėzore, i ēiltėr, tabulla rasa.
Sistemi i vjetėr sido
qė tė jetė, mė nuk ėshtė me rėndėsi. Kur e kuptoni se ajo nuk ėshtė e
vėrteta juaj, se ajo nuk ėshtė pėrvoja juaj, se ai nuk ėshtė realizimi juaj,
ai fillon tė rrėshqet. Ajo nuk ėshtė fytyra juaj, ajo ėshtė maskė. Ju do ta
hiqni atė; askush nuk mund tju ndaloj. Ēdokush e ka tė drejtėn ta ketė
fytyrėn e vet origjinale, dhe fytyra juaj origjinale ėshtė vetėm e qenies
njerėzore.
Njėherė kur ta
kapėrceni sistemin tuaj, pėr tė cilin kam thėnė se ėshtė gjėja mė e thjeshtė
nė kėtė botė, sepse unė kam me miliona sanjasinė nė tėrė botėn tė
cilėt kanė ardhur nga tė gjitha llojet e traditave
Krishterimi ėshtė i
vjetėr dymijė vjet, judaizmi ėshtė i vjetėr katėrmijė vjet, hinduaizmi ėshtė
i vjetėr dhjetėmijė vjet, xhainizmi ėshtė i vjetėr dymbėdhjetė mijė vjet. tė
gjithė kėta njerėz kanė ardhur tek unė dhe nuk kanė hasė nė vėshtirėsi pėr
ta kapėrcyer atė, sepse ajo nuk ėshtė personalisht e tyre. Ajo ėshtė barrė;
ju po thyheni nėn tė. Nuk po mund tė lėvizni, nuk po mund tė rriteni, jeni
tė pranguar.
Njėherė kur ta kuptoni
se shtėpia nė tė cilėn po jetoni nuk ėshtė shtėpi por burg, ju do tė kėrceni
jashtė nga dritarja, nga dera, nga ēdo vend. Do ta gjeni mėnyrėn.
Nėse shtėpia juaj
ėshtė nė zjarr, do ta pyetni dikė pėr drejtimet se si tė dilni jashtė nga
shtėpia? Madje edhe nėse shtėpia nuk ėshtė e juaja, ju do tė gjeni mėnyrė tė
dilni jashtė. Shtėpia ėshtė nė zjarr, nuk ka kohė tė gjendet dikush pėr ta
pyetur, dhe askush nuk ėshtė i gatshėm tju jep pėrgjigje. Tė gjithė
vrapojnė jashtė. Tė gjithė janė nė veten e tyre ata duhet ta shpėtojnė
jetėn e vet. Dhe nuk do tė brengoseni pėr traditat dhe zakonet. Nėse jeni
duke u pastruar nėn dush dhe shtėpia fillon tė digjet, ju do tė kėrceni
jashtė lakuriq. Ju madje nuk do tė mendoni dy herė qė jeni lakuriq.
Sistemet
krishterimi, hinduaizmi apo budizmi, komunizmi apo fashizmi janė njėjtė
burgim. Ato ju shkatėrrojnė. Ato e shkatėrrojnė tėrė jetėn tuaj. Ato e
thithin gjakut tuaj, dhe nuk ju lejojnė tė jetoni totalisht. Ato nuk ju
lejojnė tė bėheni Zorba, dhe nuk ju lejojnė, natyrisht, tė bėheni Buda. Tash
ėshtė nė juve tė vendosni. Nėse dėshironi tė bėheni i tėrė potenciali juaj,
ashtu qė ju mund tė lulėzoni dhe tė vallėzoni nė erė, nė diell, atėherė i
keni hedh pėrtokė tė gjitha kėto ngarkesa.
Thjesht, vija e
demarkacionit ėshtė: nėse nuk ėshtė pėrvojė e juaj, atėherė nuk ėshtė e
rėndėsishme atė qė e thotė Jezusi, Buda, Mahavira, Krishna, Konfucie
ēfarėdo qė thonė ata, nuk ėshtė e rėndėsishme. Ju nuk po thoni ata e kanė
gabim, ju thjesht po thoni ajo nuk ėshtė e vėrteta juaj. Ndoshta Konfucie e
ka pasur tė vėrtetėn, ndoshta Mojsiu e ka pasur tė vėrtetėn, por nėse Mojsiu
ha, kjo sdo tė thotė se uria juaj do tė shkojė. Ju do ta hani vetveten.
Nėse Krishna pi, etja tij do tė shuhet, por kjo nuk do ta ndihmojė etjen
tuaj.
Pasi qė ėshtė kuptuar
se asgjė nuk ėshtė pėrvojė e imja personale, vetja ime kėrkon, vetja ime
gjen, nuk vazhdon tė mė ushqej, nuk vazhdon tė mė ndihmoj sepse jam bėrė
vetja ime
Mos e harroni njė
gjė, ekzistencės nuk i pėlqejnė kopjet. Kjo ėshtė arsye pėrse ju nuk mund ta
gjeni asnjė person tė pėrsėritur. Gautam Buda ndoshta ka qenė shumė i bukur,
por ekzistenca nuk do ta pėrsėritė mė. Tė gjithė budistėt pėrpiqen tė bėhen
Gautam Buda; dhe shumica prej tyre bėhen kopje, aktorė. Ju mund tė aktroni
si Gautam Buda, por aktrimi ėshtė sipėrfaqėsor, kjo nuk do tju jep ekstazėn
e njėjtė tė cilėn e ka pasur Buda.
Kėshtu qė nuk ėshtė me
rėndėsi se sa i vjetėr ėshtė sistemi juaj, e vetmja kuptueshmėri ėshtė: ai
nuk ėshtė i imi, dhe ju e pėrfundoni me kėtė. Kjo ėshtė mėnyrė me tė cilėn
unė e kam pėrfunduar.
Edhe unė gjithashtu
jam i lindur pėrbrenda religjionit mė tė vjetėr nė botė, por unė nuk kam
hasur nė kurrfarė vėshtirėsie. Nė momentin kur e kam kuptuar, se ato nuk
janė pėrvojat e mia, dhe se unė duhet ti gjej pėrvojat e mia vetjake,
pėrnjėherė jam ēliruar; tė gjitha barrat thjeshtė janė zhdukur.
Nė fakt, barra nuk mė
ka mbajtur mua, unė jam mbajtur pėr barrėn. Nė njė moment unė kam ra duke u
mbajtur pėr tė, ka ra edhe barra, ėshtė pėrplasur pėr toke, dhe mė ka dhėnė
liri tė hatashme pėr tė lėvizur; ndryshe njerėzit janė ngjitur pėr tė.
Kjo nuk ėshtė e
vėshtirė. Vetėm lėreni atė dhe provoni asgjė. Shikoni thellė nė tė a
ėshtė kjo pėrvoja juaj personale?
Do tjua tregoj njė
incident P.D.Ospenski (Peter Demianovich Ouspensky) njė prej matematikanėve
mė tė mėdhenj tė shekullit njėzet, kishte shkuar pėr ta vizituar njė prej
mistikėve mė tė mėdhenj Xhorxh Gurdxhief ( George Gurdjieff) Ospenski kishte
qenė i famshėm nė botė e Gurdxhief absolutisht i panjohur. Ai ishte bėrė i
popullarizuar tek pasi qė Ospenski ishte bėrė nxėnės i tij. Si mėsues i
Ospenskit ishte bėrė i popullarizuar; pėrndryshe askush nuk e kishte dėgjuar
emrin e tij.
Kur Ospenski kishte
ardhur pėr tu takuar me tė, ai me vete kishte pasur disa libra tė mėdha.
Edhe librin e tij: TERTIUM ORGANUM, duket se ėshtė njė prej librave mė tė
mėdha nė botė. Nėse mė duhet ti pėrmend dhjetė libra tė mėdha, unė do ta
kisha pėrfshirė TERTIUM ORGANUM njė prej tė cilėve; nuk mund ta pėrjashtoj.
Dhe ēfarėdo qė e ka
pyetur Ospenski Gurdxhiefin, ky ju ka pėrgjigjur: Ti je ai i cili e ke
shkruar TERTIUM ORGANUM. Merre kėtė letėr e kėtė laps, dhe shko nė dhomėn
tjetėr. Shkruaj nė letėr, nė njė faqe, atė qė e di vetė, pėrvojat e tua
personale, dhe nė faqen tjetėr, atė qė nuk e dinė, krejt ēka ėshtė e
huazuar. Nganjėherė e di ēfarė di ti, sdo tė flas kurrė pėr kėtė. Ajo ka
pėrfunduar; ti e di atė. Unė do tė punoj vetėm nė ato ēėshtje tė cilat ti
nuk i di.
Ka qenė krejtėsisht e
qartė. Ospenski kishte shkuar nė dhomėn tjetėr. Kishte qenė natė e ftohtė
ruse dhe kishte ra borė, por Ospenski ishte djersitur sepse nuk kishe mundur
tė shkruaj asnjė fjalė si pėrvojė tė tij personale. E ai kishte shkruar
libra tė mėdha, jashtėzakonisht tė mėdha.
Pas gjysmė ore ishte
kthyer, i djersitur, ia kishte dhėnė Gurdxhiefit fletėn e zbrazėt. Dhe i
kishte thėnė: Unė nuk di asgjė.
Gurdxhief i kishte
thėnė: Nė kėtė rast diēka ėshtė e mundur. Ti je njeriu tė cilit mund ti
besohet. Je i sinqertė, je autentik. Tash mbaje mend, ēfarėdo qė nuk di veē
ka pėrfunduar. Po fillojmė nga injoranca e personit. Kėshtu qė mbaje mend
nga ky ēast ti je ai personi injorant, e jo matematikani i njohur nė botė.
Me kėtė ēiltėrsi dhe
modesti gjithēka ėshtė e mundur, dhe gjėrat e mėdha bėhen tė mundshme nė
jetėn e Ospenskit. Ėshtė nevojitur vetėm gjysmė ore, dhe tė gjitha sistemet
pėrnjėherė janė zhdukur - ai ka fituar vetėm shikim tė mprehtė.
Vazhdon...
(1)
(3)
(4)
(5)
(6)
|