Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji 2 - UFO-t / JASHTĖTOKĖSORĖT (2)

Pėrgatiti: Shefki OLLOMANI

Pjesa e dytė

 

UFO-t / JASHTĖTOKĖSORĖT (2)

 

            Sidoqoftė, thonė shkencėtarėt, nėse konsiderojmė se ka jetė nė planetet e tjera, atėherė jemi tė bindur se pjatat fluturuese janė njė realitet dhe se vizitorėt e huaj nga gjithėsia janė duke na vizituar herė pas here pėr tė shikuar dhe hulumtuar mundėsitė se si tė kontaktojnė me ne.

 

  

            Historiku i paraqitjes sė fenomenit "Pjatat Fluturuese"

            Rastet e para tė paraqitjes sė pjatave fluturuese - ose objekteve tė paidentifikuara fluturuese (UFO), u shėnuan diku para pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, kur pilotėt e fuqive aleate pohonin se gjatė fluturimeve tė tyre nė territorin e Gjermanisė naziste, vazhdimisht pėrcilleshin nga disa objekte tė paidentifikuara fluturuese nė formė tė topthave tė zjarrtė. Ata kėta toptha tė zjarrtė i quajtėn - "foo fighter". Nė tė shumtėn e rasteve kėta toptha (disqe) tė zjarrtė ērregullonin sistemet e aparaturave komanduese nė aeroplanė, kėshtu qė disa konstatuan se kėto fluturake ishin "Arma psikologjike gjermane" e paralajmėruar, e cila do tė duhej t'i shpėrqendronte dhe t'i frikėsonte pilotėt e fuqive aleate. Qeveria amerikane e hulumtoi mirė kėtė dukuri dhe pasi nuk arriti tė konstatojė diēka konkretisht rreth saj, u detyrua ta shpallė kėtė si rezultat tė histerisė masive. Sidoqoftė, enigma e topthave tė zjarrtė ka mbetur e pazbuluar sot e kėsaj dite. Disa ende mendojnė se ata toptha tė zjarrtė ishin fluturaket sekrete gjermane. Sipas pohimeve tė Rudolf Schrieverit, inxhinierit tė famshėm nazist tė aeronautikės, nė vitet 1941 dhe 1942, ai sė bashku me kolegun e tij Habermalin, kishin punuar nė projektin sekret "Pjata" - "Teller". Fluturakja e tij nė formė pjate nė fillim tė vitit 1945, ishte e gatshme pėr testim, mirėpo pėrparimi i fuqive aleate pengoi dhe stopoi kėto eksperimente, kėshtu qė fluturakja me gjithė planin e saj u shkatėrrua nga vetė gjermanėt, vetėm qė tė mos bjerė nė dorė tė fuqive aleate. Vlen tė theksohet se as amerikanėt, as anglezėt e as rusėt nuk mundėn tė zbulojnė deri nė fund planet sekrete gjermane lidhur me fluturaket dhe armėt sekrete psikologjike. Siē u konstatua edhe nė fillim, pėr sa i pėrket ēėshtjes sė pjatave fluturuese ekzistojnė tri mendime - teori tė ndryshme:

 

            Teoria e parė

            Grupi i parė mendon se nuk kemi tė bėjmė me kurrfarė pjatash fluturuese, por me dukuri natyrore tė shkaktuara nga ērregullimet e ndryshme nė atmosferė. Ata pohojnė se nė shtresat e larta tė atmosferės sė Tokės nė stratosferė dhe nė jonosferė shpesh herė shfaqen dukuri tė pashpjegueshme natyrore si: reflektime dritash dhe ngjyrash tė ndryshme, tė cilat nė shkencėn e fizikės quhen mashtrime optike. Njėri prej atyre qė e pėrkrahin kėtė ide ėshtė edhe kozmonauti sovjetik-rus Jurij Greēko, i cili bėri dy qėndrime tė gjata nė hapėsirė pėr tė studiuar kėtė fenomen; njėherė 30 ditė e herėn e dytė 96 ditė. Ai, tėrė kėtė pluhur dhe histeri qė ėshtė ngritur rreth ”pjatave fluturuese” e quan ”sensacionalizėm gazetaresk”, duke theksuar se nuk bėhet fjalė pėr pjata fluturuese, por kryesisht kemi tė bėjmė me dukuri natyrore dhe me reflektime dritash, tė cilat shkenca herėt a vonė do t'i sqarojė.

 

            Teoria e dytė

            Grupi i dytė me ngulm pohon se ”pjatat fluturuese” s’janė asgjė mė tepėr se pjellė e imagjinatės njerėzore. Kėtė mendim tė tyre, ata e argumentojnė me faktin se njeriu nga vetė natyra e tij, ėshtė i prirur qė t'i zmadhojė gjėrat dhe t'i sensacionalizojė ato. Kėtu, thonė ata, ėshtė edhe ēėshtja e afirmimit dhe dalja nga anonimati i disa individėve, e shpesh herė edhe me halucinacione dhe me ērregullime psiko-fizike tė personave qė pretendojnė se kanė pasur kontakte tė dorės sė parė me pjatat fluturuese. Pra, teoria mbėshtetet nė faktin qė njerėzit tė shtyrė nga dėshira pėr tė qenė nė qendėr tė vėmendjes, mund tė shpikin lajme sensacionale, madje edhe duke i besuar vetė.

 

            Teoria e tretė

            Ndėrsa grupi i tretė, i cili qėndron pas asaj se pjatat fluturuese janė njė realitet i pamohueshėm, e argumentojnė kėtė me dėshmitė e shumta autentike tė personave serioz e me gjendje psiko-fizike tė qėndrueshme, tė cilėt nuk shkojnė aq larg sa tė trillojnė se kanė pasur ”kontakte tė afėrta”, por dėshmitė e tyre i pėrqendrojnė kryesisht nė atė se kanė parė fluturake tė shndritshme nė forma ovale, tė cilat fluturojnė me shpejtėsi tė pabesueshme. Ndėr argumentet mė tė forta tė tyre janė gjithashtu dėshmitė e astronautėve, qė fluturuan nė hapėsirė. Shumė prej tyre pohojnė se gjatė fluturimeve nė hapėsirat kozmike, kanė qenė tė pėrcjellur nga kėto fluturake tė ēuditshme, tė cilat nuk i ngjajnė asnjė fluturakeje qė zotėrojnė fuqitė mė tė mėdha botėrore.

            Maurice Chatelain - fizikant dhe matematicien i njohur, i cili ka drejtuar pėr njė kohė tė gjatė sektorin e Informatave dhe rezultateve hulumtuese tė anijeve ”Apollo” dhe ”Gemini” pranė Agjencisė amerikane pėr hulumtime nė hapėsirė (NASA), ndėr tė tjera shkruan se tė gjitha fluturimet nga programi ”Apollo” dhe ”Gemini” kanė qenė vazhdimisht tė pėrcjellura nga fluturaket e paidentifikuara nga hapėsira. Mirėpo sipas rregullave tė vendosur nė NASA, kozmonautėve iu ndalohej rreptėsisht tė jepnin opinione apo informacion pėr ēdo lloj gjėje qė mund tė kishin parė lart nė hapėsirė. Pėrse? A mos ndoshta kozmonautėt panė atje lart anije tė huaja kozmike dhe NASA nuk dėshiron t'i bėjė publike kėto informacione pėr shkak tė ndonjė interesi apo sigurisė kombėtare? Sot ekzistojnė shumė fotografi, ku pjatat fluturuese shihen shumė qartė. Disa prej kėtyre fotografive u dėshmuan me anė tė ekspertizave si mjaft autentike, ndėrsa njė numėr i madh i tyre u zbuluan se janė falsifikate tė montuara nė mėnyrė mjeshtėrore.

            Sidoqoftė, thonė shkencėtarėt, nėse konsiderojmė se ka jetė nė planetėt e tjera, atėherė jemi tė bindur se pjatat fluturuese janė njė realitet dhe se vizitorėt e huaj nga gjithėsia janė duke na vizituar herė pas here pėr tė shikuar dhe hulumtuar mundėsitė se si tė kontaktojnė me ne. Megjithatė, misteri i "pjatave fluturuese" ende mbetet enigmė dhe fshehtėsi e pazbuluar dhe e paargumentuar me fakte bindėse dhe, si e tillė, derisa tė argumentohet ekzistenca apo mosekzistenca e tyre pėr shkencėn dhe teknologjinė bashkėkohore mbetet si njė provokim serioz.

 

            10. Historia moderne e UFO-ve

 

            Dokumentet dhe dėshmitė si ato tė hedhura nė letėr po ashtu edhe nė formė artistike nėpėr piktura, dru dhe metal nuk mbarojnė kėtu. Numri i tyre ėshtė shumė i madh dhe do tė duheshin faqe tė tėra pėr t’i pėrshkruar tė gjitha. Por mendoj se ėshtė mė e udhės qė tė flasim pėr UFO-t nė kohėt moderne dhe njohjen e tyre si fenomen nė mėnyrė zyrtare. Qė nė fillimet e shekullit tė 20-tė kemi disa raste tė pamjeve tė UFO-ve nė mėnyrė masive nga njė grup njerėzish nė vende tė ndryshme tė Evropės: Gjermani, Francė, Zvicėr,… etj. Pamja e tyre pėrshkruhet si nė formėn e njė cigare puro qė shpesh qėndronte pezull nė ajėr pa lėvizur, pa lėshuar asnjė zhurmė dhe duke ndriēuar nė mėnyrė tė shpeshtė me drita tė disa ngjyrave. Pėr kohėn qė bėhet fjalė natyrisht kėto nuk mund tė ngjallnin ndonjė ēudi, sidomos po tė kihet parasysh qė ishin vitet pėrpara Luftės sė Parė Botėrore ku gara e armatimit, sidomos midis Anglisė dhe Gjermanisė, ishte kthyer nė njė mani dhe shpesh njerėzit mendonin se mjete tė tilla ishin ndonjė shpikje e re ushtarake. Po ashtu s’duhet harruar qė edhe aviacioni ishte nė hapat e para dhe pamja e mjeteve tė tilla fluturuese ngjallte vetėm kėrshėri dhe interes, por jo nė masėn qė e kemi sot. Vetėm me pas, kur janė lexuar dėshmitė, janė parė pėrshkrimet dhe pikturat e mjeteve tė tilla, ėshtė bėrė lidhja me ato qė shihen sot. Disa zėra tė turbullta flasin pėr disa pamje masive UFO-sh rreth viteve ’30-tė mbi Gjermani dhe Angli apo Amerikė.

            Dėshmi mė tė forta na vijnė gjatė periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore, ku shpesh avionėt luftarakė gjermanė, anglezė dhe amerikanė janė shoqėruar nga mjete fluturuese diskoidale apo i kanė hasur ato gjatė fluturimeve tė tyre luftarake. Nė kohėn qė ndodhnin kėto vėzhgime secila palė mendonte se ishin mjete konvencionale tė palės kundėrshtare pra, ēdo gjė mbulohej nga ky lloj konfuzioni.

            Do tė duheshin  2 vjet pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore qė bota tė mėsonte pėr ekzistencėn dhe termin zyrtar tė mjeteve fluturuese tė paidentifikuara. Pėr fat tė mirė ēdo gjė qė ka ndodhur qė pas asaj dite ėshtė e dokumentuar, fotografuar, filmuar dhe dėshmuar nga miliona njerėz nė tėrė globin. Kėshtuqė faktet janė tė shumta. Por le tė kthehemi tek momenti kur zyrtarisht u pranua dhe u emėrua faktori UFO.

 

            24 Qershor 1947

            Kenneth Arnold, njė biznesmen dhe pilot privat po fluturonte me aeroplanin e tij mbi vargmalet Kaskade, kur nė radio dėgjon lajmėrimin pėr humbjen e njė aeroplani qė mund tė kishte rėnė nė tokė. Arnold vendosi tė japi ndihmėn e tij si pilot dhe u pėrfshi nė kėrkim, por pak ēaste mė pas vėmendjen e tij e tėrhoqi njė dritė e fuqishme dhe e shkėlqyeshme. Ndriēimi vinte nga 9 objekte fluturuese qė fluturonin nė formėn V. Sipas pėrshkrimit tė Keneth Arnold mjetet lėviznin me njė shpejtėsi prej 1500 miljesh nė orė. Kur zbriti nė tokė, ai raportoi atė qė pa tek ushtarakėt. Njė gazetar anonim i emėrtoi objektet ”disqe fluturuese”, duke iu referuar pėrshkrimit tė Arnold, qė i quajti si formė diskoidale qė rrėshqasin njėsoj si disqet kur i hedh nė ujė dhe pėrshkojnė distancėn duke prekur sipėrfaqen e ujit. Raportimi i kėtij vėzhgimi sot njihet si fillesa e Periudhės sė Artė ose e Erės sė Artė. Kjo periudhė u quajt e tillė sepse ka qenė periudha me mė shumė pamje UFO-sh dhe pėrfshin vitet 1947-1969.  Po paraqes kėtu njė intervistė tė plotė tė Kenneth Arnold, intervistė qė ėshtė bashkuar nė dosjen e tė ashtuquajturit Projekti 1947.

            Keneth Arnold tregon:

            Historia e mėposhtme qė pėrjetova nė Vargmalin e Kaskadeve, ndonėse mund tė duket e pamundur, ėshtė e vėrtetė dhe ajo qė kam parė. Nuk kam kėrkuar dhe s’do kėrkoj kurrė ndonjė shpėrblim pėr atė qė po them dhe tregoj, sepse e quaj tė drejtė tė informoj njė diēka qė besoj se ēdo pilot do e konsideronte mė se tė arsyeshme tė informonte Forcat Ajrore dhe ato Ushtarake. Jam shumė i bindur nė kėto qė them dhe pėr asnjė moment nuk mendoj qė ajo qė pash mund tė ishte rezultat i ndonjė efekti natyror apo diēka e ngjashme. Syri im, si njė pilot i stėrvitur dhe me njė numėr tė konsiderueshėm orėsh fluturimi, ėshtė i aftė tė kapi dhe tė kuptojė fenomene atmosferike dhe ajo qė pashė nuk ishte aspak i tillė.

            Nė datėn 24 Qershor 1947, ditė e Marte, mbarova punėn nė Chehalis, Washington dhe rreth orės 2 nisa fluturimin nga aeroporti i Washingtonit me idenė pėr tė shkuar nė Yakima (Shteti i Washingtonit). Fluturimi im po vonohej rreth njė orė pėr shkak se u pėrfshiva nė kėrkimet e njė avioni qė mendohej se kishte rėnė nė krahun jugperėndimor tė Malit Rainier dhe nuk ishte gjetur (dhe nuk u gjet mė kurrė). Po fluturoja nė drejtim tė Malit Rinier nė lartėsinė 9500 kėmbė. Pasi kėrkova pėr pak kohė nė atė pjesė tė malit, madje edhe disa rrafshe tė tij dhe kanionet, u ktheva duke bėrė njė rrotullim prej 360 gradėsh dhe pėrsėri i dola pėrballė malit. Fillova ngjitjen nė lartėsi deri sa arrita 9200 kėmbė. Nė krahun e djathtė, prapa meje, nė distancė prej pothuajse 15 miljesh ishin dy avionė tė tipit DC-4 nė njė lartėsi jo mė shumė se 14 mijė kėmbė.

            Qielli dhe ajri ishin tė pastėr si kristal dhe shikimi shumė i qartė dhe qė shkonte shumė larg nga pika ku isha. Nuk ishin bėrė mė shumė se 2-3 minuta qė nga momenti qė caktova kursin e ri tė fluturimit kur nė avionin qė po pilotoja u reflektua njė dritė e fortė. U shtanga pėr njė moment sepse mendova qė mund tė isha afruar shumė me ndonjė aeroplan tjetėr. U pėrpoqa tė shikoja rrotull meje por nuk isha nė gjendje tė dalloja asnjė aeroplan. Derisa nė njė moment nė krahun tim tė majtė, nė veri tė Malit Ranieri, duke iu drejtuar jugut, mė zuri syri njė si zinxhir me 9 objekte, nė pamje fluturuese, nė njė lartėsi jo mė shumė se 9500 kėmbė dhe me njė pjerrėsi prej 170 gradėsh. Ato po i afroheshin malit me shpejtėsi tė madhe dhe pėr njė moment mendova se mund tė ishin avionė luftarakė. Nė atė moment e kuptova qė drita qė mė ndriēoi vinte nga kėta objekte, mė saktė nga dy ose tre prej tyre, tė cilėt nė ēdo disa sekonda bėnin zbritje lartėsie tė vogėl dhe ndryshonin kursin e tyre duke bėrė qė dielli tė reflektonte nė avionin tim. Mu duk shumė e habitshme qė s’po arrija tė dalloja bishtin e tyre, por pėrsėri mendova qė mund tė ishin avionė ushtarakė tė njė tipi tė ri. Vendosa tė pėrcaktoja shpejtėsinė e tyre dhe duke qenė qė pamja ishte jashtėzakonisht shumė e qartė deri nė 50 milje, kjo gjė do tė ishte e lehtė pėr mua. Pasi e llogarita shpejtėsinė nuk mė bėri shumė pėrshtypje, sepse aeroplanėt tanė luftarakė fluturojnė edhe mė shpejt. Mėnyra e tyre e fluturimit nė formė trekėndėshe si patat e egra qė formojnė njė trekėndėsh dhe fluturojnė paska si pjerrėt mė habiti. Por ajo qė po mė bezdiste mė shumė ishte fakti qė nuk arrija t’i dalloja dot asnjė bisht siē kanė normalisht avionėt. Llogarita distancėn qė kisha nga ato objekte dhe rezultoi rreth 20-25 milje. Pra, ndonėse shikimi ishte shumė i pastėr fakti qė i dalloja aq qartė nė njė largėsi tė tillė do tė thotė qė ato kishin pėrmasa shumė tė mėdha si objekte. Sa mė shumė i vėzhgoja aq mė shumė mė rritej shqetėsimi. I njoh shumė mirė tė gjithė llojet e avionėve dhe me eksperiencėn qė kam mund t’i dalloja nė distanca tė tilla edhe llojit qė i pėrkisnin. Nė njė moment ato iu afruan kreshtės sė malit qė lidhej direkt me malin tjetėr, Adams, dhe nė atė moment i dallova akoma dhe mė mirė. Mund tė them qė gjatėsia e "zinxhirit" qė krijonin kėto objekte ishte rreth 5 milje. Ajo qė pashė mė turbulloi akoma mė shumė, sepse kur i shikoja nė vijė tė drejtė ato dukeshin thjesht si njė vizė e zezė dhe nė momentin qė krijonin njė pėrkulje tė vogėl dallohej njė tjetėr formė si rrethore, por me njė prerje tė ēuditshme nga prapa. Mė pas mėnyra e tyre e fluturimit u bė stabile. Ato as nuk uleshin as nuk ngriheshin mė dhe dukej sikur pluskonin nė ajėr. Pra, nėse mund tė mendohej qė ishin raketa ose predha kjo do tė ishte e pamundur, sepse udha e tyre e fluturimit ėshtė harkore. Kjo mė sjellė nė mendje edhe raportime tė tjera tė bėra nė USA pėr tė paktėn 5-6 objekte tė tilla, me tė njėjtėn formė dhe madhėsi. Pasi kam raportuar tek ushtarakėt atė qė pashė dhe lajmi u bė publik, kam marrė letra tė shumta nga njerėz tė ndryshėm, tė cilėt mė shkruanin pėr pamje tė njėjtė qė ata kishin hasur. Do tė kisha dhėnė ēdo gjė qė kam vetėm e vetėm qė atė ditė tė kisha patur njė aparat fotografik. Kur zbrita nė tokė e raportova atė qė kisha parė, por shpjegimi qė mu dha ishte qesharak, herė si fenomen natyral, herė si ndonjė provė me reketė luftarake apo predhė e lėshuar nga ndonjė poligon aty afėr ose disa shpjegime tė tjera qė do tė bėnin tė qeshte edhe njė fėmijė. Kėrkova njė hetim zyrtar nga ana e FBI-sė, po ashtu dhe njė analizė tė plotė fizike dhe mendore pėr veten nė mėnyrė qė tė provoja gjendjen time shėndetėsore nga tė gjitha anėt. Ajo qė mė habit ėshtė fakti qė kam marrė letra dhe kėrkesa pėr intervista nga shumė njerėz nė Amerikė dhe nė botė, shkencėtarė, studiues, tė apasionuar pas fenomeneve tė ndryshme, por asnjėherė nuk mė vizituan ushtarakėt qė duhet tė kishin qenė tė parėt qė duhet tė kėrkonin kontakt me mua. Ata e lanė nė harresė njė diēka qė ėshtė shokuese dhe kjo pėr mua ėshtė e qėllimshme. Numri i patentės sime tė fluturimit ėshtė 333487. Pilotoj njė avion tė tipit Callair, me tre vende dhe me njė motor i prodhuar nė Afton, Wyoming dhe i pėrkryer pėr fluturime nė lartėsi. Ēertifikata kombėtare pėr avionin tim ėshtė 33355.

           

            Libri blu

            Projekti “Blue Book” (Libri blu) ishte njė prej serive sistematike tė studimit e verifikimit tė UFO-ve (Objekteve fluturuese tė paidentifikuara), i kryer nga Forcat Ajrore Amerikane (U.S.A.F). Ky projekt filloi nė vitin 1952 dhe ishte ringjallja e dytė e njė studimi tė kėtij lloji. Urdhri pėr pezullimin e kėtij projekti u dha nė dhjetor tė vitit 1969. Projekti “Blue Book” kishte dy qėllime: tė pėrcaktonte nėse UFO-t ishin kėrcėnim pėr sigurinė kombėtare dhe tė analizonte shkencėrisht tė dhėnat qė kishin lidhje me UFO-t. Nė kohėn qė “Blue Book” u pezullua, kishte mbledhur rreth 12,500 raportime mbi objektet fluturuese tė paidentifikuara duke arritur nė pėrfundimin se shumica e tyre ishin keqinterpretime tė fenomeneve natyrore si retė, yjet, etj, apo objekte fluturuese tė zakonshėm.

            Disa prej tyre u cilėsuan si mashtrime. Raportimet mbi UFO-t janė tė arkivuara dhe janė tė disponueshme nėn “Aktin e lirisė sė informimit”, por emrat dhe informacionet personale tė gjithė dėshmitarėve janė redaktuar. Rihapja e kėtyre hetimeve u kėrkua nga njė panel pilotėsh dhe oficerėsh. “Libri Blu” konsiston nė hetimin e rivlerėsimin e dėshmive tė vjetra nė mėnyrė qė tė sqarohet njėherė e mirė fenomeni dhe ato ngjarje qė nganjėherė dhe nuk besohen. Paneli, i cili pėrfshin ish-oficerė ushtarakė nga shtatė vende bėn tė ditur se tė gjithė kanė parė UFO apo kanė kryer kėrkime mbi kėtė fenomen. Ky grup shprehet se ka ardhur koha qė pamjet e qarta tė sferave fluturuese, dritave tė ndezura dhe objekteve fluturuese me shpejtėsi skėterre tė mos anashkalohen mė.

 

            Vazhdon...

 

(1)          (3)