Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji 2 - UFO-t / JASHTĖTOKĖSORĖT (1)

Pėrgatiti: Shefki OLLOMANI

UFO-t / JASHTĖTOKĖSORĖT (1)

 

         Nėse UFO-t dhe Jashtėtokėsorėt (Alienėt) e tė gjitha llojeve e racave tė ndryshme qė mund tė jenė, e kanė vizituar tokėn qė nga lashtėsia e deri nė ditėt tona dhe nuk e kanė dėmtuar Njerėzimin, flet se ata janė mė tė civilizuar e mė paqėsorė se Njerėzit. Sepse, ata nuk kanė ndėrhyrė nė jetėn tonė ashtu siē ndėrhyjmė ne nė jetėn e njėri-tjetrit, duke shkaktuar dėme e gjakderdhje tė llahtarshme!

 

 

 

            1. Misteri UFO (Unidentify Flying Objects) - (Objektet Fluturuese tė Paidentifikuara-OFP )

 

            E tėrė historia njerėzore ėshtė e mbushur me mistere tė ndryshme. Shumė nga misteret u harruan nė kohė, por edhe shumė mbetėn deri nė ditėt tona dhe njėri nga mė tė mėdhenjtė ėshtė padyshim ky mbi tė quajturit mysafirė tė panjohur – Jashtėtokėsorė/Alienė, apo siē njihen me emrin internacional - UFO.

            Duke shikuar shumė dokumentarė, duke lexuar mbi kėtė fenomen, pa dyshim se tė bėn qė tė besosh, duke u bazuar nė faktet e shumta qė datojnė qė nga fillimet e historisė njerėzore. Nga shumė piktura qė u bėnė, sidomos nė kohėn e Mesjetės, shihen kėto objekte shumė tė ngjashme me kėto tė kohės Moderne.

            Por njė fakt ėshtė shumė interesant:

            Shumė raportime qė bėhen pėr kėtė fenomen vijnė nga SHBA–tė, po ashtu edhe disa nga Rusia, thėnė mė mirė nga dy kėto shtete mė tė zhvilluara.

            A ėshtė kjo vetėm njė iluzion apo ėshtė realitet?

            Shumė gjėra tė bėjnė tė dyshosh, por njė ėshtė e sigurt, se nuk mund tė jemi tė vetmit nė Univers.

            Ēėshtja mė e debatuar ėshtė padyshim ajo se si do tė reagonte Njeriu nė njė takim me Alienėt (Jashtėtokėsorėt)?

            Duke shikuar historinė njerėzore, e tėrė historia jonė ėshtė e mbushur me luftėra nė mes tė qytetėrimeve tė lashta dhe tė reja!

            Pse mendimi i parė qė na vjen ndėr mend me rastin e njė takimi tė mundshėm me njė qytetėrim jashtėtokėsor, do tė thotė shkatėrrim i qytetėrimit njerėzor?

            Pse nuk mund tė mendohet si njė gjė pozitive pėr Njeriun takimi me Jashtėtokėsorėt (Alienėt), njė hapje e mundėsisė pėr tė njohur mė shumė Universin?

            Nga shumė aksidente dhe rrėzime nė tokė qė u kanė ndodhur UFO-ve, lehtė mund tė konkludojmė se edhe ato nuk kanė njė teknologji perfekte dhe as drejtuesit e tyre nuk janė qenie perfekte dhe tė pagabueshme.

            Kurse sa i takon njeriut e njerėzve nga tė thjeshtėt e deri te inteligjenca dhe udhėheqėsit politik, vijmė nė pėrfundim se skepticizmi dhe papėrmirėsueshmėria e njerėzve ėshtė aq befasuese, sa tė bėn tė mendosh se ne jemi njė racė qeniesh tė gjalla tepėr primitive qė nuk mbushemi mend kurrė as nga ajo qė shohim, as nga ajo qė dėgjojmė dhe as nga ajo qė mėsojmė, sepse mbetemi po ata egoistė, xhelozė, tė egėr qė shqyejmė pėr ēdo ditė njėri-tjetrin dhe tėrė krijesat tjera mbi tokė, madje kohėt e fundit po shkatėrrojmė edhe gjithė ekologjinė e planetit tonė! Jemi krijesa skajshmėrisht jo humane dhe tė papėrgjegjshme!

            Nėse UFO-t dhe Jashtėtokėsorėt (Alienėt) e tė gjitha llojeve e racave tė ndryshme qė mund tė jenė, e kanė vizituar tokėn qė nga lashtėsia e deri nė ditėt tona dhe nuk e kanė dėmtuar Njerėzimin, flet se ata janė mė tė civilizuar e mė paqėsorė se Njerėzit. Sepse, ata nuk kanė ndėrhyrė nė jetėn tonė ashtu siē ndėrhyjmė ne nė jetėn e njėri-tjetrit, duke shkaktuar dėme e gjakderdhje tė llahtarshme!

 

            2. Papirusi qė dokumenton prani UFO-sh nė Egjiptin e lashtė

 

 

            Sipas njė papirusi tė lashtė njė flotė e tėrė UFO-sh u shfaq 3000 vjet mė parė nė qiellin e Egjiptit. Papirusi Tulli (kėshtu ėshtė quajtur) dhe qė sot ndodhet nė Muzeun e Kajros shkruan si mė poshtė:

            “Nė vitin 22, muajin e tretė tė dimrit, nė orėn gjashtė tė ditės shkruesit e Parlamentit vėrejtėn njė disk tė zjarrtė qė vinte nga qielli. Nuk bėri zhurmė dhe shkruesit e Faraonit tė hutuar dhe tė tronditur njėkohėsisht ranė pėr tokė".

            Papirusi Tulli pėrmend se astronautė tė lashtė jashtėtokėsorė vizituan Egjiptin gjatė mbretėrimit tė Thumosis III. Menjėherė, pas kėsaj objekti i gjetur iu tregua faraonit. Madhėria urdhėroi shqyrtimin e ngjarjes dhe regjistrimin e faktit nė cilindrat e Parlamentit. Ditėve nė vijim, shumė disqe tė tjera filluan tė shfaqeshin nė qiell derisa u bėnė tė panumėrta.

            Tashmė, qielli egjiptian kishte humbur kaltėrsinė e vet nga prania e disqeve qė kishin pushtuar katėr kėndet e tij. Ushtria e Faraonit i shihte me frikė.

            Kur ra nata disqet e zjarrta u ngritėn mė lart nė drejtim tė Jugut. Njė ngjarje e tillė nuk kishte ndodhur kurrė mė parė, ndaj dhe Faraoni urdhėroi qė tė digjnin temjan nė nder tė perėndive dhe tė shkruhej nė analet e Parlamentit me qėllim tė vetėm informimin e pasardhėsve tė tyre”

 

            3. Prania e UFO-ve nė Lashtėsi dhe nė Mesjetė

 

            Nė vazhdim do tė shtjellojmė ēdo gjė me detaje, duke filluar qė nga kohėrat e vjetra dhe deri nė ditėt tona.

 

 

Pikturė e gdhendur nė gur nė Italinė Veriore dhe qė tregon dy astronautė

 

            Kjo pjesė e kėsaj teme do tė shoqėrohet me foto tė shumta pėr tė ilustruar mė mirė faktet qė ekzistojnė pėr tė kaluarėn e largėt si dhe pėr tė argumentuar mė mirė temėn dhe pėr tė shmangur idetė dyshuese, tė falsifikimit, apo tė dezinformimit. Fjalė mund tė thuhen, mund tė jenė tė vėrteta apo tė rreme, por pėrpara dokumenteve historike ēdo gjė ka vetėm njė kuptim - Tė Vėrtetėn.

            Gjatė kėrkimeve tė shumta arkeologjike, studiuesit kanė hasur jo vetėm tė dhėna pėr kėrkimet e tyre, civilizime te zhdukura, zhvillime shoqėrore tė panjohura dhe po ashtu sisteme organizimi shoqėror qė disa herė ose u janė afruar atyre tė sotme, por  disa herė edhe kanė qenė mė tė avancuara nė kuptimin shpirtėror dhe atij shoqėror. Nė zbulimet e bėra ajo qė i pėrket temės sonė ka dalė e rastėsisht, diku njė grafikė e gdhendur nė gur, diku njė shkrim i lashtė, diku njė statujė, diku njė mumie ose njė objekt disa mijėravjeēarė por qė mund tė bėnte pjesė me lehtėsi nė teknologjinė e ditėve tė sotme,... etj. Zbulime tė tilla janė bėrė nė kohėn kur arkeologjia mori njė vrull tė madh, d.m.th., mesi i viteve 1800-tė dhe deri nė ditėt e sotme. Natyrisht nė atė kohė shumė gjėra tė tilla nuk mund tė kuptoheshin dhe nuk mund tė bėhej dot lidhja qė bėhet tani, por faktet janė aty, mund tė shikohen nga tė gjithė, mund tė preken dhe tė dilet vetė nė konkluzione.

 

 

 

Anije kozmike e lashtėsisė

 

            Shumė shpesh nė tekstet e lashta qė u pėrkasin civilizimeve tė vjetra tė Tokės, tė zhdukura ose tė transformuara, apo pėrzierja me civilizime tė tjera, flitet pėr mjete fluturuese, pėr njerėz (qė nuk kanė pamjen e njerėzve) qė zbresin nga qielli me mjete fluturuese tė hekurta, pėr njė racė superiore qė ka drejtuar njerėzimin nė fillim tė zhvillimit tė tij, pėr teknologjinė e asaj kohe. Ndonėse gjuha e pėrdorur ėshtė e thjeshtė dhe me plot krahasime figurative, ėshtė e kuptueshme dhe tė ndihmon pėr tė dalė nė pėrfundime reale. Dėshmi tė tilla i gjejmė tek Sumerėt e lashtė, tek Indianėt e lashtė, sidomos nė shkrimet e shenjta tė tyre - Mahabharata, tek Egjiptianėt e lashtė, nė shkrimet e tyre mbi papirus dhe nė muret e varreve dhe  piramidave tė tyre.

            Kohėt e fundit ėshtė zbuluar njė shkrim i lashtė nė gjuhėn sankrite qė daton rreth 3500 vjet para erės sonė. Ky shkrim i pėrbėrė nga 250 kapituj nė njė pjesė tė madhe tė tij ēuditėrisht flet pėr mėnyrėn e fluturimit tė njė disku, mėnyrėn e ndėrtimit nga brenda dhe sidomos kėndet dhe lėvizjet vertikale apo horizontale qė edhe nė ditėt e sotme nuk ėshtė e mundur tė realizohen. Si ka mundėsi qė 3500 vjet mė parė dikush apo disa kishin dijeni pėr njė gjė tė tillė? Ajo qė ėshtė shumė interesante lidhet me titullin e kėtij kapitulli qė ėshtė Vimana Vidya, qė do tė thotė Shkenca e ndėrtimit dhe pilotimit tė njė anijeje kozmike.

            Si ėshtė e mundur qė tė njihej njė term i tillė nė atė kohė? Po ashtu, nė disa piramida janė gjetur tekste qė bėjnė njė pėrshkrim interesant tė arsyes sė ndėrtimit tė piramidave - si njė rrugė pėr nė qiell, pra qė njeriu tė mund tė shkojė nė qiell mė lehtė. Janė pamje murale apo nė papirus, tė vjetra mbi 5000 vjet, qė tregojnė mjete fluturuese dhe njerėz qė zbresin prej tyre. A mund tė jetė kjo fantazi?

 

 

 

Kozmonautė parahistorikė

 

            Po ashtu, piktura e gjetur nė Itali, e gdhendur nė gur, qė i pėrket njė kulture para etruske, pėr vetė moshėn e saj disa mijėravjeēare dhe qė tregon dy qenie tė veshura me kostum kozmonauti. Apo dizajni i famshėm, qė nga tė gjithė quhet Astronauti i Palenkos, i pikturuar mbi varrin e mbretit tė Majave, Pacal, nė tempullin e Palenkut nė Meksikė dhe qė daton rreth 3000 vjet para erės sonė. Apo fytyra e alienit nė njė nga pikturat murale nė njė nga piramidat e Egjiptit. Po bateria e famshme elektrike qė ėshtė mė shumė se 5000 mijė vjet e lashtė, e gjetur nė njė sediment karboni.

            Raste tė kėtilla gjetjesh ka plot, Austronauti i Kievit, i gjetur nė njė shpellė nė Kiev, qė daton rreth 4000 vjet i lashtė, pjata e famshme metalike e gjetur nė Nepal, qė supozohet tė jetė mbi 12 mijė vjet e vjetėr dhe qė ka tė gdhendur njė disk fluturues, madje edhe njė alien,… etj. Pra, dėshmitė apo artefaktet janė te shumta. Ato jo vetėm flasin pėr njė prezencė tė UFO-ve qė nė kohėrat e hershme tė njerėzimit, por mbase edhe pėr njė ndėrhyrje tė tyre direkte nė jetėn sociale tė asaj kohe.

               Faktet s’mbarojnė kėtu, ato janė tė shumta dhe janė gjetur nė tė gjitha kulturat e vjetra tė Tokės. Ėshtė e pamundur tė paraqiten tė gjitha kėtu, sepse do tė duheshin shumė faqe pėr tė treguar ēdo gjetje, rezultat shkencor apo konkluzion. Ato qė u pėrmendėn janė thjeshtė njė ilustrim pėr temėn mbi UFO-t, qė tregon diēka qė nuk ka vend pėr skepticizem apo dyshim, sepse i pėrket njė tė kaluare tė largėt, ėshtė e prekshme dhe vizive pėr tė gjithė, pra, s'ka vend pėr falsifikim apo mashtrim.

 

 

 

Pikturė murale e gjetur nė njė nga Piramidat e Egjiptit, ku tregohet qartė njė Alien/Jashtėtokėsor

 

 

     

 

Astronauti i Palenkut             Pjata e famshme e gjetur ne Nepal

 

 

 

Skicė e mjeteve fluturuese, e gjetur nė njėrėn prej Piramidave tė Egjiptit

 

 

 

Artefakti i Kievit: Astronauti nė kabinėn e raketės dhe pjesė tė raketės

 

 

 

Pikturė kishtare qė quhet Kryqėzimi dhe ndodhet nė Manastirin e  Deēanit tė Kosovės. Ky afresk ėshtė bėrė nė vitin 1350.

 

 

      Vazhdon...

 

  (2)     (3)