Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Shkolla e hipnozės (5)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

      

SHKOLLA E HIPNOZĖS  (5) 

 

       Pėr vizitorėt e nderuar tė web faqes www.sa-kra.ch e posaēėrisht pėr ata qė janė tė interesuar pėr lėmin e hipnozės, nė kėtė shkrim, tė cilin e kam ndarė nė disa pjesė, do ua paraqes bazėn e induktimit tė gjendjes hipnotike. E kam emėrtuar shkolla e hipnozės, pasi materiali i mėposhtėm nuk pėrbėhet vetėm nga ana teorike, por sqaron hap pas hapi edhe format praktike, tė cilat, pėrmes ushtrimeve tė pėrshkruara, do tė ju shpien padyshim deri te suksesi.

  

 

             LLOJET E POSAĒME TĖ HIPNOZĖS

 

            HIPNOZA NĖ GJUMĖ

 

            Kjo metodė e tė hipnotizuarit zakonisht pėrdoret  pėr ta hipnotizuar dikė pa dėshirėn e tij ose pėr t’i hipnotizuar  fėmijėt dhe pleqtė. Kėtu nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė i drejtohemi ndėrdijes ku kurrfarė dyshimi a kritik e vetėdijes nuk mund tė na pengojė nė arritjen e suksesshme tė hipnozės. Me rėndėsi ėshtė qė tė gjendet momenti  mė i pėrshtatshėm pėr ta aplikuar kėtė metodė. Sipas  shumė ekspertėve, rasti mė i pėrshtatshėm, ku efekti i suksesit ėshtė gati gjithnjė i sigurt, konsiderohet ai gjatė dy orėve tė para tė gjumit dhe ai njė orė para zgjimit.

            Preferohet qė kjo metodė tė zhvillohet nė shtėpinė e personit qė duhet tė hipnotizohet dhe ai nuk duhet tė jetė i njoftuar pėr kėtė. Mė kėtė nuk dua tė bėj pėrjashtimin e zbatimit tė saj edhe nė ordinancė apo lokal tjetėr, por, pėr shkaqe suksesi, sepse  zbatimi i saj nė ambient tė huaj  dhe imponimi i  detyruar pėr gjumė, vėshtirė realizohet nė rrethana tė tilla dhe nė kohėn e dėshiruar nga ju.

            Sė pari duhet qė ju tė vendosni tė ashtuquajturin „kontakt“ me ndėrdijen e personit i cili gjendet nė gjumė. Ky arrihet  kėshtu: Afrohuni tek dera e dhomės ku personi i cili duhet tė hipnotizohet ėshtė duke fjetur dhe filloni ta shikoni me shikim magnetik duke pėrfytyruar gjithnjė situatėn e dėshiruar. Pastaj, po nga aty, filloni t’ia pėshpėritni sugjestionet e caktuara. Kėtė duhet ta bėni mė zė sa mė tė ulėt, por magnetik. Duke vazhduar me sugjestione, filloni t’i afroheni gjithnjė e mė afėr, dhe gjatė afrimit, njėkohėsisht e rrisni edhe tonin e zėrit. Gjithashtu, ėshtė shumė me rėndėsi qė mos t’ia pėrmendni  emrin, sepse, nė tė shumėn e rasteve, personi zgjohet nga gjumi. Sugjestionet i filloni kėshtu: „Mos u shqetėsoni por vazhdoni tė flini i qetė. Gjumi po ju bėhet gjithnjė e mė i thellė, asgjė nuk po ju pengon. Po e ndieni veten shumė mirė. Gjumi po ju bėhet gjithnjė e mė i thellė, gjithnjė e mė i thellė. Vazhdoni tė flini  kėndshėm dhe thellė. Ju po flini thellė, thellė, por zėrin tim po e dėgjoni. Edhe pse po e dėgjoni zėrin tim, ju po vazhdoni tė flini kėndshėm dhe thellė...“.  Pėr ta vėrtetuar vendosjen e kontaktit, personit qė fle duhet t’i drejtoheni me sugjestionet: “Ju po flini thellė por zėrin tim po e dėgjoni shumė mirė. A po flini thellė dhe kėndshėm? A po mund ta dėgjoni zėrin tim?...“ Nė qoftė se personi pėrgjigjet pozitivisht, ėshtė  e qartė se mesazhi juaj tashmė ka depėrtuar deri tek ndėrdija e tij dhe tė gjithė urdhrat e dhėnė nga ju  ai do t’i zbatojė. Por, nė qoftė se  tentimi i parė nuk rezulton me sukses kjo nuk do tė thotė se ju duhet tė demoralizoheni dhe t’i humbni shpresat. Zakonisht  kjo vjen si rrjedhojė e moskontaktit tuaj me ndėrdijen e personit  tė fjetur. Ju duhet t’i vazhdoni sugjestionet deri sa ta arrini kontaktin me tė. Ka mundėsi qė procesi tė zgjasė edhe me orė tė tėra, prandaj pėr kėtė duhet durim dhe qetėsi, nė qoftė se dėshironi tė arrini  efektin e suksesit.

            Sugjestionet, siē thamė, duhet tė jenė tė drejtuara nėn dėshirėn e fortė shpirtėrore pėr realizimin e qėllimit  tė caktuar.  Fjalėt qė burojnė nga ju duhet tė krijojnė atmosferė disponuese nė psiken (ndėrdijen) e tė fjeturit. Ato duhet tė pėshpėriten nė mėnyrė sa mė tė qetė duke krijuar tek i fjeturi simpati pėr to. Edhe tek hipnoza nė gjumė, gjithashtu  rėndėsi prioritare duhet t’i kushtohet formulimit tė sugjestioneve. Nuk  guxojmė t’i themi: „Nuk guxon tė urinosh natėn nė krevat“, por „nė tė ardhmen, posa tė ndiesh nevojė pėr urinim, do tė zgjohesh dhe do tė shkosh nė  nevojtore. Kur tė kthehesh, do tė mund tė flesh menjėherė plotėsisht i qetė“ etj.

            Kur ta zotėroni kėtė metodė do tė habiteni edhe vetė me sukseset e arritura nė shumė lėmi, si nė atė tė edukimit, shėrimit etj.

 

 

            HIPNOZA  ME PĖSHPERITJE

 

            Ndoshta keni pasur rastin tė vėreni nė jetėn e pėrditshme se kur dikush pėshpėrit, zgjon tek ne mė tepėr kureshtjen dhe vetvetiu e drejtojmė vėmendjen kah ai. Kėtė efekt mund ta shfrytėzojmė  pėr ta orientuar vėmendjen e mediumit  nė atė qė i themi.

            E filloni dialogun me mediumin me tonin e zėrit normal. Gjatė bisedės filloni ta ulni tonin e zėrit, por atė duhet ta bėni gradualisht, ashtu qė mediumi tė mos e kuptojė se atė po e bėni me qėllim. Bisedoni gjithnjė e mė qetė derisa zėri juaj tė mos kalojė nė pėshpėritje. Nė tė shumtėn e rasteve, do tė vėreni se edhe mediumi vetvetiu  do tė fillojė  tė pėshpėrit duke krijuar raport tė pėrbashkėt me ju. Ėshtė e domosdoshme qė biseda tė zhvillohet nė ambient tė errėt dhe me muzikė relaksuese, si dhe tema e bisedės tė jetė e lidhur me gjumin. Nėse e vėreni se mediumit po i mbyllen sytė, atėherė vazhdojeni bisedėn duke u pėrqendruar gjithnjė e mė thellė rreth gjumit, e nė qoftė se ai nuk i mbyll sytė, atėherė thuani: „Ju lutėm mbyllni sytė dhe relaksohuni. Po e ndieni vetėn mirė, ēdo gjė me ju ėshtė nė rregull. Gjatė ēdo frymėmarrjeje po futeni thellė e mė thellė nė gjumin hipnotik duke ndjerė njė ndjenjė kėnaqėsie dhe qetėsie...“ Pastaj vazhdoni me tekstin e zakonshėm, derisa ta bini mediumin nėn pushtetin e gjendjes hipnotike.  Pas kėsaj, mund tė  filloni gradualisht ta ngrini tonin e zėrit deri nė nivel normal ose mund tė vazhdoni me pėshpėritje.

 

 

 

            HIPNOZA ME NDĖRPRERJE

 

            Ky lloj induktimi i gjumit hipnotik  ėshtė treguar shumė i suksesshėm, pasi pas disa ndėrprerjeve qė bėjmė gjatė procesit hipnotik, na mundėson marrjen e informacioneve nga mediumi pėr veprimet pozitive ose negative tė sugjestioneve tė dhėna, pra cili sugjestion e pengon dhe cili i jep kėnaqėsi. Kėshtu qė kjo metodė na mundėson qė t’u pėrshtatemi reaksioneve individuale tė mediumit.

            Procesi zhvillohet kėshtu: Vendoseni mediumin nė njė vend tė pėrshtatshėm, kolltuk ose krevat dhe sugjeroni; „relaksojeni plotėsisht tė gjithė trupin. Merrni frymė qetė dhe thellė. Gjatė ēdo frymėmarrjeje po zhyteni  thellė e mė thellė  nė njė ndjenjė tė kėndshme qetėsie shpirtėrore e trupore. Asgjė nuk mund t’ju pengojė. Tani koncentrohuni nė kėmbėt tuaja. Po e ndieni se si kėmbėt po ju rėndohen, gjithnjė e mė tė rėnda po ju bėhen. Tani i keni shumė tė rėnda, si plumb tė rėnda... Edhe duart po ju rėndohen. Gjithnjė e mė tė rėnda po ju bėhen, gjithnjė e mė tė rėnda. Tani edhe duart i keni shumė tė rėnda - plumb tė rėnda...Edhe sytė po ju rėndohen. Kapakėt e syve gjithnjė e mė tė rėndė po ju bėhen - gjithnjė e mė tė rėndė. Aq tė rėndė u janė bėrė sa ju nuk po mund t’i mbani mė hapur. Ata janė bėrė plumb tė rėndė. Ju nuk po mund t’i hapni, por njė gjė tė tillė as qė po e dėshironi... Po ju pushton ndjenja e rėndėsisė. Gjithnjė po ndiheni mė i lodhur, gjithnjė e mė i lodhur...“

            Kėtu ndaloni pėrafėrsisht  njė minutė, pastaj vazhdoni: „Ende jeni i qetė dhe po ndieni kėnaqėsi. Nė kėtė gjendje, secila pjesė e trupit tuaj ėshtė freskuar dhe ju po ndiheni jashtėzakonisht mirė. Kur tė numėroj deri nė tre,  kėmbėt dhe duart do t’ju lirohen dhe do t’ju bėhen prapė tė lėvizshme, si dhe sytė do tė mund t’i hapni. Njė, dy, tre. Kėmbėt dhe duart i keni prapė tė lira dhe sytė mund  t’i hapni. Hapni sytė! Jeni i  freskėt dhe po ndiheni kėndshėm“.

            Pastaj filloni ta pyetni mediumin se si  dhe sa kanė ndikuar sugjestionet tek ai. Pasi tė informoheni pėr efektet e sugjestioneve, vazhdoni prapė me thellimin e atyre qė kanė pasur ndikim mė tė dobėt. P.sh., nė qoftė se mediumi  thotė se nė duar ose diku tjetėr nuk ka ndier rėndėsi, nė vazhdim duhet t’i thelloni sugjestionet nė atė pikė. Vazhdimi i hipnozės mund tė duket kėshtu: „Relaksojeni prapė gjithė trupin. Mbyllni sytė dhe filloni tė merrni frymė qetė dhe thellė. Lirohuni plotėsisht. Po e ndieni vetėn mirė dhe kėndshėm. Gjatė ēdo frymėmarrjeje po zhyteni thellė e mė thellė nė njė gjendje tė kėndshme qetėsie shpirtėrore e trupore. Po ndieni nevojė vetėm pėr gjumė dhe kėtė as qė po e kundėrshtoni. Pėrkundrazi, ju po keni dėshirė tė flaktė pėr t’u futur nė kėtė gjendje gjumi tė kėndshėm. Po e ndieni se si ajo kėnaqėsi po ju shpėrndahet nėpėr gjithė trupin. Po i dorėzoheni me gjithė shpirt kėtij pushteti... Tani koncentrohuni vetėm nė duart tuaja. Po e ndieni qartė se si ato po ju rėndohen, po ju bėhen gjithnjė e mė tė rėnda. Ato po ju rėndohen gjithnjė e mė shumė, gjithnjė e mė shumė. Tani i keni shumė tė rėnda, si plumb tė rėnda. Aq tė rėnda sa qė ju ato as qė po mund t’i lėvizni. Po e ndieni se nė to ju mė nuk keni pushtet. Te dy duart i keni tė rėnda si plumb dhe plotėsisht  tė palėvizshme. Ju mė nuk po mund t’i lėvizni. Po merrini frymė qetė dhe me ritėm, dhe me ēdo frymėmarrje po zhyteni  thellė e mė thellė nė gjumin hipnotik - gjithnjė e mė thellė...“

            Kėtu prapė ndaloni pėrafėrsisht njė minutė. Pastaj prapė vazhdoni: „Edhe njė herė po e ndieni atė  qetėsi  tė pėrkryer. Ēdo fjalė imja  po depėrton thellė nė ndėrdijen tuaj dhe atje po mbetet e regjistruar. Ju po e dėgjoni me vėmendje ēdo fjalė qė po ua them. Kur tė numėroj deri  nė tre, duart  tuaja prapė do tė lirohen dhe do tė jenė tė lėvizshme, si dhe do tė mund t’i hapni sytė. Do ta ndieni vetėn tė kthjellėt dhe kėndshėm. Por prapė kur ta kėrkoj kėtė nga ju, menjėherė do tė relaksoheni dhe do tė zhyteni  nė kėtė gjumė tė kėndshėm. Njė, dy, tre. Hapni sytė! Duart i keni tė lira dhe tė lėvizshme. Jeni i kthjellėt dhe po ndiheni shumė mirė...“

            Pastaj prapė e pyetni mediumin se si ėshtė ndier gjatė procesit; pėr efektet e sugjestioneve etj. Nė qoftė se ka vėrejtje vazhdoni prapė me thellimin e sugjestioneve nė ato pika ku efekti i ndikimit ka qenė i dobėt, e nė qoftė se nuk ka vėrejtje vazhdoni me thellimin e gjumit hipnotik.

            Pėrsėritjet e vazhduara tek mediumi krijojnė  refleksin e kushtėzuar, kėshtu qė, krijimi i kėtij refleksi regjistrohet thellė nė psiken (ndėrdijen) e tij dhe vetėm pėrsėritja e cilitdo sugjestion krijon tek ai automatikisht efektin e dėshiruar...

            Vazhdoni me thellimin e gjendjes hipnotike: „Relaksohuni plotėsisht. Merrni frymė qetė dhe thellė. Veē po merrni frymė thellė dhe qetė. Gjatė secilės frymėmarrje po zhyteni thellė e mė thellė nė qetėsinė e kėndshme shpirtėrore. Duart dhe kėmbėt po ju rėndohen, gjithnjė e mė shumė po ju rėndohen. Aq tė rėnda sa qė ju nuk po mund mė t’i lėvizni. Janė bėrė si plumb tė rėnda. Edhe kapakėt e syve po ju rėndohen. Gjithnjė e mė tė rėndė po ju bėhen. Aq tė rėndė sa qė nuk po mund t’i mbani hapur. Ata po ju mbyllen fort. Ju mė nuk mund t’i hapni. Po merrni frymė thellė dhe me ritėm. Po i dorėzoheni kėtij pushteti tė pėrkryer tė gjumit hipnotik...“

            Prapė ndaloni pėr njė minutė. Pastaj vazhdoni: „Asgjė nuk po ju pengon. Vetėm zėrin tim po e dėgjoni dhe asgjė tjetėr nuk po ju intereson, vetėm zėri im. Ēdo fjalė imja po depėrton thellė nė ndėrdijen tuaj. Gjatė ēdo fjale ju po futeni thellė e mė thellė nė  gjumin e kėndshėm hipnotik. Nė kėtė gjendje qetėsie po fillojnė t’ju hapen dyert e ndėrdijes suaj. Gjithēka qė po ju them po depėrton lehtė nė ndėrdijen tuaj dhe atje po mbetet pashlyeshėm e regjistruar. Do tė veproni ashtu siē do t’ju them unė. Sa herė qė ta pėrmendi fjalėn  DIO, ju menjėherė do tė bini nė kėtė gjendje qė jeni tani. Do tė mjaftojė qė vetėm njė herė t’ju them DIO qė ju automatikisht tė bini nėn kėtė pushtet tė kėndshėm shpirtėror. Ky ėshtė detyrim absolut qė duhet t’i nėnshtroheni. Ju dėshironi t’i nėnshtroheni, prandaj edhe do ta zbatoni...“

            Pas kėsaj pushoni prapė njė minutė... pastaj  vazhdoni: „Do tė numėroj deri nė tre dhe ju  do tė mund t’i hapni sytė, t’i lėvizni duart dhe kėmbėt, dhe do tė ndiheni shumė i kthjellėt dhe i qetė. Tė gjitha ato qė ua kam thėnė u janė regjistruar thellė nė ndėrdijen tuaj dhe ju do tė veproni gjithnjė nė  pėrputhje me to, derisa vetėdija nuk do tė di asgjė. Njė, dy, tre. Hapni sytė! Po ndiheni shumė mirė, ēdo gjė me ju ėshtė nė rregull. Jeni shumė i kthjellėt. Duart dhe kėmbėt i keni  tė lehta dhe tė lėvizshme. Jeni plot forcė dhe energji...“

            Pas arritjes tė gjumit hipnotik nėpėrmjet kėsaj metode, nėpėrmjet njė lloj refleksi tė kushtėzuar, si dhe me regjistrimin e shifrės DIO, induktimi tjetėr i saj kėrkon kohė vetėm prej disa sekondash.

 

            Vazhdon...