Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Fjalėt e urta

Sami FRASHĖRI

www.shkodraonline.com

            Sami Frashėri

 

            “FJALĖT E URTA”

 

            Vepra  e Sami Frashėrit „Fjalėt e urta“ u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin „Literaturė“

 

           

 

            PARATHĖNIE

Shpresoj se nuk do tė jetė harruar njė gazetė e vogėl e quajtur “Mėngjezi” (“Sabah”), e cila ka qenė mjet i shėrbimit tim ndaj atdheut dhe kombit pėr nja dhjetė muaj, botuar 3 — 4 vjet mė parė, nė sajė tė simpatisė sė pėrgjithshme qė gėzoi ajo,

Njė nga shkaqet qė e bėri kėtė gazetė tė gėzonle simpatinė e pėrgjithshme, aq sa nuk e meritonte, ndoshta edhe mė kryesori, qe pjesa “Andej-kėndej”. Me tė vėrtetė, pėrmbajtja e pėrfshirė nėn kėtė titull ishte edhe argėtim i lexuesit dhe i shėrbente moralit tonė kombėtar dhe shumė herė pėrmbledhte me pak fjalė, mendime dhe ide, tė cilat mund tė shpjegoheshin vetėm me fraza tė gjata dhe tė mėrzitshme.

Nėn titullin “Andej-kėndej” botoheshin edhe disa njohuri dhe lajme, qė ishin tė pėrshtatshme pėr kėtė titull, por ajo qė e bėnte kėtė pjesė (tė gazetės) tė pėlqehej nga tė gjithė, ishin tė thėnat filozofike dhe tregimet argėtuese.

Kėto u pėlqyen kaq shumė nga publiku sa fillova tė thirrja shokėt “Andej-kėndej” dhe kur mė vonė mora pėrsipėr detyrėn e redaktimit tė gazetės “Zėdhėnėsi i Lindjes (Terxhumani shark)”, u bėnė kėrkesa kėmbėngulėse nga ēdo anė qė, edhe fletėt e kėsaj gazete mos tė mbeteshin pa pjesėn “Andej-kėndej (Shunden-bunden)”.

Duke parė se dėshira ime pėrkon me atė tė publikut, dhe se bashkė me timen po e realizoj edhe dėshirėn e publikut, jam i kėnaqur se me kėtė mėnyrė po mundem t’i shėrbej edhe moralit tė pėrgjithshėm. Por mbasi tė thėnat e tilla ėshtė vėrtetuar se i shėrbejnė moralit mė shumė se kėshillimet haptazi, nuk u lejua nga lexuesit qė tė humbasin nėpėr faqet e njė gazete, jeta e sė cilės ėshtė nga mėngjezi deri nė mbrėmje; mė ėshtė kujtuar nga ana e tyre vazhdimisht mbledhja dhe botimi nė mėnyrė tė veēantė. Por me gjithė qė e tillė ka qenė edhe dėshira ime, deri tani s’kam pasur kohė pėr kėtė punė.

Meqenėse kėtė radhė Z. Mihran (ka qenė botues), i cili qe shok imi nė tė dyja gazetat e pėrmendura, nė radhėn e broshurave qė ėshtė duke botuar nėn titullin “Biblioteka e xhepit” ndėr disa vepra tė mia tė reja ka parė tė pėlqyeshme edhe botimin e kėtyre, tė thėnat filozofike vendosa t’i pėrmbledh nėn titullin “Proverba (Emsal)” dhe tregimet zbavitėse si “Anekdota (Letaif)”.

Mbasi e di qė do tė ketė nga ata qė dėshirojnė tė dinė se ku i kam gjetur kėta proverba dhe si i kam sendėrtuar, po them nja dy fjalė mbi kėtė pikė pėr tė mėnjanuar dyshimin.

Sikundėr nuk e kam bėrė zakon asnjėherė tė pėrvetėsoj mendimin dhe punėn e tjetrit, edhe pėr kėtė s’mund tė lėvdohem se tė gjitha kanė lindur nga mendja ime. Kėto mund t’i ndaj nė tri pjesė: njė pjesė e tyre janė tė thėnat e filozofėve dhe letrarėve tė Perėndimit dhe Lindjes, nė disa nga kėto ėshtė pėrmendur emri i tė zotit dhe nė disa prej tyre, jo. Disa nga proverbat janė sendėrtuar nė pėrgjasim tė tė thėnave tė filozofėve dhe letrarėve tė perėndimit, duke iu pėrshtatur moralit tonė kombėtar. Edhe pjesa tjetėr janė thjeshtėsisht prodhim i mendimit tim tė shkurtėr, tė cilėt kapin pothuaj gjysmėn e tė gjitha kėtyre proverbave. Sidomos tė tilla janė shumica e atyre qė u pėrgjigjen nevojave tė kohės dhe tė kohės sonė.

Nė radhitjen e kėtyre proverbave nuk ėshtė respektuar radha qė kanė nė gazetat e pėrmendura, por janė mbledhur sipas ėndjes duke i vėnė secilit njė numėr dhe sasia ėshtė afruar nė tre mijė.

Ashtu siē shpresojmė, nė rast se kjo vepėr do tė pėlqehet nga publiku, premtoj se edhe paskėtaj do tė pregatis tė tilla thėnie filozofike, duke i botuar herėpasėhere.

 

Stamboll, 7 shaban 1296 (1878 e. r.). Sh. Sami (Frashėri)

 

 

1.                  Mendimet e larta gjenden nė fjalė tė shkurtėra.

2.                  Mė e bukura fjalė ėshtė e thjeshtė dhe e shkurtėr, ėshtė fjalė qė kuptohet mė lehtėsi dhe qė ka kuptim tė thellė e tė hollė.

3.                  Njeriun e bėjnė tė pėrjetshėm veprat e tij.

4.                  Detyra jonė kryesore ndaj njerėzisė ėshtė tė studiojmė dhe tė mėsojmė (tė tjerėt) pa u mėrzitur.

5.                  I madh ėshtė ai njeri qė i shikon tė gjithė njė soj, qė vepron pa anuar, dhe qė mendon pėr tė gjithė. Al qė mendon pėr interesat e veta, ėshtė njeri i ulėt.

6.                  Detyrat njerėzore janė njė barrė e rėndė; sjellja e keqe sipas andjes dhe pėlqimit tė botės ėshtė njė moēal i madh. Pėr tė nxjerrė nė breg njė barrė tė tillė tė rėndė nga njė moēal i tillė, duhet tė ecėsh drejt, pa shikuar djathtas e majtas.

7.                  Nė vend qė tė shesėsh dituri dhe zotėsi, pėxpiqu t’i fitosh ato.

8.                  Mos e duaj gjumin shumė; hap sytė qė tė mos mbetesh i uritur.

9.                  Toka mund t’i ushqejė njerėzit fare mirė; vetėm pse shumica e pasurisė shpenzohet pa vend, e shurata e njerėzve mbeten tė uritur.

10.              1Pėr t’ia nėnshtruar botėn mirėsisė, duhet luftuar kundėr ligėsive.

11.              Pitimi i pozitės varet nga tė tjerėt. A nuk ėshtė marrėzi tė lėsh atė qė ke nė duart tua dhe t’u drejtohesh tė tjerėve.

12.              Mė parė se pėr pasurinė, mjeshtėrinė dhe tregtinė e njė bashkėsie (njerėzore), duhet menduar pėr edukimin e saj, sepse edukata e mirė ėshtė baza e bashkėsive njerėzore.

13.              Njeriu mirret me dituri dhe me shkencė gjatė gjithė jetės sė tij. Nė fėmijėri i mėson ato, nė rini i vė nė zbatim e nė pleqėri mėson tė tjerėt.

14.              Zemra e njeriut tė pėrsosur ėshtė gjithmonė e pezmatuar, por fytyra e tij ėshtė kurdoherė e gėzuar.

15.              Njeriu dėshiron madhėshtinė dhe famėn, trembet nga mospėrfillja; megjithėkėtė nuk largohet nga sjelljet e kėqia; kjo ėshtė si kur ke frikė nga lagėshtira e banon nė moēal.

16.              Po tė jenė nėpunėsit nė dorė tė personave tė pazotė, po t’u mungojnė armėt ushtarėve, po tė mbetet pas bujqėsia, mjeshtėria dhe tregtia, prapėse-prapė shteti qėndron; por kur sundimtarėt nuk respektojnė ligjin dhe tė drejtėn, nėpunėsit e vegjėl bėhen tė pabindur dhe nuk zbatojnė urdhrin e dhėnė, kėshtu qė populli bjerr vetitė e mira dhe jipet pas veseve tė kėqia, atėherė nuk ka mė shpresė shpėtimi.

17.              Mos i poshtėroni njerėzit e mėdhenj pėr njė a dy faje tė tyre, sepse diamanti sado i prerė shtrembėr tė jetė, ėshtė mė i vlefshėm se njė gur i zakonshėm, i prerė nė forrnėn mė tė pėrsosur.

18.              Mashtrimet e mashtruesit i pėrballoni me drejtėsi, sepse gjithēka mėnjanohet me tė kundėrtėn.

19.              Njerėzit janė tė njejtė para natyrės, edukata i bėn tė dallohen (njėri nga tjetri).

20.              Fjala e atij qė qesh shumė, s’e bėn tė qeshė asnjėrin.

21.              Duhet tė shfrytėzohet mirė koha, sepse jeta nga koha pėrbėhet.

22.              S’ka gjė mė tė keqe se tė pėrqeshurit, sepse mė shumė prek tė mirėt se tė kėqinjtė.

23.              Njollat qė i ngjiten trupit tonė lahen me ujė; njollat e shpirtit s’ka gjė qė i pastron.

24.              Virtyti i bėn tė dashur (me njėri — tjetrin) njerėzit e mėdhenj, njerėzit e zakonshėm — dėfrimi dhe zbavitja, tė kėqinjtė — vagabondazhi dhe delikti.

25.              Duhen shumė mend qė tė mund tė shoqėrohesh me njerėz pa mend.

26.              Mos shkruaj gjė kur je me nerva; sepse, kur plaga e gjuhės ėsMė mė e keqe se e shpatės, mendo ēfarė mund tė jetė ajo e pendės.

27.              Kot pėrpiqet mendja, kur nuk mund tė arrijė gradėn e lartė tė ndjenjave.

28.              Fjala mė elokuente ėshtė ajo konkluzionl i sė cilės kuptohet qė nga fraza e parė e qėllimi nėpėr brendinė e saj, kur duket nė formė solide.

29.              Tri raste kanė tri virtyte shumė tė pėlqyeshme: tė ndihmosh nevojtarėt kur janė nė gjendje tė vėshtirė, tė thuash tė vėrtetėn edhe nė zemėrim, tė falėsh kur je i zoti tė ndėshkosh ose tė hakmirresh.

30.              Pėr ndryshimin e njė gjėje askush nuk ėshtė mė i aftė se koha.

31.              Ti japėsh pozitė dhe tė nderosh njė njeri pa merita ėshtė si tė hedhėsh nė ndyrėsira njė qese me inxhi (margaritarė).

32.              Po tė bjerė nė det njė pikė ujė, nuk thahet.

33.              Sikundėr qė elefantin e vrasin pėr dhėmbėt e tij tė ēmueshėm, disa guaska deti i gjuajnė pėr margaritarėt qė kanė brenda e qė bilbilin e robėrojnė pėr zėrin e tij tė bukur, kėshtu edhe njeriun — tė shumtėn e herės — e rrezikon vlera e tij e lartė.

34.              Mos iu mbėshtet sė nesėrmes, nuk mund tė dish se ē’do tė lindė nata.

35.              Pa taashkim s’mund tė ketė as opinion publik, as forcė.

36.              Liria s’mund tė shkojė pėrpara pa pasur udhėheqėse arsyen dhe pa qenė e shoqėruar nga vetitė e mira.

37.              Gjuha e memecit ėshtė mė e mirė se e gėnjeshtarit.

38.              Gjuha ėshtė dėshmitari gėnjeshtar i zemrės.

39.              Sikundėr qė trupi ka nevojė pėr pastėrti ashtu edhe shpirti pėr arsim.

40.              Pendimi ėshtė pranvera e mirėsjelljes.

 

            Pjesė nga vepra e Sami Frashėrit “Fjalė tė urta”