Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Origjina e universit (1)

Shkruan: Ergys REXHEPI

http://gazetaonline.net

      

ORIGJINA E UNIVERSIT (1)

 

      Nėse Gjithėsia nė thelb ėshtė e pandryshueshme nė kohė, siē pėrgjithėsisht mendohej nga shkencėtarėt para viteve 1920, nuk do tė kishte arsye qė koha tė mos pėrcaktohej nė mėnyrė arbitrare larg nė tė kaluarėn. Ēdo i ashtuquajtur fillim i Gjithėsisė do tė jetė artificial dhe nė kėtė kuptim dikush mund tė shtrijė historinė e Gjithėsisė prapa, nė kohė tė hershme.

  

 

 

            Sipas popujve Boshongo tė Afrikės Qendrore, nė fillim ekzistonte vetėm errėsira, uji dhe Zoti i madh Bumba. Bumba njė ditė, nga njė dhimbje e fortė stomaku, vjell Diellin. Dielli thau njė pjesė tė ujit, duke nxjerrė nė pah pjesė toke. Ende nė dhimbje tė forta stomaku, Bumba vjell sėrish, duke nxjerrė kėtė herė Hėnėn, Yjet dhe pastaj disa kafshė, leopardin, krokodilin, breshkėn dhe mė nė fund njeriun.

            Ky mit i krijimit tė Gjithėsisė, si shumė tė tjerė, pėrpiqet tė japė pėrgjigje pėr pyetjen qė ne tė gjithė ngremė: Pse jemi kėtu?  Nga kemi ardhur ne?

            Pėrgjigjja qė jepet nė pėrgjithėsi ėshtė se njerėzit kanė njė origjinė relativisht tė kohėve tė fundit, sepse kjo gjė duhet tė ketė qenė e qartė, edhe nė kohė tė hershme, se raca njerėzore ėshtė zhvilluar nė sajė tė pėrmirėsimit nė njohuri dhe teknologji. Kėshtu qė origjina e racės njerėzore nuk mund tė ketė qenė shumė e gjatė, sepse nė rast tė kundėrt ajo do tė kishte pėrparuar edhe mė shumė. Pėr shembull, sipas Peshkopit Usher, Libri i Zanafillės vendos krijimin e Gjithėsisė nė orėn 9 nė mėngjes, mė datė 27 tetor, tė vitit 4004 BC. Nga ana tjetėr objekte tė tilla si malet dhe lumenjtė, kanė ndryshuar shumė pak gjatė kohės sė ekzistencės sė racės njerėzore. Kėto objekte ishin menduar si njė sfond i vazhdueshėm i jetės dhe pėr mė tepėr se kanė ekzistuar nė shekuj si njė peizazh bosh ose ėshtė menduar se janė krijuar nė tė njėjtėn kohė sikurse edhe raca njerėzore.

            Megjithatė jo gjithkush ishte i lumtur me idenė se Gjithėsia kishte njė fillim. Pėr shembull, Aristoteli, mė i famshmi prej filozofėve grekė, besonte se Gjithėsia kishte ekzistuar pėrgjithmonė. Diēka e pėrjetshme ėshtė mė e pėrsosur se diēka e krijuar. Ai sugjeroi qė arsyeja qė ne shohim pėrparim nė racėn njerėzore ishte fakti se pėrmbytjet ose fatkeqėsitė e tjera natyrore, e kanė kthyer nė mėnyrė tė pėrsėritur qytetėrimin nė fillimet e tij. Motivimi pėr tė besuar nė njė Gjithėsi tė pėrjetshme ėshtė dėshira pėr tė shmangur ndėrhyrjen Hyjnore pėr tė krijuar Gjithėsinė dhe pėrparimin e saj. Nga ana tjetėr, ata qė besonin se Gjithėsia kishte njė fillim, e pėrdorin atė si njė argument pėr ekzistencėn e Perėndisė, si shkak i parė apo forcė lėvizėse kryesore e Gjithėsisė.

            Nėse dikush beson se Gjithėsia kishte njė fillim, pyetja qė shtrohet ėshtė qartė: Ēfarė ka ndodhur para fillimit? Ēfarė bėnte Zoti pėrpara se tė krijonte kėtė botė? A mos vallė Ai po pėrgatiste Ferrin pėr njerėzit qė bėjnė pyetje tė tilla? Problemi nėse Gjithėsia kishte apo jo njė fillim, ishte njė shqetėsim i madh pėr filozofin gjerman, Immanuel Kant . Ai e ndjeu se kishte kontradikta logjike nė kėtė gjė. Nė qoftė se Gjithėsia kishte njė fillim, pse u desh tė prisnim njė kohė tė pafund para se tė kishim fillimin? Ai e quajti kėtė gjė tezė. Nga ana tjetėr, nė qoftė se Gjithėsia kishte ekzistuar pėrgjithmonė, pse u desh tė prisnim njė kohė tė pafund pėr tė arritur fazėn e tanishme? Ai e quajti kėtė gjė antitezė. Qoftė teza, ashtu edhe antiteza, varen thellėsisht nga supozimi i Kantit, sė bashku me pothuajse tė gjithė bashkoheshit e tij, se koha nė vetvete ka karakter absolut. Kjo ėshtė njėlloj si tė thuash se vijmė nga njė e kaluar e pafund dhe shkojmė nė njė tė ardhme tė pafund, nė mėnyrė tė pavarur nga fakti nėse Gjithėsia ekziston apo jo.

            Ky parim ėshtė ende nė mendjen e shumė shkencėtarėve tė sotėm. Megjithatė nė 1915, Einstein-i paraqiti nė qarqet akademike europiane teorinė e tij revolucionare, Relativitetin e Pėrgjithshėm. Nė kėtė teori, hapėsirė-koha nuk ėshtė absolute, pra nuk ėshtė mė njė sfond i fiksuar i ngjarjeve nė kontinumin katėr-pėrmasor. Nė kėtė teori, hapėsira dhe koha janė madhėsi dinamike tė cilat janė formuar nga energjia dhe lėnda nė Gjithėsi. Kėto madhėsi janė pėrcaktuar nė kuadėr tė ekzistencės sė Gjithėsisė, kėshtu qė nuk ka asnjė kuptim logjik tė flasim pėr kohėn para krijimit tė Gjithėsisė. Kjo ėshtė njėlloj si tė kėrkojmė njė pikė e cila ndodhet nė Jug tė Polit tė Jugut!!!

            Nėse Gjithėsia nė thelb ėshtė e pandryshueshme nė kohė, siē pėrgjithėsisht mendohej nga shkencėtarėt para viteve 1920, nuk do tė kishte arsye qė koha tė mos pėrcaktohej nė mėnyrė arbitrare larg nė tė kaluarėn. Ēdo i ashtuquajtur fillim i Gjithėsisė do tė jetė artificial dhe nė kėtė kuptim dikush mund tė shtrijė historinė e Gjithėsisė prapa, nė kohė tė hershme. Nė kėtė mėnyrė mund tė themi se Gjithėsia u krijua vitin qė shkoi, muajin e kaluar ose dje, por me tė gjitha kujtimet dhe dėshmitė fizike, duket si tė ishte shumė mė e vjetėr. Kjo gjė ngre shqetėsime tė thella filozofike rreth kuptimit tė ekzistencės. Personalisht do tė merrem me kėtė gjė duke pranuar atė qė ėshtė quajtur pėrafrim pozitivist apo filozofi pozitiviste. Thelbi i filozofisė pozitiviste qėndron nė faktin se ne interpretojmė tė dhėnat qė marrim nga shqisat tona nė bazė tė njė modeli qė ne kemi ngritur pėr Gjithėsinė. Nė kėtė mėnyrė nuk mund tė pyesim nėse modeli paraqet realitetin. Pyetja qė mund tė bėjmė ėshtė a funksionon ky model apo jo? Njė model thuhet se ėshtė njė model i mirė, nė qoftė se, sė pari, ai interpreton njė gamė tė gjerė tė vėzhgimeve tė kryera dhe fakteve eksperimentale, nė kushtet e njė modeli tė thjeshtė dhe elegant dhe sė dyti, nė qoftė se modeli bėn parashikime tė caktuara qė mund tė verifikohen apo tė hidhen poshtė prej eksperimentit.

 

 

            Duke u bazuar nė filozofinė pozitiviste mund tė krahasohen dy modele tė Gjithėsisė, njė model sipas tė cilit Gjithėsia u krijua vitin e kaluar dhe njė model nė tė cilin Gjithėsia ka ekzistuar shumė mė gjatė se njė vit. Modeli nė tė cilin Gjithėsia ka ekzistuar pėr shumė kohė mund tė shpjegojė gjėra tė tilla si binjakėt identik, qė kanė njė kauzė tė pėrbashkėt nė kohėra tė hershme ndėrsa modeli nė tė cilin Gjithėsia ėshtė krijuar vitin e kaluar nuk mund tė shpjegojė kėto ngjarje. Pra themi se modeli i parė ėshtė mė i mirė. Nė filozofinė pozitiviste nuk mund tė ngremė pyetje tė tipit: A ka ekzistuar vėrtet Gjithėsia pėrpara apo thjesht na shfaqet kėshtu? Nė filozofinė pozitiviste kjo ėshtė e njėjta gjė.

            Nė njė Gjithėsi statike nuk ka njė pikė tė pėrcaktuar natyrshėm si fillim. Situata ndryshoi nė mėnyrė radikale rreth viteve 1920 kur astrofizikani i famshėm, Edwin Hubble filloi vėzhgimet me njė teleskop 10 inē nė malin Wilson, California.

            Hubble zbuloi se yjet nuk janė tė shpėrndara nė mėnyrė uniforme nė tė gjithė hapėsirėn, por janė mbledhur sė bashku nė grupe tė mėdha tė quajtura galaktika.

            Duke matur dritėn qė vinte nga galaktikat, Hubble arriti tė pėrcaktojė shpejtėsitė e lėvizjes tyre. Ai priste qė shumė galaktika tė vinin drejt nesh dhe po ashtu shumė tė tjera tė ishin duke u larguar. Kjo gjė do tė sillte si pasojė njė Gjithėsi tė pandryshueshme me kalimin e kohės. Por pėr habinė e tij, Hubble gjeti se gati tė gjitha galaktikat janė duke u larguar nga ne, pasi ai mati zhvendosjen e dritės qė vinte nga galaktikat dhe kjo zhvendosje ishte drejt sė kuqes dhe referuar efektit Doppler, burimi i dritės largohet nga marrėsi me njė shpejtėsi qė pėrcaktohet nga zhvendosja e frekuencės. Pėr mė tepėr ai zbuloi se sa mė larg nesh tė ishin galaksitė aq mė shpejt ato largoheshin prej nesh. Gjithėsia nuk ėshtė statike nė kohė, sikurse tė gjithė mendonin nė atė kohė, ajo ėshtė nė zgjerim. Distanca midis galaktikave tė largėta vjen duke u rritur me kalimin e kohės.

            Zgjerimi i Gjithėsisė, ishte njė nga zbulimet mė tė rėndėsishme shkencore tė shekullit tė 20, apo tė ēdo shekulli. Ky zbulim transformoi nė mėnyrė radikale debatin nėse Gjithėsia kishte njė fillim apo jo. Nė qoftė se galaktikat janė duke u larguar prej nesh, kohė mė parė ato duhet tė kenė qenė mjaft afėr me njėra-tjetrėn. Nėse shpejtėsia e tyre konsiderohet konstante, ato do tė kenė qenė tė gjitha nė njė vend, rreth 15 miliardė vjet mė parė. A ishte ky fillimi i Gjithėsisė?

            Shumė shkencėtarė janė ende tė pakėnaqur me njė Gjithėsi qė ka njė fillim sepse duket sikur kjo gjė nėnkupton se ligjet e fizikės thyhen. Disa mund tė angazhojnė njė agjenci e jashtme, tė cilėn pėr lehtėsi e quajmė Zot, pėr tė pėrcaktuar se si e pati fillimin Gjithėsia. Disa tė tjerė kanė avancuar duke propozuar teori nė tė cilat Gjithėsia ėshtė nė zgjerim nė kohėn e sotme, por nuk ka njė fillim. Njė nga kėto teori ėshtė “Steady State Theory” , e propozuar nga Bondi, Gold, dhe Hoyle nė 1948.

            Nė “Steady State Theory” ideja ėshtė qė veē largimit tė galaktikave kemi edhe formimin prej materies tė galaktikave tė reja, tė shpėrndara nė mėnyrė uniforme nė tė gjithė hapėsirėn. Nė kėtė mėnyrė Gjithėsia ka ekzistuar pėrgjithmonė dhe na shfaqet e njėjtė nė ēdo kohė. Kjo veti e fundit ka njė virtyt tė madh nga pikėpamja pozitiviste, mund tė japė njė parashikim tė caktuar i cili mund tė verifikohet me anė tė vėzhgimit. Grupi i radio-astronomisė nė Cambridge, nėn udhėheqjen e Martin Ryle, nė fillim tė viteve 1960 bėri njė studim tė burimeve tė radiovalėve. Ata arritėn nė pėrfundimin se kėto burime janė tė shpėrndara nė mėnyrė uniforme nėpėr qiell, duke treguar se shumica e burimeve ėshtė jashtė galaksisė tonė.

            “Steady State Theory” parashikoi formėn e grafikut tė numrit tė burimeve kundrejt fuqisė sė tyre. Por vėzhgimet treguan se burimet ishin mė tė dobėta se sa ishin parashikuar nga teoria, duke arritur nė pėrfundimin se densiteti i burimeve ishte mė i lartė nė tė kaluarėn. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me supozimin bazė tė “Stady State Theory”, sipas tė cilit ēdo gjė ishte konstante nė kohė. Pėr kėtė, dhe tė tjera arsye, “Steady State Theory” u braktis.

            Njė tjetėr pėrpjekje pėr tė shmangur njė Gjithėsi e cila ka njė fillim, ishte sugjerimi se ka pasur njė fazė tė mėparshme kontraktuese tė Gjithėsisė, por pėr shkak tė rrotullimit dhe parregullsive lokale, materia nė Gjithėsi nuk ėshtė pėrqendruar e gjitha nė tė njėjtėn pikė. Nė kėtė mėnyrė pjesė tė ndryshme tė materies do tė shmangin njėra-tjetrėn dhe Gjithėsia do tė jetė sėrish nė zgjerim, me njė densitet i cili mbetet i fundėm. Dy shkencėtarė rusė, Lifshitz dhe Khalatnikov, kanė vėrtetuar se njė tkurrje tė pėrgjithshme pa praninė e njė simetrie tė saktė, gjithmonė do tė ēojė nė njė fryrje tė Gjithėsisė, me densitet i cili mbetet i fundėm. Ky rezultat ishte shumė i pėrshtatshėm pėr materializmit dialektik Marksist-Leninist sepse shmang mjaft pyetjeve tė vėshtira nė lidhje me krijimin e Gjithėsisė.

            Kur Lifshitz dhe Khalatnikov publikuan pohimin e tyre, Hawking ishte njė student 21-vjeēar, duke kėrkuar diēka pėr tė pėrfunduar tezėn e tij tė doktoraturės. Hawking nuk i besoi tė ashtuquajturės teorema “Lifshitz-Khalatnikov”, dhe sė bashku me Roger Penrose vendosėn tė zhvillonin teknika tė reja matematikore pėr tė studiuar kėtė ēėshtje. Ata treguan se Gjithėsia nuk mund tė pėsonte fryrje. Nė qoftė se Teoria e Pėrgjithshme e Relativitetit e Einstein-it ėshtė e saktė, atėherė do tė ketė njė singularitet, njė pikė me dendėsi dhe lakueshmėri tė hapėsirė-kohės tė pafundme, pikė nė tė cilėn koha pati fillimin e saj .

            Provat e para eksperimentale pėr tė konfirmuar idenė se Gjithėsia kishte njė fillim shumė tė dendur, erdhėn nė tetor 1965, disa muaj pas rezultatit tė parė tė Hawking nė lidhje me singularitetet, me anė tė zbulimit tė njė sfondi tė dobėt mikrovalėsh nė tė gjithė hapėsirėn. Kėto mikrovalė janė tė njėjta si ato nė furrat tona me mikrovalė, por shumė, shumė mė pak tė fuqishme. Kėto mikrovalė do tė ngrohnin njė pica nė vetėm -271.3 gradė celsius, gjė qė nuk mjafton pėr tė shkrirė pican e jo mė gatimin e saj. Tė gjithė ne nė fakt mund tė vėzhgojmė kėto mikrovalė duke vendosur televizorin nė njė kanal bosh. Disa pėrqind tė pikave tė bardha qė ne shohim nė ekran, shkaktohen nga ky sfond i mikrovalėve. I vetmi interpretim i arsyeshėm i kėtij sfondi ėshtė se ky ėshtė njė rrezatimit i mbetur nga njė gjendje fillestare tepėr e nxehtė dhe e dendur e Gjithėsisė. Me zgjerimin e Gjithėsisė, rrezatimi ėshtė ftohur dhe sot shikojmė vetėm disa mbetje tė zbehta tė kėsaj tė kaluare pėrvėluese.

 

            Vazhdon...

 

   (2)