Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Origjina e universit (2)

Shkruan: Ergys REXHEPI

http://gazetaonline.net

       ORIGJINA E UNIVERSIT (2)

       Probabiliteti pėr njė gjendje tė Gjithėsisė nė kohėn e tashme jepet duke mbledhur tė gjitha amplitudat sipas tė gjitha historive qė arrijnė nė kėtė gjendje. Por si fillojnė kėto histori ose rrugė? Kjo ėshtė pyetja origjinės sė Gjithėsisė nė njė tjetėr formė. Do tė kėrkojmė njė dekret nga Krijuesi se si filloi Gjithėsia apo gjendjen fillestare tė Gjithėsisė do e pėrcaktojmė nga njė ligj i shkencės?

 

 

 

            Edhe pse teorema e singularitetit “Hawking-Penrose” parashikoi se Gjithėsia kishte njė fillim, ajo nuk e thotė asgjė lidhur me atė se si ka filluar Gjithėsia. Ekuacionet e Relativitetit tė Pėrgjithshėm bien poshtė nė pikat singulare. Kėshtu qė teoria e Einstein-it nuk mund tė parashikojė se si ka filluar Gjithėsia por vetėm se si do tė zhvillohet pasi ajo ka filluar. Nė njė pikė tė tillė kemi dy mundėsi zgjedhje: e para janė pėrfundimet e arritura nga Hawking-Penrose dhe e dyta ėshtė tė pranojmė qė Perėndia zgjodhi mėnyrėn sė si e pati fillimin Gjithėsia, arsyet e tė cilės ne nuk mund ti kuptojmė. Kjo ishte pikėpamja e Papa Gjon Palit tė II-tė. Nė njė konferencė mbi kozmologjinė tė mbajtur nė Vatikan, Papa u tha delegatėve se ishte dakord pėr studimin e Gjithėsisė pas fillimit tė saj, por ata nuk duhet tė hetojnė nė lidhje me vetė fillimin e Gjithėsisė, pėr shkak se ky ishte momenti i Krijimit dhe rrjedhimisht ėshtė njė ēėshtje ekskluzive e Zotit. Hawking, si pjesėmarrės nė kėtė konferencė, thotė se ishte i kėnaqur qė Papa nuk e kuptoi letrėn qė Hawking kishte paraqitur nė konferencė ku sugjeronte njė skenar se si Gjithėsia kishte filluar. Unė nuk dua qė mendimet e mia tė shėrbejnė pėr tė mė dorėzuar nė “institucionet” e inkuizicionit, si Galileo, shprehet Hawking.

            Interpretimi tjetėr, ai i pėrfundimeve tė arritura nga rezultatet e Hawking-Penrose, i cili mbėshtetet nga pjesa mė e madhe e shkencėtarėve tė sotėm, ėshtė se Teoria e Pėrgjithshme e Relativitetit bie poshtė nė fusha shumė tė forta gravitacionale, tė cilat ekzistonin nė Gjithėsinė e hershme. Kjo teori duhet tė zėvendėsohet nga njė teori mė e plotė. Nė kėtė pėrfundim arrijmė edhe nisur nga fakti se Relativiteti i Pėrgjithshėm nuk e merr nė konsideratė strukturėn nė shkallė tė vogėl tė materies, qė qeveriset nga Teoria Kuantike . Kjo gjė nė thelb nuk ka rėndėsi sepse shkalla e Gjithėsisė ėshtė shumė e madhe nė krahasim me shkallėt mikroskopike nė tė cilat qeveris Teoria Kuantike e Fushės. Por kur Gjithėsia ka patur pėrmasat e Planck-ut , pėrmasa tė rendit 10-33cm, tė dy shkallėt janė tė njėjta dhe Teoria Kuantike duhet domosdoshmėrisht tė merret nė konsideratė.

            Pėr tė kuptuar origjinėn e Gjithėsisė, ne kemi nevojė tė kombinojmė Teorinė e Pėrgjithshme tė Relativitetit me Teorinė Kuantike. Mėnyra mė e mirė pėr tė bėrė kėtė gjė ėshtė tė pėrdorim idenė e Feynman-it tė njė shume sipas tė gjitha historive tė mundshme. Richard Feynman ishte njė personazh i gjallė, i cili ka luajtur nė bateri bongo nė njė Strip-Club nė Pasadena dhe gjithashtu ishte njė fizikan i shkėlqyer nė “California Institute of Technology”. Ai propozoi qė njė sistem kalon nga njė gjendje A nė njė gjendje B sipas ēdo rruge apo historie tė mundshme.

            Ēdo rrugė apo histori ka njė amplitudė apo intensitet tė caktuar dhe probabiliteti i kalimit tė sistemit nga A nė B jepet duke mbledhur amplitudat pėr ēdo rrugė tė mundshme kalimi. Mund tė kemi njė histori nė tė cilėn Hėna ėshtė e pėrbėrė prej djathit blu, por amplituda e kėsaj gjėje ėshtė mjaft e ulėt. Sigurisht kjo gjė ėshtė njė lajm i keq pėr minjtė.

            Probabiliteti pėr njė gjendje tė Gjithėsisė nė kohėn e tashme jepet duke mbledhur tė gjitha amplitudat sipas tė gjitha historive qė arrijnė nė kėtė gjendje. Por si fillojnė kėto histori ose rrugė? Kjo ėshtė pyetja origjinės sė Gjithėsisė nė njė tjetėr formė. Do tė kėrkojmė njė dekret nga Krijuesi se si filloi Gjithėsia apo gjendjen fillestare tė Gjithėsisė do e pėrcaktojmė nga njė ligj i shkencės?

            Nė fakt kjo pyetje do tė dilte edhe nė qoftė se historitė e Gjithėsisė i takojnė njė tė kaluare tė pafund. Por kjo pyetje do tė lindte shumė mė shpejt nėse pranojmė se Gjithėsia filloi sė ekzistuari vetėm 15 miliardė vjet mė parė. Problemi i asaj qė ka ndodhur nė fillim tė gjithēkaje, ėshtė pak a shumė si ēėshtja e asaj qė ndodhi nė mesjetė, kur njerėzit mendonin se bota ishte e sheshtė. A ėshtė bota njė pjatė tė sheshtė, me detin qė derdhet nga buzėt e kėsaj pjate? Unė mendoj se jo. Mjaft njerėz e kanė testuar eksperimentalisht kėtė gjė, ndoshta pa e kuptuar. Ata i kanė qėnė rreth botės dhe nuk kanė rėnė poshtė pasi kanė arritur “buzėt e pjatės”.

            Siē e dimė tė gjithė, problemi i asaj qė mendohej pėr botėn nė mesjetė, ėshtė zgjidhur kur njerėzit kuptuan se bota nuk ishte njė pjatė tė sheshtė, por njė sipėrfaqe tė lakuar. Megjithatė problemi i kohės duket sikur ėshtė e ndryshe. Duket sikur koha ėshtė e ndarė nga hapėsira dhe ėshtė si njė model shinash hekurudhore. Nėse ka njė fillim, do tė duhet me patjetėr tė jetė dikush pėr tė vendosur nisjen e “trenave”.

            Teoria e Pėrgjithshme e Relativitetit e Einstein-it, unifikoi kohėn dhe hapėsirėn nė njė tė vetme: hapėsirė-kohėn, por koha ishte ende e ndryshme nga hapėsira dhe ngjante si njė korridor, i cili ose kishte njė fillim dhe njė mbarim ose ishte i pafundėm. Megjithatė kur Jim Hartle dhe S. Hawking kombinuan Relativitetin e Pėrgjithshėm me Teorinė Kuantike, arritėn nė pėrfundimin se nė kushte ekstreme koha mund tė sillet si njė drejtim tjetėr i hapėsirės. Kjo do tė thotė se mund tė shpėtojmė nga problemi i njė kohe qė ka njė fillim nė mėnyrė tė ngjashme me shpėtimin nga pikpamja mesjetare e njė bote me anė. Nėse supozojmė se fillimi i Gjithėsisė ishte si Poli i Jugut tė Tokės, me gjerėsinė gjeografike qė luan rolin e kohės, Gjithėsia do tė fillojė si njė pikė nė Polin e Jugut. Duke lėvizur nė veri rrathėt me gjerėsi gjeografike konstante, tė cilat paraqesin madhėsinė e Gjithėsisė, do tė zgjerohen. Tė pyesėsh se ēfarė ka ndodhur para fillimit tė Gjithėsisė ėshtė njė pyetje pa kuptim sepse nuk ka asgjė nė jug tė Polit tė Jugut.

 

 

            Koha, e matur si shkallė e gjerėsisė gjeografike, do tė ketė fillimin nė Polin e Jugut, por Poli i Jugut ėshtė si ēdo pikė tjetėr. Dikush mund tė thotė: unė kam qenė nė Antarktidė por jo nė Polin e Jugut.

            Ligjet e Natyrės qė veprojnė nė Polin e Jugut veprojnė dhe nė ēdo vend tjetėr. Kjo do tė heqė kundėrshtimin mbi vjetėrsinė e fillimit tė Gjithėsisė, ky do tė jetė njė vend ku ligjet e fizikės bien poshtė. Fillimi i Gjithėsisė, do tė qeveriset nga ligjet e fizikės.

            Tabloja e zhvilluar nga Jim Hartle dhe Stephen Hawking pėr njė krijim spontan kuantik tė Gjithėsisė ėshtė pak a shumė si formimi i flluskave tė avullit nė ujin qė vlon.
Ideja ėshtė se rrugėt mė tė mundshme tė krijmit tė Gjithėsisė, do tė jenė si siperfaqet e flluskave. Shumė flluska tė vogla do tė shfaqen dhe pastaj do tė zhduken sėrish. Kėto do i korrespondojnė mini-Gjithėsive tė cilat do tė zgjerohen por do tė tkurren (kolaps) pėrsėri, ndėrsa kanė ende pėrmasa mikroskopike. Ato janė Gjithėsi alternative tė mundshme por nuk janė me interes pėr shkak se nuk “jetojnė” mjaftueshėm pėr zhvillimin e yjeve, galaktikave dhe jetės inteligjente. Megjithatė disa nga flluskat e vogla do tė rriten nė njė madhėsi tė caktuar, nė tė cilėn ato janė tė sigurta nga kolapsi. Ato do tė vazhdojnė tė zgjerohen me njė shpejtėsi gjithnjė e mė tė madhe dhe do tė formojnė flluskat qė ne shohim nė ujin qė vlon. Ato i korrespondojnė Gjithėsive qė nisin tė zgjerohen me njė shpejtėsi gjithnjė nė rritje. Ky quhet inflacion, sikurse ēmimet qė rriten ēdo vit nė ekonomitė botėrore.

            Rekordi botėror pėr inflacionin ishte nė Gjermani pas Luftės sė Parė Botėrore. Ēmimet u rritėn me njė faktor prej dhjetė milion herėsh nė njė periudhė prej 18 muajsh. Por kjo nuk ėshtė asgjė nė krahasim me inflacionin nė fillimet e Gjithėsisė. Gjithėsia u zgjerua me njė faktor miliarda e miliarda herė nė njė fraksion sekonde. Ndryshe nga inflacioni nė ēmime, inflacioni nė fillimin e Gjithėsisė ishte njė gjė shumė e mirė. Ky inflacion prodhoi njė Gjithėsi shumė tė madhe dhe uniforme, ashtu si ne e shohim sot. Megjithatė Gjithėsia nuk ėshtė plotėsisht uniforme. Nė shumėn sipas tė gjitha historive tė mundshme tė universit, histori tė cilat kanė parregullsi shumė tė vogla, do tė kemi njė probabilitet tė lartė pėr njė histori tė Gjithėsisė plotėsisht tė rregullt dhe uniforme. Teoria parashikon se Gjithėsia nė fillimin e saj ka tė ngjarė tė ketė patur jo-uniformitete tė vogla. Kėto parregullsi tė universit tė hershėm do tė kenė si pasojė variacione tė vogla nė intensitetin e sfondit tė mikrovalėve matur nė drejtime tė ndryshme. Ky sfond mikrovalėsh ėshtė vėzhguar nga sateliti MAP dhe rezultati i marrė jep ato lloj variacionesh tė cilat janė parashikuar nga teoria. Kjo gjė konfirmon faktin se jemi nė rrugė tė drejtė.

            Ekzistenca e jo-uniformiteteve nė Gjithėsinė e hershme do tė thotė se disa zona do tė kenė densitet pak mė tė lartė se disa zona tė tjera. Tėrheqja gravitacionale suplementare e zonave me densitet mė tė lartė do tė ngadalėsojė procesin e zgjerimit tė kėsaj zone dhe eventualisht mund tė shkaktojė njė tkurrje tė kėsaj zone, pėr tė formuar mė pas galaktikat dhe yjet. Pra, nėse shikojmė me kujdes hartėn e mikrovalėve, ajo ka pika blu nė tė gjithė strukturėn e Gjithėsisė. Kjo do tė thotė se Ne jemi produkt i fluktuacioneve kuantike nė Gjithėsinė e hershme. E parė nė kėtė formė, Perėndia vėrtetė ka luajtur me zare!

            Nė njėqind vitet e fundit ėshtė bėrė njė progres i jashtėzakonshėm nė studimin e Gjithėsisė. Teoria e Pėrgjithshme e Relativitetit, si dhe zbulimin i zgjerimit tė Gjithėsisė, shkėrrmoqi pikėpamjen e vjetėr tė njė Gjithėsie statike. Nė vend tė kėsaj, Relativiteti i Pėrgjithshėm parashikoi se Gjithėsia dhe vetė koha do tė fillojnė nė “Big Bang”. Kjo teori gjithashtu parashikoi se koha do tė ketė njė fund dhe ky fund do tė jetė nė vrimat e zeza. Zbulimi i sfondit kozmik tė mikrovalėve dhe vrojtimi i vrimave tė zeza mbėshtesin kėto konkluzione. Ky ėshtė njė ndryshim radikal nė pikėpamjen tonė pėr Gjithėsinė dhe realitetin nė vetvete.

            Edhe pse Teoria e Pėrgjithshme e Relativitetit parashikoi se Gjithėsia duhet tė ketė ardhur nga njė e kaluar nė tė cilėn lakimi i hapsirė-kohės arrinte mbyllėsinė e saj, nuk mund tė parashikojė se si “lindi” Gjithėsia prej “Big Bang”. Kėshtu qė Relativiteti i Pėrgjithshėm, i vetėm, nuk mund tė japė pėrgjigje pėr pyetjen themelore tė kozmologjisė: Pse ekziston Gjithėsia, nė ē’mėnyrė ajo ka “lindur”? Megjithatė, nė qoftė se Relativiteti i Pėrgjithshėm kombinohet me Teorinė Kuantike, kjo mund tė bėjė tė mundur tė parashikojmė se si filloi Gjithėsia. Fillimisht ajo do tė zgjerohet me njė shpejtėsi gjithnjė e mė tė madhe. Gjatė kėsaj periudhe inflacioniste, “martesa” e dy teorive parashikon krijimin e fluktuacioneve tė vogla tė cilat do tė ēojnė nė formimin e galaktikave, yjeve dhe tė gjitha strukturave tė tjera nė Gjithėsi. Kjo gjė ėshtė konfirmuar nga vėzhgimi i jo-uniformiteteve tė vogla nė sfondin kozmik tė mikrovalėve, ekzaktėsisht me tė njėjtat veti tė parashikuara nga teoria. Pra duket se njezėzimi ėshtė nė rrugė tė drejtė pėr tė kuptuar origjinėn e Gjithėsisė, edhe pse do tė duhet akoma shumė punė. Njė dritare e re pėr tė kuptuar Gjithėsinė e hershme do tė hapet kur ne tė arrijmė dedektimin e valėve gravitacionale apo kuanteve tė bashkėveprimit gravitacional tė quajtur gravitone. Valėt gravitacionale pėrhapen lirisht qysh prej kohės sė Gjithėsisė sė hershme, tė papenguara nga ndėrhyrja e ēfarėdo lloj materiali.

            Pavarėsisht disa sukseseve tė mėdha, jo ēdo gjė ėshtė zgjidhur. Ne ende nuk e kemi arritur tė kuptojmė teorikisht zgjerimin e Gjithėsisė, do tė vazhdojė tė zgjerohet nė mėnyrė tė pėrshpejtuar apo pas njė periudhe tė gjatė zgjerimi do tė ngadalėsohet. Pa kuptuar kėtė gjė, ne nuk mund tė jemi tė sigurt pėr tė ardhmen e Gjithėsisė. A do tė vazhdojė Gjithėsia tė zgjerohet pėrgjithmonė? A ėshtė inflacioni njė ligj i natyrės? A mos vallė Gjithėsia do tė pėsojė njė kolaps total duke pėrfunduar nė atė qė quhet “Big Crunch”? Rezultatet e reja tė marra nga vėzhgimet dhe pėrparimet nė fushėn teorike sa vijnė e po bėhen mė tė dendura. Jemi shumė afėr momentit kur mund tė japim pėrgjigje pėr pyetjet e vjetra sa vetė njerėzimi: Pse jemi kėtu? Nga vijmė nga ne?

 

            Fund

 

(1)