Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - A jemi nė prag tė apokalipsit? (pjesa e dytė)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

A JEMI NĖ PRAG TĖ APOKALIPSIT?

(pjesa e dytė)

        Profecitė rreth zhbėrjes sė Tokės nuk pėrfundojnė me kaq. Edhe shumė e shumė herė para kėsaj date ėshtė paraparė shkatėrrimi i kėtij planeti ku frymon jeta. Por fatmirėsisht kjo nuk ka ndodhur. Analistėt e kėsaj fushe kanė mbledhur me mijėra profeci tė cilat parashikojnė ose paralajmėron fundin e botės. Dikush ka besuar e dikush jo, kjo ėshtė ēėshtje e besimit dhe bindjeve individuale, megjithatė, pasojat e kėtyre profecive shpesh kanė pasur epilog dramatik, me histeri masive por edhe me vetėvrasje  kolektive.

  

 

            Nuk janė vetėm profecitė e lartpėrmendura treguese se planeti Tokė, e ndoshta edhe i gjithė sistemi ynė diellor, janė buzė njė kataklizmi, edhe ekspertet shkencore shprehin shqetėsime serioze pėr jetėgjatėsinė e kėtij “guri tė ēmuar”. Nė kėtė drejtim pulson edhe projekti i NASA-s (National Aeronautics and Space Administration) -  Administratės Nacionale pėr Aeronautikė dhe Hapėsirė, nė SHBA, i quajtur IRAS (Infrared Astronomical Satellite), i cili u realizua nė bashkėpunim me Britaninė e Madhe dhe Holandėn. Ky projekt kishte tė bėnte me njė teleskop hapėsinorė me rreze infra tė kuqe, i cili do ta hulumtonte hapėsirėn kozmike nė mėnyrė sistematike duke depėrtuar pėrmes pluhurit kozmik dhe reve tė gazta, dhe kėrkuar objekte qė valėt e tyre i emetojnė po nė kėtė spektėr, pra nė spektrin e rrezeve infra tė kuqe, por qė pėr ne janė tė pakapshėm (padukshme). U lansua nė janar 1983 dhe ishte aktiv deri nė nėntor tė po atij viti. Dhe vėrtet, IRAS-i arriti tė regjistroj njė objekt (planet) tė panjohur gjer mė tani pėr astronominė. Lajmi goditi si njė bombė atomike: “U zbulua njė trup qiellor me madhėsi tė pėrafėrt sa tė planetit tė Jupiterit, qė ėshtė aq afėr Tokės, sa qė mund tė konsiderohet si pjesė e Sistemit tonė Diellorė” - shkruante “Washington Post”.

 

 

Nė vitin 1992 edhe Hubble, teleskopi hapėsinorė mė modern i kohės qė u lansua nė vitin 1990, regjistroi njė trup qiellor pranė Sistemit tonė Diellor. Ish eksperti ushtarak i SHBA-ve, Marshall Master, ėshtė shumė i bindur se njė objekt i panjohur po i afrohet qendrės sė Sistemit tonė Diellor, dhe atė me shpejtėsi ekstreme. Ai shtonė se ky objekt do tė mund tė shihet edhe nga Toka, qė nė vitin 2010! Edhe pėr Johan Murry-n nga “Open University” i Londrės, rasti ėshtė i qartė: “Nėse, sipas regjistrimeve tė NASA-s tė vitit 1983 dhe 1992, kemi tė bėjmė me objektin e njėjtė, atėherė ky kolos ėshtė nė kursin e drejtpėrdrejt tė kolizionit me Tokėn.”

            Dhe kjo nuk duhet tė na befasoj kur dihet se nė fillim tė vitit 2008, NASA i propozoi Kongresit Amerikan, futjen nė pėrdorim tė njė anije kozmike tė pajisur me bombė atomike pėr misione tė caktuara hapėsinore, nė rast se planeti ynė rrezikohet nga ndonjė asteroid i mundshėm. Kjo gjithashtu mund tė ndėrlidhet edhe me misionin shumė tė shtrenjtė qė NASA ndėrmori njė muaj mė herėt, kur drejt teleskopit hapėsinorė Hubble, mė 11 maj 2009, nisi anijen kozmike “Atlantis” me shtatė astronaut brenda, pėr t’i riparuar disa defekte si dhe pėr tė instaluar nė kėtė teleskop gjigant instrumente shtesė, tė cilat do tė mundėsojnė regjistrime shumė mė tė mira se mė parė - mision qė pėrfundoi me sukses tė plotė. Dhe e gjithė kjo bėhet me qėllimin primar: kėrkimin e trupave tė mundshėm qiellor qė mund tė ndodhen nė afėrsi tė Sistemit tonė Diellor.

            Hipoteza e kolizionit me ndonjė trup tė mundshėm qiellor, nuk ėshtė skenari i vetėm kėrcėnues i Tokės pėr vitin 2012, nė kėtė drejtim janė po ashtu shqetėsuese edhe tė dhėnat e observatoriumit hapėsinor (lansuar nė hapėsirė nė dhjetor tė viti 1995), vepėr e pėrbashkėt amerikano - evropian - SOHO (Solar and Heliospheric Observatory - Observatoriumi heliosferik dhe diellor). Astronomėt qė bėjnė vėzhgimin e rregullt tė aktivitetit tė njollave nė sipėrfaqen e Diellit, vėrtetojė njė cikėl tė ri dhe shumė tė fuqishėm tė kėtij aktiviteti. “Sipas vrojtimeve tona, cikli i ardhshėm do tė jetė shumė intensiv dhe pikėn qendrore do ta arrijė kah fundi i viti 2012” - thotė eksperti i SOHO-s, Lawrance. A do tė thotė kjo - njė kėrcėnim mė shumė pėr Tokėn?!

            Profecitė rreth zhbėrjes sė Tokės nuk pėrfundojnė me kaq. Edhe shumė e shumė herė para kėsaj date ėshtė paraparė shkatėrrimi i kėtij planeti ku frymon jeta. Por fatmirėsisht kjo nuk ka ndodhur. Analistėt e kėsaj fushe kanė mbledhur me mijėra profeci tė cilat parashikojnė ose paralajmėron fundin e botės. Dikush ka besuar e dikush jo, kjo ėshtė ēėshtje e besimit dhe bindjeve individuale, megjithatė, pasojat e kėtyre profecive shpesh kanė pasur epilog dramatik, me histeri masive por edhe me vetėvrasje  kolektive.

            Mė  poshtė po japim njė kronologji rreth profecive qė nga e kaluara e lashtė e deri nė parashikimet futuriste.

 

            Kronologjia e profecive rreth zhbėrjes sė Tokės

 

            Viti 634 para erės re

 

            Romakėt kanė pritur qė qyteti i tyre do tė rrafshohej me tokėn pasi ky ishte viti i 120 qė nga krijimi i Romes (Roma ėshtė krijuar mė 21 prill 753 (p.e.r.) nga Romuli). Pse bash 120? Ka ekzistuar njė mit sipas tė cilit 12 shqiponja i kanė zbuluar Romulit (Romulus) numrin magjik nė tė cilin fshihej sekreti i qytetit tė tyre, ndėrsa secila shqiponjė, sipas interpretimeve tė atėhershme mistike, paraqiste njė periudhė 10 vjeēare.

 

            Viti 70 pas erės re

 

            Pas okupimit tė Jerusalemit nga romakėt dhe shkatėrrimit tė tempullit tė besimit hebreit dhe tė krishterė, konsiderohej se fundi ishte afėr. Tė gjithė pėrgatiteshin pėr gjykimin qė do ta shpallte Perėndia pėr kėtė krim.

 

            Viti 500

 

            500 vjet pas Krishtit, gjithashtu u paralajmėrua fundi i botės nga teologu Romak, Sextus Julius Africanus, sipas njohurive tė sė cilit ky ishte viti i 6000-tė nga krijimi i botės. Konsiderohej se kėtė vit do tė zbriste Krishti nė tokė dhe me kėtė akt do tė pėrfundonte jeta nė Tokė.

 

            Viti 800

 

            Profetėt e krishterė, duke u bazuar nė tė dhėnat e testamentit tė vjetėr, parathonin se fundi i botės do tė pasoj pas vitit 800.

 

            Viti 999

 

            Ky ishte viti qė u pėrfol mė sė shumti deri nė atė kohė rreth fundit tė botės. Legjendat thonė se paniku e kishte kapluar tė gjithė Evropėn, dhe atė disa vite para kėsaj date. Ekzistojnė shėnime se nė kėtė vit, po ashtu, paralajmėrohej ardhja e Krishtit. Edhe vet papa Sylvesteri II, shpalli mesin e natės tė 31 dhjetorit tė vitit 999 si natėn e fundit tė jetės nė Tokė.

 

            Viti 1260

 

            Sipas njė profecie tė Abt Joachim of Fiore, njė kleriku italian dhe personalitet me famė nė shekullin e 12, bota do tė zhbėhej deri nė fund tė vitit 1300.

 

            Viti 1499

 

            Sikurse fundi i vitit  999, edhe ky fundi i vitit 1499 konsiderohej si fund i botės. Kėtė e bėri publike qysh nė vitin 1940 prifti Girolamo Savonarola i cili predikonte edhe ardhjen e Mesias dhe ditėn e “gjykimit tė madh” nga Perėndia.

 

            Viti 1524

           

            Astrologėt Londinezė llogaritėn shtatė muaj para, qė fundit tė botės do t’i paraprijnė pėrmbytje tė mėdha tė cilat do tė fillojnė me 01 janar 1524. Dhe kjo profeci pėrhapi panik nė popull ku, si pasojė e kėsaj, mbi 20 000 njerėz u larguan nga shtėpi e tyre duke marr me vete ushqime tė konsiderueshme. Disa u ngjiten majave tė larta e disa u barrikaduan nėpėr anije tė ndryshme. Dhe si pėr ironi te tyre, nė kėtė datė, as qė pikoi rigė shiu! Pas kėsaj, ata pranuan gabimin dhe deklaruan se llogaritė nuk ishin bėrė si duhet dhe katastrofa do tė pasoj 100 vite mė pas - me 01 janar 1624.

 

 

 

            Viti 1555

 

            Teologu francez Pierr d’Ajly, nė vitin 1400 kishte shkruar se fundi i botės do tė pasoj nė fund tė vitit 1555, sepse nė atė kohė, sipas shėnimeve tė tij, llogaritej se bota i kishte rrumbullakuar 7000 vjet qė nga krijimi i saj.

 

            Viti 1688

 

            John Napier, matematikani i cili e sajoi edhe njėsimin logaritmik, llogariti se bota do tė pėsoj kataklizėm nė vitin 1688, mirėpo, pasi qė nė atė kohė nuk ndodhi asgjė, bėri tė njohur se kjo do tė ndodh nė vitin 1700.

 

            Viti 1814

           

            Parashikuesja Joanna Southcott, bėri publike se ajo ėshtė shtatzėnė dhe se fėmija i saj ėshtė vetė Jezu Krishti, tė cilin do ta lind nė ditėn e krishtlindjeve, me 25 dhjetor 1814, dhe ardhja e Krishtit tė dytė do tė jetė nisja e shkatėrrimit tė Tokės. Dėshmitarėt dėshmojnė se ajo vėrtet ishte me barrė edhe pse i kishte 64 vite dhe betohej se ishte virgjėr. Nė ditėn e kėrshėndellave, nė vend se tė lindte fėmijėn, ajo vdiq!

 

            Viti 1900

 

            Mbi 100 anėtarė tė sektit “Vėllezėrit dhe motrat e vdekjes sė kuqe      ruse” u vetėvranė me 13 nėntor tė vitit 1900, sepse pritnin qė kėtė ditė jeta nė Tokė do tė merr fund. Ky veprim, mjerisht, do tė ripėrsėritet edhe disa herė nė shumė sekte tė ndryshme nė mbarė botėn.

            Pėr kėtė vit fundin e botės e parashikoi, gjithashtu, edhe udhėheqėsi dhe krijuesi i “Shoqėrisė sė besimit”, Jospeh Smith dhe atė qė nė vitin 1835. Ai ishte i bindur se nė fund tė vitit 1900, do tė zbriste nė Tokė sėrish Krishti, e me kėtė aludonte edhe nė fundin e botės.

 

            Viti 1967

 

            UFO -logu i njohur George Van Tassel, publikoi rezultatet e njė dialogu telepatik qė kishte pasur me njė jashtėtokėsor, tė cilin ai e quante Ashtar. Tessel pohonte se me 20 gusht tė vitit 1967 BRSS-ja do tė kryej njė sulm nuklear ndaj SHBA-ve, sulm ky qė do tė provokoj edhe luftėn e tretė botėrore nga e cila do tė shkatėrrohet gjithė bota.

 

            Viti 1978

 

            Jim Jones, themelues dhe udhėheqės i  sektit “Peoples Temple” -Tempullit tė popullit, njėherit edhe predikues i njohur i kishės katolike, me idenė se do t’i shpėtoj njė numėr tė konsiderueshėm tė njerėzve nga zhdukja e sigurt qė po i kanoset njerėzimit nga lufta e tretė botėrore, i dėrgoi drejt vdekjes mbi 900 anėtarė tė kėtij sekti, nė mesin e tyre me dhjetėra fėmijė.

            Falė aftėsive tė tija, me qindra pasues u rreshtuan pas tij. I pėrkuleshin sikurse njė profeti, dhe ishin tė gatshėm tė ndiqnin rrugėn e  tij deri nė fund. Dhe kjo bindje, ky besim i fuqishėm nė prijėsin e tyre, u vėrtetua ne nėntor 1978, ku u (vetė)vranė mbi 900 njerėz.

 

  

 

            Viti 1988

 

            Edgar C. Whisenant, botoi librin e famshėm “88 arsye pse dita e shpėtimit do tė jetė mė 1988”, libėr i cili u bė pėrnjėherė besteler. Nė tė ai shprehte bindjen se kjo do tė pasoj me 13 shtator 1988.

            Gjithashtu, edhe kanali televiziv me pėrmbajte religjioze (krishtere), “Trinity Broadcasting Network” propagandonte pa ndėrpre datėn 10 deri nė 11 shtator tė vitit 1988, si ditė tė fundit tė botės.

 

            Viti 1994

 

            Motra Maria Gabriel Paproczki, paralajmėroi qysh mė 19 korrik 1993 tė dhėnat qė njė vit mė pas, kah mesi i muajit korrik 1994, njė komet do tė pėrplaset mbi Jupiterin dhe kjo do tė shkaktoj eksplodimin mė tė fuqishėm kozmik nė historinė e njerėzimit, dhe fuqia e kėtij eksplodimi do ta arrij edhe planetin tonė, tė cilin do ta shkatėrroj tėrėsisht.

            Megjithėse nė Tokė nuk ndodhi asgjė, Jupiterin me 16 korrik tė vitit 1994, vėrtet e goditi njė komet gjigante dhe kjo e bėri tė famshme Motrėn Paproczki. Mė vonė u mor vesh se Paproczki kėtė e kishte “parashikuar” dy muaj pasi qė astronomi Brian Mardesen kishte publikuar tė dhėnat se kometa “Shoemaker - Levy 9” atė ditė do ta godet Jupiterin.

 

                        Viti 1997

 

           Mė 26 Mars tė vitit 1997, nė villen e sektit “Heaven’s Gate” (Porta qiellore), nė komunėn Rancho Santa tė Kalifornisė (SHBA), u gjetėn trupat e pajetė tė 39 anėtarėve tė kėtij sekti. Kjo tragjedi ndodhi gjatė shfaqjes sė kometės Hale Bopp. Udhėheqėsi Applewhite, kishte arritur t’i bindte 38 anėtarėt e vetė pėr njė suicid tė pėrbashkėt, si rruga e vetme e mundshme qė shpirtrat e tyre t’i dėrgoj nė njė udhėtim ndėrplanetarė pėrmes njė anijeje kozmike. UFO-tė (objektet e paidentifikuara - jashtėtokėsorėt), qėndronin prapa qėllimit tė kėsaj komete qė asokohe iu afrua planetit tonė nė njė largėsi prej 197 milion km e qė mund tė vrojtohej pėr njė kohė bukur tė gjatė, edhe atė, vetėm me shikim tė lirė gjatė gjithė natės.

           Deri nė kėtė vit (mision i filluar qė mė 1994), edhe udhėheqėsit e sekti tjetėr “OTS = Ordre Temple Solaire” (Urdhėratėsit - Tempulli i Diellit), Joseph Di Mambro dhe Luc Jouret, nė Zvicėr, Kanada dhe Francė, udhėhoqėn drejt vdekjes (vetėvrasjes) 74 anėtarė tė tyre. 47 prej tyre vetėm nė Zvicėr, nė mesin e tė cilėve ishin edhe pesė fėmijė.

            Besimi i tyre nė ditėn e fundit, nė apokalipsin (shkatėrrimin e botės) forcohej gjithnjė e mė shumė. Pėr ta, viti 2000, ishte edhe fundi i planetit tonė. Dhe pėr t’i ikur kėsaj, pra zhdukjes sė qenies njerėzore, nėn moton se: “Vdekja nuk ekziston, ajo ėshtė vetėm njė iluzion”, ata kėrkonin zhvendosje, pėrmes vdekjes sė qėllimshme (vetėvrasjes), nė njė sistem tjetėr yjor dhe pikėrisht nė yllin mė tė ndritshėm gjatė natės, tė quajtur “Sirius”, duke u rilindur sėrish atje dhe vazhduar trashėgimin e  mėtejme tė kėsaj rase. Dhe nėn kėtė moto, me (vetė)dėshirė, shkuan drejt vdekjes (pėr tu rilindur sėrish) 74 anėtarė.

 

 

 

            Viti 1999

 

            Ishte po ashtu vit shumė i pėrfolur dhe ndėr mė tė frikshmit nė mbarė rruzullin tokėsor. Pėrflitej shumė se pas njė kaosi kompjuterik ose siē quhej gabimi “Y2K”, nė ndėrrimin e viteve 1999/2000, sistemet do tė ngatėrrojnė datėn pasi ata nuk e njohin vitin 2000 si 2000, por vetėm si 00, qė do tė thotė viti 1900 (rifillimi i ri kohorė nė atė vit) dhe kjo do tė bie edhe deri te ngatėrrimi i vlerave (tė dhėnave) tė tyre, e qė si pasojė e kėsaj do tė dalin nga kontrolli tė gjitha sistemet mė vitale si: bankat, spitalet, industria etj., e ndėr to edha ato sisteme qė kontrollojnė armėt bėrthamor. Kjo do tė krijoj kaos me pasoja katastrofale pėr mbarė njerėzimin.

            Pėr vitin 1999 ka shkruar edhe Nostradamusi nė versionin 10/72: “Viti 1999, nė muajin e shtatė, do tė arrij nga qielli mreti i tmerrit”. Shumė studiues qė i kanė studiuar profecitė e Nostradamusit, kėtė e ndėrlidhen me 11 shtatorin e vitit 2001, kur u sulmuan kullat bonjake (World Trade Center)nė Nju Jork.

 

            Viti 2012

 

            Profecitė pėr kėtė vit, qė konsiderohen si mė seriozet, i pėrshkruam nė kapitullin e mėsipėrm.

 

           

 

 

          Viti 2029

 

            NASA ka zbuluar njė komet qė e ka emėrtuar Kometa “99942 Apophis”. Kjo komet do tė kaloj pranė planetit tonė nė vitin 2029 dhe gjasat e probabilitetit pėr tu pėrplasur me tokėn janė 1:5500 deri 1:30 000. Kjo ngjanė (ėshtė e pėrafėrt), thonė ekspertėt e kėsaj fushe, me njė vdekje nga infarkti ose nga ndonjė aksident nė punė tė njė njeriu. Shkencėtarėt e NASA-s kėtė e marrin me seriozitetin mė tė madh.

 

 

 

 

 

 

            Viti 2076

 

            Qysh nė shekull e tetė, teologu me emrin Bede, kishte llogaritur se planeti ynė pėrfundon jetėn e tij nė vitin 2076. Apokalipsin nė kėtė vit e presin edhe shumė sekte. Viti 2076 sipas kalendarit mysliman ėshtė viti 1500.

 

            Viti 2880

 

            Shkalla e alarmit kėtė vit nė NASA ėshtė nė pikėn mė tė lartė - E kuqe! Asteroidi “1950 DA” pėrshkon qarkoren e plantit tonė. Gjasat e probabiliteti kėtė herė janė shumė tė mėdha - 1:300. Besueshmėria e njė pėrplasje mes kėtyre dy trupave, pėr ekspertėt e astronomisė, ėshtė mė e sigurt se sa vdekja nga kanceri.

 

            Se njė ditė edhe planeti ynė mund ta ketė fatin e planetit mė tė afėrt dhe mė tė ngjashėm, Marsit, kėtė askush nuk e konteston, por, se a do tė ndodh kjo vėrtet nė vitin 2012, 2880 apo mė vonė, kėtė nuk mund ta vėrtetoj akoma askush.

 

            Nė vazhdimin tjetėr do tė lexoni:

 

            Fundi i botės nga eksperimentet laboratorike;

            Loja  e rrezikshme me gjene;

            Ngrohja globale vė nė pikėpyetje baraspeshėn  e Tokės etj.

 

(pjesa e parė)           (pjesa e tretė)   (pjesa e katėrt)   (pjesa e pestė)