Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - AKUPUNKTURA (3)

hkruan: Dr Andrew STANWAY

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALA

AKUPUNKTURA (3)

       Pėr shumė prej nesh nė Perėndim akupunktura ėshtė sinonim pėr zbutjen e dhembjeve apo alternativė pėr anestezion gjatė operacioneve. S’ka dyshim se ajo me sukses zbut dhembjet e gjata kryeneēe, gjė qė ėshtė e njohur mirė nga artikujt e shumtė botuar nė revistat mjekėsore, sakaq ekziston edhe njė numėr i madh raportesh tė ekspertėve perėndimorė mbi pėrdorimin e akupunkturės nė sallat operacionale nė Kinė.

 

  

 

            KUR ĖSHTĖ MĖ I MADH SUKSEI?

 

            Teorikisht, secila sėmundje revirzibile (e pėrsėritshme) mund tė jetė e shėruar me akupunkturė, dhe nė duart e ekspertit kjo nuk ėshtė larg sė vėrtetės. Mjeku francez, J. Mori (Mauries), ka shėruar 108 sėmundje tė ndryshme ekskluzivisht me akupunkturė, nėn sytė kokėrr tė dy mjekėve tė tjerė. Anembanė botės, e sidomos nė Kinė, mund tė haset numėr i madh rastesh tė kėtilla.

            Duhet bėrė vetėm njė kufizim, e ky ėshtė se shkaktari i sėmundjes duhet tė jetė ndonjė ndryshim fiziologjik. Nuk ka kuptim tė aplikohet akupunktura pėr t’u liruar nga gurėt nė veshkė apo tek artriti i vjetėr i avancuar. Mė sė miri reagojnė ērregullimet afatshkurtra tė funksionimit tė proceseve fiziologjike, siē janė: kokėdhembjet, sėmundjet akute tė mushkėrive, gjendjet akute reumatike, vėshtirėsitė gjatė menstruacioneve, pengesat nė tretje dhe problemet “nervore”. Sė kėndejmi, do tė ishte e ndershme tė thuhej se akupunktura ka sukses tė vėrtetė vetėm tek sėmundjet tė cilat janė potencialisht reverzibile dhe shumica e akupunkturologėve nuk do tė humbasė kohėn duke shėruar sėmundje me akupunkturė nė qoftė se mjekėsia ortodoksiste ėshtė nė gjendje ta kryejė mirė kėtė punė. Pėr shembull, nė qoftė se keni kallje tė mushkėrive, nuk ka kuptim qė t’u shpojnė me gjilpėra. Nė kėtė rast ka nevojė vetėm pėr njė terapi antibiotikėsh.

            Nė Kinė punėt janė krejt ndryshe. Nė hulumtimin e bėrė nė Kolegjin pėr Mjekėsi tė Ēang Shan-it nė Kanton janė kontrolluar 36 raste me ndezje akute tė zorrės sė verbėr, 10 apscese tė zorrės sė verbėr dhe 3 zorrė tė verbra tė shpuara nga ndezja e peritonit barkor. Tė gjithė janė shėruar me akupunkturė (dhjetė raste janė shėruar edhe me barishte kineze). Nė tė gjitha rastet janė arritur rezultate tė mira dhe nuk ka pasur nevojė t’u shtrohen ndėrhyrjeve kirurgjike, antibiotikėve apo ēfarėdo veprimi tjetėr tė cilin ne kėtu nė Perėndim e shohim si tė domosdoshėm. Tridhjetė nga tridhjetė e gjashtė pacientė tė shėruar nga ndezja akute e zorrės sė verbėr e kanė lėshuar spitalin nė afatin prej 8 ditėsh.

            Nė hulumtimin tjetėr, kryer nė Britani, njė akupunkturolog ka shėruar radhazi 40 pacientė tė cilėt mė herėt i kanė hutuar sė paku dy mjekė (mė herėt i ka kontrolluar mjeku i praktikės sė pėrgjithshme dhe njė specialist). Tetėdhjetė pėr qind janė shėruar apo kanė treguar “pėrmirėsim tė dukshėm” dhe vetėm tek tre vetė nuk ka pasur kurrfarė pėrmirėsimi. Po u vlerėsua kjo gjė me ēfarėdo standardi, kjo pa dyshim se paraqet sukses tė rėndėsishėm qė s’mund t’i gjendet krahasimi nė mjekėsinė moderne perėndimore.

            Pėr shumė prej nesh nė Perėndim akupunktura ėshtė sinonim pėr zbutjen e dhembjeve apo alternativė pėr anestezion gjatė operacioneve. S’ka dyshim se ajo me sukses zbut dhembjet e gjata kryeneēe, gjė qė ėshtė e njohur mirė nga artikujt e shumtė botuar nė revistat mjekėsore, sakaq ekziston edhe njė numėr i madh raportesh tė ekspertėve perėndimorė mbi pėrdorimin e akupunkturės nė sallat operacionale nė Kinė. Pas kthimit nga udhėtimi nėpėr Kinė, profesori Grej Dajmond, specialist amerikan pėr zemėr, i shquar nė botė, tha se ka shikuar 10 operacione ku anestezioni bėhej me anė tė akupunkturės. Tregonte se ka asistuar nė njė operacion ku njė kirurgu kinez, qė kishte tuberkulozin e mushkėrive, i ėshtė hequr njėri krah i mushkėrive, kurse anestezioni ishte kryer vetėm me akupunkturė – gjilpėra ishte e ngulur ne dorėn e majtė tė tij. “Kafazi i kraharorit i bėrė shpellė, i tėri i hapur. Kam mundur tė shoh sesi i rrihte zemra, kurse personi gjatė gjithė kohės i hareshėm dhe nė mėnyrė  koherente llafoste. Kur puna ishte pėrgjysmė e kryer, pacienti pohoi se ishte i uritur; kirurgėt bėnė pauzė dhe i dhanė njė gotė kompot.”

            Kirurgu austriak, doktor Johanes Bishko (Bischko), akupunkturolog me pėrvojė njėzetvjeēare, po ashtu ka qenė dėshmitar okular i operacioneve tė tilla nė Kinė gjatė vitit 1972 dhe ka treguar pėr televizionin gjerman filmat qė kishte incizuar me kėto pamje. Nė filma tregoheshin pamje operacionesh me prerje cezareske, heqje tumoresh beninje, nxjerrje tė dhėmbit dhe heqja e njė pjese tė mushkėrive nga njė pacient. Tė gjithė pacientėt kanė qenė tė vetėdijshėm; asnjėri nuk ka qenė i shėruar edhe nė ndonjė mėnyrė tjetėr; vibrimi i gjilpėrės ėshtė kryer me dorė apo pėrmes rrugės elektrike, kurse disa pacientė kanė ngrėnė gjatė operacionit. Kjo ėshtė gjė krejtėsisht e zakonshme nė Kinė, por kėso pėrvojash vėshtirė mund tė hasen kėtu nė Perėndim, dhe kjo kryesisht shkaku se nė Kinė pacientėt zgjedhin shumė me kujdes, kurse para operacioneve u nėnshtrohen provave se a u pėrgjigjet kjo metodė apo jo. Pėrndryshe, edhe nė Kinė, te shumica e konsiderueshme e kinezėve, anestezioni kryhet me mjete kimike.

 

 

            Nga viti 1958 nė Kinė janė kryer sė paku 600.000 operacione nė tė cilat pacientėt kanė qenė tė mpirė me ndihmėn e akupunkturės, por hulumtimet tregojnė se kjo ka sukses vetėm tek njė pėrqindje e caktuar njerėzish sugjestibilė. Nė njė artikull botuar nė British Journal of Anaesthesia thuhet se bindja dhe entuziazmi luajnė rol tė madh lidhur me atė se a do ta mėnjanojė akupunktura dhembjen apo jo. Nė Britani tė Madhe vetėm 10% e tė hulumtuarve, pas akupunkturės, kanė qenė mjaft tė pandjeshėm nė dhembje pėr tė mundur t’i shtrohen operacionit. Tek 60% tė tjerė ėshtė vėrtetuar humbje e lehtė e ndjeshmėrisė nė dhembje, por pamjaftueshėm qė tė mund t’u shtrohen operacionit. Dhe, autori i artikullit, akupunkturologu udhėheqės, mendon se kėta 10% e pacientėve tė suksesshėm janė “reaktivistė tė fortė” tė cilėt reagojnė fuqishėm edhe nė barna, edhe nė akupunkturė.

            Sot ky i njėjti autor mendon se ka qenė shumė “gojėlirė” kur ka pohuar se 10% e pacientėve kanė mundur tė mpihen nėpėrmjet akupunkturės. Ai me keqardhje pohon se po tė ishte thėnė “5% kjo do tė ishte shumė mė afėr sė vėrtetės”. “Frikėsohem se kėta njerėz duhet shumė fuqishėm tė reagojnė. Nė Kinė shumė kujdesshėm i zgjedhin pacientėt qė do t’i mpijnė dhe mė parė i testojnė qė tė shohin se a do tė pėrballojnė atė ditė apo jo.”

            Thjesht thėnė, shifra prej mė pak se njė milion operacione, nė njė numėr aq tė madh banorėsh, dhe nė njė periudhė afėr njėzetvjeēare, dėshmon se akupunktura nuk shfrytėzohet te tė gjithė pacientėt.

            “Nė Gjermaninė Perėndimore njė numėr i caktuar mjekėsh e kombinojnė anestezionin kimik me akupunkturėn dhe mendojnė se kjo ndikon tek tė gjithė pacientėt” vazhdon ky akupunkturolog. “Kolegėve tė mi anesteziologė ua kam treguar sasinė e barnave tė pėrdorura nė secilin prej kėtyre rasteve dhe ata mendojnė se akupunktura ndihmon tė zbutet dhembja sa edhe dy aspirina.”

            Ėshtė krejt e natyrshme qė ky mjek akupunkturolog tė dėshironte qė kėto tė dhėna tė mos jenė tė sakta. Madje, edhe shtypi i popullarizuar do tė dėshironte tė besonim se mundemi qė, sipas dėshirės, tė jemi tė sigurt dhe thjesht tė anestezuar me anė tė akupunkturės, por duket se kjo sot ėshtė larg sė vėrtetės.

            Pėrkundėr pamundėsive nė sallėn e operacionit, akupunktura mund tė ofrojė mjaft nė fusha tjera; sė kėndejmi shtrohet pyetja: Pėrse ajo nė Perėndim ėshtė ende nė kufijtė e mjekėsisė? A ndodh, vallė, kjo vetėm shkaku se ngadalė ndėrrojmė dhe ngadalė i pranojmė idetė e reja?

            Sipas anketės sė bėrė nė revistėn Which tė Shoqatės sė Konsumatorėve nė Britani, shumica e njerėzve qė shkojnė te akupunkturologu janė raste tė pashpresė, tė cilėt mjekėsia ortodoksiste nuk ka mundur t’i shėrojė – e, megjithatė, te 70% e tyre vjen deri tek pėrmirėsimi. Kjo gjithsesi ėshtė tepėr mirė.

            “Ēuditem kur njerėzit mė thonė se krejt kjo ėshtė nė kokė – se po shkaktoj njė lloj placebo-efekti” – thotė njė akupunkturolog; “por t’u them sinqerisht nuk kam kurrgjė kundėr kėsaj. Nė fund tė fundit, po arrij rezultate tė shkėlqyeshme sido qė tė jetė sqarimi, kurse ata nuk mund tė pohojnė seriozisht se unė si akupunkturolog arrij placeboefekte mė tė mira sesa disa mjekė nė institucione impresive mjekėsore e universitare. Kur fjala ėshtė pėr placeboefektin, ata janė larg para meje.”

            Nė Perėndim akupunktura ėshtė ende shkathtėsi me tė cilėn merret njė numėr i vogėl njerėzish. Nė Britani tė Madhe me tė merren vetėm rreth 40 mjekė, prej tė cilėve vetėm katėr me orar tė plotė pune. Tė tjerėt janė mjekė tė praktikės sė pėrgjithshme tė cilėt me akupunkturė merren vetėm 20% tė kohės gjatė ditės sė punės.

            Sot nė Kinė me akupunkturė merren afėr 500.000 mjekė, kurse nė Japoni 30.000. Nė Francė dhe Gjermani ajo gjerėsisht zbatohet nėpėr spitale, e mund tė tė ofrohet edhe nė kuadėr tė sistemit tė mbrojtjes shėndetėsore. Nė Rusi ajo ndodhet nė program tė studimeve medicinale nė 5 – 6 universitete dhe sot atje ka mbi 1000 praktikantė. Nė mbarė Evropėn sipas tė gjitha gjasave ka mbi 5000 akupunkturologė.

            Shumica e mjekėve-akupunkturologė mendon se ėshtė e domosdoshme ta studiosh mjekėsinė qė akupunktura tė mund tė zbatohet e sigurt. Kjo na duket shumė e arsyeshme, sepse pėrcaktimi i diagnozės sė saktė ėshtė pikėnisje themelore dhe shumica e akupunkturologėve laikė thjesht nuk di se ēfarė po shėron. Gjithmonė ka pėr tė ekzistuar rreziku qė, edhe pse akupunkturologu laik mund tė jetė nė gjendje t’i shėrojė fare mirė disa sėmundje, tė mos ketė mjaft njohuri nga mjekėsia qė ta kuptojė se kur terapia e tij nuk vepron, meqė sėmundja themelore nuk mund tė shėrohet nė kėtė mėnyrė.

            Akupunktura nė tė vėrtetė ka sukses nė botėn e paqartė tė simptomave, pa sėmundje tė qartė. Fakt zhdehės ėshtė se mjekėsia perėndimore mund tė shėrojė numėr fare tė vogėl sėmundjesh, kryesisht shkaku se ato pėrparojnė aq shumė deri nė ēastin kur i njohim ne, saqė e vetmja gjė qė atėherė mund tė bėjmė pėr tė ndaluar pėrparimin e tyre tė mėtejmė, ėshtė ikja nė operim ose nė ilaēet.

            Akupunktura mund tė pėrdoret qė sėmundja tė zbulohet para kėtij stadiumi, kur ka gjasa mė tė mira pėr shėrimin e saj. Nė Kinė ekziston tradita qė mjekut t’i paguhet vetėm nėse pacienti bėn mirė. Supozoj se do tė vinte deri tek ndryshimet radikale nė mėnyrėn e mbrojtjes shėndetėsore po qe se edhe ne kėtu, nė Perėndim, do ta pėrvetėsonim kėtė traditė.  

 

            Nga libri "Medicina alternativa - udhėrrėfyes nė terapitė natyrore"

 

 

(1)     (2)