Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - AKUPUNKTURA

Shkruan: Dr Andrew STANWAY

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALA

AKUPUNKTURA

         Akupunktura ėshtė terapi e cila bazohet nė parimin se nė mes tė organeve tė brendshme trupore dhe tė sipėrfaqes sė trupit ekziston lidhja nervore. Kur ndonjė organ sėmuret, nė sipėrfaqen e lėkurės apo drejtpėrdrejt nėn tė lajmėrohen tė ashtuquajturat pikat akupunkturale, qė janė tė buta.

 

 

 

            Dr. Endru Stenvej (Andrew Stanway) ka kryer studimet e mjekėsisė mė 1968. Ka punuar nė spitalin King’s College tė Londrės dhe ėshtė anėtar i Kolegjit Mbretėror tė mjekėve (Royal College of Physicians). Nė pesėmbėdhjetė vjetėt e fundit ėshtė marrė me edukimin mjekėsor si dhe me popullarizimin e mjekėsisė nėpėrmjet librave, artikujve dhe ligjėratave. Para tetė vjetėsh, pėr njė revistė, ai filloi serinė e artikujve mbi mjekėsinė alternative. Duke punuar nė kėtė, zuri qė gjithnjė e mė tepėr tė interesohej pėr kėtė lėmė dhe nga ato hulumtime tė zgjeruara lindi ky libėr. Ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė. Jeton nė Angli.

 

 

 

            DEFINICIONI

            Akupunktura ėshtė terapi e cila bazohet nė parimin se nė mes tė organeve tė brendshme trupore dhe tė sipėrfaqes sė trupit ekziston lidhja nervore. Kur ndonjė organ sėmuret, nė sipėrfaqen e lėkurės apo drejtpėrdrejt nėn tė lajmėrohen tė ashtuquajturat pikat akupunkturale, qė janė tė buta. Nganjėherė edhe vetė i sėmuri ndjen vendin apo vendet e buta, kurse ndonjėherė pėr ekzistencėn e tyre bėhet i vetėdijshėm vetėm kur akupunkturologu i shtypė ato. Akupunkturologėt mendojnė se kėto pika tė buta zhduken pas shėrimit, pa marrė parasysh sesi pacienti ėshtė shėruar (nė mėnyrė konvencionale, nė atė homeopatike apo me akupunkturė). Vetė akupunktura nėnkupton stimulimin e kėtyre tė ashtuquajturave pika akupunkturale, zakonisht me gjilpėra tė holla, me tė cilat ndėrrohet aktiviteti i pikave dhe kėshtu ndikohet nė pjesėt tjera tė trupit.

 

            PREJARDHJA

            Akupunktura ėshtė art i lashtė kinez i cili rrjedh qė nga koha e gurit. Thuhet se kinezėt nė tė kaluarėn e largėt, madje 3000 vjet para epokės sė re, kanė vėrejtur se ushtarėt e plagosur me shigjeta nganjėherė janė liruar nga sėmundjet nga tė cilat me vite kanė vuajtur. Pa marrė parasysh nė ishte kjo e saktė apo jo, kjo i shtyri kinezėt qė tė zhvillonin sistemin e shėrimit tė sėmundjeve me anė tė gjilpėrave tė holla, tė cilat nguleshin nė lėkurė nė pika tė caktuara. Fjala akupunkturė do tė thotė: punctura-tė shposh dhe acus-me gjilpėrė, por gjilpėrat nuk janė instrument themelor dhe nė kohėt e lashta janė pėrdorur pjesėza gurėsh. Thonė se fshatarėt nė Afrikė kanė metodė shėrimi e cila bazohet nė gėrrithjen e zonave tė caktuara trupore; disa eskimezė shėrbehen me gurė tė mprehtė kurse njė fis i izoluar kanibalist  brazilian nga gjyryku (frysa) pėr shigjeta hedhin shigjeta shumė tė imta nė pikat akupunkturale.

            Gjatė kohės sė hekurit janė pėrdorur gjilpėrat e hekurta, e madje edhe para kėsaj kohe krandet, thuprat apo shpueset e ndryshme ishin instrumentet e kėsaj mjekėsie tė re. Afėr 2900 vjet para epokės sė re ėshtė menduar se metalet e ndryshme nga tė cilat janė ndėrtuar gjilpėrat kanė ndikime tė ndryshme. Sot kjo dihet se nuk ėshtė e saktė. Sot dihet se natyra e gjilpėrave ėshtė e parėndėsishme nė krahasim me pėrdorimin e tyre. Gjilpėrat qė sot pėrdoren nė akupunkturė tė ndėrtuara janė nga ēeliku qė nuk ndryshket, ashtu qė lehtė mund tė sterilizohen.

            Edhe pse akupunktura ėshtė trajtė e mjekėsisė, e vjetėr sa edhe njeriu, e kanė sistemuar kinezėt, tė cilėt 200 vjet para epokės sė re e kanė shkruar edhe librin e parė pėr tė. Kėsaj vepre, Hungdi Neiging Suven (vepėr klasike e perandorit tė verdhė pėr sėmundjet e brendshme), edhe nė kohėn tonė shpesh i kthehen, dhe ajo pėrmban mjaft tė vėrteta tė cilat edhe sot mund tė zbatohen si nė kohėn kur kanė qenė tė shkruara.

            Ndėrkohė akupunktura ėshtė zgjeruar nėpėr tėrė botėn, por mė sė tepėrmi zbatohet nė Kinė dhe nė Lindjen e Largėt pėrgjithėsisht, ku studentėt e mjekėsisė nė tė njėjtin universitet mund tė studiojnė edhe mjekėsinė perėndimore, edhe mjekėsinė tradicionale kineze.

            Nė disa spitale kineze mjekėt tė dy disiplinat i zbatojnė njėkohėsisht, kėshtu qė kirurgu i stėrvitur pėr mjekėsinė perėndimore e operon pacientin ku anestezioni lokal ėshtė bėrė me anė tė akupunkturės, kurse mjekėt e stėrvitur pėr mjekėsinė kineze tradicionale pengojnė ndezjen postoperative tė mushkėrive apo bėjnė ndaljen e derdhjes sė ujit. Shumė rrallė ndodh qė njė mjek tė ushtrojė tė dy trajtat e mjekėsisė. Ėshtė qesharake qė kinezėt po fillojnė ta anashkalojnė akupunkturėn dhe mjekėsinė tradicionale kineze  (madje edhe ta nėnēmojnė) nė tė njėjtėn kohė kur ne nė Perėndim bėhemi tė vetėdijshėm pėr mundėsitė e saj. Ata gabimisht supozojnė se mjekėsia teknologjike do t’i zgjidhė problemet e tyre ashtu siē teknologjia perėndimore ka zgjidhur shumė probleme.

            Sot nė Perėndim ka me qindra akupunkturologė, edhe pse nė shumicėn e vendeve ende merret se i takojnė mjekėsisė alternative.

 

 

            Ē’ĖSHTĖ KJO?

            Akupunktura fillon nga parimi se nė kohėn kur kemi sėmundje, qofshin ato shpirtėrore apo fizike, nė pika tė caktuara nė trup ekzistojnė sipėrfaqe tė buta tė cilat zhduken kur sėmundja shėrohet. Kėto pika quhen pika akupunkturale. Pacienti ndonjėherė spontanisht ankohet pėr to se janė tė buta, kurse ndonjėherė janė tė buta vetėm kur trusen. Megjithatė, herė-herė kėto pika nuk e ka tė lehtė t’i gjejė as akupunkturologu i shkathėt. Pika akupunkturale mund tė jetė nyjė (shumė e ngjashme me nyjat e pezmatimeve reumatike tė indit pejzor), pjesė e muskulit tė tendosur ose thjesht zonė e butė nė lėkurė e cila po ashtu mund tė ajet apo tė jetė pa ngjyrė.

            Kinezėt pėrshkruajnė afėr 1000 pika akupunkturale, prej tė cilave disa i pranon edhe mjekėsia ortodoksiste, por nuk i quan me tė njėjtin emėr. Mjekėt e kanė mirė tė njohur se sėmundja e ndonjė organi mund tė sjellė dhembje apo zbutjen e atij organi, kurse ngandonjėherė mund tė shkaktojė madje edhe ndryshime nė lėkurė nė njė distancė mjaft tė largėt nga organi i sėmurė. Pėr shembull, gjendja e sėmurė nė afėrsi tė diafragmės mund tė shkaktojė dhembje nė majė tė krahut. Kjo ndodh shkaku se nervat qė furnizojnė kėto zona kanė disa elemente tė pėrbashkėta dhe truri ėshtė “i mashtruar”, ashtu qė mendon se dhembja nga njėra zonė vjen nė tė vėrtetė nga njė zonė tjetėr.

            Dallimi ndėrmjet mjekėsisė perėndimore dhe akupunkturės qėndron nė atė se mjeku ortodoksist perėndimor pėrdor kėto shenja sipėrfaqėsore tė sėmundjeve tė brendshme vetėm pėr pėrcaktimin e diagnozės, derisa akupunkturologu kėto i pėrdor edhe pėr shėrim.

            Kinezėt numrin e madh tė pikave akupunkturale e kanė klasifikuar nė 12 grupe kryesore. Tė gjitha pikat tė cilat i takojnė njėrės prej dymbėdhjetė grupeve, tė lidhura janė nė sipėrfaqe tė trupit me linjėn e imagjinuar tė quajtur meridian. Dymbėdhjetė meridianėt kryesorė kontrollojnė mushkėritė, zorrėn e trashė, lukthin, shpretkėn, zemrėn, zorrėn e hollė, fshikėzėn e urinės, veshkat, qesen e zemrės, “nxerėsin trefishor”, fshikėzėn e idhėzės dhe mėlēinė. Tė gjitha pikat akupunkturale pėrgjatė kėtyre meridianėve ndikojnė nė organet e pėrmendura, por jo domosdoshmėrisht nė tė njėjtėn mėnyrė. Numri i pikave akupunkturle pėrgjatė meridianit tė caktuar ndryshon; pėr shembull, meridiani i zemrės ka  nėntė pika, kurse ai i fshikėzės sė urinės gjashtėdhjetė e shtatė pika ne ēdo anė tė trupit. Ekzistojnė, po ashtu, dy meridianė qė shkojnė pėrmes trupit, njėri nga ana e parme e tjetri pėrgjatė boshtit kurrizor.

            Meridianėt, sakaq, nuk janė dhe gjithaq tė thjeshtė: Stimulimi i pikave pėrgjatė tėrė gjatėsisė sė tij nuk ndikon vetėm nė organin e brendshėm tė caktuar, por edhe nė organet  pėrskaj, tė cilat nė mėnyrė embrionale janė zhvilluar sė bashku me tė. Organet kryesore kanė po ashtu degėt tė cilat furnizojnė zonat afėr organit tė sėmurė kryesor.

            Pėr kinezėt kėta meridianė janė pjesė integrale tė asaj qė na e mundėson “tė punojmė”. Ne nė Perėndim jemi shumė tė mirė nė mekanikėn mjekėsore, por nė shumicėn e ēėshtjeve tjera po dėshtojmė pėr keqardhje. Kinezėt shpjegojnė sesi forcat e jetės – ē’i – rrjedhin meridianėve, e mandej tė gjitha sėmundjet i komentojnė si ērregullim tė qarkullimit tė forcave tė jetės. Pėr fat tė keq, duke qenė se nė akupunkturė fizika dhe metafizika deri diku janė tė pėrziera, “shkencėtarėt” e kthjellėt perėndimorė vėshtirė e kuptojnė kėtė koncept.

            Siē do tė shohim, janė mbledhur mjaft fakte shkencore pėr atė sesi akupunktura vepron, por ne nė Perėndim jo me kėnaqėsi i pranojmė. Pėr kėtė ka disa arsye. Sė pari, ne nuk mund tė besojmė se kinezėt e vjetėr neve munden me tė vėrtetė diēka tė na tregojnė; sė dyti, ne ende nuk mundemi shkencėrisht tė sqarojmė se pse akupunktura vepron; sė treti, vetė akupunkturologėt nuk na ndihmojnė edhe aq shumė nė kėtė, sepse ata vetėm mund tė na thonė se ajo vepron, por jo pse vepron.

            Hulumtimet bashkėkohore tė sėmundjeve hedhin dritė tė re mbi atė sesi akupunktura do tė mund tė vepronte, edhe pse akoma nuk kemi pėrgjigje pėrfundimtare. Disa shkencėtarė pėr dhembjen dhe akupunkturėn pohojnė, pėr shembull, se meridianėt akupunkturalė nuk janė aspak mė realė sesa gjerėsia dhe gjatėsia gjeografike nėpėr harta, edhe pse shumica e tyre pajtohen se pikat akupunkturale vėrtet ekzistojnė. Siē shkroi njėri ndėr hulumtuesit mė autoritativė tė sėmundjeve, profesori Robert Melzek (Melzack) nė revistėn medicinale Pain, “...trusja e pikave tė caktuara e lidhur me shtresat e caktuara tė dhembjes dhe, thėnė trup e shkurt, stimulimi i pikave me ndihmėn e gjilpėrave sjell deri te zbutja e qėndrueshme e dhembjes”.

            Nuk dihet se pse kjo ndikon, por hulumtimi interesant i bėrė nė SHBA ka treguar se truri si pėrgjigje nė akupunkturė krijon substancė natyrore pėr zbutjen e dhembjes, e ashtuquajtur endorfin. Vartėsit e heroinės kanė nivel mė tė ulėt tė endorfinit nė lėngun kurrizor sesa njerėzit normalė dhe kjo mund tė jetė ēelės suksesi tė cilin akupunktura e arrin nė shėrimin e kėtyre vartėsve. Njė numėr i caktuar akupunkturologėsh nė Britani tė Madhe, nė SHBA dhe Hong Kong pohojnė se kanė sukses tė caktuar nė shėrimin e narkomanėve me akupunkturė. Ata nė tė vėrtetė nė pjesėn e poshtme tė butė tė veshit vendosin njė lloj shpuese (gjilpėre) e cila gjithnjė stimulon pikėn akupunkturale. E dhėnė tjetėr interesante ėshtė se bari antinarkotik, nalokson, jo vetėm se neutralizon ndikimin e morfinės, heroinės dhe tė drogave tė ngjashme, por edhe bllokon veprimin e anestezionit lokal me akupunkturė – duke dėshmuar kėshtu se akupunktura dhe barnat mė tė fuqishme kundėr dhembjeve pėr tė cilat njeriu di – veprojnė nė tė njėjtit receptorė tė trurit. Por duke qenė se njė pėrqindje e njerėzve tė cilėve u jepen placebopilulat reagojnė nė atė mėnyrė qė krijojnė endorfin, pėrgjigjja gjithsesi nuk ėshtė krejt e thjeshtė.

            Fatkeqėsisht, kėsaj teorie elegante nė dukje tė endorfinit i bėhet edhe njė kritikė e rreptė, meqė deri te zbutja e dhembjes vjen pothuaj menjėherė pas akupunkturės. Kėtė veprim ėshtė vėshtirė t’ia lėsh krijimit tė endorfinit nė tru, meqė hulumtimet kanė treguar se nivelet efektivisht ngrihen vetėm pas afėrsisht 20 minutash tė shpimit me gjilpėra. Prandaj, duket qartė se vepron edhe ndonjė mekanizėm tjetėr, ende i panjohur.

            Teoria tė cilėn mė 1965 e dhanė Ronald Melzak dhe Patrik Vol, dy nga hulumtuesit mė tė mėdhenj tė dhembjes nė botė, do tė mund tė ofronte pėrgjigje tė caktuara. Ata kanė supozuar se nė ēdo nivel tė palcės kurrizore ekziston njė lloj “derėze”. Kėto dyer mbesin tė mbyllura nė atė mėnyrė qė impulseve tė dhembjes nuk u lejojnė tė arrijnė nė tru. Kjo ėshtė teori shumė e ndėrlikuar, e cila me rritjen e diturisė pėrherė ndryshon, por sqarimi i rėndomtė pėrafėrsisht mbetet kėshtu. “Dyert” nė palcėn kurrizore vazhdimisht bombardohen nga dy lloj ngacmimesh, prej tė cilave njėri lloj tenton t’i hapė, kurse lloji tjetėr t’i mbyllė. Ekuilibri qėndron rėndom nė anėn e atyre qė tentojnė t’i mbyllin dyert, ndaj sė kėndejmi ne pjesėn mė tė madhe tė kohės nuk ndjejmė dhembje. E qė dyert tė hapen, gjegjėsisht tė mbyllen, mund tė ndikohet nė dy mėnyra: prej sė larti (nėpėrmjet faktorėve mentalė a psikologjikė) dhe nga jashtė (ngacmimet me dhembje); kėto mėnyra mund tė veprojnė sė bashku dhe tė kontrollojnė shkallėn deri ku dyert mbyllen. Dyert mund tė jenė tė mbyllura nga lart, ashtu qė personi nuk ndien dhembje, madje edhe kur u nėnshtrohet impulseve tė dhembjes (kjo mund tė shpjegojė sesi hipnoza e bllokon dhembjen), e ngandonjėherė mund tė ndodhė qė edhe tė jenė tė hapura nga lart, ashtu qė tė nxitet dhembja edhe kur realisht nuk ka kurrfarė ngacmimesh (gjendje e njohur si dhembje psikogjenike).

            Mund tė ndodhė qė akupunktura tė veprojė nė atė mėnyrė qė t’i mbyllė dyert nė palcėn kurrizore, duke stimuluar “mbyllni dyert” pėr rrugėtimin e dhembjes dhe nė kėtė mėnyrė do tė mund tė shpjegohej se pse akupunktura arrin rezultate tė dukshme tė drejtpėrdrejta, e ka edhe mė vonė ndikime. Rezultatet e drejtpėrdrejta janė tė ndėrmjetėsuara sigurisht nga rrugėt “nervore” (jo pėrgjatė nervave siē ne i njohim nė kuptimin anatomik, veēse pėrgjatė rrugėtimeve nėpėr tė cilat transmetohet energjia, e tė cilat realisht nuk ekzistojnė nė anatomi, pos qė thjesht herė pas here krijohen si ndryshime tė vogla nė fushėn elektrike natyrore tė trupit), kurse mė vonė veprimet arrihen duke iu falėnderuar ndėrmjetėsuesve kimikė nė tru (endorfinėt).

            Pasi qė pamė se sa vėshtirė ėshtė tė shpjegohet se pse akupunktura vepron, atėherė tė shohim sesi pėrdoret.

 

            Vazhdon...

 

 (2)       (3)