Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
ZYBA
HYSA
Hyrje
Zyba
Hysen Hysa lindi nė fshatin Kokrevė tė rrethit Librazhd mė, 26 qershor 1955.
Mėsimet e para i mori nė vendlindje, mė pas nė Elbasan, ku nė
vitin 1974 merr diplomėn e mėsuesisė. Nė 1979 mbaron kursin filozofik dhe mė
pas ushtron profesionin e mėsuesisė nė lėndėn gjuhė shqipe, nė fillim nė
Vulēan, Polis Gostimė tė Librazhdit dhe qė nga viti 1999 nė Vlorė.
Vendbanimi i saj tani ėshtė Tirana.
Krijimet e para poetike i ka botuar qysh nė vitin 1972 nė
gazetėn Shkumbini tė Elbasanit.
Nė vitin 1978, pasi dėrgon pėr botim poemėn Me ju nuk jemi
krushq nė Shtėpinė Botuese Naim Frashėri i kthehet pėrgjigjja: Kujdes,
ke frymė moderniste nė poezi! dhe qė nga ajo ditė nuk botoi mė.
Pas vitit 1990:
Libra:
Shkreptima Dhembjeje (poezi) 2002
Festa e Abetares (poezi pėr fėmijė) 2002
Erė Shqipėrie (poema) 2004
Dritė nė Llakatund (poezi pėr fėmijė) 2005
Kur Shpirti Vallėzon (monografi artistike) 2006
Obelisku i Bektashizmit 2007
Sikur... (poezi) 2009
Nėnė Engjėllore (poemė) 2010
Lumi kėrkon detin (poezi) 2011
Mbretėresha ime (tregime) 1012
Sharrajt nė Jetėn e Kombit 2012 (Libėr shkencor historik -
letrar publicistik)
Isuf Luzaj Njė shtizė diell mbi Atdhenė (Libėr shkencor
historik letrar publicistik)
Libra, nė dorėshkrim: Tre romane, dy libra studimore, njė
publicistike, tre vėllime poetike, 10 libra pėr fėmijė...
SI TI LUTEM SHĖN MARISĖ...
Nė kacafytje malli,
Marr penelin qė dikur me ngjyra drite tė pikturova,
E
ngjyej nė trishtimin tim,
Dhe i bie kryq e tėrthor portretit tėnd,
Ta shprish... ta fshijė... deri nė boshėsi,
Qė nė bardhėsinė e telajos sė shpirtit
Tė krijoj njė portret tė ri...
Ēudi... sa mė shumė fshij,
Portret - drita jote mė shumė ndrin,
Ashtu si dielli pas njė stuhie kur ēanė retė...
Unė ulem nė gjunjė siē nderoj perėndinė... e lutem...
Si ti lutem Shėn Marisė...
KĖSHTU ĖSHTĖ DASHURIA
Dashuria ėshtė si poezia...
Nuk e kėrkojmė dot e pse e dėshirojmė pafundėsisht,
Nuk e blejmė dot, as me thesaret mė tė ēmuara tė botės,
Nuk e ndjell dot si manare...!
Ajo vjen si muzė,
Lėkund zemrėn furishėm... e ngre nga letargjia
Duke na zgjuar nė njė planet tjetėr,
Rrahjet vallėzojnė me ritmin e rrokut modern,
Shqelmat e saj na mbajnė zgjuar,
Gjumi sna merr...
Dashuria ėshtė fat pėr tė pafatėt,
Ajo ndriēon,
Sa gjithė yjet, hėna e dielli universin e shpirtit,
Na pasuron,
Sikur jemi pronarė tė gjithė botės,
Ajo... dhe tė therė me thikat e saj tė holla,
Ku plagėt nuk kullojnė gjak,
Rrjedh si ujė kristal,
Veē mall...!
Kjo quhet dashuri:
Ku pasuri ske e pasuri skėrkon,
Ku famė ske e famė skėrkon,
Ku mendja qorton, zemra se dėgjon...
Ajo... tė fal mė shumė se tė gjitha,
Tė bėn mbretėreshė,
E
mbretėrisė Afėrdita!
Dashuria ėshtė si poezia...
Kėshtu ėshtė dashuria!
TE QORTOJ
Pėr tė lehtėsuar peshėn e jetės,
Mbėshtetem tek ti dashuri,
E
prehem nė ėndrrat e tua magjike,
Qė kurrė nuk preken realisht
Ashtu mbėshtetur,
Si i verbėri pas shkopit qė pėrpiqet tė gjejė udhėn,
Lehtėsohem me idenė se tė gjeta
tė preka
tė jetova,
Si ėndėrr nėpėr ėndrra
Ndaj mos u shqetėso,
Kur shpesh Ty tė qortoj,
Kur ėndrrave tė kėrkoj
tė kėrkoj
tė kėrkoj
Gjer lodhjen e lodh
E
kur stė gjej,
Tė qortoj
tė qortoj
tė qortoj
Prapė them; Mos u shqetėso!
Pėrsėri kam besim tek Ti,
Edhe kur stė gjej,
Drejt teje do tė vij!
DUA TĖ RINIS
Dua tė rinis,
Atė ēka nisėm pa u menduar,
Atė qė Zoti na e solli dhuratė qė vatrės sė shuar,
Tė ndizej zjarr...
Dua tė rinis,
Zemra ka kohė nė vallėzim tė ethshėm,
Lėpinė mbi gjemba mjaltė,
Duke ndjerė nė shpirt,
Njė dhembje qė na mban gjallė...
Dua tė rinis,
Qė flaka tė pėrpėlitet frymėnxehtė,
Tė djegė duke ngrohur,
Tė pulsojė dritė si njė xixėllonjė
Errėsirės sė honeve,
Ku edhe unė fundin nuk ua di...
Dua tė rinis,
Tė rinisim tė DY,
Ashtu siē pėrtėrihen stinėt
Duke ēelur sythet e fjetura degėt pranverės...
Dua tė rinis,
Tė rinisim tė DY!
ME TY PĖRQAFUAR...
E
zgjuar... nėpėr ėndrra kėrkoja vetveten,
Askund nuk gjeta, asnjė sinjal... asnjė shenjė...
Brofa nga shtrati i ėndrrės ethshėm,
Si njė zog qė e fusin nė kafaz,
Kėrkoj rreth mureve tė mosqenies sime,
Vetveten time...
Shpėrtheva mosqenien nė kėrkim tė qenies
Renda sokakėve tė shpresės,
Po drita e saj largohen sa herė vrapin shtoja andej...
E
pse e dija qė kurrė sdo e gjeja,
Pėrsėri rendja... rendja... rendja...
Forca e dėshirės zgjoi kupėn e qiellit,
Me syrin e hėnės tė pashė Ty,
Nė shtratin e ėndrrės flije zgjuar,
Vetvetja ime... me Ty pėrqafuar!
|