Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
ZEQIR
FAZLIU
Hyrje
U lind mė 5.10.1943 nė Karaēve tė Poshtme tė Dardanes (Kamenicės). Shkollėn
tetėvjeēare e mbaroi nė Roganė (Rogaēicė). Shkollėn Normale nė Gjilan mė
1965. Shkollėn e Lartė Pedagogjike, dega gjuhė dhe letėrsi shqipe e mbaroi
nė Prizren, mė 1969. Fakultetin Filozofik, dega gjuhė dhe letėrsi shqipe e
mbaroi nė Prishtinė, mė 1973.
Fillimisht Zeqir Fazliu punoi si mėsues nė Strezovc tė
Kamenicės. Pastaj punoi si edukator i Konviktit tė Nxėnėsve dhe Studenteve
"Ivo LL.Ribar" nė Prizren. Zeqir Fazliu ka punuar si profesor i gjuhės
shqipe nė Gjimnazin, "9 Maji" nė Kamenicė, nė Shkollėn Ekonomike nė Gjilan.
Po ashtu Zeqir Fazliu ka punuar edhe si profesor i gjuhės shqipe nė
Shkollėn e Lartė Pedagogjike "Skėnderbeu" nė Gjilan. Kėtu e largojnė nga LKJ
si tė pa pėrshtatshėm politikisht se i vetmi e kishte mbrojtur kolegun
Bajram Qerimin qe tė mos e largojnė nga puna. Pėr kėtė arsye e lėshoi
Gjilanin dhe kaloi nė Prishtinė nė vitin 1976, ku punoi si profesor i gjuhės
shqipe nė Universitetin e Punėtorėve nė Prishtinė.
Zeqir Fazliu ka qenė edhe regjisor i dramės, "Niku i Martin
Gjinaj" nga Petro Marko, tė cilėn dramė e ka shfaqur nė shumė qytete tė
Kosovės, si dhe ne Kumanovė e nė Preshevė.
Zeqir Fazli ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės.
Jeton nė Gjilan.
Veprat:
1. Kėngė pėr liri, 1992
2. Zėri i bilbilit, 1993
3. Lirika e Trojės, 1994
4. Rilindja e dashurisė, 1996
5. Krismat e lirisė, 1999
6. Labirinti sibilik i Dijes, 2001
7. Kėngė tė ndezura pas shiut, 2002
8. Dielli lindi,por nuk zbardhi, 2003
9. Diēka nuk po mė lė tė ec, 2005
10. Bardh e blu, 2008
11. Lot dhe lule, 2009
12. Mbolla lule nė fushė, 2010
13. Pastaj gjithēka hyjnore mbaroi, 2011
14. Kur e kėndoj kėngėn e diellit, 2012
15. Bukurēilet e shiut, 2013
16. Vargje hyjnore, 2014
17. Frymėzime, 2015
18. Ėndrra dhe kujtime, 2016
Shumė poezi tė Zeqir Fazliut kanė marr ēmime tė ndryshme
letrare. Nė "Flakėn e janarit" katėr ēmime (2003 dhe 2008). Nė Sofren
poetike, "Ymer Elshani" nė Drenas, 2006, tri ēmime. Nė "Lulkuet e prillit"
nė Dardanė, dy ēmime, 2012. Nė Vjeshta letrare "Rifat Kukaj", njė ēmim,
2016.
KUJTIME
Prapa meje
Shiu...
Rinia Shkolla
Miqtė Familja
Kėnga.
Edhe kamomilet e bukura nė oborr
Njė kohė e mirė kaloi
pa zhurmė
Kaloi shpejt e shpejt
me oscilime
Unė nuk i vura re
baticat dhe zbaticat
E pėrshkruaj me mallėngjim
tė kaluarėn
me rruaza tė bardha
Koha mė kthen
ditė pėr ditė
nė ėndrra
nė kujtime
Unė tash
e kujtoj
e kujtoj atė kohėn time tė lulėzuar.
DALLĖNDYSHET( URA E GURIT )
Erdhėn
te guri i pėrmallimit
Kėndojnė pėr Lumėbardhin
se
e duan
bukurinė suptile tė zambakut
Kanarinat dhe bilbilat
ngjiten
me hijeshi
pėrpjetė Kalasė
Nė Urė tė Gurit
kanė ēel
edhe lulevjollcat
Aty
edhe unė nė shpirt
u ndjeva
si
zambak
i adhuruar
nga dallėndyshet
Prandaj
pėrditė e kujtoj Urėn e Gurit
FYTYRA
Njė fytyrė siluete e kamufluar
palė-palė
i digjte
ėndrrat e mia tė purpurta
I digjte
pėr dy-tri ditė
pėr dy-tri orė
E vrava me dėshirė
siluetėn
me shumė fytyra
Thjesht
e largova nga shoqėria
Silueta
nuk del mė lakuriq nė pasqyrė
se
e mori mortja e zezė
pėr miqėsi
tek varrezat
Tani
lirisht
kam filluar tė marr frymė.
SHOQJA E KLASĖS (SIKUR MONA LIZA )
Ka shumė kohė
qė s'e kam parė
fytyrėn mondane tė Mona Lizės
Nė Normale
e takoja
ditė pėr ditė
Shkonim bashkė tė lumtur
ne
nė atė kohė
Poezi shkruanim
e kėndonim kėngė
natė pėr natė
Ishte
ajo
shoqja e klasės
mė e mira
Me
tė vėrtetė
ishte
e bukur
sikur Mona Liza
FRYMĖZIM
Nė petale tė verdha e gjeta frymėzimin
aty
ndjeva
aromėn e rozmarinės
kur u zgjua
prej shiut
Kur tė ēelin rozmarinat
nė verandė
do tė kthehen dallėndyshet
Pranvera erdhi me imagjinatėn
pupėlkuqja u shfaq
nė njė lis tė mbushur me gjethe
Nė gjethe tė verdha
mė kanė lindur
frymėzimet
|