Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
ZAMIRA
AGALLIU (HYSENAJ)
Hyrje
Zamira Agalliu. Lindur nė Vlorė 29/12/1969. Ka studiuar
shkenca humane nė UV. Punon si mėsuese .
Ka botuar nė 2012 Librin me Poezi ''Zemėruar me
Apostujt'' i cili ka lėnė mbresa tek lexuesit. Ka marr ēmimin III-tė ''Shefqet
Musaraj'' pėr teme aktuale nė Dita Vlonjate e Poezisė. Ėshtė Vlerėsuar me
ēertifikata ''Mirėnjohje'' si dhe Vlerėsime tė tjera publicistike.
Ėshtė pjesėtare e Klubit te shkrimtareve "Petro
Marko'' Vlorė. Ėshtė botuar nė disa gazeta prestigjioze. Vėllime tė tjera
poetike presin ditėn e botimit.
NGA E PARA
Po tė mė duhej ta rinisja nga e para,
Zbathur do tė ecja deri nė vjeshtėn e vonė,
Do tė shkelja mbi baltė, pluhur e shkarpa,
Qė tė prekja e tė ndjeja planetin tonė .
Dua tė dehem, pėr tė mos qenė e pėrsosur,
Lindje e perėndim ndryshe ti shoh,
E imja tė bėhej marrėzi e marrosur,
Qė ndjenjėn e lakmisė tė mos e njoh .
Do tė udhėtoja pa bagazhet e mia,
Pa pardesy e pa parashutė,
Nuk do ti paraprija mė sė keqes,
Ku ēdo orė e minutė arsyeja na mbyt .
Po tė mė duhej nga e para t'ia rinisė,
E ta rijetoja jetėn time pėrsėri,
Mes tė gjallėve, urė do ti ngrija dashurisė,
Por nuk jam zot as perėndi.
ĖNDRRA FĖMIJĖRIE
Ky shpirt i fėmijėrisė mė kthehet,
Klith brenda teje jam,
Nė prehrin e ėndrrės mė ulet,
Flutura shumėngjyrėshe mė vishen nė fustan,
I pėrgdhelem ėndrrės sime,
Sa dua tė mbyllem sėrish nė dollap,
Sa tė thyej kėtė dreq jete nė thėrrime,
Po ti, prit pak tani, - Mos hap!
DYSHIMIT
Shko njė ditė atje,
kur ylli polar tė fshihet mbi re,
dhe mos i trego pėr puthjen e parė,
as pėr herė tė parė kur bėtė dashuri.
Mos i fol pėr truall shpirtit,
pėr premtimin e lėnduar,
pėr tė dėshiruarat dhimbje,
qė nė jetė ka pėr ti vuar.
Mos i fol pėr zemrėn tėnde,
pėr qiellin mos iu beto,
te vendi ku e prisje, mos u kthe,
me mėdyshjen e dyshimit mos jeto!
NJĖ HAP LARG
Njė hap larg mikja ime,
Vetėm njė hap larg nga ty,
Aty ku porta e hekurt,
Kėngėn tėnde ma pėrcjell.
Sa perdet e mėndafshta mi shkunde,
Fjalėkalimin kaq shpejt harrove,
E ēelėsin e zemrės ma humbe...
PREJ NATĖS DO TĖ IKJA
Prej natės do tė ikja,
Do kėrkoja arratinė,
Jam egoiste - mos ma thuaj, e di!
Frikė nga errėsira nė dritėn e diellit,
Frikė nga njerėzit nė verbėri.
Dashuruar jam me pasionin tim,
Me ujėvarat e engjėjve, o i mjerė,
Si dhelpra qė si arriti rrushin ,
Ti fillon e nxjerr vrer.
As anekdota ti nuk lexon,
E vetes pas shpine i flet,
Tė natės dritė rri e pėrgjon,
Mė dhimbset i yti analfabet.
NĖ KRAHĖT E ĖNDRRĖS
Nė krahėt e ėndrrės fluturoj kaltėrsive,
Kur qiejt gjėmimi mi mbuloi,
Mes shkreptimave ėndrra ime e bardhė
Agimit duart ia lėshoi.
Nėse dashuria ėshtė ēmenduri,
Tė dyja i dua njėsoj,
Mėkatin shenjtėroj, rreshtave vij,
E lumturisht vargjesh mėkatoj.
NJĖ LOT ZJARRI
Njė llavė vullkanike pėrfshin,
Njė grimcė nė ajėr mbeti,
Pragun magjishėm pėrpin,
Perėndimit diellin rrėmben deti.
Jeta mė ėshtė mbledhur nė fyt,
Nuk di ndihmė kujt ti kėrkoj,
Njė lot zjarri mi djeg sytė,
Stinėve mė nuk u besoj.
Jeta ėshtė njė gėnjeshtėr, i dashur,
Gjithēka tė jep e vet ti rrėmben,
E vetmja e vėrtetė dashuria jonė,
Shpirtrave tanė prehje gjen.
NEKTARI I MALLIT
Ike si reja qė shtyn era,
si vala qė merr dallga,
si ylli polar mė ike,
pa i dėgjuar lutjet e mia.
E unė do tė pres si yllin e mėngjesit,
si pikėn e vesės nė agim.
Mallin tėnd nektar do ta mbledh,
nė saksinė e shpirtit do tė tė mbjell,
e do tė ujis me lotin tim,
pėr plagėt e tua tė jem shėrim.
NĖ SIRTARIN TIM
Njė poezi nė sirtarin tim,
e gjeta tė grisur copė-copė,
Nuk kishte gjak as trishtim,
Por unė, nuk di, pse derdha lot
|