Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
XHELAL
LUCA
Hyrje
Xhelal
Luca lindi ne fshatin ZALL-DARDHĖ tė Peshkopisė. Shkollėn
fillore-tetėvjeēare dhe tė mesmen i mbaroj nė Kurbnesh tė Mirditės.
Ka shkruar poezi nė moshėn 13 vjeē. Ka shkruar dhe venė nė skenė
shumė skeēe , parodi, monologje e tjera me estradat amatore nė Elbasan
1976-1983.
Fitoj diplomė pėr interpretim tė fjalės artistike nė skenė
(1980).
Botoj nė poezi librat:
"Shpirti bredharak",
"Ndizem ne akull",
"Pesė degė trungun thėrrasin" (me bashke autor) dhe se fundi
"Mėngjese tė munguara".
Ka nė dorėshkrim gati pėr botim "Flladet e Atdheut tim" dhe "Prushimi
i hijeve.
Drejton dhe boton gazetėn "Nė gjurmėt Migjeniane (periodike ).
Kryeson degėn "Pegas" Dibėr .
NUK KA PLUHUR MBI BEDENA
Gjyshi im
Vinte hollak
Zeshkan, thatim
Por i gjatė.
Me pak hulli tokė
Dhe ajo nė brinjė.
Kurrė se ngopi barkun me bukė,
Veēse eshkė
Pėr barot e hutė.
Trandet vendi
Nga kėta dasmorė
Thėrret Prizreni
Me armė nė dorė.
Im gjysh si zana nė kam
Ta brej hekurin me dhamė
E
ju ngjit
Karvanit me rrema
Deri nė Prizren,
Nė Kala, tek bedena.
Nė tė katėr anėt
Topa e batare
.
Im gjysh tek bedenat,
Roje i Besėlidhjesh Shqiptare.
Prizren!
Tė kam nė shpirt,
Tė kam nė mend
Unė nipi i Halil Lucės parė,
Nė majė krahu
Kėngės ia kam marrė...
Pėrcjell vigamė sokėllime kushtrimi:
Bedenat nuk i mbulon pluhunimi,
Vllazėn, rrnoftė bashkimi!
PREKAZ
u
preka me dridhje duarsh,
Ju pashe nen dritėn e lotit,
Ju ndjeva me lokthin e shpirtit,
Pesėdhjetė e nėntė yje
Nė gjerdanin e kombit.
Prekaz!Altar i mermerte,
Gajtanėt e florinjte
Qiellin dritėsonin.
Engjėjt e tu
Perėnditė lartėsonin,
Djepat flake lirie pėrēonin .
Preka Bacėn,
Alpet ne kreshtat e komandantit.
Vėrshoj njė sekondė
Sa njė shekull,
Njė shekull nė njė sekondė .
Prekaz,
Tė falem pėrulėsisht
Unė Pelegrini jot
Sot e motmot .
ARGJIRO
Pata mall pėr aromė guri
Ndaj erdha Argjiro.
Mbėshtes kokėn tek kalaja.
Qiellin tėnd hijeshon flamuri ,
Trimėria lartėson ,
Maja , maja .
Kėtu ku Ēerēiz burri
Matet me Ēajup e mal tė Gjėrė
Si legjendė.
Gjirokastėr me nishane nuri ,
Tė mbolla nė ninullė ,
Tė ngrita nė kėngė .
Mall kam pėr aromė guri.
VUSHTRI
Kėtu ēmimi i jetės s'pat llogari para luftės .
Kėtu era e lirisė skuqi gryken e pushkės.
Kėtu u gatua barot e gjak .
Kėtu ne llogore
U
kall fėmija ne flake .
Oh
M'u kalle
I
gjallė
Me plumb
Nė ballė
Vėllai
Nga shkjau.
Nė kėtė vatėr
E
zeza motėr
Mu kall .
Kėtu mu kall im zot
Nga gjylja me barot ,
Aromė pėrzhitėse
Thithi dhe sot .
Ranė njerėzit e mi
Kėtu nė Vushtrri
Qė sot kanė mbi
Kurore lulėkuqja pėr liri .
Te vogėl
Lapidaret nė mermerė
Ndaj ēdo pranvere
U
ngre obelisk me ylbere .
Pėrskuq horizonte
Valėvitja jote
Kuq e zi .
Flamur e komb
Nė njė
Krejt Shqiptariii.
PUDHJA E KOMBIT
I
urtė
Sa heshtja
I
ngurtė
Sa vetja,
Vigan
Sa Liria
Hijeton
Sa Pavarėsia .
Rėndon
Sa njė anė mali
Bardhon
ISMAIL QEMALI.
ORKIDET IKIN E VIJNE
Blinet shpejtojnė
Tė shkundin gjethet e fundit.
Nė paradėn nudo
Xhelozon Lana ,
Pėr fjalėt e pa thėna
Pėr puthjet e pa dhėna .
Ti mike
More shikimet e mija
Shall pėr mbi supe
Si Orkide
Nė avllitė Joniane
M'u hupe .
Gjethoret po bėhen gati tė flenė .
PO NE ?...
TINGUJ DRITE
Ti vizaton tinguj mike,
Unė i ndjej.
Buzėqeshja jote simfoni drite
As kund tjetėr nuk e gjej.
U
thefshin ato duar
Qe para meje
Vunė gurė e kufi.
Deri me sot
E kishim bere njė fėmijė.
Mike !
Behu perėndesha ime ti,
Te lutem kuqėlo ,
S'tė shoh dot gri .
KOHA NDALON
Kur s'jemi te dy
Koha ndalon .
As i gjalle , as i vdekur
Pa ty .
Sa do mbetem ne agoni ???
S'e di ...
LUTEM
Unė Pagani me katėr Perėndi
Dashuruar marrėzisht me katėr stinėt,
Puthur me vetėtima nė kurriz tė Ylbereve,
Lehone e mijėra agimeve
Puthur me buzėt e tua shpirtrimeve,
Lutem
Nuk dua te mbetesh njė kujtim i arte .
Nėse kurbeti kėmbė e duar ti ka lidhur,
Kur tė fitosh Lirinė
Tek koka me mbill njė trėndafil tė kuq , tė zjarrtė .
Ēka se aroma do me vije e hidhur
Shpirtin pėr nė dritė do ma ndjellėsh
Pėr tė gjitha Perėndimet
Do tė psherėtije me zė tė lartė .
PERTEJ
E pėrtypa ėndrrėn
Derisa ajo lėshoi arome
Putha lotin e gėzimit
Dhe ai u be vese
Kur u gremisa ne buzėn e njome
Qiejt derdhen polen
Pėrtej urės se Qabesė.
KĖMISHĖ DASHURIE
Ne hapat e mi
Ka ajėr gjithėsie.
Krejt polen
Ėshtė psherėtima jote .
A nuk i qepim
Kėmishė dashurie
Shpirtit BOHEM
Te kėsaj Bote ?! ..
|