Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
XHELADIN ĒITAKU
Hyrje
Xheladin
Ēitaku, lindur mė 29.03.1960 nė fshatin Bajēinė komuna e Besianės. U
shkollua nė vendlindje, nė Besianė, ndėrsa Fakultetin Filologjik e mbaroi nė
Universitetin e Prishtinės.
Punon nė Arkivin Komunal nė Besianė, ndėrsa jeton nė Fushė
Kosovė.
GJYRA KOHE
Llambadarė neonesh mbi trotuare
Pėrndezin gurzit buzės sė asfaltit
Njė dorė e shtrirė, e njomė lastare
Nga prapa i vihet pėrbuzjes sė fatit
Orgjitė e kohės leqe sajojnė
Qarkun e mprehin, jo pėr arinj
Qė shtigjet e jetės t`i shigjetojnė
Dhe dorėn e zgjatur nga njė fėmijė
Shkėlqimi i gėnjeshtėrt i hipokrizisė
Defilon shesheve stolisur n`mjerim
Mermerė shtruar n`qilima t`marrėzisė
Dorės sė shtrirė i dhurojnė zhgėnjim
N`djerrina t`shpirtit stisen madhėshti
Shikimi lėbyret nga ngjyra pallatesh
Virtyti i mekur, i mbyllur n`kuvli
S`pėrballet dot me togje mėkatesh
Shėmbėllimi i lirisė hapėron ēalė, ēalė
I mbėshtetur nė bastun mashtrimi
Buzėqeshje e ngrirė qė shuhet ngadalė
Nė rrudhosje t`fytyrės zė vend trishtimi...
FATI N`KORNIZĖ
Nė rrjedhat e kohės, tė re e tė vjetėr
Njerėzimi krijoi komedinė, drejtėsi
Kodet zhvendosi nė kandarin tjetėr
Dlirėsinė ngurtėsoi nė egon e tij
Nome, kodikė dhe ligje tė pafund
Ngulitur nė mendje, shkruar nė kartė
Nė skajet e botės venduar gjithkund
Kyēur nė pasion ndėrgjegjen e ngratė
N`shenjtėri kanonesh e rite t`sajuara
Shpirtin nėnshtruar, mbyllur nė grila
N`trajta mistike, n`mendėsi tė skaduara
Mbėrthyer hapin dhe shtigjet e lira
Rroba diktatesh veshur e ngjeshur
Vijėzuar jetėn tė futur nė kornizė
N`skena tė shpifura fatin pėrqeshur
Talljen njerėzimit vėnė pėrmbi kurriz
N`arena inskenuar skenarėt me ligėsi
Aktorė tė shėmbėllimit jemi vetė ne
Ndėr akte makabre dhuruar pėrulėsi
Hyjnive monstra, n`shfrenimet pa fre
SHPRESĖ E THYER
N`dritaren e mbyllur, n`kangjela varur
Shpresėn e thyer nė shtjellėn e molisjes
T`kurrjen shtypėse tė dėshirės sė ngjallur
Ndėrtuar nė sfonde ndjenjash t`braktisjes
Ujėvara hungėrimash rrėshqasin rrėmbimthi
Vėrshojnė zhurmshėm nė shpirtra tė dėlir
N`grabitje ēiltėrsishė vrapojnė nxitimithi
T`mbėrthejnė n`prangosje flatėrimin e lirė
Kafazet tė ujdisura n`udhėkryqet e jetės
Ndėr prita kohe ngrehin leqe djallėzie
Nė rrugėt konverte bredhėritjet e tretjes
Rrėmbejnė llupėsisht me oreks babėzie
Brejtės tė bezdisshėm, n`idole inkarnuar
Ekspozuar mnershėm, nė pano krekosur
Nė portat e dhimbjes dinakėrinė gatuar
Freski filizash n`ekstaza magjie nakatosur
Zbresin shkallaresh tė izbeve t`errėsirės
Nga prapa heqin mendėsitė e ngufatjes
Nė lėmė shijnė farėn e nxirosur tė smirės
Cimbisin urrejtjet nmamuzė tė ngasjes
Shikime tė lodhura vėshtrojnė pėrtueshėm
Kurrizin argasur, ngarkuar me mashtrime
Feksje vegimesh qė dremitin rėndueshėm
Shkarė nė pėrdhosje, tretur nė ėndėrrime
ZBRAZTĖSI SFILITĖSE
Zgjuar qėndrojnė ndjesitė e unit tim,
Thua presin tė nesėrmen pėr t`aguar
Elozhe tė zbrazėta thurin nė vargėzim
Pėrmasave amorfe tė pakonturuar
Zbrazėti ngulitur ndėrdijesh t`yshtura
Vijėzuar thellėsisht nė shpirt tė molisur
Cimbisur pamėshirė ndjenjat e vyshkura
Formėsuar n`patrajta mendjen e mahisur
Ikėn nė zbrazėti vargjet qė do t`i thosha
Imazhit sajuar n`pėrshtypje imagjinare
Tretėn nė eterin fluid ngjyrimet qė doja
Vardisur pėrthyerjesh nė shtigje tinėzare
Arratisur n`zbrazėti kujtime padurimi
Mėnjanuar pėrflakjen e qiellit tė skicuar
N`strehė t`harresės mbėshtetur pėrdėllimi
Nė thėllima t`acarta pėrndritje perėnduar
Braktisur ėndėrrimin nė ditėn pėr diell
Iluzionin gremisur pėrmallshėm n`pakthim
E nesėrmja do vijė nė flatėrime do ta sjellė
Zbrazėtinė sfilitėse, t`zakonshmin zhgėnjim...
DO DOJA
Serenadė pėrkushtimi doja t`i nisja
Puhizės sė lehtė tė natės valėzuar
Ndėrdijshėm largėsisė t`i vardisja
Shkėlqimin pėrndritės tė adhuruar
Kohėn ta mbėrtheja grilash do doja
N`pėrjetime tingujsh sfilitės intonimi
Inspirim muzash n`frymėzim t`sfidoja
N`flakadan gozhduar melodi pėrcėllimi
Nė rendje nxitimthi doja t`shigjetoja
Ndjesitė fluide t`ėndėrrimit t`ngulitur
Nė thellėsi ndėrdijesh doja ta pėrshkoja
Llavėn djegėse n`pėrndezje t`zhuritur
Membranėn gri ta ējerr pamėshirshėm
E portat t`i hapja shkėlqimit ledhatues
N`pėrballje shikimet t`pėrthyhen lirshėm
Tretur nė ngjyra tė portretit drithėrues
Tisin e kohėve nė thela do ta grisja
T`rrėkėlleja vrullshėm barrierėn e stisur
N`padurim ėndjen fėrfėllimė ta ngjisja
N`siluetė t`imazhit, pėrhershėm t`stolisur...
|