DOKTORZIU ME VULĖ NĖ BALLĖ
Nėse dikujt i janė ērregulluar jo vetėm
shqisat, por edhe gjykimi intelektual, madje pėrtej masės sė zakonshme dhe
pėrherė, vetėm atėherė themi se ai nuk ėshtė larg
tėrbimit...
Roterdami
Populli nė shumė raste ėshtė sikur edhe i mbyturi,
qė rroket edhe pėr gjarpėri dhe mundohet duke i lėvizur kėmbėt, duart e
kokėn tė dalė nė breg. Por, gjarpėri ėshtė gjarpėr qė di vetėm tė kafshojė
dhe tė tė fundosė nė fund tė hurdhės. Mė kot do edhe njė herė tė dalėsh mbi
ujė, ta mbledhėsh veten me forcat e fundit, ta nxjerrėsh vetėm pak kokėn,
ti hapėsh sytė. Helmi e ka bėrė tė veten nėpėr gjak, e ka marrė rrugėn
nėpėr damarė drejtė zemrės e kokės. Sytė dalngadalė fillojnė tė tė mbyllen
duke e parė nė breg bishtin e gjarprit sesi bėhet kulaē nė diell. Herė pas
here e ngre kokėn, nxjerr gjuhėn dhe dikur, pasi pėshtyn, e palon pėrsėri
mbi bar. Dhe ti, derisa bėn luftė pėr jetė a vdekje, ky Shpėtimtar i
njerėzimit e bėn njė sy gjumė nė mesin e luleve... Kėngėve tė zogjėve...
Dy herė radhazi je fundosur i pavetėdijshėm e ke
dalė pėrsėri mbi ujė. Herėn e tretė i ke vėnė nė pėrdorim tė gjitha forcat
qė tė mos fundosesh prapė, sepse, kjo ka qenė ajo e fundit, dhe po tė
zhyteshe edhe njė herė, nuk do tė dilje mė kurrė pėrsėri nė sipėrfaqe. Kėto
janė Tri rregullat e tė mbyturit, qė fatkeqėsisht deri mė sot asnjė
shkrimtar nuk ka mundur ti shpirtėzojė, ti servojė me aq mjeshtri nė
libėr. Por, kjo nuk do tė thotė se, kėto veprime tė vetė natyrės pėr ty janė
tė huaja, nuk i ke tė njohura kėto vrapime maratonike pėr nė Baba Tomorr. E
them kėtė se, gjithmonė atypari ka kaluar DoktorZiu nga Unioni i viēave,
qė ta ka shtrirė dorėn pėr ndihmė. Edhe ti ia ke zgjatur vetėm e vetėm qė tė
mos mbytesh, por nuk ke pasur kohė tia shohėsh fytyrėn. Gjatė kohė, ashtu
dorė pėr dorė, keni ecur nėpėr Shkretirė pa bukė, pa ujė. Nė rrugė e sipėr
diku larg i ke dėgjuar Trumbetat e Dexhallit. E ke zgjatur qafėn tė shohėsh
matanė Shkretirės, po qafa jote e shkurtėr, qė ska ditur tė shoh mė larg se
para kėmbėve, i ka parė vetėm disa eshtra njeriu. Aty pėr aty tė janė marrė
mendtė, ke dashur tė vjellėsh sa qė ti nxjerrėsh jashtė edhe zorrėt. Por,
vrik tė ka tėrhequr pas DoktorZiu (Shėrbetori i Dexhallit) duke tė prirė
nėpėr Shkretirė, drejt zėrit tė trumbetave mes maleve.
Pas gjithė asaj rruge tė gjatė, qė ke bėrė nėpėr
Shkretirė, sdi sesi e ke ngritur kokėn ta shohėsh DoktorZiun (Shėrbetorin e
Dexhallit) nė fytyrė, i cili vetėm tė ka prirė pėr nė Baba Tomorr pa e hapur
gojėn gjatė gjithė rrugės. Po, ētė shohėsh, tragjedi: DoktorZiu (Shėrbetori
i Dexhallit) me dy gropa nė ballė e ka luajtur rolin kryesor nė skenėn
Shkretirė. Perdja ėshtė hapur, keni luajtur role, keni dėgjuar muzikė, por
pėr ēudi asnjėri nuk u ka duartrokitur. Vetėm tani e ke kuptuar kėtė lojė,
pse njeri i gjallė nuk u ka rėnė duarve shuplakė. E ke shtėnė kokėn nė mes
tė duarve, je ulur kėmbėkryq nė rėrė dhe ke dashur tė plasėsh nga inati.
Gjatė gjithė rrugės tė ka prirė DoktorZiu (Shėrbetori i Dexhallit), e ti i
ke ecur pas si dhelpra dashit me kėmborė. E gjithė kjo nuk tė vjen ēudi sa
ajo tjetra, si e keni gjetur rrugėn, nuk keni rėnė nė ndonjė gropė. Ja, edhe
kush tė ka shtėnė qė mėtej tė tė mos prijė DoktorZiu (Shėrbetori i Dexhallit)
nėpėr Shkretirė. Vetėm se, tash ėshtė vonė. Trumbetat dėgjohen nė rrugė...
Dexhalli u pri para me njė shami... E hedh shaminė, e ngre kėmbėn,
pėrdridhet dhe u mėshon me sa mundet trumbetave... Qytet mė qytet sillet e
trumbeton veten i Shpėtimtar i njerėzimit... E tė gjithė atyre qė
mashtrohen, dalin nė rrugė ti dėgjojnė trumbetat e tij, ai u vė nga njė
vulė nė ballė...
Por, mos harroni shpėrblimin: Tri ditė para
Kiametit, pas trumbetave tė Dexhallit, del edhe Xhebraili me shpatėn e
pamėshirshme ta pastrojė botėn nga njerėzit me mėkate, shėrbetorėt e
Dexhallit me vulė nė ballė...
Pjesė nga libri "Xhadia"
Postuar nga "Fryma"

|