Miq tė Shėndetit Natyral, tė gjithė kemi dėgjuar pėr grurin.
Madje njė ndėr debatet ende tė pazgjidhura ėshtė: a ėshtė gruri i dobishėm
pėr shėndetin apo jo? Arsyeja kryesore e kėtij debati lidhet me dėmet e
glutenit. Por a keni dėgjuar ndonjėherė pėr vlerat e jashtėzakonshme
ushqyese tė barit tė grurit?
Lėngu i barit tė grurit thithet menjėherė nė
gjak dhe na jep energji tė menjėhershme. 60 gramė lėng i freskėt i barit tė
grurit na jep po aq energji sa 1.5 kg perime organike me vitamina dhe
minerale, ose sa dy gota kafeje, aq sa do tė ndjeheni plot energji gjatė
gjithė ditės. Kjo ul oreksin dhe ndihmon nė ruajtjen e peshės. Njė shifėr
tjetėr: Dr. Earp-Thomas thotė se 8 kg bar gruri ėshtė e barabartė me 170 kg
karota, sallatė, selino, dhe perime tė tjera.
Bari i grurit thith 92 ndėr 102 mineralet nga
toka dhe pėrmban 13 vitamina, pothuajse tė gjitha vitaminat e izoluara nga
shkenca. Ai ėshtė burim i shkėlqyer kalciumi, hekuri, magnezi, fosfori,
kaliumi, natriumi, squfuri, kobalti dhe zinku. Ai mund tė zėvendėsojė njė
vakt tė tėrė; ai pėrmban proteinė me 17 amino-acide, rreth 80 enzima dhe 70%
e tij ėshtė klorofil. Pėr rėndėsinė e klorofilit ju fola nė shkrimin e
kaluar. Dr. Bernard Jenson zbuloi se klorofili ndihmon nė ndėrtimin e
qelizave tė kuqe tė gjakut. Lėngu barit tė grurit ndėrton qelizat e kuqe tė
gjakut menjėherė pas pirjes sė tij. Ai normalizon presionin e lartė tė
gjakut dhe nxit rritjen e qelizave tė shėndetshme.
Bari i grurit pastron trupin nga helmet. Ai
ndihmon nė shkarkimin e sistemit limfatik, qė largon toksinat nga qelizat e
trupit. Kur trupi ynė ėshtė nė ēekuilibėr dhe nis tė sėmuret, nė limfėn e
trupit formohet mukozė qė bllokon sistemin limfatik dhe ndalon pastrimin e
trupit nga helmet. Duke qenė pastrues (detoksifikues) i fuqishėm, lėngu i
barit tė grurit e shpėrbėn mukozėn, duke mundėsuar kėshtu shkarkimin e
lėngut limfatik. Bari i grurit mbron mėlēinė, pastron gjakun duke
neutralizuar toksina si kadmiumi, nikotina, strontiumi, merkuri dhe klorid
polivinili. Ai ngadalėson procesin e plakjes.
Thuhet se konsumi i rregullt i lėngut tė barit
tė grurit largon thinjat dhe i kthen flokėt nė ngjyrėn e tyre natyrale. Ai
forcon lėkurėn dhe heq rrudhat.
Nėpėrmjet klorofilit, bari i grurit furnizon
gjakun me oksigjen tė lėngshėm (kanceri shkaktohet kur trupi ėshtė nė
gjendje anaerobike, pra ka mungesė tė oksigjenit) dhe ndryshon pH (pehashin)
e trupit nga gjendja acidike (qė shkakton kancer) nė gjendje
bazike/alkaline. Pėr kėto dy arsye bari i grurit lufton tumorin dhe
kancerin. Madje klorofili i barit tė grurit ėshtė edhe mė i fuqishėm se
vitaminat A, C dhe E dhe beta-karotina. Me njė fjalė, ai ėshtė mrekullia e
trupit nė njė gllėnjkė.
Por si mund ti shfrytėzojmė kėto tė mira tė
barit tė grurit? Unė e rris vetė grurin. Shihni foton nė kėtė shkrim dhe
fotot e shkrimit tė mėparshėm. Nė shkrimin e ardhshėm do tju tregoj si ta
rrisni vetė barin e grurit.
Ju uroj shėndet!



|