Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
VILSON
CULAJ
Hyrje
Vilson Culaj u lind mė 6 gusht 1973 nė Klinė.
Shkollėn fillore dhe tė mesme i ka mbaruar nė Klinė, kurse
Fakultetin Juridik nė Universitetin e Prishtinės. Studimet pasuniversitare i
ka pėrfunduar po ashtu nė Prishtinė, nė drejtimin Marrėdhėnie Ndėrkombėtare
Diplomaci.
Me shkrime filloi tė merret qė nga bankat e shkollės sė mesme.
Ka bashkėpunuar me revista e shumė gazeta tė ndryshme anekėnd Kosovės, si
"Studenti" Fakulteti Juridik, "Shpresa", organ i aksionit tė rinisė
shqiptare "Pjetėr Bogdani", "Oaza", Biblioteka ndėrkomunale "Hivzi Sylejmani"
e Prishtinės, "Bota e re", revistė studentore e Universitetit tė Prishtinės,
Klubi i Shkrimtareve "Vora Ukjo" Klinė, "Drita", reviste kulturore - fetare
Prizren - Prishtinė, "Zoja e Kėshillit tė Mirė nė Klinė, "Iliria Post",
gazete e pėrditshme kosovare ku punoi Vilsoni etj.
Ka botuar shkrime si nė gazetat e pėrditshme, si nė "Zėri",
"Bota Sot", "Express", "Iliria Post", "Ars", "Pavarėsia News" ,
"IDENTITETI", "Koha Javore" - Mali i Zi, "Gazeta 55", "Zemra Shqiptare"
gazeta ,,Ora Epoka e re, revista kulturore Mirdita etj. Shkruan ese,
poezi, prozė, kritikė letrare etj. Ėshtė aktiv nė jetėn kulturore dhe
letrare nė Kosovė dhe mė gjerė qė nga vitet e '90 ta. Ka marrė pjesė nė
takimet e ndryshme letrare, si "Takimet e Gjeēovit" nė Zym, "Flaka e
Janarit" nė Gjilan, "Takimet e don Mikelit" nė Stubėll tė Epėrme tė Vitisė,
ku nė ,,Orėn e Madhe Letrare tė emėrtuar "Agim Ramadani", nė vitin 2010,
ėshtė shpėrblyer me vendin e parė me poezinė ,, Loti i Tamarės. Po ashtu
ka marrė pjesė dhe ėshtė laureuar nė takime dhe manifestime tė tjera, si
"Mitingu i poezisė" nė Gjakovė, "Gjurmėt e Gjeēovit" nė Janjevė, "Kepi i
Shpresės sė Mirė Fahredin Gunga: nė Mitrovicė , Prishtinė, Gjilan,
Tiranė, Lezhė, Bajram Curr, Kukės, Rėshen tė Shqipėrisė, Pejė, si Takimet e
"Azem Shkreli", Zllakuqan dhe Klinė, ku ka marrė disa ēmime e shpėrblime
edhe nė nivelin komunal.
Shkrimtari Vilson Culaj shquhet pėr shkrimet filozofike dhe
psikologjike nga lėmenj tė ndryshėm, sidomos nė recensione tė cilat i ka
botuar nė periodikėt e kohės dhe gazetat e rregullta ditore dhe elektronike
tė lartpėrmendura. Ėshtė i pėrfshirė nė disa Antologji dhe shumė libra
autorial me shkrimet dhe studimet e tij.
Deri me tash ka botuar kėto libra:
1. Tinguj tė padėgjuar, poezi, Klubi i shkrimtarėve "Vorea Ukjo",
Klinė 1998,
2. Furra e Nabukodonozorit, roman, KLUBI I SHKRIMTARWVE "Vorea
Ujko", Klinė 2001,
3. DAHO & VE, poezi, SHB "Shpresa" & "Faik Konica", Prishtinė
2003
4. Pėrgatiti pėr shtyp librin antologjik "Zhbėrja e Ikjes",
poezi pėrkushtimore nga poetė tė ndryshėm (101 tė tillė) pėr shkrimtarin
Rifat Kukaj, SHKK "Anton Pashku", Prishtinė 2006
5. Stuhi e fjetur, prozė, SHB Anton Pashku Prishtinė 2009
6. Libri mė poezi "Dy kohė" SHB, Anton Pashku, Prishtinė 2013
7. Romani "I DĖBUARI" Botoi "Rozafa" Prishtinė 2015
Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės qė nga viti
2002.
Vilson Culaj jeton dhe vepron nė Klinė dhe Prishtinė
LOTI I TAMARĖS
Tė desha veē ne kujtime, zjarri im i heshtur
Por fatin e gruas se vej kurrė sta urova desha
Ishte e pa prekur ura e kalimit
Kur ti kishe ėndėrr por jo edhe moshė
Ēudi , njė portė qielli gjithmonė mbet e hapur
Ta ndjeva fluturimin brenda ėndrrės femėrore
Por ato ditė ,, syri kishte vetėm njė shikim
Si lodėr dhembjeje u shndėrrua shpirti yt
Po shpirti me shpirt kurrė sbėri lojė
Tė gjitha dėshirat e vashave ato ditė
Qene ngjizur veē ne njė pasqyrė
Por ,, floku i Samsonit mbeti i pa prerė...
Lundrova me ty por jo me erėn e dashurisė
Sepse fjala jote pėr mua nuk qe ėndėrr
Kaluan vitet si Dielli i freskisė
Por asnjeri nga ne kurrė nuk u plak
Ta ndjeva gjėmėn e vajtimin para dy varresh
Te gjysmės tendė...
Po flakė qe vret qenka vajza kurrė e bėrė nuse
Tamara , mos ja trego ėndrrėn vajzės qe te pret nė qiell...
Po as burrit qe kurrė stė pyeti pėr ėndrrėn....
HAKMARRJA E KARMAS...
Edhe rrezja e diellit e ka stuhinė e vet
E lotėt e njelmėt lashtėsinė e heshtjes
Edhe koha ka gjemba dhe piktura te vdekura
Ne memoriet tona
Kur ne flemė ne shtratin e stuhive
Edhe fitimtaret janė humbės kur fitojnė
E humbėsit janė hakmarrės kur ne harrojmė
Jeta ėshtė loje...
Edhe nėse i fshihemi jetės
Karma do na pėrqafoj
Si puthja e dragoit luftėtarin e paepur
Njė ditė para se ta pėrpimė hijen e varrin - t...
TĖ FALA NGA ANTIOKIA
ti me tregove sekretet e madhėshtisė sate
se i besove zemrės sime te pagoje
e jo hekurit e lendes se pajete qe flet...
ne ato gurishta e ka varrin edhe Shėn Maria
aty ku edhe ti e kishe trupin tėnd te virgjėruar
nuk te lodhi vapa as rrokaqiejt e shkretėtirės
po malli pėr hapat e tu fėmijėror
aty te joshi hija jote pėr kthim e qenies plot jete
te thirri dhoma e gjyshes
qe ti gėzohesh petkut tėnd dardan
te pishė kafe pran lumit
e tė shndėrrohesh ne lum e gurre jete
faleminderit pėr largėsinė tėnde
ti qe di te ngopesh vetėm kur flet me diellin
dhe vet shndėrrohesh nė diell...
AROMĖ PAQEJE....
Zot...
Mjaftė na rrahe ne copa akujsh kokės
E akujt u thyen..
Se me mire te marrim ne thua
Duke ndjekur fjalėn e vizituar tempujt tu
Se sa bota te na lyej flokun - kokėn
Me vajin e saj te lavirosur
Paēin paqe ata njerėz
Qe dėgjuan zėrin e fjalėn tėnde
Mu ne hapat e pare te jetės sė tyre
Po edhe ata :
Njė nate para se me ndėrruar jetė
Dhe pėrqafuan aromė pendimi...
NĖSE DĖSHIRON TĖ JESH TRĖNDAFIL
Nėse dėshiron tė jesh trėndafil nė Amazonė
Pėrgatite zemrėn pėr luftėra me gjarpinj
Nėse bėn mėkat nė moshė tė re
Mos u dėshpėro se tė vlen pėr katarre shpirti
Nėse i palos shumė vite nė jetėn tėnde
Dhe smund tė dalėsh nga vetja
Bota do ta shtrojė njė tryezė tė madhe
Ku sdo tė kesh vend tė ulesh
Nėse shenjat e kohės smund ti vėresh nė errėsirė
Drita sdo tė mungojė nė mendje e nė shpirt.
NJĖ JETĖ DIMRI NĖ DASHURI
Njerėzit e vajtojnė
Dhimbshėm tė kaluarėn
Nė ēastin kur kėmbėt e tyre nuk prekin nė tokė
Ditėt e rinisė sė hershme rėndė ua rrėnojnė ėndrrat
Se jetėn e duan vetėm pėr gjysmė
Engjėj shtegtarė dėshirojnė tė bėhen
Dhe me gjurmė ti shėrojnė plagėt e vjetra
Rregulli i pashkruar qėllimshėm shtrat loti u ofron
Qė tė mos vdesin ende pa mbirė
Jeta e shpirtit nuk mund tė kuptohet
Nėse jeta e njė tė riu se ka pėrjetuar
Njė jetė dimri nė dashuri.
LOTI DO TĖ MĖ VIJĖ SI SHI QIELLI
Vajzė smund tė flas asnjė fjalė mė shumė
Qysh atė ditė qė nė ty u ndez zjarri
Prandaj tė lus ta mbash
Shenjtėrinė tėnde nė zemėr
Dhe askujt mos ia thuaj
Pėr fjalėn e dhėnė mos u pendo
Kur do plakesh do tė kaplojė pikėllimi
Dhe do tė kujtohet se njė ditė ke jetuar
Prandaj mos derdh lot
Se loti do tė mė vijė nė shtrat si shi qielli
Dhe do tė mi lagė rrudhat e ballit tė plakur.
NĖ KRAHARORIN TĖND
Me sy tė pėrlotur shikova fytyrėn tėnde
Ajo shndriste nė bardhėsi
Pashė dhe dy duar qė preknin skajet e botės
Qė gjithė njerėzimit i ofrojnė dashuri
Mė vete fola
Zot ku ta mbėshtes kokėn
Nė kraharorin tėnd apo nė fjalėt tua
Vesė e qiellit ėmbėl mu pėrgjigj
Kur ke dashur njeriun mė ke dashur edhe mua.
PO VIJ I PA EMĖR
Po vij i paemėr
Nė shtigjet tua tė gjera
Tė bėhem shėrbėtor engjėjsh
E armik demonėsh barktrashė
Po vij u hutuar,fytyrė pluhurosur
Nga vuajtje e rrėzime kohėrash
Me gjoks ngulur nė plagėt e fshehta.
"MIQTĖ"
Nuk Ka miq pėrveē atyre tė vijės se gjakut
Ata qe ti ka rritur nėna nė tė njėjtėn Parzmė
E babai i ka ushqyer mė gjakun e djersen e tij
Vetėm ata tė rrinė tė koka nė sėmundje
E derdhin lot pėr ty tek varri
Se miqtė qe i ke takuar nė rrugė
Nė rrugė tė lenė...
Mos takoni miq tė ushqyer e rritur mė sėmundjen e tyre
Se nė rrugė tė lenė ende pa rėnė nata
Ende pa i prekur ti lavditė tua
Mos mė prisni kot
Se nė tė njėjtėn ditė tek varri sdo tė shkojmė
Pėr mua edhe e nesėrmja ka jetė
E sėmundja juaj ushqeftė varrin tuaj pa gjurmė
Ju qe ngrohėt vezėt e gjarprit
Rrituni pra mė gjarpinj nėpėr kėmbė
GLORIA s shterpėsisė suaj JUDA- s
Ju qė nuk ushqyet askėnd nė kėtė jetė
.
LAKURIQĖSI E SHEKULLIT
Mjaft vrapove rrugės sė shkurtėr
Pėr ta ngrėnė mollėn e pėr tė pėrbirė shpirt
Po moti gjarprit tim i kanė rėnė dhėmbėt
Mjaft vrapove si pasqyrė e fshehur
Me barrėn e gjurmės sė kaluar mbi shpinė
Po Eva molla e kafshuar e gjarpri nė njė strofull nuk rrinė
Nė orėt e mbrėmjes nuk vrapohet me dy palė kėmbė
As nuk flihet nė gjoksin e mendjes duke luajtur lojė
Se dashuritė e mia janė ato qė sua dinė emrin
As durimit fisnik dhe tė fjetur
Mirėmbrėma lakuriqėsi e shekullit
Para se tė them lamtumirė
"NĖNA" ME THA SHKO E PAGĖZOHU NĖ LEZHĖ
Shpirti me tha shko e pagėzohu ne Lezhe
Aty ku janė pagėzuar te paret tu me ujė te bekuar me gjak lirie
Aty ku te ngroh hija e Gjergjit e dielli te bie pėr fytyre edhe ne acar
Shko e pagėzohu me ujė e gurė dhe mbillu ne shtegun e ardhmėrisė
Aty te shtrėngohet dora e dhurohet zemra
Dhe ku vėllezėrit te presin si birin e humbur ne kohė
Zemra me kėrceu si drerit te lumtur
Kur me hapat e mi preka 600 vjet histori
Pėrballė me rrinin shtatoret e dy Gjergjave
Njeri legjendar tjetri dituri
Nė vend tė shpirtit preka dorėn e pasardhėsve te tyre
Ma bekuan hapin me mbushen shpirtin me dhuruan fjale
Nga shtegu i Parajsės kurrė mos tė dal
Na u hapen portat me fjale, zemėr e sy
Vėllai pėr vėllain ndjente dashuri
Arke besėlidhje mbushi e lidhi fjala e jonė
Si ,, Benjamin ...ndjeva mallin nė sy
Qava nga gėzimi lotin kush sma pa
Pėr dasmėn time , pagėzimin tim mistik
|