Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Zona e muzgut - Vasha me tė zeza

Pėrgatiti dhe pėrshtati: Raif KASI

      VASHA ME TĖ ZEZA

 

     O Zot, si e parashikoi kėtė vasha! - mėrmėriti nė vete Samiri. Mė pastaj ktheu kokėn mbrapa pėr ta shikuar vashėn, e cila nuk ishte mė aty! Ishte zhdukur pa gjurmė. Nuk u besoi syve tė vet, por e vėrtet, vasha nuk ishte nė automjet. Ulėsja e prapme ende ishte e lagur nė vendin ku ishte ulur vasha misterioze qė tregonte se para pak ēastesh, megjithatė dikush kishte qėndruar aty.

           

 

            Mirėjam Lumi, njė bionde me fytyrė tė gjatė, me sy tė mėdhenj e tė kaltėr dhe melankolikė, ishte njė kamariere nė njė kafeteri lokale nė qytezėn e Reqanit.

            Mund tė themi se ishte njė vashė e qetė dhe nuk u  binte lehtė nė sy tė tjerėve; nuk kishte  ndonjė veti dalluese. Bashkė me nėnėn (njė grua shumė  e kujdesshme dhe me mjaft edukatė) banonte nė njė banesė tė vogėl e tė thjeshtė. Mirėjami, njė vajzė e urtė, e dėgjueshme dhe punėtore, babanė nuk e njohu kurrė. I ati i saj, Shkodran Lumi, qe vozitės i kamionit. Vdiq nė njė aksident tė rėndė komunikacioni, pak ditė para se tė lindte Mirėjami. Nėna e kėsaj vashe kishte edukatė patriarkale, prandaj nuk tentoi fare tė martohej mė, por iu kushtua tėrėsisht sė bijės sė vogėl, siē e quante ajo nga lindja. Kjo gjė sigurisht ka ndikuar qė kjo vashė tė jetė e pasigurt dhe e tėrhequr nė vete. Njeriu i vetėm me tė cilin kishte shoqėri dhe tek i cili kishte besim ishte plaku 60 vjeēar, Pretashi, i cili njėkohėsisht ishte edhe pronar i kafeterisė ku punonte Mirėjami. Pretashi ishte njė burr i ndershėm, ishte mik i babait tė vajzės, prandaj e donte si fėmijėn e vet. Ai shpeshherė e kritikonte Mirėjamin se nuk ishte e shoqėrueshme dhe se nuk e gjente ndonjė djalė pėr t’u martuar. Mirėpo, vasha bisedave tė tilla iu shmangej, skuqej nė fytyrė dhe tėrhiqej...

            Ishte ditė tipike vjeshte, me shi dhe me erė. Sapo kishte kaluar mesnata. Samir Harku drejtonte automjetin nė drejtim tė Reqanit. Ishte i lodhur dhe mezi i mbante sytė hapur. Kthehej nga Prishtina, ku e kishte vizituar tė ėmėn e sėmur. Tėrė ditėn e kishte kaluar duke vrapuar andej-kėndej, duke kryer punė tė ndryshme pėr nėnėn e tij. Me padurim e priste momentin e mbrėmjes nė shtėpi qė tė pushojė sadopak, pasi tė nesėrmen duhej tė zgjohej herėt, sepse duhej tė shkonte nė punė. Tanimė ishte afėr shtėpisė, vetėm edhe disa kilometra. Befas, duke ngarė veturėn rrugėve tė gjarpėruara buzė Lumėbardhit, sapo kishte kaluar qytetin e Prizrenit, vėrejti njė vashė tė re e cila qėndronte buzė rrugės ndėrsa bėnte me dore. Natyrisht, nuk mundi tė kaloj pa u ndalur. Vėrejti se vasha ishte rreth 20 vjeēare e veshur me njė fustan tė gjatė dhe ngjyrė tė zezė. Samiri mendoi se kėsaj vashe i kishte ngjarė diē, pasi qė ajo nė kėtė kohė tė ligė u gjend nė rrugė dhe nė kėtė vend!

- A mund t’ju ndihmojė? - pyeti Samir pasi hapi dritaren e veturės.

- Jo! - tha vasha e tretur nė mendime.

- A doni tė vini me mua? - pyeti sėrish Samiri.

            - Siurdhėroni! - iu pėrgjigj ajo dhe u fut nė veturė. U ulė nė ulėsen e pasme. Pas ca shkėmbime bisedash tė zakonshme, me njė zė lutės iu drejtua Samirit:

- Ju lutėm, nė kthesėn qė po afrohemi voziteni automjetin me shumė kujdes...!

            E ēuditshme, mendoi Samiri, stopuese tė tillė ende nuk kishte parė. E mora nė veturė dhe tani kjo po mė kėshillon?! Megjithatė, sugjestiviteti i tonit me tė cilėn e shprehu mendimin ajo e shtyri vozitėsin qė ta dėgjojė kėshillėn e saj. Zvogėloi shpejtėsinė dhe nė kthesė hyri ngadalė. Nė atė ēast para tij njė pamje shqetėsuese e tmerrshme: gjysma e rrugės ishte shembur dhe bartur nga ujėrat e shumta. Po tė mos e kishte dėgjuar kėshillėn e bashkudhėtares, automjeti me siguri do pėrfundonte nė abisin e errėt.

            - O Zot, si e parashikoi kėtė vasha! - mėrmėriti nė vete Samiri. Mė pastaj ktheu kokėn mbrapa pėr ta shikuar vashėn, e cila nuk ishte mė aty! Ishte zhdukur pa gjurmė. Nuk u besoi syve tė vet, por e vėrtet, vasha nuk ishte nė automjet. Ulėsja e prapme ende ishte e lagur nė vendin ku ishte ulur vasha misterioze qė tregonte se para pak ēastesh, megjithatė dikush kishte qėndruar aty.

            Samiri, thjesht ishte nė gjendje shoku. Para pak ēastesh vasha kishte qenė aty, menjėherė pas shpine, kurse tani sikur ta kishte lėshuar toka. Ishte meritė e saj qė kishte shpėtuar nga vdekja e sigurt. Por, ē’ndodhi me tė?

            Me tė arritur nė Reqan, e ndjeu pėr obligim tė paraqitej nė stacionin e policisė. Paraqiti shembjen e rrugės dhe pastaj tregoi pėr takimin jo tė zakonshėm  qė kishte pėrjetuar.

            - Mė besoni, ose do tė mė kishte zėnė gjumi, ose nė kthesė do tė kisha hyrė me shpejtėsi tė madhe, po tė mos mė paralajmėronte ajo vajzė...!

            Polici kujdestar e dėgjoi me kujdes, mė pastaj e pyeti:

- Mos ėshtė fjala pėr vashėn veshur me fustan tė gjatė me ngjyrė tė zezė?

            Samiri, edhe njė herė u befasua. Kjo mė lė tė kuptoj se nuk kam pėrjetuar halucinacione! - tha vetmevete dhe shtoi:

- Ju e dini pėr cilėn vash ėshtė fjala?!

            - Pėr fat tė keq jo, por ju nuk jeni i vetmi qė keni pėrjetuar takim me vashėn veshur me tė zeza. Shumė njerėzve u ka ndihmuar qė t’i ikin  fatkeqėsive. Hmm... Ka tė ngjarė qė fantazmat realisht tė ekzistojnė.    E nėse ekzistojnė, kjo ka qenė fantazma shpirtmirė, Mirėjam Lumi...

-         Mirėjam Lumi?! - pėrsėriti Samiri.

            Pothuajse nė Reqan ėshtė harruar fatkeqėsia e tmerrshme kur humbi jetėn vasha e urtė dhe e tėrhequr, Mirėjam Lumi. Kjo ndodhi nė qershor tė vitit 2005. Atė ditė, si zakonisht, me automobilin e vet tė tipit “Volkswagen” ishte nisur nė drejtim tė qytetit tė Prizrenit. Por, pa ndonjė arsye qė mund tė shpjegohet, befas doli nga rruga, dhe u rrokullis nė humnerė. Vetura e saj gjatė pėrplasjeve me shkėmbinjtė e thepisur, tanimė i ngjante njė grumbulli nga hekurishtet. Gjėja mė e ēuditshme ishte ajo se kalimtarėt e rastit deklaronin se vasha njė kohė tė gjatė pas aksidentit ka qenė gjallė dhe ftonte pėr ndihmė! Mė nė fund arritėn qė ta nxjerrin nga ato hekurishte qė dikur ishin automjet. Por atėherė ishe vonė, megjithėse nė trupin e saj nuk vėrehej asnjė shenjė lėndimi. Fytyra e saj, pa njė vėrragė, dukej e qetė, gati hyjnore...

            Njė vit pas fatkeqėsisė, nė nėntor tė vitit 2006, nė raportin e policisė pėr herė tė parė shėnohet paraqitja e vashės me tė zeza, ndėrsa mė vonė, gjithnjė e mė shpesh. Nė fund, policia e qytezės sė Reqanit e shpalli vajzėn “Engjėll mbrojtės” qė kujdesej pėr rrugėt e kėtij rajoni.

            Fenomeni i paraqitjes sė vashės me tė zeza nuk ėshtė i vetėm. Raporte, por edhe rrėfime tė shumta pėr paraqitje tė tilla nė pjesė rrugėsh me rrezikshmėri tė lartė ka edhe nga vendet e tjera...

            Vallė, athua vėrtet ekzistojnė shpirtra tė mirė qė me paralajmėrimet e tyre ndryshojnė rrjedhėn e jetės sonė? Shkenca edhe mė tej heshtė! Por popullata beson nė to. Edhe Samiri, padyshim ėshtė njėri nga ata...