Isha i shtrirė mbi kurriz, nėn hijen e bredhit, me fytyrė nga
qielli. Gjyshi im rrinte ulur pranė meje duke thithur duhan me ēibuk. Unė,
ashtu i shtrirė, shikoja retė qė herė pas here i zinin rrezet e diellit, dhe
pastaj qetė-qetė, largoheshin tutje, duke i lejuar rrezet e diellit tė binin
pjerrtas mbi tokė. Ishte buzė mbrėmje. Po afrohej koha qė, unė bashkė me
gjyshin, ti nisnim delet drejt stanit. Disi mu kujtua njė kėngė, qė nuk e
di se nga cilėt fėmijė e kisha dėgjuar, dhe ashtu kot, mė vete, fillova ta
recitoj:
Re, re rrezen ku ma le?
Lėshoma diellin,
Se ta zuri
Ferra shpirtin!
O Kadri Bajri, kthej dhentė nė anėn tjetėr dhe, eja tė
mbėshtjellim nga njė duhan! thirri befas gjyshi, duke me trembur mua, dhe
njėherėsh duke mi trazuar mendimet deri nė tretje.
Erdha, or erdha, ej! u pėrgjigj ai, qė unė ende nuk e kisha
pikasur se ku ndodhej. Duke e zgjatur pakėz kokėn nė anėn tjetėr, e pashė
siluetėn e tij, duke i hapur krahėt si shqiponja kur paditėt tė fluturoi, qė
ti trembte delet, dhe duke vėrshėllyer ecte pas tyre. Kur ai u afrua pranė
nesh, gjyshi u ngrit nė kėmbė duke u pėrshėndetur me tė. Unė nuk e pashė tė
arsyeshme tė ngritsha nė kėmbė, por im gjysh ma tėrhoqi vėrejtjen qė edhe
unė duhej tė ngritsha nė kėmbė nė shenjė respekti pėr mixhėn plak. Unė ashtu
bėra, u ngrita nė kėmbė, por disi me zuri turpi dhe u skuqa. Migja Kadri
nxori nga xhepi i xhaketės njė karamele dhe ma zgjati mua. Sa u gėzova! Nga
turpi nuk i thash faleminderit, por nė vendin tim, kėtė e tha gjyshi.
Kadri Bajri, pasi u ul pranė gjyshit tim, pikėrisht nė atė
vendin ku unė pak mė parė kisha qenė i shtrirė, mori kutinė e duhanit qė ia
kishte zgjatur gjyshi dhe duke folur, qė mua me dukej se ai fliste mė vete,
filloj ta mbėshtillte cigaren me ata gishtat e tij tė trashė, tė vrazhdė dhe
tė plasaritur. Nga xhepi i xhaketės nxori urorin, eshkėn, dhe duke e vėnė
mbi gurin e strallit, filloj ti binte, deri sa nga eshka fillojė tė dal njė
fije e hollė tymi. Unė pa e kuptuar, instinktivisht, zgjata duart e mija
para dhe i shikova. Dallimi i duarve tona ishte i madh. Tė dyja duart e mija
nuk ishin sa njėra dorė e mixhės Kadri. Duart e mia ishin tė vogla, tė njoma
dhe tė bardha
Vrapo, o bir, e mos mi le dhėntė tė shkojnė tė Varri i Nuses
kėsaj radhe me urdhėrojė mixha Kadri. Unė u ngrita nė kėmbė dhe me vrap
shkova nė drejtim tė deleve. Se si me bėri pėrshtypje ky emėrtim i asaj
lėndine tė bukur, tė rrafshėt, tė blertė dhe vende, vende me dėllinja, kurse
nė mesin e saj nė njė shesh tejet tė bukur, tė mbushur plot me lule ngjyra,
ngjyra, ndodheshin dy gurė tė bardhė, ku thuhej se aty ishte varri i njė
nuseje. Vallė, ēfarė fshihet nėn dhe?!
mendova me vete. Do ta pyes gjyshin
pėr kėta gurė, pėr kėtė varr, qė aspak nuk i pėrngjante varrit, sepse ishte
i rrafshuar.
Gjyshi, gjyshi as me tregon pse kjo lėndinė e bukur quhet Varri
i nuses? pyeta unė duke ua ndėrprerė pėr njė ēast bisedėn.
Eh more birė, ekzakt nuk e di as unė, por siē me ka treguar mua
gjyshi im ndjesė pastė, po tė tregojė edhe unė ty, e ti kur tė rritėsh, mos
harro, tua tregosh atyre qė vinė pas teje, dhe e vėrteta rreth kėsaj
ngjarje mos tė harrohet:
E din ti ku janė Hurdhat? Nė fund tė Hurdhave poshtė nė Plehni
pra, edhe sot ndodhen themelet e staneve. Aty pra, njė herė e njė kohė kanė
jetuar njė familje qė kishin pasur vetėm njė djalė. Ai djalė, kishte qenė i
dalluar nga shokėt e vet moshatarė, si nga bukuria, ashtu edhe nga trimėria.
Kishte pasur flokė tė gjata e tė zeza, krela-krela, tė bėra perēe, dhe mbi
kokė kapuēin e bardhė. Kishte tė veshur tirq me dymbėdhjetė fije gajtan.
Xhamadanin me sumbulla, po ashtu, me dymbėdhjetė fije gajtan, dhe shokėn
ngjyra-ngjyra njėzet pash tė gjatė. Nė shokė i kishte tė varura thikėn,
jataganin dhe fyellin. Ai, nė atė kohė i kishte ruajtur delet, sikurse ne
sot. Por ai deleve ua kishte zgjedhur kullotėn. Kėshtu ai i kishte larguar
delet nga stanet, dhe i kishte dėrguar pėrtej atyre bjeshkėve, - dhe gjyshi
ngriti krahun nė drejtim tė veriut duke treguar bjeshkėt e larta, dhe
vazhdoj. Atje pra, ai kishte njohur njė vashė tė bukur, qė tė gjithė nė
atė kohė kishin thėnė se ajo vėrtetė ishte njė Zanė Mali.

Kur ai i binte fyellit, ushtonin malet, buēisnin lugjet!
edhe
delet e ndalnin blegėrimėn, zogjtė e pushonin cicėrimėn, lopėt nė kullosė
nuk e tundnin kėmborėn, kuajt nė tufa e ngrinin kokėn lartė, vashat i lenin
bucelat pranė krojeve, nuset e largonin furkėn nga dora, baqicat e lenin
bulmetin, dhe me duar tė lagura dilnin nga stani duke mbajtur vesh dhe duke
e uruar djaloshin qė ua ngrohte zėmrat tė gjithėve, me ato meloditė e bukura
dhe zėrin mahnitės tė fyellit. Edhe pėrtej atyre bjeshkėve, kur kishte
shkuar ti dėrgonte dhentė pėr kullotė, i kishte rėnė fyellit me ritme
mallėngjyese, ku vasha, Zanė e Malit, e kishte dėgjuar, dhe ishte
mallėngjyer. Dalė nga dalė, asaj i kishte lindur dėshira ta shihte djaloshin
pėr se afėrmi. Pas disa kohėsh ajo e kishte parė djaloshin dhe, ishte
mahnitur nga bukuria e tij. Dhe njė ditė djaloshi e kishte parė vashėn, dhe
e kishte dashuruar, dhe tė vona e kishte kėrkuar pėr nuse. Prindėrit e
vashės ishin pajtuar dhe e kishin shpallė fejesėn. Krejt bjeshka ishte
gėzuar pėr fejesėn e trimit me vashėn qė ishte si Zanė e Malit. Kishte
filluar njė dasmė e madhe, qė nuk ishte mbajtur mend nė kėto anė. Shtatė
ditė e shtatė net thuhet se kishte zgjatur dasma! Kishin gjėmuar lugjet dhe
shkėmbinjtė nga tupanėt, nga zurnatė dhe kavallet. Dasmorėt kishin kėnduar
kėngėn maje krahut. Kishin ardhur lahutarėt dhe kishin kėnduar kėngė
kreshnike pėr Mujen e Halilin, pėr Rozafatin, pėr Ago Ymerin e shumė tė
tjera. Kishin gjėmuar mishnicat, fyelli e ēiftelia. Ishin hedhur nė valle
djem e ēika, nuse e plaka!...
Pas disa ditėsh djaloshi kishte zbritur nė vėrri pėr tė sjellė
ushqime. Nusja e tij, qė tė gjithė e quanin Zanė e Malit, i kishte thėnė tė
mos shkonte, sepse ajo e kishte parandie qė moti do tė prishej, por djali
nuk e kishte dėgjuar. Vonė, nė mbrėmje, kur ēdo gjė kishte rėnė nė gjumė,
kur delet, qengjat, lopėt e kuajt, dhitė e edhat, bėnin gjumin nė freskinė e
natės, befas kishte filluar tė vetėtonte dhe tė murmuronte. Pastaj kishte
rėnė njė shi, i pėrcjell me gjėmė dhe me erė tė fortė sa qė edhe stanet i
kishte shkatėrruar. Vathėt i kishte mbushur me ujė. Krojet i kishte
turbulluar. Pėrrenjtė i kishte mbushur me ujė tė turbullt thep me thep.
Fėrfėlliza i kishte shkulur me rrėnjė shumė lisa, derisa edhe nga thellėsia
e tokės, thuhej se ishte dėgjuar gjėma. Nusja, qė tė gjithė e quani Zanė e
Malit, si trimėreshė e guximtare qė kishte qenė, ishte pėrballur gjatė
gjithė natės me stuhinė duke i mbrojtur njerėzit dhe bagėtinė. Dhe po nė atė
kohė kur ishte dukur se stuhia kishte filluar tė pushonte, kishte krisur njė
rrufe dhe e kishte goditur nusen pėr vdekje.
Pasi kishte pushuar shtrėngata, kishte filluar tė agonte njė
ditė e re, njė ditė e bukur, njė ditė e kthjellėt, dhe nga tė gjitha anėt,
bashkė me cicėrimat e kėndshme tė zogjve ishte dhėnė edhe kushtrimi, se
nusja, qė tė gjithė e quanin Zanė e Malit, ishte plagosur pėr vdekje nga
rrufeja. Tė gjithė ishin mbledhur tė stani i saj, dhe e kishin marrė atė nė
vig qė ta dėrgonin nė vėrri tė heqimi. Kur kishin arrirė tek lėndina e
bukur, nusja pakėz e kthjelluar nga agonia i kishte lutur burrat qė e mbanin
mbi vig:
Lėshomėni pak tė pushoj nė kėtė lėndinė tė bukur ata e
kishin lėshuar. Nusja e molisur ishte ulur, dhe pasi kishte shikuar anė e
qark kishte thėnė:
Nėse vdes pa e parė trimin tim, amanet, nė kėtė lėndinė tė
bukur tė me varroni!
Dhe ashtu kishte ndodhur. Nusja kishte vdekur pa e parė trimin e
saj. Ai kur ishte ngjitur nė bjeshkė, e kishte marrė vesh se ēfarė kishte
ndodhur me nusen e tij, ishte penduar thellė nė shpirt qė nuk e kishte
dėgjuar fjalėn e saj, dhe me dėshpėrim ishte pėrulė pranė trupit tė saj,
duke i derdhur disa pika loti mbi fytyrėn e saj tė pa jetė por, tė bukur!...
Qėndro he burrė, ti nuk je ligė edhe kur ke marrė plagė nga
jatagani i armikut, e po ligėshtohesh sot?. i kishte thėnė njė plak i
moēėm.
Dhembjes nga plaga e jataganit i kam qėndrua, se ka qenė
dhembje e prerjes sė mishit, kurse kjo sot ėshtė dhembje e prerjes sė
dashurisė, ndaj nuk mbahem dot!...
Pastaj, stanarėt bashkė me trimin, tė pikėlluar e kishin
varrosur aty ku ajo e kishte lėnė amanetin e saj tė fundit.
Dhe pastaj djaloshi, sa herė i kishte rėnė fyellit nė atė
melodi, tė gjithė ishin pėrmalluar. Ai, pėrmes fyellit, gjithė jetėn e
kishte vajtuar nusen e tij, qė kishte qenė si Zanė e Malit...
Paskan shkuar delet tė Varri i Nuses tha mixha Kadri duke u
ngritur nė kėmbė. Edhe unė me gjyshin u ngritėm pas tij dhe u nisėm drejt
stanit.
Lehtė, lehtė u afrova edhe mė afėr, fare pranė atyre gurėve tė
bardhė dhe, i preka me dorė, ku pėr njė ēast mu bė se e pashė nusen e bukur
si Zanė e Malit, ashtu tė molisur, ulur pranė gurit tė varrit, e veshur me
njė tis tė hollė e tė bardhė, kurorėn me lule mbi kokė tė stolisur me
perishane, me flokė tė gjata e tė arta qė gati preknin mbi barin dhe lulet e
lėndinės... duke i lėnė amanetet... dhe i gjithė trupi mu rrėqeth. Ika me
vrap tė gjyshi duke u kapur pas dorės sė tij. Ktheva edhe njė herė kokėn
prapa dhe pashė gurėt e heshtur, dhe ashtu i liruar nga ai makth, dhe pranė
ngrohtėsisė sė gjyshit, pashė se si zhdukeshin ngadalė gurėt e varrit prapa
bregores. Dhe nusja si Zanė e Malit, e zjarrtė si flaka dhe e tejdukshme, e
ngjitur thellė nė imagjinatėn time, mbeti e ngrirė nė atė lėndinė, qė dalė
nga dalė kishte filluar ta mbėshtillte mugėtira e natės qė po errej...
P.S.
Origjinali i kėtij tregimi ėshtė konfiskuar nga policia mė 14
dhjetorė 1979.
Shkruar nė vitin 1977
Rishkruar nė vitin
2000
|