Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Universi -pasqyrė e ndjenjave tona

Shkruan: Korab THAĒI

      UNIVERSI – PASQYRĖ E NDJENJAVE TONA

    Ne jemi pjesė e pandashme e universit. Ne jemi pjesėmarrės nė kėtė lojė tė madhe qė ne e quajmė jetė. Ne jemi ata qė luajmė, dhe vetė loja, ne jemi rezultati i lojės dhe shikuesit. Ne jemi tė lidhur me gjithēka qė ekziston dhe jemi nė komunikim tė vazhdueshėm me tė gjitha pjesėt tjera. Nėse ne e shikojmė natyrėn atėherė ne e shikojmė njė pasqyrim tė vetės sonė. Ēdo marrėdhėnie, ēdo ndodhi, ēdo arritje nė jetėn tonė ėshtė pasqyrim i asaj se ēfarė ne mendojmė dhe besojmė.

      

 

            Ka shumė kohė qė nė mendjen time mė sillen disa pyetje lidhur me jetėn dhe ekzistencėn. Vetė fakti qė ne jemi prezentė nė kėtė realitet mė zgjon kureshtjen tė di mė shumė pėr prejardhjen e gjithė kėsaj qe ne e shohim dhe e pėrjetojmė tani, pėr pikėnisjen e kėsaj qė ne e quajmė jetė.  E di qė ndoshta kjo mund tė tingėllonte ndonjėherė edhe si ēmenduri, por ja qė tani ėshtė bėrė pjesė e pandashme e mendimeve tė mia dhe si duket mė pėrmbush nė brendi.

            Ka shumė thėnie tė ndryshme mbi jetėn dhe realitetin duke u nisur nga shkrimet e vjetra religjioze e deri tek argumentet e reja shkencore.  Thuhet se ne jemi krijesa hyjnore, ne jemi shėmbėlltyra e krijuesit, ne jemi fusha energjike qė veprojnė nė njė fushė mė tė madhe energjike, ne jemi grimca, ne jemi valė, ne jemi, ne jemi, ne jemi....... E cila nga kėto pohime mund tė jetė mė afėr realitetit?

            Ne tė gjithė kemi mėsuar nė orėt e fizikės se universi pėrbėhet nga grimcat dhe valėt. Ne kemi mėsuar po ashtu se nė universin tonė veprojnė ligjet fizike si: ligji i Njutonit, ligji i gravitetit, ligjet elektromagnetike dhe qė kėto ligje janė tė pathyeshme. Ato veprojnė pėr tė gjithė njėsoj.  Por ēka nėse nė fakt vėrtetohet e kundėrta, ēka nėse ekziston diēka qė i tejkalon ligjet fizike?

            Nė njėqind vitet e fundit zbuluan fizikanėt qė pjesėt pėrbėrėse prej tė cilave pėrbėhet trupi ynė dhe i gjithė universi nuk iu pėrmbahen gjithmonė ligjeve fizike tė cilat pėr ne pėr 300 vite rresht vlenin si tė shenjta.  Nė fushėn ndėrbėrthamore tė ekzistencės duket tė jetė gjithēka e lidhur nė mes veti dhe kjo na bėnė tė dimė se ekziston diēka qė nuk ėshtė e kufizuar nga ligjet fizike, diēka pėr tė cilėn koha dhe hapėsira nuk kanė vlefshmėri.

 

            Atomet janė pjesa mė e vogėl prej tė cilave pėrbėhet materia. Atomet pėrbėhen nga protonet dhe neutronet tė cilat gjenden nė bėrthamėn atomike, si dhe nga elektronet tė cilat gjenden nė mbėshtjellėsin atomik. Elektronet mund ta ndryshojnė gjendjen e tyre energjike dhe tė kalojnė nga njė shtresė nė shtresėn tjetėr, d.m.th nga njė nivel mė i ulėt energjik nė njė mė tė lartė dhe anasjelltas. E ēuditshme ėshtė se kur njė elektron e ndėrron gjendjen e vetė energjike, d.m.th kur ai kalon nga njė shtresė nė shtresėn tjetėr, ai kalon pa e tejkaluar hapėsirėn nė mes. E si ėshtė e mundur kjo qė njė elektron nga njė shtresė tjetėr tė ndodhet menjėherė nė tjetrėn shtresė pa e kaluar hapėsirėn nė mes? Ne i kemi pėrkufizuar elektronet si grimca materiale e si mundet materia tė bėjė njė kėrcim tė tillė? Kjo dukuri njihet nė gjuhėn e fizikes kuantike si kėrcim kuantik.  A mundet qė njė elektron tė jetė pėrnjėherė edhe grimcė edhe valė?  E nėse vihet nė pėrfundim qė njė elektron mund tė jetė edhe grimcė edhe valė atėherė ēfarė domethėnie do tė ketė kjo pėr jetėn tonė? Menjėherė do tė lind pyetja se a jemi edhe ne grimca dhe valė? A ėshtė i gjithė universi pėrnjėherė edhe grimcė edhe valė? E ēuditshme apo jo?

 

 

            Pėr tė vėrtetuar kėtė dukuri tė elektroneve shkencėtarėt bėnė shumė eksperimente. Njė nga eksperimentet mė tė njohura ėshtė ky qė shihni tani mė sipėr. Nga njė burim drite u hodhėn fotonet (fotonet janė pjesė pėrbėrėse tė dritės) nė drejtim tė njė tabele  para se cilės ndodhej njė pengės e cila kishte njė vrimė tė vogėl. Valėt e dritės kaluan pėrmes kėsaj vrime dhe u paraqiten nė tabelė prapė nė mėnyrė valore. E njėjta gjė u provua me njė pengesė e cila kishte dy vrima tė vogla. Valėt e dritės u ndanė nė afėrsi tė kėtyre dy vrimave, kaluan pengesėn dhe u bashkuan pėrsėri, dhe arritėn cakun prapė nė mėnyrė valore ku nė tabelė  shihej njė mostėr interference.

            I njėjti eksperiment u provua me elektronet. Elektronet d.m.th janė grimca. Kur u hodhėn elektronet pėrgjatė pengesės me njė vrimė, ato filluan rrugėn si grimca dhe pėrfunduan nė cak si grimca. Por krejtėsisht e kundėrta ndodhi kur ato u hodhėn pėrmes pengesės qė kishte dy vrima. Elektronet filluan rrugėn si grimca, gjatė rrugės sė tyre morėn gjendje valore, u ndanė para pengesės, kaluan pėrmes tė dy vrimave dhe u bashkuan si valė e pėrfunduan nė cak si valė, ku dhe dhanė tė njėjtėn mostėr interference sikurse edhe valėt e dritės. E si ėshtė e mundur pra qė njė elektron tė jetė i vetėdijshėm se janė dy vrima apo vetėm njė? A ėshtė e mundur qė vet fakti qė shkencėtarėt e dinin se janė dy vrima e ka bėrė elektronin tė niset si grimcė e tė pėrfundojė si valė? Nėse ėshtė kjo pėrgjigja, atėherė si mund ta dinte elektroni se ēka mendonin shkencėtarėt? Apo ndoshta ekziston njė fushė energjike qė lidhė gjithēka mes veti dhe kjo fushė ia mundėsoi elektronit ta dinte se sa vrima ndodhen?

            Max Planck qė njihet si babai i fizikes kuantike e formuloi kėtė mė sė miri: “E gjithė materia ėshtė krijuar dhe pėrbėhet nga njė forcė inteligjente nga e cila ėshtė pikėnisja e gjithė kėsaj ekzistence”

            Kjo forcė ėshtė shumė reale. Kjo ėshtė prezentė dhe lidhė gjithēka nė mes veti. Kjo nuk ėshtė e ndarė prej nesh, por ekziston nė ne dhe pėrreth nesh.

            Dikur supozohej se pjesa mė e madhe e universit ėshtė e zbrazėt, por tani nė kohėt e fundit shkencėtarėt kanė vėrtetuar se kjo zbrazėti ėshtė e mbushur nga njė fushė energjike e cila ėshtė prezentė ēdo kund. Kjo fushė gjendet nė tė gjithė universin, nė planetin tonė, nė trupin tonė. Kjo fushė ėshtė ura qė e lidhė botėn e jashtme me botėn e brendshme. Kjo ėshtė pasqyra qė i reflekton mendimet, besimin dhe bindjet tona.

            Ēka ėshtė mė e rėndėsishme pėr jetėn tonė ėshtė se kjo fushė ėshtė inteligjente dhe reagon sipas ndjenjave tona. Ndjenjat, lutjet dhe bindjet tona janė gjuha tė cilėn e kupton kjo fushė. Nė kėtė fushė ekzistojnė mundėsi tė pakufizuara dhe varet nga vet ne se cilėn ne e zgjedhim, e zgjedhja jonė bėhet realiteti jonė.

            Ju me siguri se keni vėshtruar ndonjėherė njė fėmijė kur luan nė kompjuter. Ai sa herė qė luan zgjedh rrugė tė ndryshme nė lojė dhe arrin rezultate tė ndryshme. E tėra varet se ēka ai zgjedh pėr momentin. Tė gjitha rrugėt janė tė mundshme dhe tė gjitha mundėsit janė tė ruajtura nė kode tė ndryshme programuese ne CD. Nėse pastaj ne dėshirojmė ta luajmė njė lojė atėherė ne zgjedhim rrugė tjera dhe arrijmė rezultate tjera, e nė fund tė lojės kompjuteri na pyet se a dėshirojmė tė luajmė prapė apo jo? Pėr kompjuterin nuk ka rėndėsi se cilin rezultat ne e arrijmė, tė gjitha rezultatet janė nė CD, pėr tė nuk ka rėndėsi se nėse ne dėshirojmė tė luajmė edhe njė lojė apo jo. Tė gjitha kėto mundėsi janė tė ruajtura nė vetėm njė CD qė ka njė kapacitet vetėm prej 700 MB. Por ndaluni e mendoni se ēfarė kapaciteti ka i gjithė universi? Sa mundėsi mund tė ekzistojnė nė univers?

            Nė univers ekziston tanimė mundėsia qė ti tė jesh milionerė, nė univers ekzistojnė mundėsia qė ti tė kesh njė jetė tė lumtur bashkėshortore, tė kesh shėndet dhe qetėsi shpirtėrore e njė jetė tė gjatė. Tė gjitha kėto janė tė ruajtura nė univers pėr ty dhe varet vetėm nga ti se pėr cilėn nga kėto mundėsi pėrqendrohesh. Se a do tė zgjedhėsh humbjen apo fitoren, se a do tė zgjedhėsh sėmundjen apo shėndetin, pėr universin nuk ka rėndėsi. Nė kompjuter bėjmė zgjedhjen pėrmes tastaturės dhe mjeteve tjera pėrkatėse, ndėrsa nė univers bėjmė zgjedhjen pėrmes  ndjenjave, besimit dhe bindjeve tona. Ndjenjat tona janė kodet programuese qė i njeh universi ynė. Ato janė shifrat qė e programojnė jetėn tonė, ndėrsa realiteti jonė ėshtė pamja qė ne shohim nė ekran pasi kemi bėrė zgjedhjen e duhur. Universin mund ta paramendojmė si njė kompjuter tė madh, procesori i tė cilit ka njė shpejtėsi tė pakufishme. Ndjenjat tona janė kodet programuese qė njeh ky kompjuter, ndėrsa mendimet tona janė programet tė cilat na ndihmojnė t’i zgjedhim kodet pėr programim.

            Ne jemi pjesė e pandashme e universit. Ne jemi pjesėmarrės nė kėtė lojė tė madhe qė ne e quajmė jetė. Ne jemi ata qė luajmė, dhe vetė loja, ne jemi rezultati i lojės dhe shikuesit. Ne jemi tė lidhur me gjithēka qė ekziston dhe jemi nė komunikim tė vazhdueshėm me tė gjitha pjesėt tjera. Nėse ne e shikojmė natyrėn atėherė ne e shikojmė njė pasqyrim tė vetės sonė. Ēdo marrėdhėnie, ēdo ndodhi, ēdo arritje nė jetėn tonė ėshtė pasqyrim i asaj se ēfarė ne mendojmė dhe besojmė. Sikur qė pasqyra i pasqyron objektet qė ndodhen para saj, kėshtu ėshtė edhe kjo qė shohim ne njė pasqyrim i asaj qė ne kemi nė brendi. E ne shohim vetėm figurėn nė pasqyrė, por atė qė ėshtė para pasqyrės nuk e shohim.  Ajo para pasqyrės ėshtė brendia jonė, janė mendimet dhe ndjenjat tona.

            Pasqyra asnjėherė nuk na gėnjen. Ajo ēdoherė na pasqyron ashtu si jemi. Nėse kemi flokėt e krehura dhe tė rregulluara mirė, nėse jemi nė disponim tė mire dhe buzėqeshemi, atėherė pasqyra padyshim se do tė pasqyrojė njė fytyrė tė qeshur e tė hareshme. Por nėse ne ndihemi keq, jemi tė zbehur, kemi urrejtje ndaj dikujt, pasqyra padyshim se do tė pasqyrojė njė fytyrė tė zbehur e tė vrazhdė. Kėshtu ėshtė edhe me jetėn tonė. Atė ēfarė ne e ndiejmė brenda nesh, ajo pasqyrohet nė jetėn tonė. Nėse ndjehemi mirė, nėse ndiejmė dashuri  e respekt pėr tė tjerėt, nėse jemi tė mėshirshėm dhe falėnderues, atėherė padyshim se pasqyra universale do tė pasqyrojė nė jetėn tonė ēaste dashurie, gėzimi e hareje. Nė jetėn tonė do tė pasqyrohet respekti e mėshira dhe falėnderimi.

            Atėherė nėse nė jetėn tėnde ke vėshtirėsi apo nėse ke probleme shėndetėsore kujtoje se kėto janė pasqyrim i brendisė sate. Asnjeri nuk ėshtė shkaktar i asaj se ēfarė ti pėrjeton. Ēdo marrėdhėnie me tė tjerėt, ēoftė me prindėrit, me kolegėt e punės apo me partnerin tėnd, janė pasqyrim i asaj se ēka ti mendon pėr kėta njerėz dhe mendimet e tua reflektohen nė realitetin tėnd. Po deshe tė ndryshosh diēka, mos kėrko zgjidhje nga jashtė, mos kėrko tė ndryshosh tė tjerėt, por mundohu ta ndryshosh mendimin tėnd qė ke pėr tė tjerėt, mundohu ta ndryshosh atė se ēfarė pasqyrohet nė pasqyrėn tėnde. Nėse unė shikohem nė mėngjes ne pasqyrė dhe dukem i zbehur, unė nuk kam nevojė tė mundohem  ta ndryshojė dikė tjetėr pėr tu dukur unė mė mirė, por duhet tė ndryshojė ndjenjat e mia, t’i buzėqeshėm jetės dhe pėrjetimeve qė i kam krijuar vet me dorėn time atėherė edhe pasqyra do t’i reflektojė menjėherė ndjenjat dhe mendimet e mia.

            Ulu e shikoj rrethanat nė jetėn tėnde. Ato tė tregojnė shumė mirė se ēka ti ndien, ēka mendon dhe ēka beson. Ato ta tregojnė brendinė tėnde e cila pasqyrohet nė realitetin tėnd.

 

            (Autori ėshtė student i elektroteknikės pranė Universitetit teknik tė Vjenės)