"Tė
dashurosh, ėshtė mė shumė se tė jetosh"
VICTOR HYGO
(tregim)
Unė qė po rrėfehem, jam Elisabeta. Shkurt jam BETA, siē mė njohin. Tani jam
gjyshe, i kam kaluar, kur thonė "me li e me fruth" dhe nuk mė zė gėrshėra
made in moral. Puritanėt do mbledhin buzėt, kurse gratė, ca mė tepėr: do
zėnė e do shkulin faqet duke mė shėnuar me gisht: e paska lėnė mendja! Nuk
mė ka lėnė fare mendja, por nuk mė skuqet faqja fare kur tregoj. Jam
transparente si xham. Sa pėr puritanėt dhe ato "qė shkulin faqet", dua t'u
kujtoj atė thėnien proverbiale tė KRISHTIT: "Gurin e parė ta hedhė ai qė nuk
ka bėrė mėkate". Natyrisht, pėr moralin e "rrezikuar" mė shumė e ngrenė
zėrin tė pamoralshmit. E, nėse kini pak durim, mė ndiqni ,tek rrėfej:
***
Isha nė vitin e tretė nė gjimnazin e qytetit tim. Nė kėtė moshėn tim,
gjyshja ime, Katja, ndjesė pastė, thoshte: -Hap sytė se je me kėmbė mbi
yzengji. E gjyshja ime qė qe aq e mirė, maste me kohėn e rinisė saj. Po unė
qeshė njė ēupė (vėrtet me kėmbė mbi yzengji), por harlisja nga shėndeti dhe,
tek ecja, sikur bubulloja. Tundej vendi, kur i thonė. Por pse t'u lodhė se
si qeshė, se ... (eh sa herė mė kujtohet gjyshja!) ajo thoshte: -Vetėm
litari duhet i gjatė, kurse biseda sa mė e shkurtėr. Pra, isha nė vit tė
tretė, nė gjimnaz. Me mėsime shkoja shumė mirė dhe e pasionuar qeshė pas
letėrsisė. Lexoja shumė dhe, pikėrisht nė vitin e tretė, letėrsinė na i
jepte njė Profesor qė nuk ishte vetėm mėsues, por artist. Ta dėgjoje, kur
shpjegonte, mbesje me gojė hapur. Sidomos, kur recitonte poezi tė ndryshme
si njė aktor i vėrtetė. Unė bėhesha sy e veshė. Ēuditesha me vete: nuk
ėshtė as shumė i ri, por dhe as i vjetėr. Si e llogaris unė, duhet tė ketė
aty nga 20-vjet punė, por si ėshtė e mundur qė tė mbajė mend kaq shumė
vargje pėrmendėsh.
Zura ta shikoja nė sy dhe (eh, sa inat!) ai sikur mos isha fare i gjallė. Na
dha nė njė nga orėt temėn e hartimit: "Glorifikimi i punės tek "Fausti" i
GĖTES". Mė erdhi "gjahu" nė derė. U bėra Margaritė dhe shkuar Margaritės.
Prisja orėn e korrigjimit. "Hajmalia" ime kishte zėnė. Profesori e lexoj
para klasės dhe unė, nė ato ēaste, u bėra zog me krahė gati pėr fluturim. Qė
atė orė. fillova ta dua Profesorin tim. Po vallė a do ta vinte re ai seē
fshihte zemra ime qė dridhej si zokth, sa herė futej nė klasė? Doja qė t'i
bija nė sy, si: me demek, unė jam Margarita dhe ti je Fausti. Mirėpo ky, "Fausti
im", nga mosha qe sa babi im. Punė e madhe: unė qeshė e "kėnduar" dhe kisha
lexuar shumė pėr dashurinė. Dhe ngisja anijen e ėndrrave nė detin tim, tė
mbushur me shpresė. Thosha: -A nuk qe GĖTE 75-vjeē, kur i propozoi asaj
ruses rioshe? Dhe ky "Fausti im" (kėshtu po e quaj kėtej e tutje, ėshtė
mesoburrė dhe, o ZOT, vallė do mė dojė ai mua)? Ėshtė i martuar. Le tė jetė;
unė nuk pres qė tė prishė familjen. Dua tė jem e dashura e tij dhe pikė.
Me kėtė dėshirė bija tė flija dhe tėrė natės veē me tė. Dita, ndaj dhe rimon
me drita, t'i prishė ėndrrat fluturuese dhe t'i vendosė kėmbėt mbi tokė.
***
Po ku tė lėnė kėmborėt e botės, qė tė dėgjosh zilet e tua. Profesori, sa
doli nga salla e personelit dhe, ndėrsa po kaloja pranė sallės me derė tė
hapur, dėgjova Profesore Afėrditėn tė thotė: - Sa i bukur qė ėshtė! Lum ajo
qė e ka! Kurse tjetra, njė lėneshė, tha: -Ndonjė ditė kam pėr t'ia rrufitur
ato buzė: me hir apo pahir! I dėgjova ato dhe i mora inat. Epo kot nuk
thonė: -Do tė prishet njė grua, lėre tė punojė me gratė. Nėse punon mes
burrave, morali i saj ėshtė i ruajtur.
Por, nė fund tė fundit, kėshtu ndodh me tėrė shoqėrinė, se nė jetė luhet
teatėr si nė "ballot me maska". Kisha dal me mamanė time tek tregu ku
shiteshin perimet e frutat. Laj-thaj ky treg ėshtė e vetmja "kishė" ku
falemi. Befas shoh Profesorin tim qė vjen dhe unė, hapu dhe ku tė futem.
Kuqu e skuqu si njė kungull i pjekur dhe qeshė fare pa faj. Po ajo "iskra"
diku e fshehur, sujkur kish dalė nga unė dhe tė tėrė po e shihnin. Epo njė
fshat qė duket nuk do kallauz. Profesori as qė e kish mendjen nga unė dhe
jo tė m'i shtinte sytė siē shpresoja. Kur shoh qė mbėrriti teto Kristina,
gjitonia jonė, qė kish dhe ēupėn me vete. Ndėrsa unė isha nė gjimnaz, ēupa e
saj qe nė pedagogjike. Epo erdhi, punė e saj, po kur dėgjoj qė t'i thotė
Profesorit: - E, Profesor, e kam ēupėn tė bukur? Tė lėrė tjetra kokrrėn e
namit. Profesori do blinte fruta dhe kjo i vė "nė pazar" tė bijėn. Isha gati
t'u hidhesha nė kokė qė tė dyjave, por thashė: po luajmė me maska.
Profesori, sikur i bėri bisht pyetjes, por (unė them pėr ta hequr qafe,
domosdo), me politesė, i thotė: - Si e ėma dhe e bija!!! Njė tjetėr qė i
njihte dy palėt, shtoi si me shpoti: "Si e ėma dhe e bija/o usta Murat".
Plasi tė qeshurit, por mua mė vinte pėr tė qarė. Po mua si nuk mė vuri re,
Profesori? Apo ashtu ia donte mushka drutė.

Bėja, ēbėja, mundohesha t'i bija nė sy Profesorit. I thaja pjesėt
pėrmendėsh dhe nė hartime notėn mė tė lartė. Adoleshente qeshė dhe rrushi i
papjekur nuk hahet. Si t'i thosha qė e doja? Por erdhi ēasti. Po vinte viti
i ri. Koha e kartolinave. Po unė nuk shkrova kartolinė qė qenė nė modė
asokohe, si: "Era frynte qė pėrjashta/rrihte perdet e mėndafshta. Ose, si:
"Mos pandeh se tė harrova/kartolinėn ta dėrgova". Pse e rėndomtė qeshė unė?
A nuk haja bukė veēan? Dhe ja se si i shkrova:
"Ca pika shiu ranė mbi xham/
Jetojmė tė dy nė tė njėjtėn shkollė
A e di se tė kam shumė xhan
Sa tė shoh ty
mė mbyt njė kollė.
Por nuk e lahė me kaq: me germa kapitale shkrova:
"NXĖNĖSE MĖ KE
PROFESOR TĖ KAM
PĖRDITĖ MĖ SHEH
A E GJEN DOT SE CILA JAM?
Me germa kapitale, se mėsueset e letėrsisė e njohin shkrimin e nxėnėsve tė
tyre. Dhe prisja aq e shqetėsuar, sa ē'pret njė i burgosur njė vendim
gjykate. Kur erdhi PROFESORI dhe, sa hodhi shikimin pėr tė gjetur
"fajtorin", unė futa kokėn si struci poshtė bankės. Faji ėshtė i lexueshėm
dhe, kur mė ftoi nė bibliotekė, i hapėm "kartat". Qė atė ditė filloi ajo
"poema e dashurisė" mes meje e profesorit. Pa lėnduar a cenuar njeri. E
kujtoj me mall gjithēka dhe, nėse PROFESORI rron, i uroj tė mbushė njė
shekull!
Tiran, 4 tetor 2024
|