ZILIA NJEREZORE, ARMIKU ME I MADH I QYTETERIMIT!
Tė gjithė pa pėrjashtim, flas pėr ne njerėzit,
sot shtrojmė problemin e ecjes pėrpara si shoqėri duke thėnė shpesh Po si
dreqin po shkon kjo punė kėshtu? Nuk merret vesh asgjė! Njerėzit janė kthyer
nė kafshė!
e tė tjera si kėto. Argumentin mbi kafshėn-njeri qė ka si
pikėmbėrritje njeriun dhe mundohet ti ngjajė atij, kam tentuar ta paraqes
tė detajuar nė pjesėn e titulluar Qyteti xhungėl ku mbretėron njeriu.
Por problemi ngre kokė dhe ne luftojmė me kėto
shprehje e ide sa herė qė na preken interesa personale, sa herė qė dėgjojmė
ose vėrejmė fenomene qė na dėmtojnė ne, ose tė njohurit tanė. Bėhemi kėshtu
pjesė e padiskutueshme e observatorit shoqėror, i cili nė mėnyrė tė
pakundėrshtueshme konstaton se jo vetėm qytetėrimi nuk po bėn mė ecje
pėrpara, por ai po pėson kthim mbrapa. Vlerat po bien kokėposhtė, me rėnie
tė lirė, siē vėrtetohet mė sė miri nė ligjet themelore tė fizikės kur kurba
e energjisė mbėrrin pikėn e saj kulmore dhe mė pas kthehet nė nivelin prej
nga u nis.
Me kėtė shqetėsim ballafaqohemi ne shqiptarėt e
prapambetur
por edhe mbarė bota e zhvilluar e njerėzve. Ka padiskutim njė
kthim mbrapa nė vlera, marrdhėnie njerėzore dhe konceptimin mbi tė ardhmen
sot tek pjesa dėrrmuese e individėve. Qėniet, qė nganjėherė vetquhen njerėz
e nganjėherė sforcohen tė sillen si tė tillė, nuk kanė mė sy tė kthjellėt
pėr tė parė botėn, shtėpinė e tyre. Ata tashmė e shohin ēdo gjė nėpėrmjet
ekranit televiziv, reklamave publicitare dhe syzeve tė diellit qė janė bėrė
kusht i domozdoshėm pėr status qytetarie. Ata nuk kanė mė memorie. Kanė
harruar nga dhe si erdhėn deri kėtu nė vitin 2006 pas Krishtit, nė epokėn e
mirqėnies, komoditetit dhe teknologjisė sė pėrparuar. Ata nuk po vlerėsojnė
mė objektivisht dobishmėrinė e antibiotikėve, energjisė elektrike,
telefonisė, motorrit me djegie tė brendshme dhe tė mikroproēesorėve.
Individėt sot e shohin tė gjithė kėtė arritje si njė vitrinė mallrash pėr
tu blerė dhe pėr tu patur brenda sferės private tė kontrollit tė
gjithsekujt. Si njė mall pra pėr tu vėnė nė dispozicion tė kėnaqėsive dhe
kapriēove tė secilit prej tyre qė i pėlqen tė vetquhet njeri, por qė ndoshta
i tillė nuk ėshtė.
Jo tė dashur individė, ose qėnie me aspirata tė
larta njerėzore! Si tė doni po ju quaj. Nuk ėshtė kėshtu. Kėto arritje tė
mrekullueshme qė pėrmenda, janė fryt i pėrpjekjeve dhe i mundimeve, i
luftrave dhe i sakrificave tė njerėzimit nė mijra vjet. Njerėzit janė
pėrballur gjithnjė me kafshėt e pyllit e tė malit. Janė pėrballur me gjithė
llojet e fatkeqėsive natyrore. Kanė luftuar edhe me mėnyrėn e grupimit nė
tufa qė kanė si karakteristikė kafshėt me fytyrė njeriu tė cilat synojnė
pushtetin dhe e kanė bėrė kėtė pėr tė mbojtur vlerat e qytetėrimit dhe
meritokracinė. Janė pėrballur edhe me tradhtinė dhe xhelozitė brenda llojit
tė vet, pa ia kanė arritur kėtij stadi qė gėzojnė sot
Por qė me naivitet, indiferencė e pa e kuptuar,
po e humbasin dalngadalė.

Pra, jam duke vėnė theksin nė fijen e hollė
konceptuale qė ndan tė mirėn nga e keqja, zhvillimin nga regresi, harmoninė
midis njerėzve nga pėrēarja, dashamirėsinė ndaj tė ngjashmit ose urrejtjen e
pashpjegueshme ndaj tij. Dhe kjo gjendje e turbullt, ky sensacion djallėzor,
kjo humnerė e errėt dhe e thellė nė mendjet dhe nė zemrat tona, ėshtė zilia.
Ne shqiptarėt kemi gojdhėnat tona me vėllezėrit
ziliqarė, ku njėri prej tyre refuzonte tė kishte tė mira tė bollshme, mjaft
qė tė shihte tė skamur vėllain tjetėr e pėr tia arritur kėsaj impenjohej e
lutej ēdo ditė.
Edhe grupimet e tjera shoqėrore, etnike,
kulturore, politike, kanė shembujt e tyre mbi kėtė argument, ku zilia merr
supremaci ndaj dashamirėsisė dhe bashkėpunimit.
Ne tė gjithė po harrojmė tė dashur miq, se
njerėzimi ka notuar nė gjak me mijra vjet pėr tė siguruar zjarrin pėr tu
ngrohur, veglat e punės, pak drithė, pak bukė, mė pas rrotėn pėr tė lėvizur,
disa kėshtjella e nė vazhdim disa qytete. Mė vonė akoma erdhėn shkollat,
barnat dhe spitalet. Pėr tė mbėrritur nė shekullin e 20-tė ku vetėm nė
gjysmėn e dytė tė tij, zhvillimi pati njė hov kaq tė madh, sa mund tė themi
se vetėm nė 50 vjetėt e fundit njeriut iu realizuan pjesa mė e madhe e
aspiratave tė tij. Ai mbėrriti deri aty sa tė fluturojė.
Pėrballja me tė keqen, me sfidat dhe me
paditurinė, i shkaktoi humbje tė mėdha njeriut nė shekuj, por gjithsesi ai
triumfoi. Sot, kurba e zhvillimit ka mbetur nė vend. Realisht po kthehet
mbrapa pėr gjithė motivet dhe shembujt qė njohim, pėr ato qė thamė mė lart
dhe pėr ato qė do rendisim mė poshtė.
Tronditjet ndihen mė tė forta aty ku mirqėnia ka
arritur maksimumin. Tragjedia qė zilia prodhon, konsumohet mė sė shumti aty
ku nuk mungon asgjė. Vemė re shpesh herė se metastaza e zilisė avancon
pikėrisht mes bollėkut; mes bankierėve, industrialistėve, pasanikėve,
njerėzve tė famshėm. Ajo konsumohet aty ku asnjėri prej nesh nuk sheh mė
brenda vetes, brenda shpirtit dhe brenda sferės sė jetės tij personale.
Kėshtu njeriu po thėrrmohet ēdo ditė pa e kuptuar, thjesht nga ekzistenca e
tjetrit. Ai turbullohet edhe vetėm duke e parė tjetrin, thjesht duke dėgjuar
pėr tė, pavarėsisht se trashėgon ose thjesht gėzon tė njėjtat kushte
shoqėrore dhe ekonomike, tė cilat shpeshherė janė optimale.
Pjesė nga libri: ""Un" dhe dashuria"
|