Ulqini, ėshtė ndėr vendbanimet mė tė hershme tė trevave
ilire. Kjo dėshmohet qė nė periudhat parahistorike. Emri i tij, me sa duket,
lidhet me emrin Colcbinium (Kolkin apo Kolbin tė ardhur nga Azia) kolkėt si
themeluesit e parė i Olcinium. I famshmi shkrimtar Tit Livi, e pėrmend
Ulqinin si Olcinium, kurse vendasit si olcinatas, qė mendohet se i pėrkasin
fisit ilir tė labeatėve, qė gjendeshin rreth liqenit me tė njėjtin emėr nė
Shkodrėn e sotme. Nė shekujt nė vijim, emri i qytetit tė Ulqinit ka evoluar
nga lashtėsia e deri sot
Epoka e bronzit, ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė kėtė
qendėr tė hershme historike. Kėshtu nga zbulimet arkeologjike, qė janė berė
nė periudha tė ndryshme nga arkeologėt vendas dhe tė huaj, ėshtė pėrcaktuar
se nė dyshemetė e dheut janė zbuluar gjurmė tė hershme tė jetės dhe
zhvillimit nė pėrputhje me kohėn, duke filluar nga tombulat dhe veglat e
punės, qė natyrshėm kanė pėrdorur tė parėt e kėtij vendbanimi.
Nga ekspertėt paleohistorik, kėto gjetje arkeologjike,
kanė ruajtur vijimsinė e tyre pėrgjatė bregdetit adriatik ose ndryshe, bėjnė
pjesė nė tė ashtėquajturen vegla tė tipit shkodran - dalmatin.
Treva e pasur ilire, pėrbėn padyshim edhe bazamentin nė
tė cilin ėshtė zhvilluar historia mijėravjeēare e kėtij qyteti tė lashtė
bregdetar. Nė kėtė truall tė lashtė historik, janė pėrshkruar kultura tė
ndryshme civilizimesh gjatė shekujve. Gjithashtu, kėtu kanė kaluar ose
qėndruar nė kohėzgjatje tė ndryshme pushtues, tė cilėt, nė njė farė mase
kanė lėnė gjurmėt e tyre tė dukshme nė lėmin e arkeologjisė, pėrshkrimet
historike, emrave tė vendbanimeve, artit figurativ mural dhe tipeve tė
banesės tė ndertuar nga ana e stilit arkitektonik.
Mes Tivarit dhe Ulqinit (Ada e Krruēit), thuhet se ka
ekzistuar Ulqini i Vjetėr. Megjithatė duhet pranuar pėr hir tė sė vėrtetės
ose dėshmive historike, se kėtu nuk janė ndeshur gjurmė jete tė periudhės sė
lashtėsisė, sikurse natyrshėm mund ti gjemė nė zonėn e Kėshtjellės sė
Ulqinit.
Sigurisht, kėtu ka gjurmė tė antikitetit dhe mesjeta. Pėr herė tė parė
Ulqini i Vjetėr pėrmendet nė vitin 1376. Afėrsisht gjashtė shekull e gjysėm
mė parė, nė qendrat e banimit, tė favorizuar nga kushtet e pozitės
gjeografike dhe kushteve tė favorshme, mendohet se ėshtė zhvilluar jeta
rurale, pėrmes vendbanimeve tė mesjetės buzė brigjeve tė detit Adriatik.
Nėse do tė shohim me kujdes edhe ndėrtesat e mesjetės,
qė i pėrkasin kėsaj treve, bie nė sy lashtėsia e kėtij qyteti nė Kalanė e
Ulqinit. Bedeni ilir, i zbuluar nė shtresat e truallit nė pjesėn e sipėrme
tė kėshtjellės, ka gjurmė karaktersitike tė mureve qiklopikė, ndėrtuar me
blloqe tė mėdha guri tė mirėfilltė, ēka pėrforcon edhe mė shumė bindjen e
vijimsisė sė lashtė rurale tė saj.
Nga ana e tjetėr, duke parė hollėsi ose detaje tė
gjurmėve tė hershme arkeologjike, shohim se kėtu ekzistojnė blloqe guri mbi
gjirin dhe Molonė e Ulqinit, qė pasqyrojnė nė kėtė mėnyrė konturet e
kulturės primitive e arkaike ose e thėnė nė gjuhė tjetėr paraqet perendinė
lokale tė detit, Zotin mbrojtės tė Ulqinit. Kjo ėshtė e shprehur edhe
pėrgjatė bregdetit tjetėr shqiptar ose mė nė jug tė Adriatikut, pėrgjatė
vijės bregdetare, ku kanė qenė ndėrtuar qytetet e vjetra ilire, si Dyrrahu,
Butrinti, Valova, dhe deri nė brigjet e lashta mesdhetare helene etj.
Qyteti ilir i Ulqinit, ka pasur famė tė madhe nė kohėne
shtetit ilir. Zbulimet arkeologjike e dėshmojė dhe pėrforcojnė kėtė
argument, gjatė kohės sė sundimit tė mbretit tė fundit ilir Genti nė qytetin
antik tė Scoda (Shkodra). Natyrisht, duhet thėnė se qyteti i Ulqinit, ruan
origjinalitetin e vet, sepse ėshtė ndėrtuar nė pėrshtatjen sipas objekteve
tė terrenit qė e rrethonte, ku, mė sėshumti bie nė sy pjesa ballore e
jashtme e murit qiklopik e ngjashme kjo me ndėrtimet pergam, qė ėshtė
pėrdorur nė zgjerimin e mėtejshėm tė qytetit nė fjalė.
Lulėzimi i tregtisė dhe lundrimeve bregdetare nė kėtė
trevė, kanė vijuar edhe pas pėrfundimit tė luftės raskapitėse iliro
romake, kur dhe tjetėrsohet mbretėria e Gentit. Gjatė kėsaj periudhe deri nė
shek. XI, qyteti bregdetar, gėzonte njė lloj pavarėsie nė formė e
republike. Qysh nga lashtėsia e sot nė brigjet e adriatikut nga bregdeti
dalmat e deri nė atė jonian helen, kemi tė ruajtur si dėshmi tė historisė
fragmente tė civilizimit tė hershėm nė periudha tė caktuara historike, por
qė pėr arsye tė ndryshme, ato sot gjenden tė braktisura rrėnojat e qyteteve
antike. Mirėpo ato shfaqen me rrėnojat e tyre si muze natyralė ose pasaporta
tė autoktonisė sė banorėve vendas, qė brez mbas brezi i ruajtėn, duke
dėshmuar vijimėsinė e jetės dhe qytetėrimit prej epokės antike, mesjetė e
deri sot. Nė kėto themele parahistorike bėn pjesė edhe treva e Ulqinit.
Fortifikimet antike e mesjetare qė pėrfshinė nė
periudha tė ndryshme brigjet e kaltra tė Mesdheut, mbijetuan kundrejt
fenomeneve apo dukurive gjeografike qė pėrfshinė sipėrfaqen e tyre. Edhe pse
herė mbas here gjatė u pėrfshi nga tėrmetet dhe lėvizjet ngritėse e ulėse tė
truallit bregdetar, erozioni gėrryes dhe vėrshimet e ujit nė brendėsi tė
territoreve bregdetare, nė zona tė caktuara pėrgjatė bregdetit dalmat e deri
nė atė jonian helen, u ruajtėn ndėr shekujt gjurmėt e shkrimeve, themeleve
tė fortifikimeve etj.
Edhe pse kėto qendra tė hershme banimi u braktisėn, ato
sėrisht nuk e humbėn origjinėn e tyre, emrin e qytetit qė nga antikiteti dhe
mesjeta e hershme dhe e vonshme. Kėshtu me ndarjen e Perandorisė Romake nė
dy pjesė, ajo perėndimore me qendėr Romėn dhe lindore me kryeqendren
Konstandinapojen, Ulqini, u gjend nė provincėn Prevalitana tė Perandorisė
Lindore dhe prej shekullit IV, fillojnė tė shuhen ngadalė kultet e besimet
pagane tė popullsisė dhe nė vend tė saj fillon tė pėrhapet feja e re e
krishtėrimit nga vetė apostujt
nga viti 1250 derinė fund tė shek. XIV nė
zonėn e kalasė sė Ulqinit gjenden disa kisha si vijimėsi e krishtėrimit tė
hershėm nė kėto treva.
Qyteti i Ulqinit, pėrballoi me stoicizėm sulmeve dhe
lutrave tė shumta tė perandorit maqedon Samuilit nė shekullin IX, sulmet e
mongolėve nė vitin 1242. Nė qytet asokohe (1252), ka mbretėruar nipi i
Nemanjės Gjorgji. Ndėrsa nė harkun kohor 1282 1309, ka sunduar vejusha
Helena e Anzhuinėve, ndėrsa prej vitit 1281, motra e saj Maria njihet si
domina Ulcinii. Gjatė kėsaj periudhe nė vitin 1288, dy motrat Helena dhe
Maria kontribuojnė nė ndėrtimin e Manastirit Franēeskan.

Rėndėsia politike, tregtare, detarisė, financiare dhe
kulturore e qytetit zgjerohet dhe pėrjeton kohėn e lulėzimit tė plotė, mbas
tjetėrsimit tė Rashės, nė kohėn qė kurorėn e sundimit e mbajnė princėrit e
dinastisė sė familjes bujare Balshajve. Tashmė rruga e tregtisė ishte
zgjeruar pėr vendasit jo vetėm pėrgjatė vijės bregdetare tė Dubrovnikut, por
edhe me Venedikasit, tė cilėt, kishin nė qytetin e Ulqinit edhe konsullin e
tyre. Pėr mė tepėr, vetė sunduesi Gjergj Stras Balshės (1385 1405), pėr
aftėsitė e tij ushtarake dhe administrative njihet si Princ i Ulqinit dhe
kur mbyll sytė varroset nė Ulqin.
Vendasit dallohen pėr llojet e ndryshme tė punėve tė
zejtarisė, duke spikatur mė sė shumti si skalitės ose mjeshtėr tė pėrpunimit
artistik tė drurit dhe ndėrtimtarisė asokohe. Vetė princi Strazimiri, u
interesua pėrmes njė projekti tė bėjė ndėrtime tė reja nė qytet. Kėto
projekte arkitekturale, sikurse dėshmojnė burimet e shumta historike, i
vijojnė me sukses edhe Ballasha III. Nga viti 1413 1421, kemi sėrisht
sundimin e dinastisė sė familjes princore Balshaj. Me vdekjen e tij, shuhet
edhe sundimi i princėrve tė mirė arbėror dhe gjurmėt e tyre i ndeshim tashmė
nė toponimimet e ndryshme. Mė e njohura ėshtė Kulla e Balshajve, e cila
gjendet nė pjesėn e sipėrme tė qytetit e rindėrtuar disa herė.
Rritja dhe zgjerimi i sundimit venedikas bėhet kur
pushon se ekzistuari dinastia arbėrore e Balshajve. Ulqini, tashmė bie nėn
sundimit e Republikės sė Venedikut nė vitin 1423-1571. Mbas 150 vjetve,
sėrisht qyteti bie nėn sundimin e pushtuesve osmanė tė Perandorisė Turke tė
Bosforit. Gjatė kėsaj kohe nė qytet, kemi nė fillim futjen e elementeve dhe
ndikimit tė kulturės latine nė fillim dhe mė pas atyre lindore aziatike
osmane, gjurmėt e sė cilės ndeshen deri nė ditėt tona.
Kultura dhe urbanizimi venedikas, shprehet nė
rindėrtimin e ndėrtimet e bedeneve, portave, kullave, pallateve, kishave
latine e shesheve. Si klasike mund tė pėrmendet si shembull hyrja veriore e
Kalasė sė Ulqinit, ku bien nė sy tullat e kuqe tė murosura. Kėtu gjithashtu
gjendet edhe mbishkrimi me emrin Jubani Bolani, qė mendohet se ishte
restaurues e kapelan i Ulqinit dhe qė vinte nga njė familje princore e
Venedikut. Ai i pėrket periudhės sė mesit tė shek. XV. Po ashtu e kėsaj
periudhe ėshtė edhe kisha e Renesancės qė i pėrket vitit 1510.
Ulqinin e kanė vizituar dhe shkelur me kėmbė dhe
studiuar shumė tradita dhe zakone, disa nga figurat kryesore tė botės
kulturore, tė sferės ushtarake, lundėrtar, klerikė tė lartė tė krishterė nga
disa shtete tė Europės dhe mė sė shumti nga Italia. Ndėr figurat mė tė
spikatura humaniste tė kohės ishte franceskani At Marin Biēikemi, qė arriti
tė bėhet edhe rektor i shkollave raguziane dhe mė vonė shėrbeu nė Venedik,
Mantove dhe Padovė, nė tė cilin e emėruan edhe si profesor i rregullt
universitar.
Shembull tjetėr ėshtė edhe kalorėsi gjerman Arnold
von Harff (1496), i cili, gjatė udhėtimit tė tij ndaloi edhe nė Ulqin. Pėr
kėtė fakt historik, na njofton studiuesi e historiani i njohur klerik
franēeskan nga Shkodra At Marin Sirdani O.F.M. (1885 1946), pėrmes njė
shkrimi botuar nė vitin 1936 nė revistėn prestigjioze tė kohės Hylli i
Dritės (1913). Ai gjatė njė vizite qė bėn nė Ulqin nė vitin 1904, boton
pėrshtypjet e veta pėr qytetin bregdetar, nė faqet e revistės nė fjalė, njė
ndėr me autoritativet nė trojet enike shqiptare gjatė asaj kohe.
Mė vonė Ulqinin e vizituan udhėtarėt e shkrimtarėt
francez Zheron e Zhan Taro, albanologu italian Dr. Antonio Baldacci, piktori
e akademiku Paja Jovanoviq, shkrimtarja Isidora Sekuliqi, letrari kroat
Petar Skoku, shkrimtari Kapllan Kallushi etj. Kėtu pėrshkruhen shumė detaje
tė jetės dhe ekonomisė vendase, zhvillimi i zejtarisė, lundrimit dhe
traditat shqiptare. Ajo qė spikat, ėshtė se autori thekson, se vendasit nuk
kanė dėshirė tė jetojnė tė sunduar nga tė huaj dhe janė dashamirės dhe
pėrkrahės tė pėrparimit.
Ulqini dėshmi e shekujve - pas pushtimit turk
Me njė tjetėr pamje e fizionomi zhvillimi paraqitet
Ulqini, gjatė kohės sė sundit tė Perandorisė Otomane, qysh prej vitit 1517,
kur ky qytet bie nė dorė tė pushtuesve mizorė turq. Ajo qė bie nė sy, ėshtė
se Ulqini pushtohet mė vonė se disa qytete tė tjera tė trojeve etnike
shqiptare, kjo me sa duket mė sė shumti lidhet mė pozitėn e saj strategjike,
si dhe rėndėsia qė kishte pėr Venedikun vetė Ulqini. Qyteti sulmohet
barbarisht dhe me tė gjithė fuqitė ushtarake turke nga komandanti i
ekspeditave Ahmet Pasha, i cili, mė nė fund mundi tė mposhtė qėndresėn e
hekurt antijeniēere tė vendasve, qė drejtoheshin me meritė nga
kryekomandanti Serra Martinegro. Trimėria e vendasve tregohet edhe tek dhe
dhjetė motra tė njė kuvendi franēeskan (murgesha), tė cilat, pėr tė mos rėnė
nė duart e barbarėve turq hidhen nga Kalaja e Ulqinit nė det. Kjo tė kujton
historinė e grave suliote qė hidhen nga shkėmbi pėr tė mos rėnė nė duar tė
haremxhive otomanė. Dhe historia e vendasve, gjithnjė e mė shumė ėshtė e
mbushur me shembuj trimėrie e luftrash tė vendosura, kundėr ekspeditave
ndeshkuese turke.
Qetėsia dhe zhvillimi i gjithanshėm i qytetit
shkatėrrohen dhe qengji, qė ishte simbol i paqes pėr ulqinasit zėvendėsohet
minare islame me yll e hėnėn turke tė pushtuesve. Nga ana e tjetėr, nė
Ulqin, filloi tė rigjallėrohet kultura e piratėrisė ose e grabitjes, qė
gjatė sundimit turk mori pėrpjestime alarmante. Nga kjo kohė, ulqinakėt,
fillojnė tė dallohen si kusarė tė famshėm, qė sulmonin anije tė ndryshme
nėpėr detin Adriatik dhe detin Mesdhe dhe luftonin kundėr anijeve tė
krishtera tė Republikės sė Venedikut, tė Bokės sė Kotorrit dhe tė vendeve tė
tjera tė Dalmacisė.
Kusaria e Ulqinit me anije piraterie, ka ekzistuar qė
nga koha ilire dhe gjatė kohės sė ndėrrimit tė sunduesve tė ndryshėm dhe
sipas interesit pėr pasurim tė shpejt tė tyre herė ėshtė zvogėluar e herė
ėshtė zgjeruar, duke qenė njė problem serioz pėr tė gjithė bregdetin dalmat
dhe at adriatik e jonian.
Vijimėsia e jetės detare dhe lulėzimi i piraterisė (vjedhjeve dhe
grabitjeve nė det), tashmė u bė njė pengesė serioze edhe pėr vetė turqit, qė
filluan tė merren seriozisht me luftėn kundėr piraterisė detare. Kjo pėr
faktin, se shumė nga anijet e tyre bėhen pre e grabitjeve tė kusarėve
ulqinakė. Piratėt e detit, mendohet se deri nė shekullin XVII kishin arritur
tė zotėronin njė flotė detare deri nė 170 anije, dhe qė tė gjitha ishin tė
ankoruar nė brigjet e Ulqinit.
Hovi i madh qė mori dejtaria dhe lulėzimi i piraterisė,
krijoi kushte qė qyteti tė zgjerohet dhe tė largohet ngadalė nga dyert e
muret e Kalasė sė Ulqnit,. Fillojnė kėshtu tė krijohen lagje dhe qendra tė
reja banimi, sheshe, hamame, kroje, xhamia, teqe, qė dallohen pėr karakterin
oriental turk tė tyre. Gjurmėt e botės islame fillojnė tė shihen mė shpesh.
Ata ishin ngritur mbi themelet e botės kristiane, qė lulėzoi shumė shekuj mė
parė nė kėtė trevė. Islamizimi dhe kultura e saj e shpatės, filloi
lulėzimin dhe tė japė frytet e veta shkatėrruese tė vlerave autoktone
iliro - abrėrore dhe kristiane.
Por shumė nga vlerat e kulturės sė lashtė kristiane
mbijetojnė, falė qėndreses sė hekurt tė vendasve, tė cilėt gjithsesi
rezistojnė me tė gjitha mėnyrat. Njė pjesė e vendasve qė kishin pasuri, pėr
tė mos i humbur ato i nėnshtrohen islamizimit, duke vijuar tė ruajnė
sundimin e tyre, tashmė si shėrbetor tė Perandorisė Otomane tė kohės. Tė
lėkundurit, me natyrėn e tyre servile dhe telit tė pėrdredhur u bėnė vasal
tė pushtuesve, duke i shėrbyer atyre nė administratė, pėr nėnshtrimin e
pjesės tjetėr ulqinake jo islame.
Administrata e re turke pėr tė bėrė konvertimin e
popullsisė sė krishterė nė islame, aplikon ligje tė dhunshme shtypėse. Njė
ndėr kėta ėshtė edhe taksa e gjizes pėr tė krishterėt, gjė qė e shpejtoi
procesin e konvertimit nė fenė islame. Nė disa raste u shfaq edhe dukuria e
pėrhapur askohe, qė njihet me emrin laramanizimit, ku tė krishterėt ditėn nė
rrugė dalin me emra muslimanė, kurse nė shtėpi ushtrojnė ritet e besimit tė
ritit katolik. Por jo tė pakėt ishin edhe besimtarėt katolikė, qė me
sakrifica e mbijetesė shembullore ruajtėn gjuhėn shqipe, kulturėn, traditat
e lashta shqiptare dhe sot janė shembull i shkėlqyer i vijimsisė sė traditės
sė hershme kristiane e iliro arbėrore nė trojet stėrgjyshore shqiptare.
Gjatė kėsaj periudhe Ulqini, kishte njė kantier detar,
ku ndėrtoheshin me material druri anije tė tonazheve tė ndryshme, qė
dallohen pėr shpejtėsinė e tyre, nė pėrshtatje me kohėn. Anijet mė tė
njohura ishin ato qė njihen me emrin galeota. Pėr tė mbijetuar dhe ruajtur
tregtinė me produkte tė ndryshme ushqimore dhe blegtorale, tregtarėt
ulqinakė shpesh nėn maskėn e flamurit tė piraterisė bėnin tregti me vendet e
ndryshme, duke iu fshehur piratėve shumė tė rrezikshėm, qė jo vetėm u
merrnin shpesh mallin por edhe krejt anijen ose e digjnin ne mes tė detit.
Nė vitin 1718 u vendos paqja nga sulmet e furishme tė
anijeve pirate, qė nė histori ka hyrė me emrin Paqja e Pozharevcit. Mė vonė
shqiptarėt e ulqinakė nuk zbatuan mė vonė as Paqen e Beogradit (1739). Kėtu
u trajtua ēėshtja delikate e piraterisė, qė ndalohej sipas ligjeve tė kohės
dhe ēėshtja e dytė ajo e Kalasė sė Ulqinit. Ata qė vijonin tė grabisnin nė
det tė hapur, ishte parashikuar qė tu merreshin galeotat (anijet) dhe nuk
kishin liēencė (tė drejtėn e lejės), pėr tė ndėrtuar anije tė tjera. Jo
gjithēka qė thuhet e shkruhet zbatohet. Marrėveshjen e Paqes sė Pozharevcit,
nuk e zbatuan as piratėt shqiptarė ulqinakė, tė cilėt, vijuan zanatin e tyre
tė vjetėr. Nga kėto grabitje si gjithnjė vazhdonin ta pėsonin anijet
tregtare tė Republikės sė Venedikut, bregdetit dalmat dhe vetė ato tė
Perandorisė Otomane.
Nė shekullin XVII, pirateria aq e pėrhapur nė detin
Adriatik fillon tė shuhet dhe gradualisht filloi tė vendoset jeta tregtare
normale nė limane dhe shkėmbimi i mallrave me anije tregtare nė detet e
hapura. Nė Ulqin vijon tregtaria, zejtaria, peshkimi, kultivimi i ullishteve,
bujqėsia, blegtoria etj. Por sėrisht kishte raste piraterie, por ato ishin
tė shkėputura dhe tė rralla. Nga ana e tjetėr, u bėnė shumė pėrpjekje pėr tė
ndaluar tregtinė e skllevėrve zezakė dhe se nė Ulqin, mendohet se kanė
jetuar 100 familje zezake.
Nėse do tė shohim gjithė kėtė udhė tė sukseshme dhe
peripecish, qė i ėshtė dashur tė kalojė Ulqini, rezulton se qyteti, prej
kohėrave tė lashta deri nė ditėt tona mbeti si simbol i qėndresės sė
orekseve grabiqare tė pushtuesve tė ndryshėm qė kaluan nė kėtė trevė, duke
mbijetuar dhe ruajtur kulturėn e vet autoktone iliro arbėrore shqiptare
me origjinalitet, ndonėse shihen edhe gjurmė tė ndikimit tė kulturave tė
huaja nė shumė lėme. Me gjithė tramvajet e jetės, qyteti nuk u kthyer nė
gėrmadhė ose nė njė qytet tė vdekur, sikurse rėndomė kanė ndodhur me shumė
qytet bregdetare lindore tė bregdetit Adriatik e Jon apo mė tej nė Mesdhe.
Ulqini, mbeti simbol i vijimsisė sė jetės ose i
lulėzimit tė detarisė, peshkimit, tregtisė, piraterisė pėr disa shekuj me
radhė e zejeve tė tjera etj., duke ruajtur veēantėsinė e jetės autoktone.
Nėse do tė flasim pėr kohėn e sotme, shohim se qyteti, i pėrshtatet shumė
shpejt kushteve tė ekonomisė sė tregut. Kėtu nis dhe lulėzon me pėrpjestime
tė shpejta turizmi bregdetar, kondrinor, arkeologjik, sendeve artistike
antike etj., e favorizuar edhe nga kushtet e favorshme klimatike dhe
ekonomike nė tė cilėn gjendet asokohe ish - Jugosllavia. Nė mesin e
shekullit tė kaluar (XX), shumė turistė nga Europa Perėndimore, bėhen
frekuentues tė rregullt sezonal, tė ujėrave tė kaltra dhe tė pastra, tė
klimės sė shėndetshme bregdetare ulqinake dhe vizitor tė kalasė sė Ulqinit e
vlerave tė tjera historike tė qytetit, duke u bėrė shumė shpejt ndėr mė tė
njohurat nė Europė.
|