Ndotja mė e madhe nė historinė e njerėzimit
ėshtė rezultat i prodhimtarisė artistike, mediatike, shkencore etj., tė
megalomanėve, tė amplifikuarve, injorantėve qė blenė diploma nė tregun e
krizės morale, tė funksionarėve tė linēuar, tė narcisoidėve, dhe kujtdo qė
zhvleftėson rėndėsinė e krijimtarisė dhe tė dijes sė vėrtetė.
Personalisht nuk pajtohem aspak me faktin se
shumė moderatorė, analistė e opinionistė qė shfaqen nė media janė
intelektualė tė mirėfilltė, dhe akoma mė tepėr nuk pajtohem, me ata tė
diplomuar qė e shesin veten pėr intelektualė, e sjanė tjetėr veēse tė
pazotė pėr tė ushtruar vullnetin dhe profesionin e vet.
Misioni i intelektualit ėshtė tė hedhė sadopakėz
dritė mbi shpirtrat e pėrgjumur dhe mendjengushtėsinė njerėzore. Shpeshherė
formimi, kultura, vlerat bėhen tragjedia mė e madhe e tij, sepse shoqėria
pretendon ti pėrgjigjet me atė kulturė tė dorės sė dytė, tė cilėn e ka
standardizuar, dhe me tė cilėn ka rėnė nė kompromis.
Ndėrkohė qė pseudointelektualėt shtiren dhe
ēorodisin ndėrgjegjen shoqėrore me njohuritė e tyre gjysmake, dija
psiko-kozmike endet e anatemuar dhe ēapaqorras nė kėtė kaos tė pafundmė. Ky
fenomen do tė ndodhė rėndom, deri sa tė na serviren me imponim, vlera e
atribute tė paqena.
Intelektualizmi spikat nė disa persona tė
caktuar tė cilėt posedojnė njė pėrgatitje serioze, tė thelluar e tė plotė nė
fushėn e artit, teknikės, kulturės etj. Tė qenit i diplomuar do tė thotė tė
kesh mundėsi (nga familja apo vullnet e kėmbėngulje) qė tė studiosh pėr disa
vjet: kjo ėshtė arsyeja bazike qė tė diplomuarit janė mė tė arsimuar se
pjesa tjetėr e popullsisė, por kjo nuk i bėn ata domosdoshmėrisht
intelektualė, edhe pse mund tė ndihen tė tillė.
Intelektuali nuk shkėputet pėr asnjė ēast nga
librat, enciklopeditė dhe marrja e vazhdueshme e informacionit tė gjerė, nuk
resht kurrė sė qeni kėrkues ndaj vetes. Intelekti formohet pėrmes studimit,
leximit, interesave, pėrvojės, dėshirės sė epėrme pėr dije, imagjinatės
aktive, si dhe qasjes pa paragjykime e arrogancė ndaj botės.
Nė pėrgjithėsi, universiteti i ngjet njė
udhėtimi qė ka njė finale tė qartė: specializimin dinjitoz nė njė drejtim tė
caktuar, ani pse kjo nuk tė ndihmon tė profilizohesh menjėherė si
profesionist i mirė. Kėtė tė fundit ta mundėsojnė veē praktika e
eksperienca. Pra, universiteti kurrsesi smund tė jetė tregues i intelektit,
thjesht vėrteton arsimimin tėnd nė degėn e pėrzgjedhur ose tė fituar.

Statusi social i intelektualit sot pėrfaqėsohet nga
manipuluesit e trurit, rrufjanėt politikė, artistėt mediokėr, oportunistėt
apo sahanlėpirėsit mediatikė - tė cilėt pėr tė realizuar synimet e tyre,
shkelin mbi gjithēka.
Pėr tė arritur tė vėrtetat mė tė larta, ato pėr
tė cilat lufton intelektuali sui generis qė nga koha e Aristotelit, duhet qė
pikėsėpari shpirti tė shndėrrohet nė shprehje tė madhėshtisė njerėzore
pėrkundrejt universit, duhet erudicion dhe integritet. Vetėm atėherė mund ta
meritosh plotėsisht kėtė status!
Fatmirėsisht ekziston njė hon i dukshėm midis
intelektualit dhe pseudointelektualit, sepse intelektuali nuk konformohet
kurrė me gėnjeshtrėn, nihilizmin, deformimet artistiko-kulturore, retorikėn
fyese dhe denigrimin e vlerave. Ai mbetet i qashtėr e i gjithėdijshėm mbi
fronin e sė vėrtetės.
Nė pėrmbyllje tė shkrimit, dua tju kujtoj
lutjen supreme tė Faik Konicės, intelektualit tė papėrsėritshėm e unikal,
qė si dhurohet dy herė njė kombi. Ai me tė drejtė thoshte:
Ati ynė qė je nė qiell, jepna fuqinė tė mbajmė
gojėn mbyllur kur skemi gjė pėr tė thėnė. Falna durimin tė thellojmė njė
punė pėrpara se tė shkruajmė mbi tė! Frymėzona me njė ndenjė tė mprehtė tė
drejtėsisė qė tė flasim jo vetėm me paanėsi, por dhe tė sillemi ashtu!
Shpėtona nga grackat e gramatikės, nga shtrembėrimet e gjuhės dhe nga
lajthimet e shtypit. Ashtu qoftė!
|