Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - Tė vdesėsh duke jetuar!

Shkruan: Sabir KRASNIQI

         TĖ VDESĖSH DUKE JETUAR!

         Letėr mikeshės sime M.     

 

       Qė nga lindja, ne jemi nė pritje tė saj... Dhe derisa presim, varėt tėrėsisht nga vet ne, se a do ta jetojmė kėtė periudhė kohore, sado e gjatė ēoftė ajo, nė ankth, vuajtje, mjerim, pra siē thotė edhe Kaleni  “...tė jetojmė duke vdekur”, apo do ta jetojmė kėtė periudhė kohore nė hare, gėzim e lumturi, “tė vdesim duke jetuar”. Pra, zgjidhjen e dukurisė sė frikės nga vdekja e kemi nė duart tona.

 

            E nderuara M,

            Mė vije shumė mirė qė ke marrė guximin pėr ta shprehur brengėn qė tė shqetėson qė sa kohė.

            Edhe pse ti e di se me profesion nuk jam, as psikolog dhe as psikiatėr, megjithatė, do tė mundohem qė nė suaza tė mundėsive dhe njohurive qė posedoj tė tė kėshilloj apo sugjeroj atė qė unė mendoj se ėshtė e vlefshme pėr problemin e frikės nga vdekja, qė ty tė mundon.

            Shikuar nga aspekti psikologjik, frika ėshtė njė reaksion tėrėsisht normal, qė i nevojitet organizmit pėr tė reaguar ndaj rreziqeve qė na kanosen. Dhe gjersa frika nuk paraqet shfaqje intensive, pra, deri sa ajo mbetet e kufizuar dhe nuk reflekton ndonjė simptomė serioze tė ērregullimeve shpirtėrore, konsiderohet bile si e dobishme, pasi aktivizon qendrat pėrkatėse tė organizmit duke e pėrgatitur atė pėr ballafaqim me sfidat qė na kanosen.

            Frika bėnė pjesė nė grupin  e emocioneve primare dhe paraqitet relativisht herėt si dhe zhvillohet gradualisht, varėsisht prej nevojave, motiveve, aktiviteteve e faktorėve tjerė qė na pėrcjellin gjatė procesit zhvillimor e jetėsorė. Emocionet e brendshme nė situata tė caktuara, qė konsiderohen si tė rrezikshme, e ndaj tė cilave ne jemi tė paaftė tė rezistojmė, provokojnė ndjenjėn e frikės e cila pėrcillet pastaj me reaksionet tė lloj-llojshme. E nė botėn nė tė cilėn ne sot jetojmė, shikuar realisht, ekzistojnė rreziqe tė shumta potencial qė janė edhe provokuese tė shpeshta tė frikės. Por ajo qė mė sė shumti i frikėson njerėzit ėshtė vdekja! Pra frika e ikjes nga kjo botė.

            Ky nuk ėshtė problem qė tė mundon vetėm ty e nderuara M, por dukuri qė e brengos shumicėn e qenieve njerėzor nė mbarė rruzullin tokėsor, e qė nga ankthi e tmerri, nuk kanė guxim ta shpalosin kėtė temė, tė flasin hapur rreth saj, tė pėrballohen  me tė dhe ta pranojnė kėtė realitet tė pashmangshėm.

            Po ta ceki njė thėnie tė njė filozofi amerikanė, Horas Kalen: “Ekzistojnė njerėz qė e ndryshojnė jetėn e vet ngase i frikohen vdekjes dhe njerėz qė atė e bėjnė ngase i gėzohen jetės. Grupi i parė jeton duke vdekur, pėrderisa grupi i dytė vdes duke jetuar. Pa marr parasysh se kur vdes, kam ndėrmend tė vdes duke jetuar!" Kuptim shumė i fuqishėm pėr mua.

            Ti e di, siē e di edhe unė, se dhe jeta dhe vdekja janė procese tė natyrshme. Janė pjesė e ligjit universal. Ne si qenie njerėzore jetojmė nė polaritet. Gjithēka qė ne perceptojmė pėrmes shqisave tone, ka njė pol, por njėkohėsisht edhe njė kundrapol. Kjo vlen edhe pėr jetėn dhe vdekjen. Kontradikta nė dukje por domosdoshmėri nė proces! Kush nuk e sheh polin e kundėrt, ose nuk dėshiron ta sheh atė, nuk e sheh, ose nuk dėshiron ta sheh edhe tė vėrtetėn, realitetin objektiv... Pole tė ndryshme, por tė tė njėjtit mekanizėm, tė njėjtit proces, pa tė cilat nuk do tė mund tė ekzistonte as edhe  materie mė e imėt. Nuk ka asgjė tė amshueshme nė gjithė kėtė univers tė pafund! Ajo qė mund tė quhet e amshueshme ėshtė vetėm ritmi i pėrhershėm i ndryshimeve, lindjes, zhvillimit dhe shpėrbėrjes. Dhe ajo qė shpėrbėhet, pastaj lind pėrsėri. Pra pa vdekje nuk ka as lindje, nuk ka as jetė, nuk ka proces...

            Ne, kur kemi ardhur nė kėtė botė, nuk kemi ardhur me vullnetin apo dėshirėn tonė - apo jo. Nuk na ka pyetur askush.  E njėjta vlen edhe kur tė shkėputemi nga ky proces qė ne e kemi emėrtuar si jetė. Dhe atėherė vetvetiu lindė pyetja: e pse pra duhet pasur frikė nga vdekja? Me vdekje nuk po pėrfunduaka asgjė, pėrkundrazi po lindka njė jetė e re nė procesin e ndryshimeve tė pėrgjithshme hyjnore!

            Dhe vėrtet, vetėm atėherė kur ta pranojmė kėtė koncept si njė proces tė pashmangshėm por edhe tė domosdoshėm, ne do tė mundemi ta tejkalojmė frikėn nga vdekja.

            Qė nga lindja, ne jemi nė pritje tė saj... Dhe derisa presim, varėt tėrėsisht nga vet ne, se a do ta jetojmė kėtė periudhė kohore, sado e gjatė ēoftė ajo, nė ankth, vuajtje, mjerim, pra siē thotė edhe Kaleni  “...tė jetojmė duke vdekur”, apo do ta jetojmė kėtė periudhė kohore nė hare, gėzim e lumturi, “tė vdesim duke jetuar”. Pra, zgjidhjen e dukurisė sė frikės nga vdekja e kemi nė duart tona. “Me dorėn tonė, me dėshirėn tonė, nė pėlhurėn e bardhė tė jetės mund ta shkruajmė fjalėn frikė, mjerim, dhe natyrisht, tėrė jetėn do ta kalojmė nė ankth e mjerim, por, po ashtu, me dorėn tonė, me dėshirėn tonė, nė pėlhurėn e bardhė tė jetės, mund ta shkruash edhe fjalėn, guxim, lumturi, dhe tėrė jetėn do ta kalojmė nė qetėsi dhe ngazėllim”, thotė i madhi Daut Demaku.

               Pėr ta kuptuar ti mė mirė kėtė ligj tė funksionimit tė mendjes sonė, kėtė ligj tė domosdoshėm tė mendimit pozitiv, kėtė ligj tė fuqisė sė ndryshimeve, kėtė ligj magjik, po citoj pjesė nga libri i  Xh. Marfit, “Fora e ndėrijes”:  “Paramendojeni mendjen tuaj si njė kopsht. Ju jeni kopshtari  qė tėrė ditėn diēka mbjell (mendon v.j.). Atė qė e keni mbjellė nė ndėrdije, do ta korrni nė trupin tuaj nė marrėdhėnie me botėn e jashtme“. Me fjalė tė tjera: ju jeni  mendimi juaj. Pra. Tė gjitha qė i kemi dhe gjithēka qė jemi, ėshtė vetėm pasojė e mendimeve tona. E pse atėherė duhet ta hedhim nė atė kopsht farėn e frikės, ankthit, vuajtjeve etj., nė vend tė farės sė guximit, farės sė gėzimit, farės sė lumturisė etj? Por, edhe nėse ėshtė hedhur veē fara e frikės, pse duhet ta kultivojmė edhe mė tej atė? E sa pse-ja e pse-ja tė tjera, zgjidhja e tė cilave ėshtė brenda nė ne, tek besimi nė vetvete. “Ligji themelorė i jetės sė njeriut ėshtė ligji i besimit”, thotė njė fjalė e urtė.

            Besoj se po mė kupton e nderuara M.. Pengesa serioze pėr tejkalimin e pothuajse tė gjitha shqetėsimeve shpirtėrore, e edhe e frikės nga vdekja, ėshtė kufiri ynė mental, jemi vet ne, pra qenia mė e “pėrsosur” e quajtur njeriu. Si tė gjitha format e anksiozitetit, edhe frika nga vdekja, e ka njė burim. Kjo vlen edhe pėr rastin tėnd. Bėri njė psikanalizė vetvetes dhe me siguri do e gjesh atė. Ndrysho rrjedhėn e atij burimi ashtu siē dėshiron ti...

            Nėse e ke tė qartė mesazhin e gjithė kėsaj qė u tha mė lartė, nėse arrin ta forcosh besimin nė vete, nėse arrin ta pengosh rrjedhėn e dyshimeve, nėse arrin ta mposhtėsh  bindej e gabuara mbi jetėn, nėse arrin ta hedhėsh farėn e lumturisė nė kopshtin shpirtėror, ti do t’i kalosh tė gjitha barrierat dhe ndjenja e frikės nga vdekja, do tė mbetet si njė kujtim grotesk. Dhe e gjithė kjo varet vetėm nga ti, dhe askush tjetėr. Ti dhe vetėm Ti e ke fuqinė e ndryshimeve. Po t’i vizitosh edhe tė gjithė mjekėt e botės, nėse ti nuk je e gatshme pėr kėto ndryshim, gjithēka ėshtė e kotė. Gjithēka do tė pėrfundoj pa sukses.

            Prandaj tė lutėm, pėrqafoje jetėn, dhuratėn mė tė shtrenjtė hyjnore qė tė ėshtė ofruar, shijoje nektarin e saj,  ndėrsa vdekjen lėre tė procedoj me ritmin e vetė tė ndryshimeve.

            Shėndeti, paqja e lumturia qofshin pėrherė me ju