Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Suksesi nė jetė (pjesa e parė)

Shkruan: Harry BOX

Suksesi nė jetė

 

KURAJUA PĖR T’U NISUR

(pjesa e parė)

        Ndodh nė jetė ajo qė ndodh nė pishinė o nė det: ata qė nuk guxojnė tė shkėputen nga litari apo komardarja nuk mėsojnė kurrė tė notojnė. Hapi i parė ėshtė gjithmonė mė i vėshtiri! Ėshtė fjala pėr ta mundur atė forcė pasive kohezioni qė tė mban tė mbėrthyer nė kushtet e tua aktuale, e pėr tė pėrballuar tė papriturėn.

           

            Ti do “arrish”. Por pėr tė arritur duhet “tė nisesh”. E pėr t’u nisur na duhet kurajo: veēanėrisht kur nisesh pėr njė qėllim tė guximshėm e tė largėt.

            Ekzistojnė te ēdo njeri, antipodet e ambicionet qė e shtyjnė tė provojė fatin, njė lloj frike e brendshme, njė lloj dembelizmi i qetė moral, qė e pėrmbajnė, e largojnė nga ėndrrat e tij tė fuqishme e madhėshtore duke i pikturuar me bojėra magjepse kuadrin idilik tė njė ekzistence tė qetė, tė sigurt nga tė gjitha shtrėngatat e pėshtjellimet. Kjo formė frike e dembelizmit moral quhet, nė mėnyrė eufemistike, kėnaqėsi me gjendjen aktuale: e pėrbėn aspektin mė tė zakonshėm, mė tė ultė e mė tė qortueshėm  e mė tė neveritshėm tė mediokritetit njerėzor.

            “Mos e lėrė tė sigurtėn pėr tė pasigurtėn; mė mirė njė vezė sot se njė pulė nesėr; kush kėnaqėt gėzohet...”. Mjaftojnė kėto tri proverba tė neveritshme (por  mund tė pėrmendja njė pėrmbledhje tė tėrė) pėr tė treguar gjithė shtrirjen e budallallėkut tė atyre qė ndjekin filozofinė e meskinitetit e tė nėnshtrimit.

            Nė realitet, megjithatė, “tė kėnaqurit me gjendjen e tyre” nuk janė kurrė plotėsisht tė kėnaqur siē duhet tė hiqen, sepse kushtet e tyre tė jetės nuk janė kurrė kaq tė shkėlqyera sa t’i pengojnė ata tė lakmojnė, nė thellėsi tė shpirtit, ata qė kanė diēka mė shumė. Ėshtė nė natyrėn e njeriut qė tė ndodhė kėshtu. Ai fenomen i miopisė morale qė konsiston nė mosparjen e asgjėje jashtė apartamentit tėnd e tė rrogės njėqind dollarėshe mujore, ėshtė mjaft mė i rrallė sesa besohet. “I kėnaquri me gjendjen e vet” nuk mund tė mos vėnė re tė paktėn se fqinji i tij ka radio, ndėrsa ai nuk ka; se pėrgjegjėsi i tij merr 800 dollar nė muaj e udhėton me automobil, ndėrsa ai merr 80 e ecėn nė kėmbė; se njė i njohuri i tij vesh njė peliēe luksoze e shkon nė teatėr, ndėrsa ai nuk ka veē njė pallto tė vjetėr e shkon nė vende ordinere. E kėto konstatime, pėr inat tė tė gjitha proverbave tė botės, nuk janė bėrė pėr tė favorizuar kėnaqėsinė e gjendjes vetjake.

            Nėse njė kategori njerėzish do tė mund tė ishte e sinqertė, do tė duhet tė pohonte: “Nuk ėshtė e vėrtet se pasuria, fuqia e pozita shoqėrore nuk mė bėjnė pėrshtypje, pėrkundrazi digjem nga dėshira pėr kėto tri gjėra: nuk ėshtė se i pėrēmoj, duke u kėnaqur me gjendjen qė jam, pėrkundrazi kam njė neveri tė vėrtet pėr kėtė e mė vjen turp nga mjerimi im. Por mė mungon kurajua pėr t’u shkėputur nga mediokriteti im, pėr t’u hedhur nė fitoren e njė pozite e tė njė fati, pėr tė kryer gjest qė mund tė mė vėrė nė rrezik e tė bėjė tė konvergjojė mbi mua vėmendja e tė tjerėve. Jam njė i mbytur qė preferon tė zhytet me anijen, se sa tė bėjė njė kėrcim nė ajėr pėr t’u pritur nga varka e shpėtimit”.

            Kėta lloj njerėzish nuk do tė kryejnė kurrė ndonjė gjė tė konsiderueshme nė jete, sepse kanė vullnetin tė parealizuar nga paburrėria e tyre e duar e kėmbė tė lidhura nga ndjenja e boshllėkut tė tyre moral. Atyre u mungon guximi tė bėjnė hapin e parė, kusht i domosdoshėm pėr tė ecur pėrpara nė jetė.

 

 

            Prandaj tė kesh kurajon pėr t’u nisur. Pėr t’i deklaruar vetes tėnde - e, nėse ėshtė e nevojshme edhe tė tjerėve: - “Nuk jam i kėnaqur qė jam ky qė jam. Dua tė bėhem diēka mė shumė. Do tė provoj!” Pėrpara njė individi qė ka lirshmėrinė tė flasė nė kėtė mėnyrė, tė gjithė, edhe mediokrit e tė ultit mė tė pashėrueshėm, do tė provojnė njė ndjenjė admirimi e respekti. Mos ki turp tė pohosh se je njė arrivist. Tė tė vij zor nėse e pohon me njė ndjenjė turpi e sikleti o druajtje. Arrivisti hezitues, tinėzar, i frikėsuar, ėshtė qesharak e antipatik. Provokon urrejtje e sarkazėm. Ndėrsa pėrkundrazi, arrivisti energjik, guximtar, plot vullnet e krenar, i imponohet tė tjerėve nė mėnyrė tė parezistueshme. Me atė siguri tė vrullshme bėn tė zbehet e tė dridhet kundėrshtari i tij.

            Ndodh nė jetė ajo qė ndodh nė pishinė o nė det: ata qė nuk guxojnė tė shkėputen nga litari apo komardarja nuk mėsojnė kurrė tė notojnė. Hapi i parė ėshtė gjithmonė mė i vėshtiri! Ėshtė fjala pėr ta mundur atė forcė pasive kohezioni qė tė mban tė mbėrthyer nė kushtet e tua aktuale, e pėr tė pėrballuar tė papriturėn.

            Po shpjegohem me njė shembull konkret.

            Nėse ti je nėpunės nė njė zyrė, ēfarėdo, ke njė lloj mentaliteti nga i cili ke prirje ta konsiderosh tė ardhmen tėnde si njė seri pambarim ditėsh pėr tė ndenjur i pėrulur mbi atė tavolinė, nė pritje tė njė serie tė dytė ditėsh tė pėrulur nė njė tavolinė pak mė tė bukur, nė pritje tė njė serie tė tret... etj. Kjo ėshtė ajo qė quhet: karrierė. Ky predispozicion qė ke marrė - o ke pranuar, sepse tė kanė detyruar - pėr tė ardhmen tėnde, ndikon nė mėnyrė tė parezistueshme mbi idetė e tua, mbi qėndrimet  e tua, mbi sjelljen tėnde, mbi ndjenjat e tua. Nuk mund tė jesh nėpunės e tė kesh mentalitetin e psikologjinė e njė saksofonisti. Prandaj duke e konsideruar jetėn si njė udhėtim tė gjatė e monoton, etapat e sė cilės janė paraqitur nga tavolina tė ndryshme tė pajisura gjithmonė me rėndėsi tė madhe, ke arritur njėkohėsisht, derisa tė zėsh tavolinėn e parė, tė marrėsh njė qėndrim shumė tė pėrulur e tė kesh pėr vete njė koncept shumė modest: nga dita nė tė cilėn do tė zėsh tavolinėn e dytė, do tė arrish tė marrėsh njė qėndrim ca mė pak tė pėrulur e do tė kesh pėr veten tėnde njė koncept ca mė pak modest: nga dita nė tė cilėn ke kaluar nė tavolinėn e tretė, do tė ngresh mė lart kokėn e do e besosh veten, tashmė njė sundimtar tė vogėl. Kėshtu krenaria e vetėdija e personalitetit tėnd procedojnė me hap tė barabartė me ngjitje e tua; e nė momentin aktual, duke qenė akoma nė fillim, nuk do ta mbash veten pėr asgjė por nuk do pranosh nė mėnyrė tė heshtur zhvleftėsimin qė tė tjerėt do tė guxojnė tė bėjnė pėr ty siē kanė guxuar mė parė.

 

Nė vazhdimin tjetėr do tė lexoni:

 

Hapi i parė nė fushėn morale;

Hapi i dytė nė fushėn praktike.