Figura e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut dhe bėmat
e tij janė pasqyruar prej kohėsh nė vepra tė pikturės, tė skulpturės dhe tė
gravurės nė vende tė ndryshme tė botės.
Pjesa mė e madhe e veprave me vlera artistike
dhe historike, si tipare karakteristike, japin njė profil tė veēantė me sy
tė gjallė dhe hundė shqiponjė.
Portreti mė i hershėm qė njihet ndodhet nė
galerinė Ufici (Uffizi) tė Firencės. Mendohet se ėshtė mbėshtetur nė
vizatimin tė bėrė drejtpėrdrejtė nga natyra, tė piktorit venecian Xhentile
Benini. Nė kėtė portret, Heroi Kombėtar i shqiptarėve ėshtė paraqitur nė
moshė tė shtyrė, si duket kur e ndėrmori udhėtimin e tij tė fundit nė Itali
nė vitin 1466.
Vlen tė pėrmendet edhe portreti i shekujve
XV-XVI i zbuluar nė Shkodėr si dhe portreti i galerisė nė kėshtjellėn
Valdbeng, njė riprodhim i tė cilit ndodhet edhe nė Muzeun e Krujės.
Njė portret i hershėm qė paraqet rėndėsi pėr
tėrė ikonografinė e Gjergj Kastriotit, ndodhet nė botimin e parė tė veprės
madhore tė humanistit dhe tė historianit shqiptar Marin Barletit Historia
de vita et rebus gestis Scanderbegi , Romė, midis 1508 dhe 1510 (Historia e
jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut).
Portretin nė gravurė e kanė realizuar edhe
mjeshtrit gjermanė si Jang Breu (1533) dhe Jost Aman, po i shekullit XVI.
Amani heroin shqiptar e paraqiti me njė sfond kėshtjelle.
Gravura mbi Skėnderbeun, mė 1577, ka shtypur
edhe njė piktor tjetėr gjerman Sigizmund Fejgrahent. Paraqitja e pėrkrenares
dhe e shpatės sė heroit jepet pėr herė tė parė (1539-1552) nė portretin tė
bėrė nga Tabias Shtimer.
Nė qindvjeēarin XVII e kėndej u krijuan portrete
tė Skėnderbeut pėr ti ilustruar veprat letrare ose historike. Piktori
francez N. Auronks ėshtė autor i portretit qė u botua nė poemėn e Bysjerit
(1658). Nė vitin 1662, kjo poemė u ribotua, por tani me portretin tė bėrė
nga piktori Blanshet. Ndėrkaq librin e Biemit, tė botuar nė vitin 1672, e ka
ilustruar piktori italian F. Zuēi (Zucci). Njė gravurė nė dru bėri I. B.
Skotin.
Nė vitin 1743 vepra e Barletit u botua nė Zagreb
nė gjuhėn kroate. Kėtu tani e kemi gravurėn nė dru tė Vajcit (Weitzi).
Galerinė e Skėnderbeut, me veprat e tyre e kanė pasuruar edhe piktorė tė
tjerė si Andrea Bianki, J. Fontana, Domeniko Kusto, A. Oslovski.
Pėr Skėnderbeun njė numėr veprash krijuan edhe
piktorėt arbėreshė nė Itali, si G. Konforti, A. Skurra etj. Njė afresk i
shekullit XVI ndodhet nė njė kishė tė Monreales nė Sicili. Duhet
theksuar se nė kishėn katolike tė Prizrenit, nė vitin 1878, kur u krijua
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, janė pikturuar me grizaj nė dy medaljone,
komandanti ushtarak hungarez Jan Huniadi (1387-1456) dhe Skėnderbeu.
Figura e Skėnderbeut u bė njė nga temat qendrore
tė arteve figurative shqiptare qysh nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare.
Krahas portretit tradicional kthyer nė profil tė piktorit nga Korēa Gjergj
Panariti (1883), figura e plotė e heroit mbi kalė dhe nė sfond beteja, u
trajtua mė 1889 nga Anastas N. Ballamaēi dhe Theohar Gjini (1880-1956).
Ballamaēi u ndihmua nga tabloja e piktorit francez T. Zheriko.
Nga plejada e piktorėve qė punuan mbi bazėn e
modeleve, shkoi mė tej piktori autodidakt Spiro Xega (1876-1953), autor i
njė cikli romantik-heroik prej mė se tetė veprave. Midis tyre edhe
Skėnderbeu (1913). Me fjalė tė tjera, prej tij ruhen mbi dhjetė tablo me
figurėn e Skėnderbeut, disa prej tyre tė fillimit tė shekullit XX.
Nė vitin 1937, nė bazė tė njė gravure evropiane,
edhe ikonografi nga rrethi i Korēės Vangjel Zengo (1877-1938) pikturoi disa
herė portretin e Skėnderbeut, tablonė "Beteja e Skėnderbeut me turqit" qė
ndodhet nė Muzeun e Krujės.
Linjėn kryesisht origjinale e pėrbėn tabloja
Skėnderbeu nė betejė e pikturuar nė vitin 1915-1916 nga piktori shkodran
Simon Rrota (1887-1961), i cili, nė vitet 1910-1915, kishte studiuar nė
Akademinė e Arteve tė Bukura nė Milano. (Mėsimet e para pėr pikturė, S.
Rrota i mori nga piktori shkodran Kolė Idromeno, 1860-1939, autor i njėrės
nga kryeveprat e pikturės shqiptare, portretit Motra Tone). Edhe piktori
shkodran Ndoc Martini (1880-1917) portretin e heroit e punoi nė disa
variante Skėnderbeu.
Nė fund tė shekullit XIX dhe konkretisht nė
vitin 1917, pasqyrimit tė figurės sė Skėnderbeut nė skulpturė iu ēel rruga
me bustet e skulptorit dhe tė poetit Murat Toptani (1868-1917).

Shprehja figurative e heroit, do tė ngrihet mė
pas nė njė nga majat mė tė larta krijuese me bustin sintezė, heroik e
legjendar, tė punuar nga figura kryesore e skulpturės shqiptare nė vitet
20-80, tė shkolluar nė Torino tė Italisė - Odhise Paskalit (1903-1985).
Busti i Skėnderbeut, i ngritur nė Kukės nė vitin 1939, ėshtė njė kryevepėr
monumentale, ku format e hiperbolizuara tė heroit krijojnė shoqėrim
pėrfytyrimesh simbolike. Odhise Paskali, bashkė me skulptorin Andrea Mano
(1921-2000) si dhe me skulptorin Janaq Paēo (1914-1991), nė vitin 1968
realizuan monumentin e Skėnderbeut nė Tiranė. Me vėrtetėsi deri nė hollėsi,
siluetat e japin heroin nė njė lėvizje parade, me shpatėn mbėshtetur anash
dhe kokėn energjike tė ngritur si luftėtar dhe burrė shteti.
Ndėr veprat mė tė shėnuara tė artit shqiptar pas
vitit 1945 me kėtė temė, janė statujat ekuestre nė Krujė dhe nė Tiranė, qė
mishėrojnė realizimin e njė dėshire tė hershme tė popullit shqiptar pėr ta
parė tė ngritur nė monument figurėn e Heroit Kombėtar.
Nė pikturėn e pas Luftės sė Dytės Botėrore, nė
tablotė kompozicionale, me nota emocionale, trajtohet lidhja e ngushte e
heroit me masėn, epėrsia shqiptarėve liridashės. Skėnderbeu dhe
bashkėluftėtarėt e ngushtė tė tij, pasqyrohen gjerėsisht nė artin figurativ
shqiptar. Nė veprat e Muzeut Historik Kombėtar dhe nė Muzeun Kombėtar
Gjergj Kastrioti Skėnderbeu nė Krujė, afresket, shtatoret, grupi
skulpturor e pasqyrojnė heroin si luftėtar, udhėheqės popullor, burrė shteti
dhe figurė e pavdekshme e heroizmit popullor.
Nė vitin 2001, monumenti i Heroit Kombėtar,
vepėr e skulptorit Janaq Paēo, u vendos nė Prishtinė. Ndėrkaq, nė vitin
2003, shtatorja e heroit, vepėr e skulptorėve Muharrem Turkeshi dhe Agim
Sela, u vendos nė Dibėr. Nė vitin 2006, monumenti i heroit, vepėr e
skulptorit Thoma Thomai u vendos nė Shkup. Busti i heroit ėshtė vendosur
edhe nė oborrin e gjimnazit Skėnderbeu tė Preshevės.
Monumenti i heroit, vepėr e skulptorit italian
Romano Romanelli (1882-1969), i ngritur nė vitin 1940 ndodhet edhe nė
sheshin Albania tė Romės. Bustit i Skėnderbeut ndodhet edhe nė Vaccarizzo
Albanese fshat i Kozencės nė Kalabri. Nė vitin 2008, busti i heroit u
vendos edhe nė Civita tė Italisė.
Nė vitet 60 tė shekullit XX, emigrantėt
shqiptarė nė Belgjikė paraqitėn kėrkesė pėr ta vendosur monumentin e
Skėnderbeut nė Bruksel. Kjo u realizua nė vitin 1968. Monumenti u vendos
pranė parkut Josafat tė komunės Schaerbek nė Bruksel.
Monumentet, pėrkatėsisht bustet e Heroit
Kombėtar ndodhen edhe nė Vjenė, nė Budapest, buzė liqenit tė Gjenevės, nė
Detroit etj.
Pėrmendorja e Skėnderbeut nė Miēigan tė SHBA-sė
ėshtė pėruruar nė vitin 2006, nė prani tė mijėra vetėve, pėrfshi
kryepeshkopin e Detroitit - Kardinalin Adam Maida dhe presidentin e
Shqipėrisė - Alfred Moisiun. Monumenti ėshtė vendosur nė hyrje tė oborrit tė
Kishės katolike shqiptare Shėn Pali nė Roēester Hills, rreth 40 kilometra nė
veri tė Detroitit. Pėrpos monumentit tė heroit, nė kėtė shtet
federal ndodhet edhe pėrmendorja e Nėnė Terezės.
Postuar nga "Fryma"
|