Sakras Art Gallery

Ėshtė plotėsuar me 17 piktura aktuale tė piktorit Sabir Krasniqi (shkurt 2025)

Sekuenca filmike

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

TV KLAN

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

NACIONALE

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.AL

KOSOVARJA

Kulturė 8 - SKĖNDERBEU DHE DRAMA E NDALUAR E PETRO MARKOS

Hysen S. DIZDARI

      

SKĖNDERBEU DHE DRAMA E NDALUAR E PETRO MARKOS

6 MAJ 1405- 6 MAJ 2025 -620 VJETORI I LINDJES SKĖNDERBEUT

 

 

Pjesė nga libri i autorit Hysen S. Dizdari “Bibliografi, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu nė veprat e autorėve shqiptarė (1480-2023), botim i vitit 2023, Tiranė”.

 

PETRO MARKO ka lindur nė Dhėrmi, mė 25 nėntor 1913 dhe vdiq nė Tiranė, mė 27 dhjetor 1991. Shkrimtari Petro Marko bėnė pjesė nė plejadėn e shkrimtarėve modernė tė prozės shqiptare dhe ėshtė cilėsuar nga studiuesit e letėrsisė si shkrimtari i parė qė hapi rrugėn e modernizmit nė letėrsinė shqipe.

Ai filloi tė shkruaj nė moshėn 20 vjeēare. Tregimet e tij tė para u publikuan nė gazeta tė ndryshme tė kohės.

Nė vitin 1974 veprat e tij censurohen dhe Ministria e Arsimit e pėrjashton nga Lidhja e Shkrimtarėve, i heqin edhe tė drejtėn e botimit.

Nė vitin 1973 shkroi njė dramė kushtuar Heroit tonė Kombėtar-Gjergj Kastrioti Skėnderbeut, me titullin “Niku i Martin Gjinit”.

Ja ēfarė shkruan vetė shkrimtari Petro Marko nė kujtimet e tij:

”Punova gjithė muajin dhe e mbarova dramėn. Titullin ia vura “Niku i Martin Gjinit”. U nisa pėr nė Tiranė dhe ia shpura Ramiz Alisė, i cili ma kishte dhėnė kėtė ide. Pas dhjetė ditėsh, ai mė thirri dhe mė pėrqafoi: “I ke rėnė nė tė!

Ke bėrė njė vepėr tė arrirė…”!

Patjetėr qė unė u gėzova, por iu luta qė pėr ta vėnė nė skenė kėtė dramė, duhej tė vinte nga Korēa regjisori Piro Mani. Piro Mani erdhi. Bashkė me Pjetėr Gjokėn, ndihmės regjisor, u mblodhėm pėr tė ndarė rolet sipas aktorėve. Aktori i madh i teatrit, Naim Frashėri, kėrkonte me insistim tė merrte rolin e Nikut…!

E kisha paraqitur dhe nė konkursin e Ushtrisė, ku fitoi ēmimin e parė. Me paratė qė mora, shtrova njė darkė nė shtėpi, me shumė shokė krijues. U dha pėr botim dhe nė revistėn “Nėntori” dhe u botua.

Tė gjithė aktorėt i kishin marrė me shumė dėshirė rolet, aq sa Naim Frashėri, thoshte se me kėtė dramė, teatri ynė mund tė nderohej edhe nė Evropė…! Por nė kohėn kur po ndaheshin rolet, dhe kur filloi punėn pėr dekorin edhe piktori Agim Zajmi, erdhi urdhėri nga Komiteti i Partisė i Tiranės, qė drama tė mos vihej nė skenė, se ishte liberale…! Duhej tė pezulloheshin tė gjitha pėrgatitjet. Qarkullonte nė rrethet tona letrare, mendimi se nuk mund tė vihej nė skenė, njė dramė e cila, vinte theksin te njėfarė degjenerimi tė fėmijėve tė udhėheqjes (bėhej fjalė pėr kohėn e Skėnderbeut), sepse do tė tingėllonte si njė analogji me bijtė e udhėheqėsve aktualė. Nė fakt, urdhri kishte ardhur nga lart. Ky ishte njė helm tjetėr, qė m’u dha ta pija nė heshtje, pa zhurmė.” 1

 

Drama “Niku i Martin Gjinit” e Petro Markos, sot, ėshtė pjesė e Bibliografisė “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu nė veprat e autorėve shqiptarė (1480-2023)”,Tiranė, 2023, faqe-75.

 

“PETRO MARKO – 1973 (Skeda nė bibliografinė e Skėnderbeut, f-75.)

 

Niku i Martin Gjinit [Dramė].

Botuar nė revistėn “Nėntori”, 1973.

Kjo dramė i kushtohet Skėnderbeut.

Por historia e krijimit dhe e botimit tė saj ėshtė tragjike.

 

Petro Marko, si shkrimtar atdhetar qė ishte, u persekutua dhe u dėnua nga regjimi zogist, regjimi fashist dhe diktatura komuniste. Por puna e tij nė shėrbim tė atdheut dhe vepra e tij letrare mrekullisht i mbijetoi regjimeve diktatoriale dhe kohėrave ku shkrimtari dhe poeti persekutohej pėr mangėsi ideore tė veprave tė tij artistike.

Drama ”Niku i Martin Gjinit “ u krijua me porosi tė Ramiz Alisė dhe u botua nė revistėn “Nėntori” tė vitit 1973. Por, nė muajin dhjetor 1973 u censurua menjėherė nga regjimi komunist i kohės, pėr gjoja mangėsi ideore tė dramės dhe u hoq menjėherė nga qarkullimi.

Tė njėjtin fat tė kėsaj drame pėsoi edhe gjithė redaksia e revistės “Nėntori” e vitit 1973. U shkarkuan nga detyra ”Pėr mungesė tė vigjilencės revolucionare dhe mprehtėsisė sė punonjėsit tė shtypit tė partisė”, kryeredaktori Fatmir Gjata, sekretari i kolegjiumit Andon Kuqali dhe redaktori i dramės Gjergj Zheji.” 3

 

 

 

NĖ KUJTIM TĖ 620 VJETORIT TĖ LINDJES SĖ GJERGJ KASTRIOT SKĖNDERBEUT, PĖRSHENDES VĖLLEZĖRIT SHQIPTARĖ KUDO NĖPĖR BOTĖ ME NJĖ FRAGMENT TĖ POEMĖS “SKĖNDERBEU” TĖ POETIT TONĖ KOMBĖTAR, NAIM FRASHĖRI:

A e shihni Skėnderbenė

Mbret i mirė, trim e burrė,

U pėrpoq pėr Mėmėdhenė,

Po s’i vdes emėri kurrė.

Skėnderbeu ėshtė i gjallė

Rron e mbretėron pėr jetė.

Kjo fjalė s’ėshtė pėrrallė

Ndaj t’urtit ėshtė e vėrtetė!

Naim Frashėri, pjesė nga poema “Skėnderbeu”, botim i vitit 1898.

 

Literatura:

1.www.memorie.al

2. Odhise Grillo Lexikon: Shkrimtarėt shqiptarė pėr fėmijė (1872- 1995), f.149.

3.Hysen Dizdari, Bibliografia “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu nė veprat e autorėve shqiptarė (1480-2023)” ,Tiranė, 2023, faqe-75.