Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Skėnder Zogaj

SKĖNDER ZOGAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SKĖNDER ZOGAJ

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          Skėnder Zogaj lindi mė 23.01.1950 nė katundin Lladroc tė komunės sė Malishevės. Shkollėn fillore dhe gjimnazin i ka mbaruar nė Prizren, ndėrsa studimet pėr Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe nė Prishtinė dhe nė Tiranė.

            Punėn e ka nisur si mėsimdhėnės i gjuhės shqipe nė shkollėn tetėvjeēare tė Carrallukės dhe nė gjimnazin “Naim Frashėri” tė Malishevės (1972-1974). Nė shtator tė vitit 1974 kalon nė Prishtinė dhe i pėrkushtohet gazetarisė: redaktor pėrgjegjės nė gazetėn e studentėve “Bota e re” (1974-1978); gazetar e redaktor nė gazetėn “Rilindja” nė Prishtinė dhe nė Tiranė (1987-1997).

            Skėnder Zogaj ėshtė ndėr themeluesit e parė tė LDK-sė dhe bartės i shumė detyrave me pėrgjegjėsi tė kėsaj partie nė nivel lokal dhe qendror: Themelues i Degės sė Parė tė LDK-sė nė Kosovė ( Degės sė LDK-sė nė Fushė Kosovė) dhe kryetari i parė i saj (1990-93), pėrfaqėsues i Zyrės sė Republikės sė Kosovės nė Tiranė (1993-1995). Nė zgjedhjet e para tė lira dhe demokratike nė Kosovėn e pasluftės, qė mbahen nė vitin 2000, pėr dy mandate radhazi u zgjodh kryetar i Komunės sė Fushė Kosovės  (2000- 2008), e pastaj Kėshilltar Politik nė Ministrinė e Pushtetit Lokal nė Prishtinė (2008-2010).

            Krahas gazetarisė dhe angazhimeve politike, intensivisht ėshtė marrė edhe  me krijimtari letrare dhe publicistike. Ka tė botuara librat:

            “Zogu i ekspozitės” – poezi pėr tė rritur, “Rilindja”, Prishtinė 1983

            “Merrmė vėlla pėrdore” – vjersha pėr fėmijė, “Naim Frashėri”, Tiranė 1994

            “Ora e qoftėlargut” – poezi pėr tė rritur, “Eurorilindja”, Tiranė 1996

            “Adresa e dallėndyshes”- vjersha pėr fėmijė, botoi “Eurorilindja”, 1999.

            “ Jusuf Uka Bregu” – monografi, “Faik Konica”, Prishtinė, 2004.

            “Mali i tejdukshėm” – poezi pėr tė rritur, “Spektri”, Prishtinė, 2005.

            “Puthjet e puhisė” –  vjersha pėr fėmijė, “Vatra”, Prishtinė, 2007.

            “Lacrima durerii” (Loti i dhembjes), poezi nė gjuhėn rumune,”Albanezul”, Bukuresht, 2011.

            Krijimet poetike tė Zogajt janė pėrkthyer dhe botuar nė shumė gjuhė botėrore, dhe ėshtė pėrfshirė nė 18 antologji tė poezisė bashkėkohore shqipe.

            Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės dhe i Shoqatės Mbarėkombėtare tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė dhe tė Rinj me seli nė Tiranė.

 

 

 

 

EKLIPSI       

 

Pėrsėri nė shpatull tė dashit

hėna e pėrgjakur

dhe Gjeli me drapėr nė qafė

nė gosti zvarranikėsh...

 

Lavjerrėsi lėviz me mėri

Nėpėr hieroglife.

 

Nofulla profane

Nė boshllėkun e relikteve

Shqyen mish dallėndyshesh.

 

Tė kalbur akrepat e orės

Sillen mbrapsht

Na vraftė Zoti!

U bėmė gazi i kėrmijve.

 

 

ASGJĖSIMI I SHPIRTIT

 

Mė zuri nata

duke i numėruar yjet,

kėta ēiliminj tė uritur

tė moshės sime -

dymijė vjet drite nė pritje

nėn degėt e ullirit

tė pikėlluar...

           

Nė forcėn e syve   

ėshtė skamja e fjalėve

qė s’kanė ku ta zbrazin vrerin.

 

Tė mjerėt ne,

u mbushėm me zbrazėti formash

e trajtash tė ērregullta

dyshimi e makthi.

 

Pluhuri i verdhė nga qepallat

frekuenton harkun e tehut tė thikės

nė drejtim tė syve.

 

Zogjtė tė uritur bien nė gjumė

nė gojė zvarranikėsh

duke mallkuar

nė emėr t’atit e t’birit e t’shpirtit

tė djallit.

 

 

PENGU I VARREVE

 

Po lėvizin gurėt e varreve,

frymėn e kohės sė keqe

e nxjerrin pėrjashta

palcės.

 

Tė vdekurit flasin

pėr orėn

tė kurdisur mbrapsht

brenda zemrės.

 

Vetulla e thinjur e Kosovės

bisht sorre

mbi varre dėshmorėsh anonimė.

 

 

EROZIONI

 

Gjithēka nė rrėshqitje

brenda nesh bėrlyket thiu i egėr

dhe s’gjendet i’ djalė s’ame

me na e nxjerrė nga gjaku

t’birin e kurvės.

 

O Zot,

sa larg nesh qėndron ti

dhe na shikon me habi -

nėn kėmbė -

    si na tkurret toka,

mbi kokė -

    si na nxihet qielli.

 

Oi, oi, oi...!

 

 

REFUZIMI

 

Ika se po mė zihej fryma

prej gomarėsh jeshilė.

 

O Zot, ē’groteskė e ndyrė!

Nga palljet nė erė

Toka kundėrmon erėbajgė.

 

Mbajeni vath nė vesh!

 

Janė tė farės sė magjupit,

qė kur u bė mbret

vrau babėn e vet.

 

 

POROSIA

 

Nė kurorėn e lules

koka e gjarprit

ligjėron pėr mėkatet

e pjalmit...

 

Nuk ėshtė mirė

kaq pamėshirshėm

ta vrasim vetveten.

 

Hija e trupit

aq e heshtur e gazmore

rreth qafės

po na e ngushton lakun.