Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Skender Lazaj

SKENDER LAZAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SKENDER LAZAJ

 

 

 

 

         

 

            Hyrje

  

          Skender Lazaj (nė art i emėrtuar Skender Laze Trebeshina) ka lindur nė krahinėn e Dėshnicės, Pėrmet dhe banon nė Itali ku bėn pjesė nė stafin drejtues tė Lidhjes Shkrimtareve Shqiptar nė Itali. Ėshtė i prezantuar me dy vėllime poetike: "Ringjallem pėr dashurinė"  ("Risorgero pėr l'amore")  Shqip-Italisht dhe vėllimin "Hiri i lotėve"  si dhe ka nė dorėshkrim njė vėllim tė tretė. Gjithashtu ėshtė i prezantuar nė shumė gazeta dhe revista lokale dhe nacionale si "Deshnica",  "Telegraf", "Intervista" etj, si dhe nė antologji si "Pulbardhat", "Ditet Ēajupjane" ku ka fituar dhe ēmimin e dytė  "Antologji pėr naimin" etj. Ka marr pjesė nė konkurse tė ndryshme Shqipėri, Itali dhe Gjermani, ėshtė i vlerėsuar prej kritikėve  dhe poet tė mirėfilltė kombėtar dhe jo vetėm si z. Arben Duka, znj. Fatime Kulli , prof. Klara Kodra , z. Lirim Deda dhe shumė tė tjerė.



 



 

ĒEREKSHEKULLI I FUNDIT

 

Nė ēerekshekullin e fundit,

me shpresėn qėndroni n’pritje.

Fytyrės sė akullt

rrokullisen lot tė trishtė,

si orteqe malli

pėr bijt’ shpėrndarė, me dhe pa adresė.

Mes klithmash tufani sjell cicėrimat zėējerrė

dhe ti i thėrret nė emėr njė e nga njė

shpirtrat e tyre mbi e nėn dhé

dhe ata pėrgjigjen nė njė zė:

Nėnė, Nėnė, Nėnė...

 

 

JEHONA E NJĖ SHPIRTI

 

Jehona e klithmave rrėqethėse,

pėrplaset honeve tė thella

shpirtit tė saj

dhe kamuflon gjithėsinė

me petkun e brymės sė acart’;

pėrngjan me vello nusėrie

e gjithēka n’vend e ngrin...

Sythat s’buisėn mė, si pranverėn e kaluar

ata kanė ftohtė...

As zogjtė shtegtarė, s’u panė sivjet,

si mund t’fluturonin pa ajėr...?!

Ndonjė cicėrimė harabeli me zėrin tim dėgjohet tek-tuk!

Ret’ janė tė papėrshkueshme prej rrezeve tė diellit,

trishtimi i ktheu nė ajzbergė qiellorė.

Shpresės dimėrake i dėgjohet frymėmarrja e fundit

mes rėnkimesh... 36

Vallė gjithė jetėn do jemi kaq larg?!

Dhe pyetjen e kapėn ethet:

Pėrse?

Pėrse?

Pėrse?!

 

 

KĖ TĖ QAJ MĖ PARĖ

 

Kė tė qaj mė parė, zemra ē’mė ka krisur,

dheun e braktisur, a Nėnėn shpirtvrarė?

Pėrngjan me njė varr kjo jetė e lemerisur,

loti ē’mė ka stisur, kė tė qaj mė parė!

 

Tė qaj arratisjen, qė jetėn ma ka marrė,

kur dikur mė parė vuaja pėr tė ikur ...

Kėtė dhé tė hidhur me lot e kam larė,

prej mallit pikuar, dritėn ma kanė fikur!

 

Prej viteve tė emigrimit dhe lotėve tė qarė

lumenj janė krijuar, kratere tė thellė.

Nuk shoh dritė a diell, sytė mė janė verbuar,

me zemėr lėnduar, dhe me shpirtin djerr!

 

 

HIRI I LOTĖVE

 

Shtegtarėt shtegtimet s’i nisėn nė pranverė,

ndaj dhe cicėrimat s’u dėgjuan kėtij moti,

stinėt tė katra nė dimėrake janė kthyer,

edhe ndonjė lule, kur ēel, ka shije loti!

 

Gurėt e bardhė kanė krisur prej mallit,

gurrat s’rrjedhin ujė si dikur, por lot,

zėr’ i bilbilit si grahma e fundit e tė gjallit

duket sikur jep shpirt dhe shpirt nuk jep dot!

 

Lisi i moēėm lendet prej dhimbjes shkėrmoq,

kėrrusur si pikėpyetje prej pritjes sė gjatė,

ka kohė qė degėve tė tij nuk ulen mė zogj,

veē kukuvajkat vajtojnė, pėr ēdo natė.

 

Hiri i lotėve prej mallit tė djegur

shpirtrat spėrkat me brymė t’acart’,

pėr-pėrtej shtegtarėt frymėmekur,

pėr-kėtej, hijet mbi dhé varret hapė!

 

 

GĖZUAR DITĖLINDJEN, NĖNĖ!

 

Nėnė,

altari ku lutem, ku rrėfehem, ku pėrgjunjem,

Perėndesh’ e pėrjetėsisė, e vetmja nė jetė;

oqeani ku nė mendime pėrhumbem,

deti me mall, ku pret...

 

E imja Nėnė,

loti yt shpirtin prek, zemrėn ma mek,

buzėqeshja jote mė ēon pėrmbi shtatė qiej!

Thellė nė mua ndiej njė boshllėk, njė hendek

qė kurrė s’mund t’mė ngrohin as njė mijė diej!

 

Sot unė tė uroja ditėlindjen,

ti mė pėrgjigjeshe: - Erdhe, bir?!

Kjo ma shton edhe mė tepėr dhimbjen,

shpirti im pėrshtjellohet, errėsirė.