Flokėt janė kurora e bukurisė njerėzore, prandaj
kur shohim krehrin tė mbushur me flokė tė rėnė, na bėn tė ndjehemi keq.
Kėshillohemi me miq, mjekė, tė moshuar, kėrkojmė nė internet pėr lloj-lloj
kremėrash.
Pėr kujdesin pėr flokėt janė shkruar libra tė
tėrė, por unė nuk do tė merrem me pjesėt pėrbėrėse tė flokut, sidomos tė
rrėnjės, tre fazat (anagjene, katagjene dhe telogjene) tė rritjes dhe rėnies
sė flokėve, apo 3 tipet e klasifikimit Ludwig tė rėnies sė flokėve tek
femrat. Nuk do tė shkruaj pėr llojet e rėnies sė flokėve (alopecia armata,
telogen effluvium, alopecia androgjenetike). Po kėshtu, recetat popullore
pėr kujdesin pėr flokėt janė pa fund, sidomos me vajra esencialė si ai i
amlas, trėndafilit, limonit, kamomilit, rozmarinės, trumzės, apo dong quai,
saw palmeto, fo ti (who shou), henna, lėngu i barit tė grurit, etj. Por unė
po shkruaj pėr ato qė mendoj se janė mė tė lehta pėr tu aplikuar, me
produkte qė mund ti gjeni lehtėsisht. Ndėrkohė, ju mund tė kontribuoni me
receta tė tjera popullore.
SHKAQET KRYESORE TĖ RĖNIES SĖ FLOKĖVE
Normalisht flokėt rriten 12-15 centimetra nė vit. Megjithatė,
dieta dhe stili i jetesės, stresi, ekspozimi i tepruar ndaj diellit,
ndotėsit, gjenetika, mungesa e gjumit, prishja e balanės hormonale, mungesa
e vitaminave, sėmundje dhe ilaēe tė caktuara mund tė heqin lėndėt ushqyesve
kryesore dhe proteinat nga flokėt, ēka shkakton ngadalėsim nė rritjen e
flokėve ose rėnie tė flokėve. Shkaqe tė tjera janė shtatzėnia dhe periudha
pas lindjes sė fėmijės (pėr shkak tė mangėsive ushqimore qė shoqėrojnė kėtė
fazė), tifoja, temperatura e lartė pėr njė kohė tė gjatė, etj.
Kryesori ėshtė stresi sepse ai cenon tė gjitha
funksionet e trupit dhe pasqyrohet shumė shpejt nė gjendjen e flokėve, sepse
flokėt kanė nevojė pėr rinovim. Shkak janė edhe trajtimet e flokėve me
kimikate tė forta. Kimikatet e shumta shpesh helmuese nė xhelet / gellet dhe
shampot mund tė mos pėrshtaten me flokun dhe lėkurėn tuaj. Edhe kimikatet nė
ujin me tė cilin lahemi nė shtėpi mund tė sjellin rėnien e flokėve.
SI MUND TĖ KUJDESEMI VETĖ PĖR FLOKĖT?
USHQIMI DHE MĖNYRA E JETESĖS
Kjo ėshtė njė temė mė vete prandaj nuk po
zgjatem. Kryesorja ėshtė tė thuhet se rritja e konsumimit tė proteinave mund
tė ndalojė rėnien e flokėve. Proteinat e dobishme pėr flokėt janė ato tė
mishit tė kuq, peshkut dhe mishit tė pulės. Vegjeterianėt duhet tė
konsumojnė bulmetra, arra dhe thjerrėzat / lentile. Gratė shtatzėna kanė
nevojė pėr mė shumė proteina se zakonisht.
PINI UJĖ
Pini tė paktėn 2.5L nė ujė 3L ēdo ditė. Uji e
ndihmon trupin tė pastrojė helmet. Helmet dhe ndotėsit qė marrim nė trup
pengojnė shėndetin e flokėve.
VITAMINAT
Pėr tė ruajtur shėndetin e flokėve nevojiten
vitaminat B6, A dhe E. Ushqimet qė pėrmbajnė kėto vitamina janė specat e kuq
dhe jeshil, arrat, bulmeti, perimet jeshile, veza, mėlēia (nė Kosovė i thonė
gabimisht mushkėritė), frutat dhe perimet e verdha. Mos u lodhni shumė me
dietėn, mjafton tė hani njė dietė pėrgjithėsisht tė shėndetshme dhe tė
ekuilibruar.
ĒFARĖ MUND TĖ BĖNI VETĖ?
Nė fakt, hapi i parė pėr rritjen e flokėve ėshtė
tė parandalohet rėnia e flokėve. Merrni kėto masa tė thjeshta dhe tė
efektshme nė komoditetin e shtėpisė tuaj pėr tė pasur flokė tė shėndetshme.
SHMANGNI THARĖSET E FLOKĖVE
Pėrdorimi i tharėses sė flokėve ėshtė njė tjetėr
faktor pėr rėnien e flokėve. Lėrini flokėt tė thahen vetė. Lajini flokėt
para se tė nxitoni pėr tė dalė jashtė. Tharėsja e dėmton flokun dhe rrėnjėn.
Edhe fėrkimi ashpėr i kokės me peshqir i dėmton flokėt; kur janė tė lagėta,
flokėt dobėsohen dhe bien mė bien lehtė.

MASAZHI
Ėshtė mėnyra mė e thjeshtė. Ai stimulon rrėnjėt
e flokėve. Masazhin mund ta bėni me vaj ose pa vaj. Bėjini masazh kokės me
majėn e gishtave. Mund tė pėrdorni vaj kokosi, vaj ulliri ose vaj bajameje /
bademi. Masazhi i kokės 15 minuta ēdo ditė pakėson rėnien e flokėve. Masazhi
i pėrditshėm pėrmirėson qarkullimin e gjakut nė lėkurėn e kokės. Masazh mund
tė bėhet edhe kur lajmė kokėn me shampo.
VAJI I ULLIRIT
Nė rast se keni flokė tė hollė, bėni masazh me
vaj ulliri nė lėkurėn e kokės. Rekomandohet qė vaji i ullirit tė hiqet pas
6-8 orėsh pėr efekt mė tė mirė.
VEZA
E pėrbėrė nga rreth 3,6-6,5 gram proteina, veza
ndihmon kundėr rėnies sė flokėve duke i ushqyer me proteinat esenciale qė
forcojnė dhe shtojnė volumin e flokėve. Rrihni njė vezė nė njė enė me pirun.
Shtoni njė lugė ēaji vaj ulliri ose mjaltė, pėr hidratim, dhe aplikojeni nė
flokėt tuaj si kondicionues pas larjes me shampo. Pėrqendrohuni nė fijet e
brishta dhe fundet e kėputura tė flokėve, pėr tė nxitur riparimin e tyre.
Pas 10-20 minutave lajeni kokėn dhe aplikoni njė kondicionues hidratues.
Shpėlajini flokėt me ujė tė ngrohtė dhe stilizojini si zakonisht.
E VERDHA E VEZĖS ME VAJ ULLIRI
Merrni tė verdhėn e njė veze dhe 1 lugė gjelle
vaj ulliri. Pėrziejini mirė, me rrahėse vezėsh po tė dėshironi, ose me duar.
Bėni masazh nė lėkurėn e kokės me majat e gishtave. Lėreni pėr 10 minuta dhe
pastaj lajeni kokėn me ujė tė vakėt. Nėse ky kombinim nuk e irriton kokėn,
pėrdoreni njė herė nė dy ditė. Cilėsia e vajit tė ullirit ėshtė e
rėndėsishme.
E VERDHA E VEZĖS ME LĖNG LIMONI
Veproni njėlloj si mė lart, duke pėrdorur lėngun
e freskėt tė njė limoni nė vend tė vajit. Ky ėshtė bar i njohur ajurvedik
kundėr rėnies sė flokėve.
QUMĖSHTI I KOKOSIT
I pasur me proteina, acide yndyrore esenciale
dhe hekur, qumėshti i kokosit vepron si stimulues organik pėr rritjen e
flokėve. Ai forcon flokėt duke parandaluar kėputjen e flokėve dhe zbut
flokėt. Qumėshti i kokosit mund tė aplikohet duke e shtuar nė shampo dhe
kondicionues, ose bėni masazh me tė nė rrėnjėt e flokėve. Lėreni 15-20
minuta dhe pastaj shpėlajini flokėt me shampo tė butė. Qumėshtit mund ti
shtoni mjaltė ose glicerinė dhe ta pėrdorni si kondicionues.
VAJI I KOKOSIT ME LĖNG LIMONI
Vaji i kokosit ėshtė ndėr vajrat mė pėrdorur pėr
rritjen e flokėve. Ai pėrmban agjentė anti-mikrobialė qė parandalojnė rėnien
e flokėve pėr shkak tė sulmeve bakteriale dhe kėrpudhore / fungale nė
rrėnjėt e flokėve. Aplikimi i vajit tė vakėt tė kokosit, i pėrzier me lėng
limoni, nė kohėn e gjumit lufton zbokthin qė shkakton rėnien e flokėve.
Pėrgatisni njė pėrzierje me katėr lugė gjelle vaj kokosi dhe dy lugė ēaji
lėng limoni pėr problemin e hollimit tė flokėve. Bėjini masazh lėkurės sė
kokės me kėtė pėrzierje tė paktėn 10-15 minuta. Pastaj lėreni pėrzierjen nė
kokė pėr 60-75 minuta, pėr tė pasur efekt mė tė mirė.
Po kėshtu, mund tė bėni masazh me vajin e kokosit nė flokėt tuaj tė paktėn
dy herė apo tri herė nė javė, pėr tė pėrmirėsuar qarkullimin e gjakut nė
lėkurėn e kokės dhe pėr tė forcuar rrėnjėt e flokėve.
ALOE VERA
E pasur me acide yndyrore esenciale, zink, hekur
dhe vitamina A, C dhe E, Aloe Vera shėrben si kondicionues natyral sepse
nxit rritjen e flokut tė ri. Ajo bllokon sekrecionin e tepėrt tė sebumit, qė
nxit rėnien e flokėve sepse tėrhequr baktere, papastėrti, pluhur, etj. Nėse
pėrdoret qė nė fazėn e parė tė rėnies sė flokėve, aloe vera mund tė nxisė
rritjen e flokėve duke i bėrė flokėt mė tė fortė dhe tė trashė. Nė fakt, ajo
rrit volumin dhe ndihmon rritjen e flokut me shkėlqim. Pėrzini dy lugė ēaji
xhel aloe vera, dy lugė ēaji vaj ulliri dhe njė lugė ēaji mjaltė nė 30 gramė
ujė tė ngrohtė dhe aplikojeni kėtė masė nė lėkurėn e kokės. Lani flokėt pas
30 minutave.
Nė raste tė flokėve tė holluar, fėrkojeni lėkurėn e kokės me
xhel aloe vera dhe disa pika vaj bajameje / bademi. Vetė konsumi i aloe
verės pėrmirėson rritjen e flokėve. Xheli mund tė pėrdoret edhe si
kondicionues pėr flokėt.
MASKA ME AVOKADO
E pasur nė vitaminat
B dhe E, avokado forcon flokėt dhe riparon flokėt e dėmtuar dhe tė brishtė.
Ajo pėrmban edhe vajra natyrore dhe yndyrna tė monosaturuara qė hidratojnė
dhe zbusin flokėt. Bėni si pure njė avokado dhe shtoni tė verdhėn e njė veze
dhe njė lugė ēaji me vaj embrioni gruri. Aplikonjeni masėn nė flokė tė lagur
dhe bėni masazh me tė nė gjithė lėkurėn e kokės dhe nė flokė. Pas 20
minutave shpėlajeni me ujė tė ngrohtė.
LĖNGU I QEPĖS
Qepa njihet pėr aftėsinė e saj kundėrt rėnies sė
flokėve sepse hap rrėnjėt e flokėve dhe nxit rritjen e flokėve tė rinj. Ajo
vepron si agjent anti-septik qė lufton infeksionet fungale / kėrpudhore dhe
bakteriale qė nxisin hollimin dhe rėnien e flokėve. Shtrydhni lėngun e
pjesės sė brendshme tė qepės sė kuqe dhe filtrojeni. Bėni masazh me lėngun
vetėm nė lėkurėn e kokės dhe lajini flokėt pas 10 minutave. Pėrdoreni kėtė
ēdo ditė pėr dy javė rresht, pėr tė forcuar flokėt dhe pėr tė parandaluar
rėnien e flokėve. Njė mėnyrė tjetėr e pėrdorur qė nė Romėn e lashtė:
pėrziejeni lėngun e qepės me mjaltė dhe aplikojeni nė flokė. Kjo lehtėson
problemet me hollimin e flokėve. Bėjini masazh lėkurės sė kokės me tulin e
qepės njė herė nė dy ditė pėr dy javė.
SODA E BUKĖS DHE E VERDHA E VEZĖS
Nėse keni flokė qė ju duken si tė pajetė,
fėrkoni pak sodė buke nė lėkurė e kokės nė vend tė shampos. Kjo heq lėkurėn
e vdekur nė lėkurėn e kokės. Mė pas, lagini flokėt me njė pėrzierje me tė
verdhė veze, vaj ulliri dhe ujin qė ėshtė pėrdorur pėr tė zierė patate.
Pastaj mbėshtillini me njė peshqir dhe lėrini pėr 30 minuta. Shpėlajini
flokėt dhe me siguri do tju duken ndryshe. Nėse keni probleme me zbokthin,
shtojini pėrzierjes lėng limoni, ose lėng panxhari.
BARI POPULLOR RUS KUNDĖR RĖNIES SĖ FLOKĖVE
Lajini flokėt si zakonisht dhe thajini sa mė
shumė tė mundeni me peshqir. Pas kėsaj, aplikoni kripė gjelle mbi rrėnjėt e
flokėve dhe bėni masazh tė butė pėr rreth 15 minuta. Lajini flokėt pas
masazhit. Pėrsėriteni kėtė procedurė dy herė nė javė pėr 2 muaj rresht.
Ndoshta flokėt tuaj mund tė jenė mė tė trashė se mė parė dhe mund tė
fillojnė tė rriten nė vende ku kanė rėnė.
ROZMARINA
Nė mjekėsinė tradicionale indiane, rozmarina
fėrkohet nė lėkurėn e kokės. Rozmarina lufton inflamacionin qė prek lėkurėn
e kokės dhe flokėt. Mund tė konsumohet edhe si ēaj.
VAJI I KASTORIT
Aplikoni vaj kastori me mjaltė (1 lugė ēaji) 3-4
herė nė ditė pėr njė javė pėr problemet me hollimin e flokėve. Aplikimi i
rregullt i vajit tė kastorit ndihmon rritjen e flokut.
UTHULLA E MOLLĖS
Shpėlarja e lėkurės sė kokės me uthull molle pas
larjes me shampo ndihmon nė rastet e hollimit tė flokėve. Pėrdorni gjysmė
gote uthull molle me njė gotė ujė tė ngrohtė pėr shpėlarje. Edhe pirja e
uthullės sė mollės (gjysmė luge ēaji nė njė gotė ujė) 3 deri nė 4 herė nė
javė mund tė pėrmirėsojė rritjen e flokėve.
HITHRA / RRĖNJA E HITHRĖS
Nė mjekėsinė popullore hithra njihet si
mbretėresha e bimėve mjekėsore, pėr shkak tė efekteve tė saj pozitive nė
shėrimin e disa sėmundjeve. Pėrdorimi i kėsaj bime gjatė periudhės sė
pranverės ndihmon nė pastrimin e gjakut dhe te tė sėmurėt me anemi. Nė
kozmetikė ndihmon kundėr rėnies sė flokut dhe zbokthit. Personat qė kanė
probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokės me lėngun qė pėrftohet nga
zierja e hithrės. Ėshtė mirė qė larja tė kryhet dy herė nė javė dhe tė
vazhdojė deri nė eliminimin pėrfundimtar tė zbokthit. Larja e kokės me ujin
e hithrės kėshillohet edhe pėr ata qė kanė probleme me rritjen e ngadaltė tė
flokut.
BIZELET
Nė formė paste, sepse kanė proteinė, yndyrė,
karbohidrate, vitaminė B, qė ndihmojnė ndarjen e qelizave tė rrėnjės dhe
daljen e flokėve tė rinj.
Po nė rastet kur disa femrave u dalin aty-kėtu
flokė tė thinjur? Pėr kėtė do tė shkruaj herė tjetėr.
Ju uroj shėndet, dituri dhe menēuri!
|