Ushqime tė shėndetshme pėr zemrėn
Pėrdorni njė dietė tė pasur me fruta, perime,
drithėra, peshk qė mbrojnė zemrėn. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish,
djathė, gjalpė, qumėsht. Pėrdorni groshėt dhe thjerrėzat nė vend tė mishit.
Frutat dhe perimet janė parandaluesit kryesorė jo vetėm tė sėmundjeve tė
zemrės por edhe tė kancerit, shprehet kardiologėt.
Ushqimet e skuqura dėmtojnė zemrėn
Ushqimet e skuqura, tė shpejta dhe me shumė
kripė mund tė shkaktojnė atak nė zemėr. Kėshtu, pakėsoni nė mėnyrė tė
konsiderueshme ushqimet e skuqura, apo ato qė shiten nė fast food-e, pasi
duke i zėvendėsuar me perime dhe fruta, mund tė ulni deri nė 30% mundėsinė
njė infarkti nė zemėr. Ėshtė konkluzioni qė kanė nxjerrė njė grup
studiuesish nga njė studim mbi zakonin e tė ushqyerit, i cili ka pėrfshirė
mbi 16 mijė persona nė 52 shtete. Dieta tipike e botės perėndimore ėshtė
shumė e pasur me yndyra, mish dhe kripė, tė gjitha kėto ushqime venė nė
rrezik shėndetin kardiovaskular.
Zemra ka nevojė pėr hekur
Njė studim i shkencėtarėve amerikanė tregon se
konsumimi i hekurit ndihmon nė kontrollin e shtypjes sė gjakut dhe faktorėve
tė tjerė tė dėmshėm pėr zemėr. Rezultatet e studimit, qė thonė se hekuri
ėshtė i dobishėm pėr zemėr, mund tė shpjegohen me veprimin e antioksiduesve,
tė pranishėm nė hekur. Studimi ka zgjatur 18 javė dhe ėshtė bėrė nė kafshė
laboratorike. Krahas uljes sė shtypjes sė gjakut, konsumimi i hekurit ėshtė
parė se ēon edhe deri te zvogėlimi i proceseve inflamatore nė organizėm,
duke mbrojtur edhe muskulin e zemrės. Analizat shtesė kanė treguar se hekuri
e mbron zemrėn mė shumė sesa ilaēet pėr zbritjen e shtypjes sė gjakut,
thuhet nė revistėn Journal of Gerontology.
Zvogėlo marrjen e kripės
Kripa e tepėrt shkakton rritjen e presionit tė
gjakut, gjė qė rrit rrezikun e zhvillimit tė sėmundjeve koronare tė zemrės.
Rri larg ushqimeve tė kripura dhe shikoji gjėrat para se ti blesh, nėse
kanė pėrmbajtje tė lartė tė kripės. E ndoshta edhe gjėrat qė na duken tė
shėndetshme kanė sasi tė lartė tė kripės, kėshtu qė shikoni pėrmbajtjen e
tyre.
Hani fruta dhe perime
Njė dietė e shėndetshme ju ndihmon tė zvogėloni
rrezikun e zhvillimit tė sėmundjeve tė zemrės, dhe gjithashtu mund tju
ndihmojė tė rrisni mundėsinė e mbijetimit tė sulmit tė zemrės. Duhet tė
provoni tė keni dietė tė balancuar qė pėrmban sasi tė mėdha frutash dhe
perimesh, peshk, dhe ushqimet si: buka e zezė apo e plotė, pasta dhe oriz.
Rri larg ushqimeve siē janė biskota, torta, brumėrat e ndryshme, produkteve
tė qumėshtit qė janė me dozė tė lartė tė yndyrės sė ngopur (saturated) dhe
sheqerit.
Ndryshimi i ushqimit dhe efektet
Njė prej veprimeve qė duhet tė bėni pėr ta
parandaluar sulmin nė zemėr ėshtė ndryshimi i ushqimit. Duhet tė merrni tė
gjitha ushqimet, por dominues duhet tė jetė ushqimi vegjetarian, i pėrbėre
nga frutat dhe perimet e freskėta, tė cilat pėrmbajnė vitamina dhe minerale.
Merrni njė lugė vaj ulliri nė ditė bashkė me sallatė dhe pėrdorni mė shpesh
mishin e peshkut, i cili pėrmban acide tė shumta yndyrore omega-3, qė
zvogėlojnė kolesterolin dhe si rrjedhojė, edhe rrezikun pėr sėmundje
kardiovaskulare. Disa vezė nė javė nuk janė tė ndaluara. Edhe mishi lejohet,
por pa dhjamė dhe nė sasi mė tė vogėl. Po ashtu mund tė merren nė sasi jo tė
tepėrt edhe arrat, bajamet, lajthitė, por nė kokrra tė plota.
Substancat qė zgjerojnė enėt e gjakut
Ka artikuj ushqimorė qė pėrmbajnė substanca tė
cilat shkaktojnė zgjerimin e enėve tė gjakut nė tru, e ky ėshtė shkaku i
dhembjes nė tėmthat. Fajtorėt kryesorė janė nitritet, shtesat qė i qiten
mishit tė konservuar dhe disa llojeve tė sallameve, si dhe disa pėrbėrės tė
tjerė qė u qiten kryesisht artikujve tė konservuar. Kujdes tė posaēėm duhet
kushtuar kafesė: kafeina ngushton enėt e gjakut, mirėpo personat qė janė
mėsuar tė konsumojnė disa kafe nė ditė, nė rast tė mungesės sė rastėsishme
shkaktohet reaksioni i kundėrt, pėrkatėsisht zgjerimi me dhembje i enėve tė
gjakut.
Mė shumė peshk pėr zemrėn
Peshku duhet tė hahet sė paku dy herė nė javė,
sepse ėshtė i pasur me thartirėn omega-3, e cila ul tensionin dhe ruan
arteriet dhe zemrėn. Mishi ėshtė i pasur me yndyra, tė cilat mund tė
shtresohen nė arterie, duke vėshtirėsuar nė kėtė mėnyrė qarkullimin e gjakut
dhe shkaktuar ngritjen e tensionit.
Kaliumi aleat i zemrės
Pemėt dhe perimet janė tė pasura me kalium,
mineral i cili ka aftėsi pėr zgjerimin e arterieve. Mjafton qė tė shtohet nė
ushqim dhe qė tensioni tė kthehet nė normale. Nė mesin e artikujve mė tė
pasur me kalium janė pemėt ekzotike, lėngu prej kumbullave, bananeve,
dredhėzave, patates, majdanozi dhe domatja.
Ushqimet qė ndihmojnė zemrėn
Mishi i viēit, i lepurit, bibės, pulės, qumėshti
pa yndyrė dhe jogurti, peshku i lumit ose i liqenit, buka, orizi, vera,
birra (vetėm njė gote nė dite), margarina, vaji prej misrit, kikirikėve,
lulediellit, lakra, trangujt, qepa, patatja, domatja.
Ushqimet qė duhen evituar
Mishi i konservuar ose i tharė, sallamet,
djathėrat e vjetėr, peshku nė vaj, brumėrat me vezė, ėmbėlsirat, ēokollata,
sasitė mė tė mėdha tė alkoolit, gjalpi, dhjami, frutat e konservuara dhe
ushqimi i thartė.

Nevojat e zemrės pėr natrium
Mungesat mė tė mėdha tė kaliumit vijnė si
rezultat i konsumit tė tepėrt tė natriumit pėrmes kripės. Nė fakt, kaliumi
dhe natriumi nė organizėm, janė nė ekuilibėr mes tyre. Perėndimorėt
harxhojnė tri herė mė shumė natrium (pėrmes kripės) se sa kalium. Ky
ēekuilibėr midis dy mineraleve ėshtė nė origjinė tė hipertensionit arterial,
tė shqetėsimeve kardiake apo cerebrale, tė humbjes sė kalciumit, tė gurėve
nė veshka apo tė osteoporozės. Mė pak tė rėnda, por po aq shqetėsuese, janė
shenjat paralajmėruese tė mungesės sė kaliumit si lodhja, ngėrēet, fryrjet e
barkut, vėshtirėsia intestinale.
Ushqimet qė pėrmbajnė kalium pėr zemrėn
Pėr tė zgjidhur problemin dhe rivendosur njė
ekuilibėr rreth harxhimit tė tepėrt tė natriumit, popujt e vendeve
perėndimore duhet tė konsumojnė mė shumė kalium. Mire do tė ishte qė tė
konsumohej 4 herė mė shumė kalium se sa natrium. Njė ushqim i ekuilibruar
mund tė sjellė vendosjen e njė ekuilibri tė duhur. Ja pse konsumi i
natriumit duhet ulur dhe tė mos kalojė 2,5 g nė ditė. Duhen shmangur
sallamėrat, supat e pėrgatitura nė mėnyrė industriale, gjellėt e fabrikuara
dhe qė kanė shumė kripė, etj.
Barishtet dhe frutat pėr zemrėn
Minerali i kaliumit ėshtė i pranishėm nė bimėt.
Mė tė pasura me tė janė zarzavatet (si fasulet, thjerrėzat, etj); frutat e
thata (hurmat e Arabisė, fiqtė, etj); arrat, bajamet; patatet, zarzavatet
jeshile, si spinaqi; frutat e freskėta, etj; tė cilat janė njė burim i mirė
nė kalium. Por kujdes, pasi gatimi me ujė bėn qė zarzavatet tė humbasin
50-70 % tė kaliumit qė kanė. Ja pse duhet pėrdorur gatimi me avull, ose
frutat dhe zarzavatet tė konsumohen tė gjalla.
Vaji i ullirit parandalon infarktin
Konsumimi i rregullt i vajit tė ullirit, mund tė
pėrbėjė njė luftė natyrore kundėr infarkteve dhe tumoreve, sepse pengon
oksidimin e ADN-sė dhe plakjen e qelizave. Tė paktėn ky ėshtė pėrfundimi i
dy studimeve paralele tė kryera nga studiuesit italianė. Studimet e kryera
mbi dy kampione tė ndryshme, kanė treguar se funksioni antioksidues i
fenolėve, agjentėve kimikė natyralė qė ndodhen te ullirit, ėshtė i tillė qė
ka veti mbrojtėse si ndaj sėmundjeve kardiovaskulare (infarkti, iktusi dhe
trombozat), ashtu dhe mbi sėmundjet degjenerative (tumoret, sėmundja e
Alzhaimerit). Studimet janė kryer nga dy ekipe tė ndryshme. Studimet kanė
hedhur dritė mbi efektin mbrojtės tė fenolėve mbi sistemin kardiak dhe
parandalimin e tumoreve.
Ēaji i murrizit mban zemrėn e shėndetshme
Murrizi, ėshtė shumė i njohur nė vendin tonė.
Ajo qė duhet theksuar, lidhet ngushtė me faktin se, murrizi nuk ėshtė vetėm
njė shkurre, qė shėrben si ushqim pėr kafshėt, por edhe njė bimė e pasur me
substanca, tė cilat ndihmojnė nė parandalimin dhe lehtėsimin e shumė
sėmundjeve. Kryesisht ndihmon tė gjithė ata qė kanė probleme me zemrėn, pasi
forcon muskujt e kėtij organi dhe i siguron ritėm normal. Kjo bimė ėshtė e
pasur me lėndė vepruese. Ēaji ndihmon edhe kur tė sėmurėt ndiejnė dhimbje tė
zemrės.
Hurma ndihmon pėr problemet e gjakut
Hurma duket tė jetė edhe njė nga frutat bazė, qė
ndihmon nė eliminimin e sėmundjes. Pėr kurimin e anemisė nė mjekėsinė
popullore pėrdoren pothuajse tė gjitha pjesėt e bimės, frutat, gjethet,
degėt, rrėnjėt etj. Nė vendet arabe ėshtė ushqim kryesor, i cili shuan urinė
pėr shkak tė pėrbėrjes sė celulozės. Hurmat kanė gjetur pėrdorim tė mirė
kundėr anemisė. Edhe nė vendin tonė, mjekėt popullorė i kanė kthyer tė
gjitha kėrkimet pėr sėmundjen e anemisė tek hurmat.
Lėngu i karotės lufton aneminė
Karota ėshtė e pazėvendėsueshme pėr shėndetin e
njeriut. Lėngu ditor i karotės nė sasi prej 50-150 gram ėshtė ilaē efikas te
tė sėmurėt, qė vuajnė nga anemia. Karota nė periudhė rekord e rregullon
pastrimin e gjakut. Kėshillohet qė tė gjithė ata persona qė vuajnė nga
anemia, tė konsumojnė minimalisht 2 karota qė qėruara ēdo ditė, ndėrkohė qė
nė ushqimet e tyre nuk duhet tė mungojė asnjėherė karotat. Vetėm pėrdorimi i
pėrditshėm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun
pėr sėmundje tė tjera.
Rrepa e kuqe ushqim bazė pėr anemikėt
Nisur edhe nga vetė ngjyra kuptohet qė rrepa e
kuqe ėshtė ushqimi bazė pėr anemikėt. Kėtyre tė sėmurėve u kėshillohet pirja
ēdo ditė e 150 ml lėng tė rrepės sė kuqe, para buke, apo tė konsumohet sa mė
shpesh domatja. Nga ana tjetėr kėta pacientė kronikė, tė ēfarėdo grupmoshe
qė tė jenė, duhet tė marrin ēdo ditė 10-15 fruta tė mandarinės pėr njė kohė
prej 20-25 ditė. Injektimi i vitaminave, lėngjeve dhe sasive tė gjakut
nėpėrmjet frutave dhe perimeve, ėshtė rruga mė e mirė pėr rritjen e nivelit
tė gjakut nė organizėm dhe mbi tė gjitha normalizimin e sistemit organik.
Ēaji i hithrės kurė pėr sėmundjet e gjakut
Njė kurė e efektshme pėr tė sėmundjen e gjakut
ėshtė edhe ajo e pėrgatitur nga 250 gramė gjethe hithre, 10 gramė uthull dhe
10 gramė gjethe delli. Tė gjitha kėto vendosen nė 1 litėr ujė tė ftohtė, ku
qėndrojnė 12 orė. Pastaj zihen pėr 10 minuta, ėmbėlsohen sipas dėshirės me
mjaltė dhe pastaj sėrish mbyllen dhe qėndrojnė tė mbyllura pėr 20 minuta.
Kullohen dhe pihen gjatė tėrė ditės me lugėn e kafesė. Kjo duhet tė
pėrsėritet disa herė nė muaj dhe ndihmon nė qarkullimin normal tė gjakut si
dhe rritjen e sasisė sė tij nė organizėm.
Luleshtrydhja pastron gjakun
Ėshtė bimė shumėvjeēare me shije tė hidhur nė tė
ėmbėl. Nė fitoterapi pėrdoren gjethet, rrėnja dhe lulet. Gjethet e reja tė
kėsaj bime janė mjaft tė pasura me vitaminė C, me kripėn natyrore, e cila
bėn pastrimin e gjakut. Nė shumė vende pėrdoret si sallatė, sidomos pėr ata
qė vuajnė nga anemia. Luleshtrydhja pėrmban glikozidet e hidhura, insulinėn,
taninet, vitaminėn B, C dhe provitaminėn A, shumė minerale, ka pėrqindje tė
lartė tė kripėrave tė kaliumit, sidomos nė gjethe, karotenoide, proteinė,
pektinėn, holinėn etj.
Fiku ndihmon kundėr anemisė dhe tė ftohurit
Ėshtė njė frut, qė pėrmban shumė karbohidrate,
albuminė, yndyrė. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i pėrpunuar nė produkte tė
ndryshme. Rekomandohet tė pėrdoret nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe
nga ata qė ndiejnė shumė tė ftohtė, pasi i japin organizmit forcė dhe
nxehtėsi. Njė tjetėr mėnyrė pėr kurimin e tė sėmurėve me anemi ėshtė edhe
pirja e tri lugėve kafeje nė ditė nga masa e pėrftuar nga shalqiri,
karafili, mastiku dhe sheqeri.
Lėngu i Kulfimės ndihmon qarkullimin e gjakut
Bima e kufilmės (Symphytum officinal) ose
lulevathit ėshtė njė prej bimėve mė tė njohura, qė ndihmojnė nė qarkullimin
sa mė tė mirė tė gjakut, dhe ndihmon nė funksionimin e mirė tė zemrės. Nė
rrahjet e shpejta tė saj ēaji ka dhėnė rezultate shumė tė mira. Mjekėt
kėshillojnė pirjen e dy gotave ēaji nė ditė.
Kajsia ndihmon nė prodhimin e gjakut
Nėpėrmjet konsumimit tė kajsisė, trupi i njeriut
pėrfton prodhimin e gjakut. Zbukuron lėkurėn dhe bėn mirė pėr flokėt. Mbi tė
gjitha ėshtė e kėshillueshme kryesisht pėr femrat, pasi mjekėt e bimėve
deklarojnė se pėrdorimi i kajsisė bėn tė mundur parandalimin e kancerit.
Dardha largon problemet nė zemėr
Ėshtė njė ndėr frutat qė u rekomandohet tė
gjithė njerėzve qė kanė probleme me zemrėn. Pasi dardha me tė gjitha
pėrbėrjet e veta bėn tė mundur forcimin e damarėve tė zemrės si vendos
ekuilibėr mes presionit tė ulėt tė gjakut. Pikėrisht pėr kėtė arsye, mjekėt
popullorė kėshillojnė qė dardhat tė konsumohen ēdo ditė nga njerėzit qė kanė
probleme me rrahjet e shpeshta tė zemrės, si dhe ata qė pėrjetojnė emocionet
tė forta.
Murrizi ndihmon zemrėn
Murrizi, ėshtė shumė i njohur nė vendin tonė.
Ajo qė duhet theksuar, lidhet ngushtė me faktin se pėr Mjekėsinė Popullore,
murrizi nuk ėshtė vetėm njė shkurre, qė shėrben si ushqim pėr kafshėt, por
edhe njė bimė e pasur me substanca, tė cilat ndihmojnė nė parandalimin dhe
lehtėsimin e shumė sėmundjeve. Kryesisht ndihmon tė gjithė ata qė kanė
probleme me zemrėn, pasi forcon muskujt e kėtij organi dhe i siguron ritėm
normal. Kjo bimė ėshtė e pasur me lėndė vepruese. Pėrmban substanca
flavonike, adeninė, adenosinė, guaninė, aminopurinė, krategalaktone dhe
derivate tritepenilė. Ēaji ndihmon edhe kur tė sėmurėt ndiejnė dhimbje tė
zemrės. Nė kėto raste kėshillohet qė, pėrveē pirjes sė ēajit, i sėmuri duhet
tė drejtohet patjetėr pėr vizitė te mjeku pėrkatės. Rezultate tė shkėlqyera
jep ky ēaj edhe pėr tė normalizuar goditjet e forta, qė pėson ky organ.
|