Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Sistemi i suksesit (pjesa e tretė)

Shkruan: Oskar SHELBAH

Pjesė nga libri “Sistemi i suksesit”

(pjesa e tretė)

 

ATĖ QĖ DUHET TĖ NDODHĖ NJĖHERĖ DUHET TA PĖRJETOJMĖ!

          Ashtu siē vepron fuqia e mendimeve nė mbretėrinė e funksioneve organike, po ashtu ajo pengon dhe ndihmon nė fushėn e shpirtėrores. Nėse mė detyron pėrfytyrimi se kam kujtesė tė dobėt, vėshtirė se do tė mė mbetet gjė nė kujtesė; nėse konsideroj se ndonjė punė mendore nuk do tė mund ta bėj, atėherė do tė ndodhė ajo gjė etj. Ndėrkaq, pėrfytyrimet tjera do tė veprojnė krejtėsisht ndryshe: ato do tė shtojnė aftėsitė pėr punė, do ta rrisin forcėn dhe  mundėsinė e njeriut.

 

 

            Gjėja qė dėshirohet, pra duhet tė supozohet. Nė mėnyrė sa mė tė fortė qė tė bėhet kjo, aq mė i fortė bėhet pėrfytyrimi, i cili pastaj aq mė shumė i mbisundon ndjenjat dhe nė kėtė mėnyrė realizohet.

            Tė mos thuhet se ėshtė marrėzi t’ia supozosh vetes ta zėmė shėndetin, atėherė kur nuk e ke shėndetin; ose t’ia supozosh vetes se nuk ke dhembje atėherė kur dhembjet i ke aty. Kjo, ē’ėshtė e drejta, na duket e pakuptimit, po, megjithatė, mendimi, pėrkatėsisht pėrfytyrimi: “dhembjet kanė pushuar, mė nuk mė dhemb askund”, do tė bėjė qė dhembjet tė zvogėlohen, kuptohet po tė supozojmė se pėrfytyrimi e ka forcėn e  duhur. Ju ka rėnė tė dėgjoni gjė ndonjėherė pėr fakirėt? Me anė tė fuqisė sė imagjinatės, do tė thotė me anė tė sugjestionit, shumė prej tyre arrijnė tė bėhen krejt tė pandjeshėm. Kur njeriu i paudhėzuar i vėshtron eksperimentet e tyre, ta zėmė shpėrthimin e muskujve tė tyre me shpatė, atėherė mendon se pėrjeton njė mrekulli tė vėrtetė. Ndėrkaq ēdo gjė aty ėshtė fare e natyrshme dhe e kuptueshme dhe atė qė e bėn fakiri, mund ta bėjė kushdo qė pėrdor autosugjestionin dhe e shfrytėzon fuqinė e tij.

            Dukurit e kėtij lloji janė fare tė thjeshta: dhembjen ta zėmė e ndiejmė vetėm atėherė kur me anė tė pėrfytyrimeve arrin nė vetėdijen tonė. E kjo gjė mund tė ndodhė vetėm nėse ai pėrfytyrim e tėrheq vėmendjen tonė. Ndėrkaq, nėse nuk ėshtė fjala pėr njė rast tė tillė, atėherė nuk e ndiejmė as dhembjen. Pra, nėse supozojmė se vėrtet nuk ndiejmė kurrfarė dhembjeje, atėherė edhe pėrfytyrimi pėr mosekzistimin e dhembjes kuptohet se vjen nė radhė tė parė nė mendimin tonė, prandaj pėr kėtė shkak edhe presioni i shqisave (ndjenjat e dhembjes), i shkaktuar nga tė therurat e trupit, nuk arrin tė depėrtojė nė vetėdije, sepse vėmendja ėshtė kthyer nė anėn tjetėr.

            Se kjo vėrtet ėshtė kėshtu, do ta keni provuar tashmė vetė disa herė. A s’ju ka ndodhur ndonjėherė deri mė tashti tė lėndoheni dhe kėtė tė mos e keni hetuar? Kėtė gjė do ta keni vėrejtur vetėm pas disa javėsh. Kjo ndodh njėsoj  sikur me fakirin, pėrpos qė vėmendja juaj nuk ėshtė larguar me anė tė pėrfytyrimit mbi mosekzistimin e dhembjes, por me gjėra tė tjera.

            Kush nuk mėsohet tė kuptoj pse ndonjė autosugjestion thjesht duhet tė veprojė, pse ndjenja ėshtė mė e fuqishme se vullneti, pse mu me ndihmėn e qėndrimit pasiv zhduket nga vetėdija ajo qė ėshtė negative, ai kurrė nuk do tė arrijė tė bėjė me sukses autosugjestionin. Qenėsore ėshtė ēėshtja e njohurisė. Kur tė jetė zgjidhur ajo, atėherė tė gjitha tė tjerat s’janė asgjė tjetėr, pos njė lojė dhe zbavitje fėmijėsh.

            Ashtu siē vepron fuqia e mendimeve nė mbretėrinė e funksioneve organike, po ashtu ajo pengon dhe ndihmon nė fushėn e shpirtėrores. Nėse mė detyron pėrfytyrimi se kam kujtesė tė dobėt, vėshtirė se do tė mė mbetet gjė nė kujtesė; nėse konsideroj se ndonjė punė mendore nuk do tė mund ta bėj, atėherė do tė ndodhė ajo gjė etj. Ndėrkaq, pėrfytyrimet tjera do tė veprojnė krejtėsisht ndryshe: ato do tė shtojnė aftėsitė pėr punė, do ta rrisin forcėn dhe  mundėsinė e njeriut. E meqė mu kjo e fundit ka rėndėsi tejet tė madhe pėr arritjen e suksesit, dy herė mė shumė ėshtė e nevojshme tė bėhet autosugjestioni i vetėdijshėm. Meqė nė mendime njeriu bėn ndikim nė vetveten, tė manifestuar nė mendime, shfrytėzojeni fantazinė dhe supozoni fort se ajo qė dėshironi do tė pėrmbushet. Mos harroni: Sugjestionit duhet t’i besoni plotėsisht, ai duhet tė jetė i qartė dhe i kuptueshėm. Pėrherė ta keni ndėr mend se sugjestioni do tė realizohet gjithmonė nė pėrputhje me pėrmbajtjen.

 

            Ngritja dhe forcimi i vetėbesimit

 

            Nė mėnyrė qė me anė tė ndikimit nė vetvete tė rritet dhe tė forcohet nė radhė tė parė vetėbesimi, kėrkohet ta vėshtrosh veten shpesh nė pasqyrė. Me kėtė rast duhet ta vėshtrosh drejt nė sy dhe vėmendjen tėnde ta pėrqendrosh nė pėrfytyrimin: “Unė jam njeri i cili ka besim nė vete!”.  Kuptohet se me kėtė rast nuk bėn ta varėsh hundėn, por duhet tė kesh shprehje fytyre tė njė njeriu fare stabil dhe tė sigurt. Sugjestioni i tillė qė ushtrohet ēdo ditė ka vlerė tė pazėvendėsueshme. Ai edhe frikacakun mė tė madh, pėr njė kohė tė shkurtėr, e bėn tė ndryshojė, e sidomos atėherė kur thėniet e vete i argumenton edhe me dėshmi. Pėr kėtė qėllim jua pėrkujtoj programin, planin dhe vendimet tė cilat i merrni pėr ēdo ditė dhe tė cilat nė rast tė realizimit dhe tė plotėsimit, bėjnė qė ideja e vetėbesimit tė mbisundojė njeriun me sovranitet.

 

 

            Autosugjestioni i tė folurit

 

            E tash nja dy-ti fjalė pėr ata lexues tė mi tė cilėt i brengos ndjenja se vullneti i tyre ėshtė fare i pafuqishėm pėr tė luftuar kundėr ndikimeve negative. Nė rast tė tillė duhet tė bėhet sulfrimi, do tė thotė tė ushtrohet ndikimi me anė tė fjalės sė shqiptuar. Me kėtė rast aksioni i drejtpėrdrejtė i  vullnetit, siē kam theksuar mė parė, tė drejton kundėr shkatėrruesit tė harmonisė jetėsore. Po ajo gjė qė te mėnyrat e pėrmendura mė parė tė sugjestionit vetėm mendohet, kėtu ndėrkaq shqiptohet, ē’ėshtė e drejta jo aq zėshėm, por megjithatė aq sa pėr t’u dėgjuar qartė me veshėt e tu. Ajo qė duhet tė ndodh duhet tė formulohet shkurt, madje sipas parimeve, tė cilat tashmė janė theksuar dhe pėrcaktuar. Formula duhet tė jetė kėshtu e shkruar dhe e prerė. Gjatė ditės duhet tė shqiptohet disa herė duke pasur besim tė madh nė veprimin e saj. Nė kėtė rast ka rėndėsi edhe rrethana se duhet tė nisemi nga pikėpamjet e vetėkuptimit, sepse kjo zėrin e bėn fort tė bindshėm, kurse edhe vetė pėrfytyrimet, tė cilat krijohen mė kėtė rast, bėhen edhe mė tė forta.

            Pėr ēdo dėshirė, pėr ēdo gjendje shpirtėrore gjendet lehtė formula pėrkatėse. Si e do nevoja, nė tė njėjtėn kohė sipas mundėsisė merret vetėm njė. Ndėrkaq, nėse njeriu lėngon nga njė sėrė sėmundjesh dhe tė metash, do tė pėrdorė atė formulė qė i pėrfshin tė gjitha. Ta zėmė: “Nervat e mi janė tė qetė dhe nuk kam asnjė brengė” etj. Me rastin e autosugjestionit ėshtė mirė qė njeriu tė jetė vetėm; me rastin e shqiptimit tė ndonjė fjale duhet tė merrni frymė thellė dhe ngadalė. Edhe gjatė autosugjestionit, tė zbatuarit sistematik dhe tė rregullt ka rėndėsi tejet tė madhe: pėr kėtė shkak duhet tė caktohet kohe e saktė kur do tė ndikosh nė vete; momenti mė efikas ėshtė nė mėngjes dhe nė mesditė, e pėrpos kėsaj edhe nė mbrėmje pak para gjumit. Formula e caktuar pastaj duhet tė shqiptohet me temp tė shpejtuar 20-25 herė.

            Shqiptimi i pandėrprerė nė mėnyrė tė lirė i formulės sugjestive ka rėndėsi tejet tė madhe, sepse nė kėtė mėnyrė kurrnjė mendim tjetėr nuk do tė jetė nė gjendje tė tėrheq vėmendjen nga ndonjė objekt tjetėr. Nėse ta zėmė formulėn sugjestive e shqiptojmė tejet shpejt, me shpejtėsinė me tė madhe, atėherė aty kurrfarė mendimi tjetėr nuk mund tė pėrzihet dhe nė kėtė mėnyrė, mendimi qė shqiptohet, bėhet mė i fortė dhe mė aktiv. Se mendimi i shqiptuar drejt mbisundon pėrherė mbi ne, mund tė vėrehet lehtė edhe vetė. lėshojeni krejtėsisht tė lirė dorėn tuaj tė djathtė pa e shtrėnguar me kėtė rast asnjė muskul, dhe ashtu tė lirė lėreni tė varur pėr trup, e pastaj shqiptojeni mendimin tjetėr pa e ndėrprerė asnjė pjesė tė sekondės: “Nuk mund ta ngris dorėn, nuk mund ta ngris dorėn” etj. etj. Tashti kur e pėrsėritni se nuk mund ta ngritni dorėn, pėrpiquni qė, megjithatė, ta ngritni, do tė shihni se e keni kot, dhe nėse pėrpiqeni edhe disa fish mė shumė. Ndėrkaq, nėse pėrkrye tė gjithave, megjithatė, e ngritni dorėn do tė thotė se mendimin nuk e keni shqiptuar drejt dhe shpejt sa duhet dhe pėr kėtė shkak ka dominuar mė shumė mendimi i kundėrt.

            Njeriu pėrherė mund tė bėjė vetėm atė gjė qė momentalisht ia sugjeron pėrfytyrimi mė i fortė. Dhe pėr kėtė kur mė thoni se jeni nė gjendje edhe tė ecni dhe tė qėndroni dhe t’i bėni edhe njė mijė punė tė tjera, e qė me kėtė rast pėrfytyrimi pėrkatės tė mos ju shfaqet nė vetėdije, sėrish do t’jua pėrkujtoj ndėrdijen, ku krijohen dhe nga ku dalin pėrfytyrime mbi ēdo gjė qė “mund ta bėni” ju.

            Me kėtė, lexues tė nderuar, e pėrfundoj kreun nė tė cilin u njoftuam me nxitėsin shpirtėror tė suksesit. Kur tė dimė se si pėrdoret autosugjestioni, do ta kemi nė dorė mjetin mė tė fuqishėm pėr tė arritur suksesin personal. Nėse kėtė mjet do tė dimė ta pėrdorim me vetėdije dhe racionalisht, duke u bazuar mbi  gjithė atė qė kemi thėnė mė parė, sukseset e shumanshme qė do t’i arrini me kėtė rast do tė na ngazėllojnė edhe rrethin tonė.

 

MENDONI POZITIVISHT!

 

Mendimet janė forcė e cila vė nė lėvizje edhe qiellin edhe tokėn.