Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Si shkohet pėr te vetvetja

Profesor Emeritus, Richard A. BROSIO

 Doktorante, Irena GJONI

    

SI SHKOHET PĖR TE VETVETJA

 

 

 

            Pėrkitazi me librin e sapo botuar me poezi tė autorit Jeton Kelmendi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, "How to reach yourself". Libri ėshtė pėrkthyer nga Peter Tase dhe nė tė janė pėrkthyer 100 poezi, ndėrsa parathėnien e ka bėrė Profesor Emeritus RICHARD A. BROSIO, pranė Universitet tė Michiganit, kurse pasthėnien e ka bėrė studiuesja shqiptare Irena Gjoni. Jeton Kelmendi ėshtė njėri nga shkrimtaret shqiptar mė tė pėrkthyer dhe kėsaj radhe paraqitet para lexuesit amerikan, por natyrisht edhe pėr lexuesit anglofon nė pėrgjithėsi, pasi qe edicioni botues LULU ėshtė nė bashkėpunim me kompanitė e mėdha siē ėshtė amazon.com etje, ku libri mund tė blete edhe pėrmes internetit. 

 

 

 

 

LIRIZMI POETIK I JETON KELMENDIT ĖSHTĖ JETA ILIRO-SHQIPTARE, ME NJĖ BUKURI TĖ SHPREHURIT

 

            Unė jam njė shkrimtar prozaik, por e admiroj poezinė, artin e kompozimit ritmik – tė folur ose tė shkruar – dhe ajo ėshtė imagjinare, me pasione dhe edukuese. Interpretimi im pėr poezitė e Kelmendit mund tė befasoj lexuesin, dhe ndoshta, edhe vete autorin. Megjithėse unė nuk jam njė studiues i historisė Ballkanike, kamė pasur gjithmonė interes nė atė pjesė tė Evropės, pėr shume arsye. Popujt e Ballkanit kanė kaluar njė histori tė vėshtirė, pėr arsye pjesėrisht nga fqinjėt e tyre tė fuqishėm. “Balkanizim” do te thotė tė ndash njė shtet njė territor etj, ne vende me tė vegjėl, tė pasuksesshėm dhe konfliktual.   Kelmendi – poeti e kupton shume mire historinė tragjike tė kėtij rajoni.  Krijimtaria e tij lirike ėshtė e butė dhe e trishtueshme. Vėllimi i tij “Si shkosh tek vetvetja” me kujton personat tė cilėt janė detyruar tė kapėrcejnė kufijtė gjatė gjithė historisė.  Sigurisht nuk kanė udhėtuar me trena luksoz, aeroplan apo automjete tė shtrenjta pėr tė kaluar kufirin.  Madje akoma mė keq, shume prej tyre kanė emigruar pa dokument identifikimi i cili ėshtė i nevojshėm pėr kalimin e kufirit.  Gjatė tridhjetė viteve tė fundit e gjithė bota ka ndryshuar nė mėnyrė radikale pėr shkak tė dėshirės pėr tė fituar mė shume nga “demokracitė” e fuqishme kapitaliste perėndimore. Disa e quajnė si neo-liberalizm me njė “kamuflim” post modernist, si rasti i kulturės sė ndryshimeve ekonomike.  Fjala “neksus” do te thotė, tė lidhesh, tė bashkosh, bashkim fuqish dhe mbledhje forcash, me fjalė tė tjera – bashkim nė mėnyra tė ndryshme.

            Karl Marx shpjegoj se nen sistemin kapitalist, dhe formės sė tij imperialiste, shkaktohet ajo qė quhet “neksusi monetar.” Paraja dhe pasuria bėhen gjerat mė tė rėndėsishme, dhe ndoshta arsyeja e vetme, qė njerėzit me pushtet tė bashkohen!  Populli i Ilirisė dhe Shqipėrisė nuk ka qenė nė gjendje tė ulet nė poltronat e njerėzve tė fuqishėm qė bėnin ligjin. Fuqitė perėndimore kanė liberalizuar tregun duke lejuar sipėrmarrėsit (shumica janė korporata tė mėdha kapitaliste) tė trazojnė sa mė shumė tė jetė e mundur njė “shkatėrrim krijues” Shumpeterian.  “Tronditja dhe frika” e Milton Friedman, kapitalizmi shkatėrrimtar ėshtė njė forme pėr tė bėrė luftė me vendet ku liderėt e tyre nuk kanė dashur tė bėhen pjesė e sistemit neo-kapitalisto- imperialist tė fuqive perėndimore. Unė e kamė lexuar dhe interpretuar kėtė libėr duke u bazuar nė njė kontekst mbi tė cilin ne sot jetojmė.

            Nuk pretendoj qė Kelmendi tė bjerė dakord me mua! Kėto poezi pėrfaqėsojnė vėshtirėsitė e njė personi nė lidhje me dėshirėn qė ka pėr tu kthyer pėrsėri nė kohė kur vendi i tij ishte i zhvilluar dhe kishte drejtėsi.  Megjithėse kjo mund tė jetė mė shumė njė dėshirė sesa njė fakt konkret. Duke u kthyer brenda shpirtit, pėrsėri tek zoti, tek njė e kaluar e magjishme, ose fillimi i mundshėm i tė tashmes? Ndoshta pėr  tu stabilizuar  nė neo-spiritualitetin nė vend tė neo-ekonomise dhe politikės qė mund tė ndihmojnė nė kėtė shpėrndarje? Kthehet pėrsėri tek Zoti dhe Nene Tereza tė cilėt qė tė dy janė zhdukur? Njė kthim nė lulen e ēelur tė Gonxhes, si  njė Kalkute e vogėl? Kjo ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė kuptuar se kur kapitalizmi global sekular nuk shikon drejt spiritualitetit vetėm kur do qe tė shesė ē’do gjė - ē’do dite gjatė gjithė viteve. Atdheu Shqipėri! Kelmendi ngjan me njerėz tė tjerė, vendi i tė cilėve nuk ka ecur mirė gjatė  dekadave tė shkuara, por shkon me tutje nė histori ku deklaron se ka pasur njė kohė nė antikitet ku vendlindja e tij ka qenė me pushtet, me drejtėsi dhe me shumė vlera trimėrie.  Ai i thotė lexuesve tė tij se kaq shumė shqiptar, dhe njerėz tė tjerė nė Ballkan, u ėshtė dashur tė shkojnė jashtė; sidoqoftė, ndoshta do te kthehen nė njė atdhe mė tė madh, mė tė mirė dhe mė tė sigurt. Lexuesi mund tė mendoj se a ėshtė e mundur qė tė gjithė njerėzit qė Kelmendi aludon do tė gjejnė njė atdhe tė madh, duke pasur parasysh luftėrat qė kanė ndodhur sė fundi.  Pėrpjekjet e vjetra tė fuqive perėndimore pėr tė detyruar kėtė rajon tė marrė pjese nė kapitalizmin global, e bėnė tė vėshtirė pėr tė besuar se ėndrra e Kelmendit dhe shpresat e tij do tė materializohen se shpejti!  Ai pyet ku ėshtė kufiri qe ndan trishtimin me Gėzimin? Ai gjithashtu pyet ku e kanė ēuar tė djeshmen time, ku ėshtė hija e vitit tė kaluar? Autori ynė ka aftėsi tė lėviz nėpėr kohė tė ndryshme: kohė tė largėta, antike, jo shumė larg, e tashmė dhe e ardhmja. Kjo ndoshta ėshtė forca e tij nė lidhje me atė qė ai prezanton pėrpara lexuesve kozmopolitan? Sot Zotėrinjtė e botės nuk duan njerėz tė zakonshėm me plot lėvdata pėr tė mėsuar si tė bashkojnė lidhjet nė kohė dhe hapėsirė.  Pa dyshim ata nuk e kanė dashur Marksin me iniciativėn e tij pėr tė mėsuar njerėzit e kohės sė vet tė shikojnė pamjen e gjerė tė botės, por vetėm njė kolazh nga copa tė ndryshme “fragmentesh tė ndėrprera.” Unė e admiroj iniciativėn kurajoze tė Kelmendi-t pėr tė na ndihmuar tė kuptojmė mė mirė mendimet dhe shpresat e njė poeti qė jeton dhe punon nė njė shtet tė caktuar, por njėkohėsisht demonstron globalizmin e tij. Peter Tase ka bėrė tė mundur pėr nė tė lexojmė njė libėr Shqiptar me poezi nė gjuhėn angleze.  Kjo i krijon  mundėsinė shumė njerėzve pėr tė pasur njohuri rreth vendeve dhe ideve  pėrtej botės anglishtfolėse.

            Bravo Peter! 

 

            RICHARD A. BROSIO, Ph.D., University of Michigan

            Professor Emeritus, Ball Sate University Lecturer and Visiting Scholar atThe University of Wisconsin Milwaukee

 

 

 

 

 

POEZIA E JETON KELMENDIT MES ESENCASH HYJNORE DHE KUMTESH

 

“Si shkohet pėr te vet vetja” ėshtė libri mė i ri poetik i poetit kosovar, tė pėrkthyer nė 22 gjuhė tė botės, Jeton Kelmendit. Tashmė po prezantohet  edhe pėr lexuesin amerikan.  Ky vėllim vjen si njė botim i  poezisė sė pėrzgjedhur dhe na krijon mundėsinė pėr tė evidentuar njė vizion mė tė  plotė tė individualitetit krijues tė kėtij poeti, duke rendur mė sigurt brenda kohės sė tij poetike.

Poezia e Kelmendit ėshtė njė poezi sa e sensibilizuar ndaj akteve mė intime tė marrėdhėnieve njerėzore, po aq edhe ndaj atyre sublime e dramatike. Megjithatė ėshtė mė e dukshme ndjesia e pėrftuar nga njė pėrjetim emocional i drejtpėrdrejtė. Prirja e tij prej poeti, arrin tė transmetojė shumėēka shpirtėrore pėrmes futjes sė perceptimit poetik tė botės, duke mbrujtur e ruajtur njė energji emocionale.

Tipar evident, mbase edhe mė dominuesi nė tė gjitha kėto poezi tė Jeton Kelmendit, ėshtė kromatika (ngjyra) emocionale, njė si lament, qė tė shprehurit poetik ia kthen predominacionin emocional; ndjeshmėri qė herė ėshtė dhembje, herė njė pasqyrim i gjendjeve eskstatike.
            Njėherėsh nė kėto poezi pikaset njė botė e pasur emocionesh qė e bėn Kelmendin poet me veēanti qė nuk i kanė tė tjerėt si dhe krahas kėsaj, njė tendencė nga mendimi sintetizues. Pra, mendimi rri nė ekuilibėr me ndjenjėn. Janė dy prirje qė vėshtirė bashkohen sepse janė tė ndryshme, por ky poet ia ka arritur t’i shkrijė bukur.

Poezia e Jeton Kelmendit ėshte e dendur nga kuptimet. Ai nuk shpreh dhe nuk kėrkon lustrėn e sipėrfaqes, por magmėn qe del nga thellėsia. Konceptualiteti ėshtė i frenuar e i nėnshtruar figurės dhe i shėrben pėr ta fuqizuar idenė.

Ajo qė e pėrshkon gjithė kėtė vėllim poetik nga fillimi deri nė fund, si njė koherencė shpirtėrore, ėshtė konceptimi i shpirtit si njė univers, si njė botė, si njė shtėpi qė ka gjithė ornamentet e duhura qė prej qiellit e reve tė shpirtit, yje, diell, hėnė, fusha, male, dete, shtete, shtigje, rrugė e rrugėtime, ditėnetė e deri te fryma, mendimi, ėndrra, femra, muza, dashuria, djaloshi, poeti e ēka jo tjetėr. Brenda kėsaj “Bote” tė improvizuar, ka njė “UN”, njė “MUA”, jo thjesht i parė si njė un lirik, por si njė “ZOT SHTĖPIE” i asaj “Botės” sė tij. Pra, brenda shpirtit tė poetit “ndodh”. Ka njė histori e “JETĖ” shpirtėrore. Domethėnė brenda tij “ndodh”, edhe pse herė – herė askush nuk ėshtė dėshmimtar pėr kėtė pos vetes, madje nganjehere ndoshta as vetė ai. Nė kėtė kontekst janė njė sėrė poezish  qė e ilustrojnė mė sė miri mendimin e mėsipėrm. Mjafton tė lexojmė poezinė qė hap vėllimin, njėkohėsisht qė i ka dhėnė dhe titullin librit, “Si shkohet pėr te vet vetja”.

            “Kapėrcej shtete / Fusha e male e dete / Krejt mė ēka ka / Bota / Rrugėtarė i shoqėruara nga ditė e netė / Mikesha / I shėtis minutat nė jetėn time / Deri tė takoj ty / Hej / Ē’bėn kėtu / Sa here shėtisė brenda / Vetvetes / Tė takoj ty / Tek secili udhėkryq / Nga njė shenjė jotja / Nga njė dritė e gjelbėr / E imja / Nė qiell m’ shndrisin sytė tu”.

Po kėshtu ky univers personal shfaqet edhe nė poezi tė tjera, si: “Merri me vete gjurmėt”: “I rashė tėrthorazi mendimit dhe vajta / Pa ditur ku dilet”. Apo te poezia “Frymė lozonjare”: “Pse s’bёhesh mё lozonjare / Se fryma / Tė frysh kah qielli im”. Ose tek “Merre pak qiell tėndin”: “Qetėsohu e dashur / Qiellin do ta nxjerr / Nga fryma ime e epshit”.

Ėshtė rrugėtimi mė i gjatė ai i nisur nga destinacioni “vetvete”, pėr t’u rikthyer aty sėrisht.

            “Sa i gjatė / Udhėtimi im / Nėpėr kėto udhė / Qė vetėm unė i shkeli / I kapėrcej me shpejtėsi / Duke u orientuar / Me shenjat tua”. (“Si shkohet pėr te vet vetja”).

            Dhe nė kėtė rrugėtim nė poezitė e Jeton  Kelmendit, humbet nocioni kohė duke u shndėrruar nė njė kohė universale, nė njė tejkohė, nė njė mbikohė, nė njė  kohė pa kohė: “Ti njeri i ēuditshėm / Sa ėshtė ora? / Ēfarė date ėshtė sot? / Muajin e di? / Viti / Ėshtė viti i mbarė”? (“Si shkohet pėr te vet vetja”).

Njė element tjetėr shumė i rėndėsishėm tek ky vėllim poetik i Jeton Kelmendit, evident  nė shumė prej poezive tė tij, ėshtė koncepti estetik i SĖ BUKURĖS qė ekziston nė njė harmoni perfekte me TĖ MIRĖN. Ja si shprehet poeti, gati si njė sentencė te poezia  “Njė herė do tė nisen ditėt”: “Ndaj sė mirės pėrherė / Duhet tė flasim bukur”. Apo te poezia  “Bukuria e bukurive”: “Kujt si vashės / I rri mirė bukuria”. Te “Frymė lozonjare”: “Lazdruar kam qenё mbrёmё / Tё kam ёndёrruar / E bukur moj / Mё e bukura e rruzullimit”. Po kėshtu  edhe te poezia “Nё anёn tjetёr”: “M’u kujtua se me njёzeteshtatё / Ka mundur / Tё vijё mё e bukura e botёs”. Duket sikur nė tė gjitha kėto vargje shėtit muza me emrin “E BUKURA E DHEUT”, e bartur qė prej maleve e mrizave tė Rugovės, pėr t’u shndėrruar  nė mit poetik. Njė mit qė trazon duke e bėrė hera herės poetin tė shfaqet nė njė ton  dilematik, diku me  nje pyetje retorike e diku me “Mėdyshjen” qė e shoqėron. “Si tė tė pagėzoj / Me fjalė apo me zemėr?” (“Si tė tė pagėzoj). Apo te poezia “Mėdyshje”: “Tė jem flokė, bardhushė / Tė lėshohem qafės sate / Apo tė jem ajėr / Tė mė thithėsh pėr frymė / Tė jem mendim / Ta pushtoj kokėn tėnde / Ēfarė tė jem?”

Te poezia e Jeton Kelmendit ka dritė e reflektohet dritė edhe kur ėshtė natė. Nė kėtė dritė shfaqen tė tejdukshme realitetet poetike shpirtėrore si nė rastin e poezisė “Pėrtej vetevetes jetonte” (Tani ka ardhur tek vetvetja dhe jeton me engjėjt (Nėnės Terezė)). 

Ashtu si prezantohen tė tejdukshme poetikisht, po ashtu shfaqen sigurt edhe kodet e padėshifrueshme lehtė. Dhe kėtu behet evidente esenca hyjnore, duke u shndėrruar nė esencė kumtesh. Kėto kode bėhen bashkėudhėtare nė kohė tė ndryshme. Bėhen grishėse nė deshifrim duke tėrhequr vėmendjen e receptuesve nė kohė e hapėsira tė ndryshme, ashtu si dhe nė kohėt e reja tė sė ardhmes.

Dhe kjo pjesė e padėshifrueshme, e  kodifikuar, esencė hyjnore dhe esencė kumtesh, ndihmon  pėr tė   krijuar mė sigurt profilin e njė poeti  modern si Jeton Kelmenti, perfaqėsuesit mė dinjitoz tė poezisė moderne  mbarėshqiptare, qė ka pėr tė “rrojtur” gjatė.

                                               

Doktorante, IRENA GJONI

 Sarandė, mė 04. 12. 2010