Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - “SI TĖ FITOHEN NJOHURITĖ E BOTĖVE MĖ TĖ LARTA?” 

Nga Rudolf STEINER

 Pėrktheu: Valdet FETAHU

“SI TĖ FITOHEN NJOHURITĖ E BOTĖVE MĖ TĖ LARTA?”    

      Nuk ka kurrfarė pengese tjetėr pėrveē atyre qė individi ia vėnė vetvetes nė rrugė, dhe tė cilat ēdokush mund t’i largojė nėse ka vullnet, kjo duhet gjithmonė rishtazi tė theksohet sepse shumica krijojnė njė shėmbėlltyrė tė gabuar pėr vėshtirėsitė e udhėtimit shpirtėror.

 

  

 

            Parashikuesi i sheh si vorbuj tė mjegulluar nė forma spirale tė cilat futen njėra nė tjetrėn dhe tė cilat ndihen si djegie e dobėt nė vetvete; sė pari nė ngjyrė kuqėrreme dhe e kuqe-kafe apo nė tė kuqe tė verdhė. Pas kėtij edukimi ato nisin tė shkėlqejnė shpirtėrisht me ngjyra tė ngjashme me ngjyrėn e verdhė nė tė gjelbėr, e gjelbėr nė tė kaltėr, duke treguar ndėrtimin e drejtė.

            Njeriu arrin njė fisnikėri tė atillė, dhe me kėtė edhe njohuritė mė tė larta, nėse mendimet, ndjenjat dhe humorin e tij e ēon nė rregullim tė tillė ēfarė ka krijuar natyra nė funksionet e tij trupore, kėshtu qė ai mund tė shohė, dėgjojė, tretė, frymojė, fletė e kėshtu me radhė. – Nxėnėsi misterioz, dalėngadalė, mėson me shpirt tė frymojė dhe shikojė, me mendje tė dėgjojė dhe fletė.

            Kėtu duhet ne saktė tė elaborojmė vetėm edhe disa kėndvėshtrime praktike tė cilat i pėrkasin arsimimit mė tė lartė tė shpirtit dhe mendjes. Ato janė tė tilla sa qė ēdokush mund t’ju pėrmbahet, duke mos i marrė parasysh rregullat tjera, kėshtu qė mė ndihmėn  e tyre tė arrijė sukses tė caktuar nė njohurinė misterioze. 

            Njeriu posaēėrisht duhet tė pėrpiqet tė zhvillojė durimin. Ēdo shfaqje e mosdurimit frenon, aq mė tepėr, ndikon nė pėrgjumjen e aftėsive mė tė larta qė dremisin nė njeriun. Nuk guxon tė kėrkohet qė prej ditės nė ditė tė na hapen vizionet e pakufishme nė botatė mė tė larta sepse sipas rregullit ato tek atėherė nuk do tė na ēilen. Kėnaqėsia me mė tė voglėn qė ėshtė arritur, qetėsia dhe relaksimi, duhet gjithnjė e mė shumė ta sundojnė shpirtin.

            Ėshtė e arsyeshme se ai qė mėson, me padurim pret rezultate. Por ai prapė asgjė nuk arrin derisa nuk e zotėron atė durim.  Asgjė nuk ndihmon nėse nė mėnyrė tė zakonshme shtypet mosdurimi. Nė atė rast ai vetėm sa forcohet. Njeriu e mashtron veten se nuk e ka, por nė thellėsi tė zemrės ai bėhet mė i forte. Njeriu do tė arrijė diēka vetėm nėse rishtazi i dorėzohet plotėsisht mendimit tė caktuar, nėse plotėsisht e ka pėrvetėsuar. Ky ėshtė mendimi: “Unė, nė fakt, duhet tė bėj ēdo gjė pėr zhvillimin e shpirtit dhe mendjes sime, por nė qetėsi tė plotė do tė presė derisa forcat supreme tė mos mė konsiderojė tė denjė ndritjes sė caktuar.” Kur ky mendim bėhet aq i fuqishėm brenda njeriut sa qė bėhet tipar i karakterit tė tij, atėherė njeriu ėshtė nė rrugėn e duhur. Ky tipar i karakterit vjen nė shprehje edhe nė planin e jashtėm. Shikimi i syrit bėhet i qetė, lėvizjet tė sigurta, vendimet e qarta, dhe e tėra ajo qė  quhet nervozizėm, plotėsisht largohet nga njeriu i tillė.

            Gjatė kėsaj merren parasysh nė dukje tė parė rregullat pak tė rėndėsishme. Pėr shembull, dikush na ka ofenduar. Para shkollimit tonė tė mistershėm, ne, ndjesitė tona do t’i kishim drejtuar kundėr atij qė na ka ofenduar. Brenda nesh do tė kishe vluar zemėrimi. Por nė nxėnėsin e mistershėm nė ngjarjen e tillė pėrnjėherė paraqitet mendimi: “Ofendimi i tillė nuk ndryshon asgjė nga vlera ime”; dhe nė atė rast kundėr kėtij ofendimi merr masa qė janė tė nevojshme, me qetėsi dhe mature, dhe kurrsesi me hidhėrim. Natyrisht, nuk bėhet fjalė qė ēdo ofendim thjesht tė durohet, por nė reagimin ndaj ofendimit tė personalitetit vetjak njeriu tė jetė shumė i qetė dhe i sigurt sikur tė kishte qenė ofendimi ndaj dikujt tjetėr, tė cilin ai ka tė drejtėn pėr ta mbrojtur. – Gjithmonė duhet pasur parasysh se shkollimi misterioz nuk bėhet pėr ngjarjet e pagdhendura tė jashtme, por pėr jetėn e qetė tė barazisė mendore dhe emocionale.

            Durimi joshė pasurinė e urtisė supreme. Padurimi e refuzon. Nė fushatė e larta tė ekzistencės asgjė nuk mund tė arrihet me nxitim dhe shqetėsim. Para se gjithash dėshirat dhe lakmitė duhet tė heshtin. Ato janė cilėsitė e shpirtit prej tė cilave tmerrshėm  largohet ēdo urtėsi supreme. Pa marrė parasysh se sa e vlefshme ėshtė njohuria supreme, nuk guxojmė ta lakmojmė. Kush e do qė me vetėdashje ta posedojė, ai kurrė s’do ta ketė.  Dhe, mbi tė gjitha, ajo kėrkon qė njeriu nė thellėsinė e shpirtit tė jetė i sinqertė ndaj vetvetes. Nė asgjė pėr vetveten nuk guxon tė mashtrojė. Njeriu duhet me sinqeritetin e brendshėm tė shikojė nė fytyrėn e gabimeve, dobėsive dhe paaftėsive personale. Nė momentin kur ia falė vetvetes, pa marrė parasysh se cilin gabim, vetvetes i keni vėrė pengesė nė shtegun qė duhet tė ēojė nė lartėsi. Pengesa tė tilla mund t’i largoni vetėm me pėrpjekjen qė me veten tuaj tė dilni nė fushė tė hapur. Ekziston vetėm njė rrugė pėr largimin e gabimeve dhe dobėsive personale, e ajo ėshtė: saktė tė njihen. Ēdo gjė e fjetur nė shpirtin e njeriut mund tė zgjohet. Edhe arsyen edhe mendjen e tij njeriu mund tė avancojė kur ėshtė i qetė dhe komod dhe tė shpjegojė se pėrse nė disa aspekte ėshtė i dobėt. Natyrisht, njė vetėnjohje e tillė ėshtė e vėshtirė sepse jemi tė prirur ta mashtrojmė vetveten. Kush mėsohet me tė vėrtetėn mbi vetveten, e hapė derėn e madhe tė njohurisė supreme.

            Tek nxėnėsi misterioz duhet tė zhduket ēdo kureshtje. Ai duhet sa ėshtė e mundur mė tepėr tė vendoset pėr pyetjet mbi gjėrat tė cilat ai dėshiron tė di vetėm pėr arsye tė plotėsimit tė prirjeve tė tij pėr diturinė. Tė pyes duhet vetėm atė qė ēon kah pėrsosuria e qenies sė tij nė shėrbim tė zhvillimit, gjatė tė cilės, tek ai, nuk guxon tė ketė shpėrthim gėzimi dhe pėrkushtimi ndaj dijes. Krejt ēfarė i shėrben atij qėllimi duhet tė pėrgjojė me devotshmėri dhe tė kėrkoj ēdo rast pėr devotshmėri tė tillė.

 

 

            Pėr arsimim tė mistershėm posaēėrisht ėshtė e nevojshme kultivimi i dėshirės sė jetės. Nuk duhet tė largohet dėshira. Sepse tė gjitha qė duam t’i arrimė, duhet tė dėshirojmė. Dhe dėshira gjithmonė do tė plotėsohet nėse prapa saj qėndron njė forcė personale. Ajo force buron nga njohja e drejtė. Njė rregull i artė pėr nxėnėsin e mistershėm thotė: “Kurrsesi nuk duhet tė dėshirohet para se tė mos njihet, nė fushėn e caktuar, ajo qė ėshtė e vėrtetėUrtaku sė pari i njofton ligjet e botės, e pastaj dėshirat e tij bėhen forca qė realizohen. Le tė marrin njė shembull pėr tė qartėsuar kėtė. Me siguri shumica dėshirojnė me pikėpamjen personale tė arrijnė njėfarė eksperience para lindjes sė tyre. Njė dėshirė e tillė ėshtė plotėsisht e pakuptimtė dhe e parealizuar, krejt, derisa kandidati pėrmes studimeve tė njohjes shpirtėror nuk i mėson ligjet, dhe atė nė veēantin e tyre mė intime dhe mė tė brishtė – mbi luftėn e amshimit.  Dhe nėse me tė vėrtetė e arrin kėtė njohuri dhe dėshiron mė tutje tė avancohet, atėherė kjo do tė jetė me dėshirėn e tij fisnike dhe tė pėrndritur.

            Asgjė s’po me shėrbejnė fjalėt: Po, pikėrisht unė dua tė kem vėshtrim mbi jetėn time tė shkuar dhe pikėrisht pėr kėtė qėllim do tė mėsoj. Shumė mė e rėndėsishme ėshtė qė njeriu plotėsisht ta braktisė kėtė dėshirė, plotėsisht ta eliminojė dhe sė pari tė mėsojė plotėsisht pa ketė qėllim. Duhet tė zhvillohet kėnaqėsia, pėrkushtimi, mbi atė qė ėshtė mėsuar, duke i larguar qėllimet e pėrmendura. Vetėm nė kėtė mėnyrė nxėnėsi mėson tė ketė dėshirėn e caktuar, e cila njėkohėsisht pas vetes e bartė edhe realizimin e saj.

            Nėse jam i zemėruar apo hidhėrohem, atėherė rreth vetes ndėrtoj beden nė botėn shpirtėrore, nė kėtė mėnyrė nuk mund tė mė afrohen forcat tė cilat duhet tė zhvillojnė sytė e mi shpirtėror. Mė zemėron, pėr shembull, ndonjė njeri, nė atė moment ai dėrgon nė botėn shpirtėrore rryma tė caktuara shpirtėrore. Atė rrymė unė nuk mund tė shoh derisa jam nė gjendjen e zemėrimit. Zemėrimi im e fsheh atė rrymė. Por, nuk guxoj tė mendoj se pėrnjėherė do tė pėrjetojė ndonjė fenomen (astral) shpirtėror posa tė ndėrprej tė mos zemėrohem. Sepse pėr tė ndodhė kjo, nevojitet sė pari brenda meje tė zhvillohet syri shpirtėror. Dhe mundėsia pėr t’u zhvilluar ai sy ekziston tek ēdo njeri. Ai sy nuk funksionon derisa njeriu nuk e largon zemėrimin, por, gjithashtu, nuk mund tė zhvillohet pėrnjėherė posa zemėrimi pak largohet. Njeriu duhet nė mėnyrė konstante dhe me durim tė pėrparoj nė largimin e kėtij zemėrimi; kėshtu ai njė ditė do tė vėrejė se ky sy shpirtėror ėshtė zhvilluar.

            Gjithsesi, zemėrimi nuk ėshtė i vetmi qė duhet larguar pėr hir tė atij synimi. Shumica bėhen tė padurueshėm apo edhe dyshues pasi qė me vite i kanė refuzuar disa veti shpirtėrore, dhe prapė profecia nuk po paraqitet. Ata, nė tė vėrtetė, i kanė pėrsos disa veti, e mė kėtė veprim i kanė lėnė disa tė tjera. Dhurata e profecisė paraqitet tek atėherė kur tė shtypen tė gjitha vetitė tė cilat nuk lejojnė tė zbulohen aftėsitė e caktuara tė cilat dremisin. Gjithsesi, fillet e tė pamurit (apo dėgjimit) nisin mė herėt; por ato janė bimė tė brishta tė cilat lehtė i nėnshtrohet tė gjitha mashtrimeve kėshtu qė lehtė zhduken nėse nuk kultivohen dhe ruhen me kujdes.

            Tiparet, tė cilat, pėr shembull, duhet tė largohen, pėrpos zemėrimit dhe hidhėrimit, janė frika, besėtytnia dhe prirja nga paragjykimet, ambiciet dhe mburrja, kureshtja dhe besimi i panevojshėm i tepruar, dallimi i njerėzve sipas pozitės, gjinisė dhe prejardhjes dhe kėshtu me radhė. Nė kohėn tone, ėshtė shumė vėshtirė pėr tė kuptuar se refuzimi i personave tė tillė ka lidhje me rritjen e aftėsisė sė njohjes. Por ēdo dijetar shpirtėror e di se nė gjėra tė tilla varet shumė mė shumė se nė zgjerimin e inteligjencės, aplikimi i ushtrimeve imagjinare. Posaēėrisht, lehtė mund tė krijohet paqartėsia nėse dikush mendon se duhet tė bėhet ēmendurisht i guximshėm se duhet tė jetė trim, se duhet t’i mbyllė sytė para dallimeve njerėzore sepse nė vete duhet t’i largojė paragjykimet ndaj klasave, racave dhe tė ngjashme. Pėrkundrazi, njeriu mėson drejtė tė dallojė kur nuk ėshtė i verbuar me paragjykime. Por ėshtė, nė kuptimin e thjeshtė, e saktė se frika para ndonjė dukurie mė ndalon qė pėr tė tė gjykoj drejtė, qė paragjykimi mbi racat mė ndalon ta shikoj njeriun nė shpirt. Kėtė kuptim tė thjeshtė nxėnėsi misterioz duhet ta zhvilloj deri nė maksimumin e saktėsisė dhe mprehtėsisė.

            Pengesė, nė rrugėn e nxėnėsit misterioz, i bėhet edhe tė gjitha ato qė i thotė, dhe tė cilat nė mendimet e tij nuk i ka pastruar rrėnjėsisht. Dhe kėtu duhet tė merret parasysh diēka qė kėtu mund tė shpjegohet nė njė shembull. Pėr shembull, kur me tregon dikush diēka, dhe unė duhet tė pėrgjigjem nė kėtė, dhe atėherė mė duhet tė kem mė tepėr kujdes nė mendimin e tjetrit, nė ndjenjat e tij madje edhe nė paragjykimet e tij, se sa nė atė qė dua tė them nė atė moment mbi atė lend pėr tė cilėn flitet. Me kėtė tregohet pėr njė takt mė tė edukuar tė cilit nxėnėsi i mistershėm duhet t’i pėrkushtohet me seriozitet. Nė vete duhet tė krijojė gjykimin mbi atė se sa ėshtė pėr bashkėbiseduesin e rėndėsishme nėse me mendimin e tij personal i kundėrvihet bashkėbiseduesit. Nuk duhet pėr kėtė arsye tė mbahet mendimi pėr vete. Pėr ketė as qė mund tė flitet. Por, tjetri duhet tė dėgjohet me vėmendje sa mė tė madhe, dhe nga ajo qė kemi dėgjuar t’i japim formė asaj qė do t’ia kthejmė. Nė raste tė tilla, nė nxėnėsin misterioz pėrsėri lindė njė ide; dhe ajo ėshtė nė rrugė tė drejtė nėse ajo ide jeton nė atė mėnyrė sa qė bėhet themel i karakterit tė tij. Kjo ėshtė ideja: “Nuk bėhet fjalė pėr atė se unė kam tjetėr mendim pėr dallim nga tė tjerėt, por nė atė qė ai tjetri nė mendimin e tij personal tė gjejė atė qė ėshtė e drejtė nėse unė nė kėtė diēka kontribuoj.” Me mendim tė kėtillė, karakterin dhe mėnyrėn e veprimit, nxėnėsin misterioz e vėrshon butėsia, qė ėshtė mjet kryesor i ēdo shkollimi tė mistershėm. Arroganca i largon prej teje ato krijime shpirtėrore tė cilat duhet tė zgjojnė syrin tėnd shpirtėror; butėsia t’i laron pengesat dhe i hapė organet tuja.

            Me butėsia sė shpejti nė shpirt do tė formėsohet edhe njė tjetėr tipar: duke i kushtuar qetėsisht vėmendje tė gjitha hollėsive tė jetės shpirtėrore nė rrethinė me heshtje totale tė lėvizjes shpirtėrore personale. Nėse njeriu kėtė e arrin, atėherė lėvizjet shpirtėrore tė rrethinės sė tij veprojnė nė atė mėnyrė qė shpirti i tij personal rritet dhe duke u rritur si pema nėn rrezet e diellit degėzohet. Butėsia dhe heshtėsia nė durueshmėrinė e vėrtetė i hapin shpirtit botėn e shpirtrave, dhe mendjes vendlindjen e urtisė. Vazhdoje nė qetėsi dhe izolim, i heshtur nė brendinė tėnde prit durueshėm. Atėherė botat e sipėrme fillojnė t’i formėsojnė sytė e tu shpirtėror dhe veshtė mendor. Mbylli shqisat pėr ato qė t’i kanė pėrcjellė para shkollimit tend tė mistershėm. Qetėsojė tė gjitha mendimet tė cilat nė ty kane qenė tė shqetėsuara pėr shkak tė shprehive tuaja tė mėhershme. Qetėsohu plotėsisht dhe mos shpreso se menjėherė do ta shohėsh dhe dėgjosh botėn shpirtėrore dhe mendore. Sepse atė qė bėn vetėm i kontribuon ndėrtimit tė shqisave tuaj mė tė ndjeshme, dhe ti do tė shoshės shpirtėrisht dhe tė dėgjosh mendėrisht vetėm atėherė kur do t’i posedosh shqisat e tilla. Kur njė kohė ia ka dal nė qetėsia dhe izolim, mandej kalo nė obligimet tuaj tė zakonshme ditore, pasi qė paraprakisht veē thellė nė vete e ke mbjell idenė: “Njėherė, kur tė piqem pėr tė, do tė mė ndodhė ajo qė ėshtė dashur tė mė ndodhė. Dhe rreptėsisht t’i pėrmbahem qė me teket e mia mos tė tėrheqė ndonjė force superior.” Kėto janė kėshilla tė cilat i jepen ēdo nxėnėsi nė fillim tė udhėtimit shpirtėror nga ana e mėsuesit. Nėse i pėrmbahet, atėherė e pėrsos veten. Nėse nuk i pėrmbahet, atėherė ēdo pėrpjekje ėshtė e kotė. Ato janė tė vėshtira vetėm pėr personin i cili nuk ka durim dhe qėndrueshmėri. Nuk ka kurrfarė pengese tjetėr pėrveē atyre qė individi ia vėnė vetvetes nė rrugė, dhe tė cilat ēdokush mund t’i largojė nėse ka vullnet, kjo duhet gjithmonė rishtazi tė theksohet sepse shumica krijojnė njė shėmbėlltyrė tė gabuar pėr vėshtirėsitė e udhėtimit shpirtėror. Nė njėfarė mėnyre, ėshtė mė lehtė tė bėhen hapat e pare nė atė udhėtim se sa pa arsimim tė mistershėm tė mposhten vėshtirėsitė mė tė thjeshta tė jetės sė zakonshme. 

            Pėrveē tjerave, kėtu ėshtė lejuar tė tregohen vetėm ato gjėra tė cilat nė asnjė mėnyrė nuk rrezikojnė shėndetin mendor dhe trupor. Ka edhe rrugė tjera tė cilat mė shpejtė ēojnė drejtė cakut, por ajo qė kėtu thuhet nuk ka kurrfarė lidhje me atė, sepse kėto mund tė kenė efekte tė caktuara pėr tė cilat studiuesi misterioz nuk ėshtė i interesuar. Pasi qė pėr shtigje tė tilla rishtazi depėrton diēka nė publik, kėtu duhet saktė tė paralajmėrohet se nė ato rrugė nuk duhet tė shkohet. Pėr arsyet tė cilat mund t’i kuptoj vetėm i arsimuari, kėto rrugė nuk mund kurrė tė paraqiten nė karakterin e tyre tė vėrtetė. Dhe disa fragmente qė paraqiten aty-kėtu, nuk mund tė ēojnė nga suksesi, por vetėm mund t’ja shkatėrrojnė njeriut shėndetin, fatin dhe qetėsin shpirtėrore. Kush nuk do t’i dorėzohet plotėsisht forcave tė errėta, pėr qenien dhe prejardhjen asgjė nuk mund tė di, le t'i shmanget marrjes me gjėra tė tilla.

            Mund tė thuhet edhe diēka mbi ambientin nė tė cilin duhet tė bėhen ushtrimet e shkollimit misterioz, sepse nga kjo varet shumėēka, por prapė kjo tek ēdo person ėshtė ndryshe. Kush ushtron nė ambientin tė plotėsuar vetėm mė interesa personal, pėr shembull, me luftėn modern tė mbijetesės, ai duhet tė jetė i vetėdijshėm se interesat e tilla nuk mbesin pa ndikim nė ndėrtimin e organeve shpirtėrore. Nė tė vėrtetė, ligjet e brendshme tė kėtyre organeve janė aq tė forte sa qė ai ndikim nuk mund tė jetė plotėsisht i dėmshėm. Sikur qė zambaku, nė ēfarėdo ambienti qė rritet, nuk mund tė bėhet therrė, ashtu edhe syri shpirtėror nuk mund tė bėhet diēka tjetėr pėrveēse ajo pėr ēfarė ėshtė i paracaktuar, pavarėsisht sesa ndikojnė interesat vetjak tė qytetit modern. Por gjithsesi ėshtė mire qė nxėnėsi i mistershėm kohė pas kohe pėr ambient tė tij tė gjej vend tė qetė, dinjitetin e brendshėm dhe kėnaqėsinė e natyrės. Kjo ėshtė rrethanė e volitshme pėr atė qė shkollimin e tij tė mistershėm mundet plotėsisht ta bėj i rrethuar me gjelbrimin e botės bimore apo midis bregoreve tė diellzuara dhe nė modestinė e natyrės simaptike. Kjo i shtynė organet e brendshme tė lulėzojnė nė harmoni tė cilėn kurrė nuk mund ta krijohet nė qytetin modern. Nė njė pozitė pak mė tė mire se banori i qyteti ėshtė ai i cili tė paktėn nė fėmijėri ka thithė aromėn e pishave, ka shikuar majat e maleve tė mbuluara me bore dhe ka pas mundėsi qetėsisht t’i shoh lėvizjen e kafshėve dhe insekteve tė malit. Por, kurrsesi nga ata tė cilėt duhet tė jetojnė nė qytet, nuk guxojnė tė lejojnė qė organeve shpirtėrore dhe mendore, tė cilat kanė filluar tė formėsohen, tė mos i ofrojnė si ushqim kėshilla inspirative tė hulumtimit shpirtėror. Atij tė cilit syri nuk mund tė shoh ēdo pranverė prej ditės nė ditė tė shoh malet me gjelbėrimin e tyre, duhet t’i ofrojė shpirtit tė tij mėsimet e lartėsuara tė Bhagavan-Gita, ungjillin e Ivanit sipas Toma Kempenski dhe paraqitjen e arritjeve tė njohurive shpirtėrore. Ka shumė rrugė deri tek njohja supreme, por zgjedhja e drejtė ėshtė e pashmangshme.

            Njohėsi i mistershėm mund tė fletė shumė pėr ato rrugė, e cila tė painformuarit i duket e pamundur. Pėr shembull, dikush mund tė pėrparoj shumė shpejtė nė rrugėn misterioze.  Mund tė qėndrojė, tė themi nė shtėpi, drejtpėrdrejtė para hapjes sė syrit shpirtėror dhe veshit mendor; dhe mandej ka fatin tė lundrojė nė detin e qetė apo tė trazuar, gjatė tė cilit udhėtim i hapet mbulesa e syve shpirtėror - pėrnjėherė bėhet parashikues. Tjetri, gjithashtu, shumė larg ka ikur sa qė vetėm edhe ajo mbulesė duhet t’i bie; kjo ngjanė nga njė goditje e forte e fatit. Tek ndonjė persona tjetėr goditja e tillė do ta kishte dobėsuar fuqinė e tij, do ta kishte varrosur energjinė e tij; pėr nxėnėsin e mistershėm ajo bėhet inicuese pėr ndritje.  I treti pret me durim; me vite ka pritur ashtu pa rezultate konkrete. Pėrnjėherė, derisa qėndron nė dhomėn e qetė, drita shpirtėrore shfaqet rreth tij, muret bėhen tė tejdukshėm dhe njė botė e re paraqitet para syve tė tij i cili ėshtė bėrė parashikues, apo ushton veshi i tij mendor qė po dėgjon.

 

            Referencat: Rudolf Steiner “Knoweldge of the Higher Worlds”