1 - Mendja, Shpirti dhe Lidhjet Shpirtėrore
Ndėr gjallesa tė gjitha qelizat rinovohen ēdo gjashtė muaj. E
ndėrsa struktura materiale e ēdo gjallese ndryshon dhe evoluon, tek njeriu
vėrehet diēka e pandryshueshme - shpirti. Jeta humane ndahet nė etapa si
fėmijėria, rinia, pjekuria dhe pleqėria. Ndryshimet fizike qė i
karakterizojnė kėto etapa janė lehtėsisht tė dallueshme nė strukturėn
humane. Ndryshimet janė tė qarta sidomos nė lėkurė, flokė dhe fytyrė.
Nė fakt ēdo njeri, me sjelljen, e vet e pranon nė njė farė
mėnyre ekzistencėn e shpirtit. Pėr shembull, nė Evropė, Amerikė, apo Rusi
mund tė jepen dėnime penale me 20-30 vjet. Nė kėto raste dėnimet nuk
presupozojnė asnjė sens material, i dėnuar ėshtė vetėm shpirti etern i atij
individi. Ēdo qelizė materiale e atij individi pas 6 muajsh ėshtė ndryshuar.
Pra, njė dėnim i materies nuk ka sens mė shumė se 6 muaj. Qelizat e reja
janė tė pafajshme, sepse veprėn nuk e kanė kryer ato, armėn nuk e kanė
mbajtur ato, nė kohėn e krimit ato nuk gjendeshin nė atė trup.
Po ta vazhdojmė analizėn me veprėn penale, a ėshtė materiale tė
menduarit dhe tė vendosurit, po ta marrim nė dorė tė menduarit si njė
funksion tė trurit, do tė vėrejmė njė zinxhir reaksionesh qė formohen dhe
janė si reaksioni i oksigjenit me hidrogjenin pėr tė formuar ujin apo
anasjelltas. Nuk i dimė saktė se cilat janė lėndėt qė hyjnė nė reaksione
biokimike tė tij, por e dimė se funksionet e trurit janė tė karakterit
elektrokimik. D.m.th. ne vendosim pėr diēka dhe kryerja e kėtij veprimi
ėshtė e lidhur me pėrēimin e rrymave elektrike tek muskujt e ndryshėm.
Le tė studiojmė tani materialisht njė vrasje. Reaksionet e
ndodhura nė trurin e vrasėsit mund tė renditen nė kėtė radhė: Disa lėndė si
dopio, dopamine, och, etj, hyjnė nė reaksion duke u bashkuar ose
ndarė. Disa prej molekulave janė rritėse e disa tė tjera zvogėluese. Me anė
tė tyre pėrfitohen marrėdhėniet e elektroneve. Po mė sė fundi, duke menduar
krahun qė mban armėn, patjetėr qė ėshtė njė rrymė qė vjen nė krah, pastaj nė
parakrah, nė dorė e nė muskujt e saj duke bėrė qė tė gjithė kėta tė hyjnė nė
lėvizje. Mė nė fund tėrhiqet kėmbėza e armės dhe kryhet vrasja.
Kurse tani tė kėrkojmė vrasėsin. Duke kėrkuar tej veprimtarisė
sė trurit, mund tė arrijmė nė pėrfundimin se fajtor pėr vrasjen janė
elementėt qė pėrfituan krijimin e elektricitetit ne tru, sepse nė analizėn
materiale, tė parat qė bien nė sy, janė elementet e qelizave para
reaksionit. Pas pėrfitimit tė elektricitetit ata elementė nuk janė si mė
parė - probabilisht janė copėtuar. Fundi i tyre do tė jetė si njė mbetje e
njė funksioni jetėsor sė qelizės, metabolizmi dhe gjaku do ti hedhė ata
jashtė. Pra, shkaktarin e vrasjes mund ta gjejmė nė urinė apo jashtėqitje.
Dhe pas kėsaj mund tė themi me gojėn plot se shkaktari material i vrasjes
nuk ėshtė mė, ose ka ndryshuar brenda trupit, ose ėshtė hedhur me mbetjet
trupore. Atėherė kush dėnohet?
Pyetjes se ē'ėshtė shpirti dhe a ėshtė truri veprues kryesor,
Prof. Dr. Ayhan Songar, nė epilogun e veprės sė tij "Truri dhe sistemi
nervor", i pėrgjigjet kėshtu: "Sherington, mori stimuluesin me rrymė
elektrike dhe i dha rrymė elektrike pjesėve tė ndryshme tė trurit. Nga disa
zona mori reagimet e lėvizjeve dhe tė ndjeshmėrisė. Mė sė fundi, cipa e
ndjeshme e turit ishte zbuluar. Pėr vite tė tėra ishin bėrė eksperimente dhe
kėrkime. Kanadezi Wilder, Penfield dhe grupi i tij, Jasper e te tjerėt i
thelluan edhe mė tej kėto zbulime. Treguan se me rritjen e ndjeshmėrisė sė
trurit nė zonėn e tėmthave, njeriu mund tė rijetojė pasazhe tė sė kaluarės.
Provuan se kjo zonė e cefalit funksionon si njė depo dhe stivim i
kujtesės. Sė fundi zbuluan se nė qendėr tė trurit, aty ku zgjatet rrjeta
nervore qė vjen nga palca kurrizore, ndodhet Lėnda Retikulare, qė ka lidhje
me gjendjen zgjuar tė njeriut."
Me ngacmimin e zonave tė trurit qė kanė lidhje me dorėn, krahun
apo gishtėrinjtė, mund tė pėrfitohen disa lėvizje tė paqėllimta dhe deforme,
por kurrė lėvizje tė tilla, si tė mbėrthehet njė kopse, apo tė qohet njė
mollė gjer tek goja, sado te thjeshta qofshin ato.
Nė kėtė rast ne i ngjajmė dikujt qė ėshtė ulur para pianos po
nuk di tė lozė. Sikur ai, qė i bie tastierės kot me kot, pa qėllim dhe pa
dije, me prekjen e cipės sė trurit reagimet e marra janė fare pa qėllim dhe
pa rregull. Nuk mund tė merren kurrsesi nga truri me ngacmime dosido,
veprime te rregullta, ashtu sikurse nuk mund tė pėrftohet njė melodi e
rregullt nga prekja dosido e tastierės sė pianos.
Nė kėtė fazė duhet tė pranojmė se, sikurse ėshtė e domosdoshme
prania e njė pianisti pėrballė pianos, pėr tė pėrftuar tingujt e dėshiruar,
ashtu edhe pėrtej trurit ėshtė njė fuqi tjetėr rregullator i veprimtarisė sė
tij. Dhe kėshtu, truri e humbė aftėsinė e tė qenit iniciatorė dhe i aftė nė
vetvete pėr gjithēka qė vepron. Truri ėshtė njė mjet, njė aparat i vogėl, si
pianoja qė nuk funksionon dot vetvetiu. Ngacmuesi dhe pėrgjegjėsi kryesor
pėr aktivitetin e trurit ėshtė njė forcė e ndėrgjegjshme dhe e vullnetshme,
SHPIRTI. Dhe nuk ėshtė aspak materia ose energjia e pandėrgjegjshme dhe e
paarsyeshme, e pafuqishme pėr kėtė veprimtari.
Ėshtė diē e ndryshme tė pranojmė se nuk e njohim shpirtin dhe,
diē krejt tjetėr, tė mohojmė ekzistencėn e tij. Pėrderisa ėshtė njė forcė qė
fut nė punė trurin tonė dhe pėr tė menduar, kemi domosdoshmėri pėr trurin,
atėherė ėshtė e pamundur ta konceptojmė aktivitetin e kėsaj force me aftėsi
deri diku tė kufizuara tė trurit tonė. Ėshtė e pamundur qė truri human tė
kapėrcejė vetveten dhe tė konceptojė aktivitetin e shpirtit, duke zgjidhur
problemet e ekzistencės sė tij. Sikurse ėshtė e pamundur qė njė vegėl tė
konceptojė forcėn e atij qė e ka shpikur, krijuar dhe futur nė punė, apo tė
arrijė forcėn e tij. Krijuesi i shpirtit ėshtė ZOTI.
"Tė pyesin pėr shpirtin. Thuaj qė ai ėshtė njė urdhėr i Zotit dhe ju ėshtė
dhėnė shumė pak njohuri pėr tė."(Isra,85)
Kur dashurojmė, zemėrohemi etj, aktiviteti i trurit ėshtė i
njėjtė. Me njė shpjegim pak material, molekulat nė basenet e neuroneve tė
trurit, lumturohen, zemėrohen etj. Po a janė pikėrisht kėto molekula tė
trurit qė nxehen, lumturohen a mėrziten?
Lidhjet Spirituale
Pėr shembull pensionistet, marrin pėr vitė pension si shpėrblim
pėr punėn qė kanė bėrė. Ky shpėrblim ėshtė pėr trupin qė ndryshon
vazhdimisht apo pėr shpirtin e personit. Megjithėse ėshtė 60 vjet, ai ende e
thėrret nėnė njė grua 80-vjeēare. Po tė ishte lidhja nėnė-bir diēka
materiale, kjo lidhje materiale do tė humbiste bashkė me ndryshimin e
fizikut nė gjithė kėtė periudhė kohe. Po atėherė nė ē'lidhje tjetėr veē asaj
shpirtėrore mund tė mbėshtetet lidhja e pėrjetshme mes nėnės dhe fėmijės.
Njė lidhje e tillė pėrjetohet edhe mes vėllezėrve binjakė. Edhe po tė jenė
nė vende tė ndryshme, po u sėmur njėri e ndien edhe tjetri. Nė rast tė
vdekjes kjo ndjenjė bėhet edhe mė e theksuar. A mund tė ketė shpjegim tjetėr
, pėrveē atij shpirtėror, nė kėto raste, kur materialisht nuk kanė mė asgjė
tė pėrbashkėt?
Ėshtė interesante, diē e tillė ndodh edhe tek kafshėt.
Tani po pėrcjellė disa shembuj pėr lidhjet spirituale nga vepra
"Kthimi tek Zoti nė Rusi".
Pavel Naumov ėshtė psikolog qė bėn etyde psikike nė klinikėn e
Lindjes nė Moskė. Nė lidhje me temėn thotė: "Janė tė pamohueshme lidhjet
psikologjike qė ekzistojnė mes nėnės dhe fėmijės. Nė klinikė vendi i nėnave
ėshtė i ndarė nga vendi ai i foshnjave, ato nuk e dėgjojnė dot tė qarėn e
tyre. Por kur njė foshnje qan, nėna e tij menjėherė nervozohet dhe ndryshon
humor. Sidomos kur foshnja ka ndonjė moment tė zorshėm, si nė rastet e kur i
ndėrrohet gjaku, gjendja e tensionuar e nėnės bie nė sy menjėherė. Po ashtu,
nėse nėna ka ndonjė dhimbje tė rėndė a diēka tė tillė, foshnja fare mirė
mund ta ndjejė dhe nis tė qajė. Ne 65% tė rasteve, kėtė telepati dhe
komunikim ndjenjash e vėrtetuam me sukses."
Nė botėn perėndimore janė bėrė shumė vėzhgime dhe njė lidhje e
tillė telepatike ėshtė vėnė re mes personave tė familjes, mes njerėzve qė
duhen , apo mes shokėve tė fėmijėrisė.
Njė nga biologėt e parė, Dr. Gellerstein, i cili ėshtė i njohur
me kėrkimet e tij mbi ndjenjat pėrtej shqisave, nė njė raport pėr juristin e
madh Alexander Coney, te cilin e quan "njė dėshmitar kritik, tė saktė dhe pa
paragjykime mistike", mbi njė ngjarje tė jashtėzakonshme, shprehet:
Coney ndėrsa shkonte me tren drejt Moskės, pa nė ėndėrr miku e
tij tė vjetėr Lajechnikovin. Nė ėndėrr, Lajechnikovi i kishte zgjatur duart
dhe kėrkonte ndihmė prej tij.
U zgjua.
Coney kishte vite qė nuk e kishte parė mikun e tij tė vjetėr. Ai
ishte plakur tashmė dhe mund tė kishte nevojė pėr diēka, prandaj vendosi ta
vizitonte. Me kėto mendime nė kokė e kishte zėnė gjumi prapė. Sėrish sheh
ėndėrr mikun e tij, po kėtė herė me kėmbėngulje kėrkonte diēka. Kur ishte
zgjuar, Coney nuk e kujtonte dot se ēfarė i kishte kėrkuar miku i tij, po
ėndrra e kishte ndikuar aq fort se vendosi ta vizitonte atė sapo tė
mbėrrinte nė Moskė. Sapo zbriti nga treni, iu afrua njė kioske ku mund te
gjente njė tregues adresash. Por ishte e diel e kioska nuk punonte. Si do ta
gjente tani? Ėndrra e kishte ndikuar aq shumė sa vendosi ta kėrkonte vet.
Kaloi rrugėn Nikitsky, pastaj atė Zoologicheskaya
papritur iu duk sikur e
pa fare qartė imazhin e tij para syve. Ndaloi. Para syve lexoi njė plakat tė
vogėl mbi derė. E. E. Lajechnikov
Njė grua e moshuar ia hapi derėn. Ke mbetur shumė vonė, i tha.
Para se tė vdiste Lajechnikov ju pėrmendte vazhdimisht, vetėm Alexanderi do
tė mė kishte ndihmuar thoshte
Pianisti i madh dhe kompozitori i mirėnjohur Anton Rubenstein,
njė ditė po diskutonte me nxėnėsin e tij William Nishja, i cili besonte
jetėn pas vdekjes . Nėse do tė vdes para jush, i tha ai, do tė mundohem tė
vij tju bėj njė vizitė. Pėrballė kėtij besimi kaq tė ngrohtė dhe tė
pastėr, Rubenstein nuk ngurroi tė jepte pėrgjigje:
E pranoj
Edhe unė nė qoftė se vdes para, do provoj tė njėjtėn
gjė
Nė vitin 1894 Nishja ndodhej nė Paris, kur u zgjua nga gjumi
thėrriste i tmerruar. Maestro Rubenstein, tepėr i vuajtur dhe plot dhimbje
ishte pėrkulur mbi tė. Duke u dridhur nga frika, Nishja u zgjua nga shtrati
dhe ndezi gjithė dritat. Donte tė bindej se ankthi kishte mbaruar. Mes
frikės dhe ankthit, as qė i ishte kujtuar premtimi i maestros. Nė mėngjes,
mori tė lexonte gazetėn. Aty mėsoi lajmin e dhimbshėm, Rubenstein kishte
vdekur. Mė pas, nga njė mik i Rubensteinit qė ishte ndodhur pranė tij nė
momentin e vdekjes do tė mėsonte se ai kishte vdekur fare papritur nga njė
atak zemre.
Nishja e kishte kujtuar bisedėn: Si i gjallė, edhe i vdekur, ai
do ta mbante fjalėn, -do thoshte pėr tė.
Edhe tek kafshėt janė bėrė kėrkime pėr tė provuar nėse ekziston
telepatia mes tyre. Pas njė pune trevjeēare mbi lepujt femra dhe vogėlushet
e tyre, P. Naumov, duke marrė pėr bazė rezultatet e kėtyre kėrkimeve,
shprehet kėshtu: Sikurse dihet, nė momente alarmi, nėndetėset nuk mund tė
krijojnė lidhje me tokėn. Radiot nuk funksionojnė. Studiuesit i futen lepujt
e vegjėl nė njė nėndetėse dhe nėnat lepuj, pasi u kishin vendosur nga njė
elektrodė nė tru, i morėn nėn vėzhgim nė laborator. Pasi nėndetėsja u
largua, lepujt e vegjėl u vranė njė nga njė. Nuk kishte asnjė mundėsi qė
nėnat e tyre ta dinin se tė vegjlit do vriteshin dhe as kur do vriteshin. Po
pikėrisht nė momentin e mbytjes sė lepurushave, truri i nėnės pėrkatėse
reagonte. Komunikimi mes tyre ishte realizuar. Dhe aparturat pas vdekjes sė
ēdo lepuri i kishin regjistruar ato reagime tė shfaqura nga nėnat e tyre.

2-ĖNDRRAT
Njė tjetėr dėshmi pėr vėrtetimin e ekzistencės sė shpirtit janė edhe
ėndrrat, dhe nga tre llojet e tyre, janė ėndrrat e sakta. Trupi jonė, qė
ėshtė material, ėshtė i varur nga konceptet vend dhe kohė, por nė ėndrra
njeriu i kapėrcen kufijtė e vendit dhe kohės. Ja kjo ėshtė njė provė e
ekzistencės tė njė diēkaje tjetėr, pėrtej materies. Nė kėtė pikė po japim
sėrish njė shembull nga libri Kthimi tek Zoti nė Rusi
E ėma e shkrimtarit te njohur Nikolai Ostrovski, autor i librit
Si u kalit ēeliku, ishte njė grua me aftėsi tė njohura psikike. Nė 1936,
dy herė radhazi, u dėshmua pėr ngjarjet qė ajo i kishte ditur dhe parandjerė.
Nė gazetėn "Ogonik", ajo thoshte:
Unė jam njė fshatare e thjeshtė. Nuk keni pse zemėroheni
nėse unė me njė gjuhė tė thjeshtė iu tregoj ē'kam parė nė ėndėrr. Kisha rėnė
tė flija. Nė ėndėrr pashė sikur mbi shtėpinė time po kalonin aeroplanėt. Aq
sa mė dhembėn veshėt nga zhurma e tyre. E kuptova se kish nisur lufta.
Prapė, nė ėndėrr, dola nga shtėpia duke vrapuar. Pashė tim bir, Koljan (Nikolai
Ostrovski) qė ishte shėruar krejt. Kishte njė kapotė ushtarake pėrsipėr dhe
mbante nė dorė revole. Kishte edhe helmetė. Rreth tij pashė tela me gjemba,
mbrojtėse, gropa plumbash e gėzhoja. Desha ta pyesja se pse kjo luftė, cilėt
po luftonin, po e kisha tė pamundur. Desha te kthehesha mbrapsht, po ishin
hapur gropa tė mėdha dhe telat me gjemba mė hynin nė kėmbė
Pesė vjet pas kėsaj ėndrre, kur gjermanėt hynė nė Rusi, kudo
flitej pėr ėndrrėn e nėnės Ostrovski.
Nė revistėn Shkenca dhe teknika, nė numrin e gushtit 1980,
Halil Ibrahim Gokturk shkruan njė artikull tė quajtur "Selimije", ndėr tė
tjera:
Njė natė, Perandori Justinianus sheh nė ėndėrr Jezusin. Biri
i Merjemit e kėshillon atė qė tė ndėrtojė faltoren mė tė madhe nė botė. Pas
kėsaj ai vendos dhe ndėrton Shėn Sofinė
Nė numrin e gushtit te 1972, sėrish nė revistėn Shkenca dhe
Teknika, jepen shumė shembuj qė lidhin dhe zbulime shumė tė rėndėsishme
pikėrisht me ėndrrat.
Nė fillim te shek. tė njėzet, Niels Bohr, qė ėshtė student, sheh
njė ėndėrr tė tillė: Ai vetė ndodhet nė qendrėn e gaztė tė diellit, ndėrsa
planetėt tėrhiqen rreth diellit me fije tė holla. Ēdo planet, kur i kalonte
Bohrit afėr, fishkėllente. Mė pas, gazrat qė digjeshin, u shuan. Dielli dhe
gjithė planetėt rreth tij u zhdukėn. Bohri u zgjua. Ishte pikėrisht kjo
ėndėrr qė e shty atė tė mendonte mbi pėrngjasimin e sistemit diellor me
strukturėn e atomit. Kjo ngjarje na dhuroi ne, Tablonė e parė moderne tė
Atomit: nė mes njė bėrthamė, nucleus, dhe elektronet qė sillen rreth saj.
Kėshtu teoria moderne e atomit bazohet nė njė ėndėrr.
Edhe kimisti i madh Kekule tregon pėr njė ėndėrr tė tillė:
Kisha drejtuar karrigen time drejt zjarrit dhe po dremisja.
Sėrish atomet vallėzonin para syve tė mi. Atomet e vegjėl, tepėr modestė,
ishin tėrhequr nė plan tė dytė. Pėrveē kėtyre shihja edhe disa forma tė
mėdha; ishin disa zinxhirė tė gjatė qė pėrdridheshin nė formė gjarpri. Por
papritur, njėri nga gjarpėrinjtė u kthye dhe kapi me gojė bishtin e vet mu
pėrpara syve tė mi dhe vazhdoi vallėzimin ashtu si njė hallkė. Atėherė u
zgjova me shpejtėsinė e njė rrufeje.
Nė sajė tė atij gjarpri qė kafshonte bishtin e vet, Kekule
zbulon formulėn e Benzenit, qė i ngjan shumė njė hallke. Pėrgjithėsisht
tregohet me njė gjashtėkėndėsh. Po ashtu pėr herė tė parė hodhi teorinė e
zinxhirit tė mbyllur, ose tė hallkės, qė tregon rėndėsinė e strukturės
molekulare nė kiminė organike.
Nė periodikėn Historia e Jetės, nė numrin e 5-tė tė majit
1974, nė faqen 85, zė vend njė ėndėrr e jashtėzakonshme.
Njė nga prijėsit e Sirisė, Nureddin Mahmut Zengi (1146-1174),
njė natė sheh nė ėndėrr profetin Muhamed (s.a.s) i cili i tregon tre persona
dhe i kėrkon qė ta shpėtojė prej tyre.
Zengi shkon menjėherė nė Medine dhe thėrret gjithė njerėzit ti
dalin pėrpara me pretekstin se do ju japė dhuratat. Megjithėse urdhri
zbatohet menjėherė, tre personat qė i ishin treguar nė ėndėrr, nuk janė.
Pyet se mos ka mbetur ndonjė pa ardhur. I thonė qė tre endacakė afrikanė qė
banonin afėr varrit tė profetit, nuk ndodheshin aty. Urdhėroi qė ti
silleshin menjėherė edhe ata. Sapo i pa, kujtoi fytyrat e tyre qė i kishte
parė nė ėndėrr. Dha urdhėr tė arrestoheshin dhe bėri njė kontroll nė banesėn
e tyre. Atje pa njė nėnkalim qė ata kishin gėrmuar dhe qė shkonte deri tek
varri i profetit (a.s). Mėsoi se kėta tre vetė nuk ishin myslimanė dhe
qėllimi i tyre ishte ta vidhnin trupin e profetit dhe ta qonin ne vendin e
tyre. Zengi dha urdhėr qė ata tė vareshin menjėherė dhe, pėrveē kėsaj, ai
bėri gėrmime tė thella nė tė katėr anėt e varrit dhe derdhi atje kallaj tė
shkrirė, pėr ti prerė rrugėn ēdo ndėrmarrjeje tė tillė tė mundshme nė tė
ardhmen.
Vazhdon...
(2)
|