Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Shkolla e hipnozės (4)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

SHKOLLA E HIPNOZĖS  (4) 

      

TEKNIKAT HIPNOTIKE

 

      Secili hipnotizues u jep pėrparėsi teknikave tė caktuara, varėsisht nga preferenca e tij. Edhe pėr ju, lexues tė nderuar, nuk ėshtė me rėndėsi se cilėn  nga teknikat qė do t’ua paraqes mė poshtė do ta  aplikoni, me rėndėsi ėshtė gjithmonė efekti i saj pozitiv.

 

 

            SHKALLĖT E THELLĖSISĖ   HIPNOTIKE

 

            Gjatė  punės praktike me  njerėz, shumė eksperimentues  kanė vėrejtur  se  gjumi hipnotik nuk ėshtė i njėjtė  tek tė gjithė. Prandaj ata kanė bėrė edhe seleksionimin dhe ndarjen  e hipnozės nė shkallė tė ndryshme, dikush nė mė shumė e dikush nė mė pak. Prof. Bernheimi e ndanė  thellėsinė e gjumit hipnotik nė 9 shkallė; mjeku francez, Liebeault nė 6 shkallė, ndėrsa Davisi dhe Husbandi kanė bėrė njė klasifikim edhe mė tė thellė, duke e ndarė gjumin hipnotik nė 30 shkallė. Por, nė pėrgjithėsi, tė gjithė pajtohen  se kėto tri shkallė  janė kryesore:

1.        Hipnoza e lehtė -  qė nėnkupton relaksim, me ē’rast, ndonėse vetėdija ėshtė ende e zgjuar, mediumi i pranon sugjestionet e hipnotizuesit.

2.        Hipnoza e mesme -  qė nėnkupton relaksim mė tė thellė, ndonėse vetėdija ėshtė ende aktive, mediumi i pranon dhe i kryen tė gjitha sugjestionet, tė cilat nuk bien nė kundėrshtim tė plotė me strukturėn e personalitetit tė tij.

3.        Hipnoza e thellė - qė nėnkupton relaksim tė plotė, me ē‘rast vetėdija ėshtė e kyēur dhe mediumi i kryen tė gjitha  sugjestionet, edhe nėse  bien nė kundėrshtim tė plotė me strukturat e personalitetit tė tij. Nė kėtė gjendje tė thellė hipnotike mund tė arrihet edhe shtangimi  i plotė i trupit (katalepsia), humbja e plotė e dhembjes (anestezia),  humbja e plotė e ndjeshmėrisė (analgezia), humbja e plotė e kujtesės (amnezia) etj., si dhe patologjizma tė tjera. Nė kėtė  shkallė  ėshtė i mundur edhe regresimi... Ndėrsa  tė tjerat mund tė radhiten si nėnshkallė.

            Nė tabelėn mė poshtė po  paraqesim shkallėt e thellėsisė hipnotike dhe karakteristikat e tyre:

  

 

   Thellėsitė                                            Karakteristikat

 

 Hipnoza e lehtė                     -relaksimi i trupit shkallė-shkallė

                                               -dridhja e kapakėve tė syve

                                               -mbyllja e syve

                                               -katalepsia e lehtė e kapakėve tė syve

                                               -rritja ose humbja e lehtė e  ndjeshmėrisė

                                               -mashtrimi i lehtė shqisor etj.

 

   Hipnoza e mesme              -relaksim i plot i trupit

                                              -katalepsi e plotė e kapakėve tė syve

                                                                                           -pėrforcohet rritja ose humbja e  ndjeshmėrisė  

                                             -pėrforcohen iluzionet kinestetike

                                             -pėrforcohet ndryshimi i personalitetit

                                             -pėrforcohen mashtrimet shqisore

                                             -pranohen fuqishėm sugjestionet

 

   Hipnoza e thellė                 -pranimi i plotė i sugjestioneve

                                                                                              -ndikimi i plotė mbi ndjenjat

                                               -ndryshimi i plotė i personalitetit

                                               -ndikimi i plotė mbi  shqisat

                                               -katalepsia

                                                                                           -mediumi mund  tė bisedojė, tė shikojė dhe tė lėviz, e gjendja  hipnotike tė mos ndryshohet etj.

 

 

            TEKNIKAT HIPNOTIKE

 

            Pėrveē teknikės tė cilėn e sqaruam ne pjesėn e mėparme pėr induktimin  e gjendjes  hipnotike, sot ekzistojnė edhe shumė teknika  tė tjera, numri i tė cilave ėshtė shumė  i madh. Secili hipnotizues u jep pėrparėsi teknikave tė caktuara, varėsisht nga preferenca e tij. Edhe pėr ju, lexues tė nderuar, nuk ėshtė me rėndėsi se cilėn  nga teknikat qė do t’ua paraqes mė poshtė do ta  aplikoni, me rėndėsi ėshtė gjithmonė efekti i saj pozitiv. Nga literatura e ndryshme, por edhe nga puna ime praktike, kam vėrtetuar se e njėjta teknikė nuk ėshtė e suksesshme  pėr tė gjithė mediumet, prandaj pėr ta arritur qėllim, aplikimi i tyre duhet bėrė nė pėrputhje me strukturat e caktuara tė personalitetit tė mediumit, ose sporadikisht mund tė aplikohen ato si variacione tė  kombinuara .

 

            Teknika  1 - Ledhatimi mesmerik

            Ky „ledhatim“ bėhet me anė tė duarve tė cilat lėvizin mbi  trupin e mediumit pėrafėrsisht 5 cm, dhe atė ngadalė, nga koka deri te kėmbėt. Gjatė kėtij „ledhatimi“, mediumi nuk bėn tė bėjė kurrfarė lėvizjeje. Kjo lėvizje e duarve, nga koka deri tė kėmbėt dhe anasjelltas, duhet tė  vazhdojė pėr rreth 20 min., dhe gjatė kėsaj kohe mediumit duhet t’i sugjerohen sugjestione  pėrkatėse si: „i gjithė trupi po ju rėndohet, gjithnjė mė i rėndė po ju bėhet; po e ndieni vetėn shumė tė lodhur dhe vetėm pėr gjumė po mendoni; gjumi po ju bie kėnaqėsi dhe ju po i nėnshtroheni pushtetit tė tij; sa mė shumė  qė po ju ledhatoj aq mė thellė po flini, por zėrin tim po e dėgjoni etj“. „Ledhatimi“ fillon gjithnjė mbi kokė dhe pastaj, ngadalė  nėpėr gjithė trupin. Njėherė kaloni mbi kokė, mbi trup, mbi kraharor, deri te gishtat e duarve, pastaj prapė, pa ndėrprerje, nėpėr kraharor, mbi trup,  mbi  kėmbė, deri te shputat. Me rėndėsi ėshtė qė tėrheqja e duarve nga shputat  deri te koka tė bėhet nė formė harku. Gjatė kėtij „ledhatimi“ tė pėrcjellur me sugjestione, mediumi fillon tė ndiejė lodhje dhe pėr njė kohė tė shkurtėr  bie nėn pushtetin e gjumit hipnotik.

 

            Teknika 2 - Fiksimi i gishtit tregues

            Mediumit, i cili gjendet i ulur nė vend tė pėrshtatshėm, i drejtohet gishti tregues  nė largėsi pėrafėrsisht 10 cm dhe nė njė  lartėsi qė duhet tė jetė pak mbi  drejtimin e syve. I sugjerohet qė tė shikojė nė maje tė gishtit dhe mundėsisht mos t’i mbyll sytė ( pozita e gishtit tregues, qė  e detyron  mediumin tė shikojė  pjerrėt, bie shpejt deri te lodhja e syve dhe mbyllja e tyre). Posa ta vėreni njė gjė tė tillė, filloni me sugjestione: „Sytė po ju rėndohen, gjithnjė e mė tė rėndė po ju bėhen; ju nuk po mund t’i mbani hapur; ata janė bėrė plumb tė rėndė; sa mė shumė qė po ju rėndohen aq mė shumė po ndieni nevojė pėr gjumė; ju po flini por zėrin tim po e dėgjoni mirė dhe qartė etj“.

  

            Teknika 3 - Teknika e levitimit

            Urdhėrojeni mediumin qė tė ulet nė njė vend tė pėrshtatshėm e komod, t’i mbyllė sytė dhe pastaj sugjeroni: „Kur dora juaj e djathtė do ta prek ballin, ju do tė jeni nė gjendje hipnotike“. Pastaj vazhdoni me sugjestione: „Po e ndieni vetėn shumė mirė, ēdo gjė me ju ėshtė nė rregull; dora juaj e djathtė po ju lehtėsohet, po ju bėhet shumė e lehtė. Po  ndieni se si gishtat e dorės sė djathtė po ju bėhen   tė lehtė, gjithnjė e mė tė lehtė; ata kanė filluar t‘ju lėvizin, tė levitojnė; bashkė me gishta  ka filluar tė levitojė edhe dora; gjithnjė e mė shumė po leviton. Kur tė numėroj deri nė tre, dora juaj do ta prek ballin dhe ju do tė bini nė gjendje hipnotike. 1) Dora juaj po leviton gjithnjė e mė shumė; gjithnjė e mė shumė po i afrohet ballit; 2) sa mė shumė qė po i afrohet balli  aq mė shumė po ndieni nevojė pėr gjumė, por zėrin tim po  e dėgjoni; 3) dora juaj e djathtė po i afrohet ballit... po e prek ballin... ju jeni nė gjendje tė thellė hipnotike. Tani gjendeni nė gjumė tė thellė e tė kėndshėm hipnotik dhe  do t‘i  dėgjoni me vėmendje tė gjitha sugjerimet e mia...

 

            Teknika 4 - Rėnia e duarve

            Urdhėrojeni mediumin qė t’i mbyll sytė dhe t‘i ngritė te ty duart duke i mbajtur nė pozitė horizontale. Pastaj  filloni me sugjestione: „Kur t’i prekin duart tuaja gjunjėt, ju do tė bini nė gjendje tė thellė hipnotike. Duart tuaja po ju rėndohen, gjithnjė e mė shumė po ju rėndohen; po ju bėhen si plumb tė rėnda; aq tė rėnda sa qė ju nuk po mund t’i mbani horizontalisht.  Asgjė nuk mund t’i mbajė ato ashtu; ato kanė filluar tė lėvizin, gjithnjė e mė shumė po lėvizin. Sa mė shumė qė bien ato, aq mė thellė po futeni ju nė gjendje hipnotike“. Vazhdoni me sugjestione pėr 5-10 minuta, pasi qė rrallėkush mund t’i mbajė duart aq kohė nė atė pozitė. Dhe pas njė tensioni disaminutėsh, kur mediumi fillon t’i lėshojė duart, fillon edhe shtensionimi i muskujve, qė tek ai provokon ndjenja tė kėndshme dhe kėshtu shpejton procesin hipnotik. Pastaj vazhdoni mė tej me sugjestione: „Duart gjithnjė po ju rėndohen; ato kanė filluar tė bien. Forca e muskujve tė duarve ka filluar  t’ju plogėshtohet dhe t’ju braktis; gjithnjė e mė shumė po ju plogėshtohen. Ato ngadalė po lėvizin drejt gjunjėve dhe ju as qė po mund t’i ndaloni; gjithnjė e mė shumė po u afrohen gjunjėve. Sa mė shumė qė po iu afrohen  gjunjėve aq mė thellė po futeni nė gjumė hipnotik, dhe ju as qė po e kundėrshtoni njė gjė tė tillė, pėrkundrazi po ndieni kėnaqėsi. Dorėzojuni atij pushteti tė kėndshėm  hipnotik... Duart  tuaja i prekėn gjunjėt dhe ju tani jeni nė gjendje tė thellė hipnotike; thellė, thellė nė gjendje hipnotike, por zėrin tim po e dėgjoni dhe tė gjitha sugjestionet do t’i zbatoni me pėrpikėri...“

 

            Teknika 5 - Pika e zezė

            Urdhėrojeni mediumin qė tė shtrihet nė krevat dhe mbi sytė e tij, nė largėsi 10 cm e vendosni (pėrforconi nė tavan ose diku tjetėr) njė pikė tė zezė, tė dimensionit me prerje mesatare deri nė 1 cm. Pastaj e urdhėroni mediumin qė tė koncentrohet nė atė pikė dhe ta shikojė atė, mundėsisht pa i mbyllur sytė. Gjatė asaj kohe, ju pandėrprerė i sugjeroni  me fjalė: „kapakėt e syve  po ju rėndohen dhe ju sytė mezi po i mbani hapur; ata gjithnjė e mė shumė po ju rėndohen, gjithnjė e mė shumė“. Pasi tė vėreni se mediumit po i lėvizin kapakėt e syve, thelloni sugjestionin: „Po e ndieni se si sytė po ju mbyllen; kapakėt e syve po ju bėhen gjithnjė e mė tė rėndė, plumb tė rėndė. Ju nuk po mund mė t’i mbani hapur, ata po ju mbyllen, gjithnjė e mė shumė po ju mbyllen dhe ju nuk po mund t’i pėrballoni kėsaj force. Dorėzojuni pushtetit tė saj... Sytė i keni  plotėsisht tė mbyllur; kapakėt e syve plumb tė rėndė; ju as qė po mund t’i hapni ata. Trupin po ua pėrshkon njė ndjenjė e kėndshme dhe ju po i dorėzoheni asaj. Asgjė nuk po ju pengon dhe asgjė mė nuk po ju intereson, pėrveē zėrit tim.. Tani po e dėgjoni vetėm zėrin tim; gjithēka qė po ju flasė po depėrton thellė nė ju...Do tė veproni sipas sugjerimeve tė mia“.

 

            Teknika 6 - Teknika e numėrimit deri nė 10

            Urdhėrojeni mediumin qė tė ulet ose tė shtrihet nė  ndonjė vend tė pėrshtatshėm dhe t’i mbyll sytė. Pastaj sugjeroni: „Kur tė numėroj nga 1 deri nė 10, ju do tė jeni nė gjendje tė thellė hipnotike. Gjatė ēdo numri ju  do t’i hapni sytė dhe pastaj menjėherė do t’i mbyllni, por ngadalė dhe qetė. Do ta ndieni se si gjatė ēdo numri, kapakėt e syve do t’ju bėhen gjithnjė e mė tė rėndė, kėshtu qė nė fund nuk do tė mund t’i hapni. Po filloj ngadalė tė numėroj dhe ju gjatė ēdo numri hapni dhe mbyllni sytė. 1) kapakėt e syve i keni shumė tė rėndė; 2) ata po ju bėhen gjithnjė e mė tė rėndė, plumb tė rėndė; 3) aq tė rėndė, sa qė ju nuk po mund t’i mbani tė hapėt;  4) Nga numri nė numėr gjithnjė e mė shumė po ju mbyllen, gjithnjė e mė shumė; 5)  mezi se po mund t’i mbani hapur; 6)  kapakėt e syve  tani i keni plumb tė rėndė; 7) ju as qė po mund t’i hapni ata; 8) Ju nuk po mund t’i hapni sytė dhe as qė po e dėshironi atė; 9) Nė kėtė gjendje po ndiheni kėndshėm, shumė kėndshėm, dhe vetėm zėrin tim po e dėgjoni; 10) Ju jeni nė gjendje tė thellė hipnotike; po e ndieni vetėn shumė mirė, ēdo gjė me ju ėshtė nė rregull...“

 

            Teknika 7 - Teknika e numėrimit deri nė 100

            Mediumi qėndron ulur ose shtrirė me sy tė mbyllur. I sugjeroni atij se, kur tė numėroni deri nė 100, ai do tė bie nė gjendje tė thellė hipnotike. Gjatė numrave tek, ai duhet t’i hapė sytė, ndėrsa gjatė  numrave  ēift, duhet t’i mbyll.

            Nė fillim numėroni mė shpejt, por jo aq shpejt sa qė mediumi tė mos mund t’ju pėrcjell, pastaj filloni gjithnjė e mė shumė ta ngadalėsoni ritmin e numėrimit. Gjatė numėrimit  sugjeroni mė shpesh se kapakėt e syve gjatė ēdo numri  po i rėndohen. Shpejtėsinė e numėrimit rregullojeni nė atė mėnyrė, qė sytė e subjektit tė jenė sa mė pak tė hapur, e mė shumė  tė qėndrojnė tė mbyllur. Pra mos numėroni me rregull. Por qėndroni mė gjatė tek numrat ēift. Le tė bėhen kėto ndalesa gjatė ēdo numri ēift  mė tė gjata. Si ta vėreni se mediumi  mezi po i hapė sytė  thellojeni atė gjendje me kėto sugjestione: „Kapakėt e syve po ju bėhen gjithnjė mė tė rėndė, plumb tė rėndė. Sė shpejti nuk do tė mund as t’i hapni edhe pse unė do tė vazhdoj tė numėroj... Sytė u janė mbyllur dhe ju nuk po mund t’i hapni mė; gjatė ēdo numri  ju po thelloheni gjithnjė e mė shumė nė gjumė hipnotik.... Po e ndieni vetėn shumė mirė nė kėtė gjendje dhe as qė po dėshironi tė dilni prej saj... Vetėm zėrin tim po e dėgjoni dhe asgjė tjetėr, vetėm zėrin tim...100; ju jeni nė gjendje tė thellė hipnotike, lirohuni nė  pushtetin e saj...“

 

            Tekinka 8 - Fiksimi nė sy

            Uluni para mediumit dhe urdhėrojeni qė t’ju shikojė direkt nė sy (nė rrėnjėn e hundės) dhe gjatė asaj kohe  tė mundohet qė mos t’i mbyll ata. Edhe ju shikojeni atė po ashtu me shikim magnetik, drejt nė sy, pa i mbyllur sytė pėr 15 minuta (nė qoftė se i keni zhvilluar ushtrimet me rregull, ju njė gjė tė tillė mund ta bėni).

            Do tė vėreni se si  bebėzat e syve tė mediumit do tė zgjerohen dhe lotojnė. Sa mė shumė qė t’i hapen bebėzat, aq mė turbull do t’ju shohė. Atėherė filloni t’i sugjeroni: „Sytė i keni shumė tė lodhur, mezi po i mbani hapur; gjithnjė e mė turbull po mė shihni, gjithnjė e mė turbull. Kapakėt e syve  po i ndieni shumė tė rėndė, plumb tė rėndė. Sa mė turbull qė po mė shihni aq mė tė rėndė po ju bėhen. Ju nuk po mund t’i mbani hapur; ju po i mbyllni sytė, ju i mbyllėt sytė. Po e ndieni vetėn shumė kėndshėm dhe po thelloheni gjithnjė e mė thellė nė kėtė gjendje. Vetėm zėrin tim po e dėgjoni dhe asgjė tjetėr; asgjė tjetėr nuk po ju intereson, vetėm zėri im. Thellė e mė thellė po zhyteni nė kėtė gjendje tė kėndshme, thellė e mė thellė... Ju tani jeni nė gjendje tė thellė hipnotike“.

 

            Teknika 9 - Teknika plakebo

            Jepjani mediumit, i cili rri qetė  i shtrirė nė krevat, para induktimit tė gjendjes hipnotike, njė ose dy tė tableta tė ashtuquajtura „placebo“ (tableta pėr hipnozė), qė janė tė pėrbėra nga  sheqeri i qumėshtit (mund t’i bleni nė ēdo barnatore) dhe qė s‘kanė kurrfarė ndikimi nė organizėm. Thuani mediumit  se ato janė tableta speciale pėr induktimin e gjendjes hipnotike, dhe ndikimin e tyre do ta ndien pas disa minutash, si dhe le tė lirohet nė ndikimin e tyre tė kėndshėm.

            Tregoni gjithashtu, se fillimin e ndikimit tė tyre do ta vėrejė nga fakti, se do t‘i qetėsohet frymėmarrja, duart dhe kėmbėt do t’i rėndohen dhe kapakėt e syve do tė fillojnė t’i mbyllen.

            Shumica e mediumėve do ta pohojnė se mė tė vėrtetė e kanė ndier atė ndikim. Pasi mediumi ta pohojė  ndikimin e tabletės, filloni me aplikim e njėrės nga teknikat e dėshiruara.

 

            Teknika  10 - Teknika me lavjerrės

            Urdhėrojeni  mediumin qė tė ulet nė karrige dhe pastaj uluni edhe ju nė njė karrige tjetėr pėrballė tij. Para syve tė tij  lėvizjani njė lavjerrės. Nė qoftė se nuk keni lavjerrės  tė vėrtetė, atėherė atė mund ta improvizoni, duke e lidhur unazėn me njė fije peri ose ndonjė objekt tjetėr metalik. Sugjeroni mediumit qė t‘i pėrcjell lėvizjet e lavjerrėsit me sy dhe kur tė ndien lodhje nė sy, le t’i mbyllė ata. Pas disa minutash, kur tė vėreni se mediumit i janė lodhur sytė (pasi lėvizja e lavjerrėsit, djathtė-majtė provokon lodhje tė syve), filloni me thellimin e sugjestioneve: „Po e ndieni vetėn shumė mirė, plotėsisht mirė; jeni shumė i qetė, ēdo gjė ėshtė me ju nė rregull. Po filloni ta ndieni trupin tė lodhur dhe tė rėndė; shumė po ju flihet. Kjo gjendje po ju sjellė  pushim dhe kėnaqėsi dhe ju po i dorėzoheni pushtetit tė saj. Kapakėt e syve po i ndieni shumė tė rėndė, si plumb tė rėndė; aq tė rėndė sa qė ju nuk po mund t’i mbani hapur, ata po ju mbyllen, gjithnjė e mė shumė po ju mbyllen (pasi mediumi t’i mbyll sytė lėvizjet e lavjerrėsit i ndaloni). Gjatė ēdo frymėmarrjeje  po thelloheni, thellė e mė thellė  nė  gjumin hipnotik; hipnoza po ndikon thellė nė ju; hipnoza po bėhet gjithnjė e mė e thellė: tani ėshtė plotėsisht e thellė. Ju jeni nė gjendje tė thellė hipnotike, por zėrin tim po e dėgjoni; gjithēka qė do t’ju them do ta  pranoni dhe do ta bėni...“

 

            Vazhdon...