Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
SHEREMET PROKSHI
Hyrje
Sheremet Prokshi lindi nė fshatin Fortesė
(Vėrboc) tė Drenasit.
Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje ndėrsa Normalen dhe SHLP nė Prishtinnė.
Qė nga viti 1974 punon si arsimtar.
Me poezi merrej prej kur ishte nxėnės dhe deri tani ka tė botuara 5 vepra.
Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shrimtarėve tė Kosovės dhe i disa shoqatave tjera. Ėshtė pėrfshirė edhe
nė 12 Antologji e nė dy vepra me kritika letrare.
Shkruan kryesisht pėr fėmijė po edhe pėr tė rritur.
RE TĖ BARDHA
Horizontit tė gjerė
Ylberin e preknin
Re tė bardha,
E buzėqeshja jote
Flakėronte nė maje Sharri,
Jehonat riktheheshin
Shpatijeve
Nė ēukė e ēeltina
Nėpėr ēdo cep mali.
Dukej se ishe lodhur
Me ritmin e hapit
Para agut tė hershėm
As gjumi
Nuk tė kishte zėnė,
Pas shiut me rreptimė
Ecje krejt e qullur
Diellit Mirėmėngjesi
U ngjite pėr ti thėnė.
Si disk me ngjyrė ari
Dielli lart po ngjitej
Kaltėrsia shtrihej
Mbi kokil e bokė,
Ti qeshje me yllin
Qė zbehej ngadalė
E se shihje veten
As nqiell as nė tokė.
-Zbrit moj e uruar !
Tė tha njė zė djali
-Se vijnė mjegullirat
Rrugėn ta humbasin,
Ndale atė zė, ndale
Ujqit tė mos ndijnė
Ndodhė nga ulėritjet
Ortiqet rrėshqasin.
Ike pas pak,shkove
Me vrapin e shpejtė
Sikur akrobate
Trupin duke hedhur,
Gėrshetat i lidhe
Pa tė zėnė gjumi
E nė ėndėrr yjet
Me duar i ke prekur.
QIEJT TĖ DUARTROKASIN
Sot dua tė shoh ku brohorit qielli
E tė hidhja hapin sė bashku me ty,
Malit me thėllėza, skaj fushės me lule
Dodonėn Pellazge dua ta shoh me sy.
Mos thuaj ika tash tė lutėm shumė
Se ndodh flatėr behėsh e tė humbet era,
E kur jemi bashkė tė kapi pėrdore
Hapet qielli kaltėr, kėngė na sjell pranvera.
Nisu, mos ngurro,mbushe zemrėn yje
Merr frymė dy-tri herė pastaj hidhe shtatin,
Ndihesh mė e lumtur kur lirshėm shtegton
Botėn e sheh ndryshe, qiejt tė duartrokasin.
ATJE KU TAKOHEN VJOSA E OSUMI.
Nėse largon hapat
Nga qyteti juaj
Zbrit pak te Osumi,
Pėrkėdhele bregun
Me dorėn e lehtė
Dhe merr freski lumi !.
Vazhdo drejt Pėrmetit
Aromė trėndafilash
Zemėr NAIMIANE,
Nisu trotuarit
Me vasha tė reja
Mbathur me nallane.
Mos hesht po ēlirohu
Hapja gjoksin Vjosės
Kėndo pa u ndalur,
Dhe pas shiut ylberi
Zbret i buzėqeshur
Ngjyra pėr tė falur.
E shihni tė lumtur
Dodonėn Pellazge
Ulur pėrskaj lumi,
Thonė shkon i lanė faqet
Atje ku takohen
Vjosa e Osumi.
TE SYRI I KALTĖR
Nė trekėndėshin Pellazgjik,
Shprushi hirin e harresės,
nėpėr gjenet shpirtėrore
Pikasi dellin kujtesės.
Ndjej aty ku piqet truri
Ku nuk shlyhet asnjė gjurmė,
Vjen ndihmon pakėz hyjnesha
Ndez kandilat pa bėrė zhurmė.
Do tė falim buzėqeshje
Qendrės poshtė atje te lumi,
Na presin valėt e ngrohta
brigjeve te Osumi.
Dhe vazhdojmė nga bregdeti
Nė drejtimin e Filatit,
Ndalemi te Syri Kaltėr
Moj Dodona e Beratit.
ME KURORĖ MBI KOKĖ
Tė shihja tė lumtur
Si atė ditė tbekuar
Kur po pėrkėdhelje
Kreshtat pellazgjike,
Ballin tėnd tė gjėrė
E faqet si shegė,
Kujt moj ja ke falur
Buzėqeshjen magjike?!.
Ndal pak, ndal se erdha
Drejto kėndej hapin,
Zbritni drejt Shpiragut
Se nuk mund tė ngjitem,
Po na pret bregdeti
Kryporet e plazhi
Shkojmė mbi krahė shqiponje
Pulėbardhat ku rriten.
Ku rrezitet gjoksi
Ku marrin ngjyrė buzėt
Uji kristal ku shtrihet
Si nė Arizonė,
Ku vjen mbrėmja heshtur
E nuk pėrpėlitet
Ku puqet nėn qielli
Me ty moj Dodonė.
|