Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Sekreti i lumturisė

Shkruan: Daut DEMAKU

 

      SEKRETI I LUMTURISĖ

 

     Pse dikush ėshtė i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush ėshtė gazmor e i pasur, ndėrkaq dikush i mjerė dhe i varfėr? Pse dikush ėshtė frikacak dhe i pasigurt e dikush pėr- plot besim? Pse dikush trajtohet si gjenial nė punėn qė kryen e dikush, ndonėse me pėrpjekje mbinjerėzore,nuk mund tė arrijė kurrfarė rezultatesh? Pse dikujt i shkon pėrdore tė shėrohet nga tė ashtuquajturat sėmundje tė PASHĖSHRUESHME e dikush, pa asnjė sėmundje,  ėshtė i sėmurė? Pse disa femra jetojnė pėr mrekulli, kurse motrat e tyre jetojnė nė mjerim? Pse...

 

  

       Thuhet: njeriu i ka njė milion probleme. Jo. Njeriu ėshtė krijuesi i problemeve tė veta, prandaj, ndihmoje njeriun tė qendėrzohet – problemet shuhen e tejkalohen.

        Moti ėshtė thėnė se: 1) Nuk ka jetė pa VUAJTJE; 2) Nuk ka vuajtje pa SHKAK; 3) Nuk ka shkak qė nuk mund tė TEJKALOHET.

       Pse nuk ka jetė pa vuajtje dhe cilėt janė shkaktarėt e vuajtjes?

      Tė gjitha ligjet e natyrės punojnė pėr tė mirėn e njeriut, vetėm njeriu punon kundėr vetvetes. Pse? Njeriu me lindjen e tij e fiton tė drejtėn tė jetojė i shėndetshėm, shumė i pasur, i hareshėm dhe shumė i lumtur. Kėto janė gjendje normale. Ndėrkaq, sėmundja, varfėria, mėrzia dhe mjerimi janė gjendje abnormale, SĖMUNDJE MENTALE, qė ia shkakton njeriu vetes, me mendime negative. (Humbolti ka thėnė: do tė vijė dita kur edhe sėmundja do tė jetė turp, sepse tė gjitha sėmundjet bazėn e kanė nė mendimet negative).

        Tė gjitha librat e vjetra tė besimeve fetare thonė: mos iu friko Zotit, frikoju vetes tėnde. Pse? Sepse Zoti - (menēuria universale, fara hyjnore apo fuqia e natyrės – thoni qysh tė doni) -  njeriut ia ka dhėnė TĖ GJITHA, pra, ia ka dhėnė tė drejtėn tė zgjedh e  tė merr ēka tė dojė dhe sa tė dojė nga jeta e vet!

        Tė gjitha krijesat tė tjera nė planetin tokė e kanė skicėn gjenetike, janė esenca tė fikėsuara – janė tė detyruara ta ndjekin vetėm skicė gjenetike dhe asgjė tjetėr nuk mund tė ndryshojnė: zogu duhet tė jetė vetėm zog; lulja vetėm lule; peshku vetėm peshk; molla vetėm mollė dhe asgjė tjetėr.

       Njeriu e ka LIRINĖ e madhe – dhuratė hyjnore: prej SHĖMTIE deri nė SHĖNJTRI. Nė pėlhurėn e bardhė tė jetės, me dėshirėn tėnde, me dorėn tėnde, mund ta shkruash fjalėn MJERIM dhe tėrė jetėn do ta kesh tė mjerė dhe, poashtu, nė pėlhurėn e bardhė, me dorėn tėnde, me dėshirėn tėnde, mund ta shkruash fjalėn LUMTURI dhe tėrė jetėn do ta kesh tė lumtur. Kjo ėshtė dhurata mė e shtrenjtė e hyjnores pėr njeriun qė, njeriu i gjorė, nuk DI ta pėrdorė.

       Prandaj nuk ka jetė pa vuajtje, sepse nė njeriun gjenden shkaktarėt e vuajtjes. E ku gjendet, atėherė, mundėsia pėr tejkalimin e shkaktarėve tė vuajtjes? Pėrgjigjen do ta them nė vazhdim.

 

                       

      CILĖT JANĖ FAKTORĖT

      QĖ IA MUNDĖSOJNĖ NJERIUT

      ECJEN NĖ RRUGĖN E BUKUR TĖ LUMTURISĖ?

 

 

       FAKTORI I PARĖ dhe FAKTORI themelor i jetės ėshtė: BESIMI me BINDJE tė thellė, qė pėrshkon tėrė qenien e njeriut.

       (Shihni veēantitė e individit. T'i marrim vetėm tri veēanti qė i ka pranuar hetuesia botėrore: gjurmėt e gishtit, nėnshkrimin dhe aromėn e trupit. Secili njeri qė merr letėrnjohtim, kudo nė botė, duhet t'i le gjurmėt e gishtit. Mbi 6 miliardė banorė i ka bota dhe askund nuk mund tė gjenden dy njerėz tė njėjtė, me veēantitė identike. Tė gjithė i takojnė gjinisė njerėzore, por asnjė nuk ėshtė i njėjtė. Ky ėshtė argumenti i parė se secili njeri ka ardhė nė botė – jo tė bėhet kopje e dikujt, sepse bota s'ka nevojė pėr dy njerėz tė njėjtė, por tė jetė vetė origjinali, ta kryejė njė detyrė madhore dhe tė shndėrrohet nė bjeshkė krenare tė suksesit e tė lumturisė).

       E pse nuk bėhemi bjeshkė krenare tė suksesit e tė lumturisė, por dėshtojmė dhe hamė pėr drekė e darkė vuajtje e dėshtim? Sepse na mungon besimi i thellė me bindje tė plotė.

       (Edhe derisa po i lexoni kėta rreshta, ju po mendoni mė vete: kjo qė po thotė ky njeri, mos ėshtė tepėr e bukur pėr tė qenė e vėrtetė?)

        Prapė pse?

        Trupi i njeriut pėrbėhet mbi 75% nga uji. Vlera e njeriut varet nga temperatura e brendshme e pėrbėrėsit kryesor tė trupit tė njeriut. Pra: nga temperatura e ujit nė njeriun. Kjo ėshtė njė alkimi e brendshme qė, patjetėr, duhet ta kuptojmė sa mė thellė qė tė mundemi.

       GJENDJA E PARĖ: Kur temperatura e ujit ėshtė nėn zero, uji shndėrrohet nė akull, njeriu ėshtė i vdekur. Nė polin e veriut, nė akullnaja, nuk ka jetė ose ėshtė njė jetė e pavlerė. Kjo ėshtė gjendja pa jetė e njeriut me temperaturė nėn zero.

        GJENDJA E DYTĖ: Kur njeriu gjendet me temperaturė tė rėndomtė, pra nė gjendjen e ujit tė zakonshėm, (e kjo ėshtė GJENDJA jonė e pėrgjithshme), ligji themelor i ujit tė zakonshėm ėshtė: tė rrjedh teposhtė, tė mbushė zbazėtėsirat dhe t'i nivelizojė ato. Pikė pėr pikė sipas kėtij ligji vepron edhe njeriu qė ka temperaturėn e ujit tė zakonshėm: me shumė dėshirė ecė teposhtė, si uji; me shumė dėshirė bėn punė tė lehta e tė liga; me shumė dėshirė i beson tė keqes e tė shėmtuarės; madje gėzohet kur tė tjerėt bėjnė punė tė liga dhe, atyre shėmtive, iu beson dhe ato i nderon, sepse ecja teposhtė ėshtė shumė e lehtė; nuk BESON ME BINDJE nė asgjė, sepse po tė besojė do tė detyrohet tė merr rugėn e mundimshme, thikė pėrpjetė, qė, natyrisht, ėshtė rrugė qė kėrkon impenjim.

        GJENDJA E TRETĖ: Kur rritet temperatura e ujit mbi 100 shkallė, uji vlon dhe shndėrrohet nė AVULL. Avulli nuk e ka rrugėn e ujit – teposhtė, por ka drejtim tjetėr: me lehtėsi shkon thikė pėrpjetė. Por, kur shtohet temperatura edhe mė shumė, uji i shndėrruar nė avull ka fuqi ta vejė nė lėvizje edhe lokomotivėn e trenit dhe tė tėrheq edhe shumė vagona tė rėndė. Kjo gjendje arrihet me besim tė vėrtetė, me BESIM E BINDJE ēilen qendrat e energjisė. Kėto qendra e shtojnė energjinė, temperaturėn e motivimit dhe, nga dy gjendjet e mėparshme krijohet gjendja e tretė, kryesorja, kur thjesht e shkurt: arrihen caqet mė tė larta tė qėllimeve nė jetėn njerėzore nė tėrėsinė e saj.

        NĖ KĖTO TRI GJENDJE uji dhe njeriu janė tė njėjtė: edhe akull, edhe ujė, edhe avull ėshtė e njėjta pėrbėrje: H2O! Por CILĖSIA dhe FUQIA e tij ndryshojnė tėrėsisht:

prej gjendjes sė ngurtė, tė pajetė, deri nė gjendjen kur edhe trenin e ve nė lėvizje.

        Pėrmes kėsaj alkimie tė brendshme qartėsohen gjendjet kur: dikush ecė zbathur nėpėr prush me 800 gradė temperaturė dhe nuk digjet; kur dikush (nė rast rreziku) kėcen murin e lartė dy metra e tė nesėrmėn habitet me vetveten; kur dikush, nė aksidente tė ndryshme,  ka arritur tė mbahet vetėm me dy gishta, dhe, ata dy gishta, kanė pasė forcė ta mbajnė tėrė trupin; kur dikush i kundėrvihet gravitacionit dhe e sfidon (rasti i fundit: para Shtėpisė sė Bardhė nė Amerikė, njeriu qendronte nė meditim me orė – njė metėr mbi tokė, pa asnjė mbėshtetje, nė ajėr).

        Mė kėtė alkimi qartėsohen edhe sukseset mahnitėse tė studentėve, tė aktorėve, tė sportistėve, tė shkenctarėve, tė shkrimtarėve, tė piktorėve... e, sidomos, fitimet materiale tė biznismenėve ose mė saktė: tė aristokracisė ekonomike, qė prekin kufijtė e tė pabesueshmės si Rokfeleri, Karnegia, Sorosi e tė tjerė.

        Apo kur sėmundjet e ashtuquajtura tė pashėrueshme, me njė mashtrim tė vogėl tė falltorit -shėrohen si nė lojė. (Ēka pėrdorė falltori pėr shėrim: dhe tė varrit, flokė, thonjė, plumb e hiēgjėra tė tjera. Merrni kėto heēgjėra qė njėmend janė njė hiē, dhe dėrgoni nė laborator: a pėrmbajnė vitamin C, a janė antibiotikė? Janė ZERO vlerė. E, megjiatė, dikėnd e shėrojnė. Kush e shėron? Vetėm besimi dhe asgjė tjetėr.)

        Kėto tri gjendje, pa asnjė mėsues e metodė speciale, nė formė tė natyrshme krijohen vetvetiu nė tri raste dhe, kėto raste i keni pėrjetuar shumica prej jush: tek tė DASHURUARIT (a ka pengesė qė e ndalė nė rrugė tė dashuruarin pėr tė arritur tek caku?), nė rast rreziku nga VDEKJA (mijėra raste, sidomos gjatė luftės, kur fuqitė e panjohura nė njeriun kanė bėrė mrekullinė); dhe nė rast tė FRYMĖZIMIT tė fuqishėm (te shkrimtarėt e mėdhenjė, tek humanistėt, luftėtarėt dhe sidomos tek shkencėtarėt krijues).