Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
SAMI
SHERIFI
Hyrje
Sami Sherifi lindi nė fshatin e rrethinės sė Shkupit Sillare e Poshtme me
datė 15.02.1950. Shkollėn fillore e filloi nė fshatin e lindjes e ate
tetėvjeēaren e pėrfundoi nė shkollėn "Boris Kidriē" tė Sarajit tė Shkupit.
Pas mbarimit tė shkollės sė mesme tė Normales sė Shkupit "Zef Lush Marku"
nga viti 1969 punoi si mėsimdhėnės dhe njėkohėsisht studjoi nė Fakultetin
Filozofik "Kirili dhe Metodija" nė Shkup, dega Pedagogji -psikologji.
Diplomoi nė Universitetin e athershėm tė Prishtinės - Pedagogji-grupi
klasorė nė vitin 1981, ditē tė revoltēs sė rinisė shqiptare. Menjėherė pas
diplomimit studimet nė Fakultetin Filozofik tė Shkupit i ndėrpreu para se tė
diplomojė ngase ishte i detyruar tė largohet nga ish RSFJ.
Dy vite bashkėpunoi me Institutin e Folklorit tė Maqedonisė dhe
nga vitet e 1970-'81 bashkėpunoi me Tv dhe Radio Shkupin,Emisionet nė gjuhėn
shqipe si dhe me revistėn letrare" Jehona" dhe gazetėn "Flaka e
Vėllazėrimit"- Shkup.
Nga janari i vitit 1982 u egzilua dhe mbeti jashtė nė mėrgim.
Ka njė vit qė ėshtė kthyer nė vendlindje dhe jetonė nė Shkup.
Ka botuar nė italisht, frėngjisht, rumanisht dhe gjuhėn angleze
nga njė pėrmbledhje dhe nė gjuhėn shqipe pėrmbledhjen "Si tė kthehem nė
atdhe", " Porta e Parajsės" dhe "Dridhet fjala si fije bari".
ULIKSIN E PRITA NĖ ITAKĖ
Me anije me vela
Mes dallgėve tė tėrbuara
Nga Mesdheu
Drejtė brigjeve tė Jonit
Pėr nė Iliri lundrojė
Nga lashtėsia po vij
Ėndrrat duke i tjerrė
E qiellit yjet duke ia numėruar
Hėnėn
Nė valė deti duke e zbrit
Flokėt duke ia kreh
Nė Butrint
Me Homerin
Pėr Iliadėn e Odisen tė flas
Uliksin
Nė Itakė ta pres.
KAFEN DUA TA PI NĒ JANINĖ
Me tė vetmen dėshirė
Kėtij agu zgjohem
Njė lajmė tė gėzuar
Nga Prishtina tė marr
Dėshpėrohem
Atje mjegullat e loti gazėsjellės
Nga Oda Dardane s'hiqet .
Nė Tiranė
Parlamenti nė arenė gladiatorėsh
Qenka shndėrruar
Rrugėve
Demonstrues tė pėshtjellur me flamur
Pushtetin kėrkojnė
E kėtu nė Shkup
Heshtja pas shpine tė vret
Nė Preshevė fjalėt ndrydhen nga mosbesimi
E Ēamėria !?
Eh, sa kisha dashur
Kafen e kėtij agu
Me Konicėn ta pi nė Janinė !?
Nė shenjė revolte :
URA E DHEMB
Fjalė e pathėnė e poezi
e pashkruar
ndėr shekuj
e dashura Arbėri e Dardani
na mbete
mu si Ura e Shenjtė
si legjendė dhembe
mė dukesh
ditėn tė ndėrtojmė
e natėn tė rrėnojmė !
Qofsh me ne o i Madhi Zot !!!
VARDARI
Lum Vardari
Lum Bardhari
Lum Lumi
Mė thuaj
Sa shekuj na duhen
Mes epikės
E lirikės
Urėn e Shenjtė tė ngremė
E me rrjedhėn tėnde
Brigjet i Ilirisė tė lidhen
E kurrė mos shemben !
TRUNGU I LĖNDUAR
Mos mė zgjoni
Nga gjumi
Mė leni qetė tė fle
Njė ėndėrr tė trishtuar tė pėrfundoj
Mos mi prekni
As kėto vragė
Qė shtatė shekuj
Nė trungun tim tė ndarė i mbajė
Gjak
Kullojnė
E dhimbjet s'kanė tė ndalur
Shtatė kufijtė ėndrrash mė ngufasin.
E PĖRGĖDHELA HĖNĖN
Sonte hėnėn e pėrkėdhela
Puthjen e saj
Nė vargun tim e ndjeva
Drithėrimėn
E vargut tė Pablo Nerudės
Dhe kitarėn
E Garsia Lorkės
Thellė nė shpirt e pėrjetova
Hėnės
Lehtė i buzėqesha
Ajo nė faqe mė puthi
E mė tha :
Mik
Unė jam vetė buzėqeshja
Qė si valė deti
Nė sy poetėsh
Pėr ēdo natė tretem.
VARGU PA TITULL
Ua dhashė fjalėn
Se shqip do ua shkruaj ftesat
E mbrėmje poetike
Mbi kėtė Urė Guri
Do tė mbajmė
Mbi Vardar
Me rrjedhėn e lumit do t'ju njohim
Do ju flasim edhe pėr fjalėn e pashkruar
Qė me vargje kėto dy brigje lumi
Ti lidhim
E si balada Ilire
Me rrjedhėn e Bardharit
Nga Vrutoku deri nė Egje
Ti pėrcjellim.
E pranoni ftesėn time
Dhe nė kėtė mbrėmje poetike
Ejani
Fjala si dallgė lumi do tė rrjedhė
E daullja do tė kumbojė mbi kala
Ejani tė shihni se kėtu edhe guralecat
Shqip flasin
E nė Ēarshi tė Vjetėr
Yjet zbresin pėr ēdo natė
Dhe pasi tė falen nė xhaminė muze tė Sahatit
Nga Bit-Pazari
Nisen
Qiellin duke e shndritė mbi qytet .
Po tė vini kėto ditė nė Shkup
Do tė shihni
Se kėtu nė emėr s'tė thėrret kush
Tė gjithė janė anonim
As unė
As Shkupi im s'ka emėr
Si tė paemėr
Edhe juve ju presim
Mė pritni se edhe unė po vij.
|