Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
SADIK
KRASNIQI
Hyrje
Sadik Krasniqi u lind mė 24 maj tė vitit 1961 nė Llukar afėr
Prishtinės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, tė mesmen nė Prishtinė,
ndėrsa fakultetin, Letėrsinė dhe Gjuhė Shqipe nė Universitetin e Prishtinės.
Sadil Krasniqi qė nė moshė tė re ėshtė marrė me
shkrime, kryesisht me poezi. Sadik Krasniqi ka formim filologjik tė
mirėfilltė. Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve, Krijuesve dhe Artistėve
Shqiptarė nė Gjermani (LSHKAGJ) si dhe Lidhjes se Krijuesve Shqiptarė nė
Mėrgim (LKSHM).
Sadik Krasniqi deri mė tash ka botuar 3 libra me
poezi; "Ofshamė nė urnė", Prishtinė, 2008, dhe ėshtė lauruar me ēmimi Azem
Shkreli pėr letėrsinė nė mėrgim. "Oazė palmash tė djegura", Prishtinė,
2011. "Ag muzgu", Prishtinė, 2014, ndėrsa libri me poezi, "Lacrima vietii"
(Loti i jetės), ėshtė botuar nė vitin 2010, nė Bukuresht, pėrkthyer nė
gjuhėn rumune nga Baki Ymeri.
Sadik Krasniqi deri mė tash ėshtė pėrfaqėsuar nė
5 antologji. Sadik Krasniqi ėshtė vlerėsuar nga njohėsit e letėrsisė, pėr
talentin e tij nė poezi, dhe konsiderohet njėri nga poetėt mė tė suksesshėm.
Sadik Krasniqi deri mė tash ka marr disa ēmime tė para, tė dyta, dhe tė
treta pėr poezi, nė konkurset letrare brenda dhe jashtė shtetit. Disa poezi
te tija janė pėrkthyer nė rumanisht, gjermanisht , frėngjisht si dhe
italisht.
Sadik Krasniqi, prej vitesh jeton dhe krijon nė
Gjermani.
KLLAPI E BLERTE
Te ky i shenjti krua
Me etjen e plasur
ujin e treqind pranverave pi
Plagėt mė gjelbėrohen
Vorbullės fluskat ia heq
Ia gjej damarėt e lagur
Hijes plot vesė tė shelgut blu
Rrjedhen e tjerr me sy
Nė rrjetėn ujore
Bėhem merimangė e njelmėt
Me pikla nė buzė
Mė zėnė ethet e Zanės
Treqind vjet e pres njė vetėtimė
Tė ma heq nga bebėza kllapinė e blertė
U(R)NĖ PRANĖ LUMIT
Jam u(r)nė gjetur pranė lumit
plot dhembje me erė ashti
Ofshamė qė dridhė
njė gjeth tė blertė mbi valė
Nė zgavrat e syve
qiell i pafund
me njė pikė tė zezė me flatra
e dalė nga bebėzat e pėmallta
Edhe pas dymijė vjete
hirit m“i bėn hije
krahu i dallėndyshes
me fluturimin gri drejt pranvere
KURBETĒARĖT
Shkojnė
dallėndyshe me pranverė nė sy
nga oaza
me palma tė djegura
kthehen
qyqe prej mėrzisė
e vdesin nga pikėllimi
se as nėna s“ėshtė mė
MUZGU
Nėnė
pse kėto pemė
tė vrugėta
nė lumė ujė i zi
udhėt e mugėta
ky qiell i dergjur
pa zogj tė blertė
kjo perde e verbėt
nė sy
muzg
nėnės
muzg ėshtė
a s“ka pasur diell
kjo ditė
ah sa shpejt
nata
mbi ėndrrėn time
po bie....
FRYMA JONĖ
Ėshtė diku
njė dritė e njė ditė
pėrtej verbėrisė e zisė
pėrtej shkretisė e mėrzisė
ėshtė njė krua e njė grua
ėshtė
njė bukė e njė verė
pėrtej ligėsisė e zymtėsisė
pėrtej kohe e yllėsisė
ėshtė njė frymė e hyjisė
VETMI FLUTURE
Nė valė
gjethi i Noes
me vetminė time prej fluture
u marr erė katėr stinėve tė dritės
deri te stina e pestė
e natės sė zezė
nė oqanin e vdekur
bie perdja e frymės
bebėzat m“i merr hėna
diell as qiell mė
nė sytė e mi
|