Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
SADETE
METAJ
Hyrje
Ka
lindur nė Istog tė Kosovės, banon familjarisht nė Norvegji. Sadetja ka
shkruar dhe ka botuar qė nė moshė tė re .
Ėshtė autore e vėllimit poetik Unė dhe Era . Vėllimi poetik
Pentagram i qiellit lirik ėshtė libri i saj i dytė nė tri gjuhė: shqip,
anglisht dhe italisht. Ėshtė anėtare e LNPSHA PEGASI ALBANIA. Ka marrė
pjesė nė Antologjinė Poetike Universale KORSI E HAPUR (OPEN LANE) 3 me
396 poetė e poete nga, afėrsisht, 100 vende tė Botės. Pėrfshirja nė kėtė
Antologji ėshtė njė sukses i madh pėr Sadeten.
Sadetja merr pjesė nė librat PROZĖPOETIKA UNIVERSALE analitika,
mendim kritik, pėrsiatje 1, 2 shqip, anglisht si dhe nė librin antologjik
Altari i Pegasit.
Poezia e saj shquhet pėr nota tė forta lirike. Njė shfaqe e
bukur e temperamentit lirik, i cili rrjedh e buron nga njė shpirt i
mbrujtur qiellisht, nga njė botė e pasur, e cila produkton lirizėm, nė
mėnyrė tė pandėrprerė, por qė e pėrzgjedh dhe vė pikėn mbi i, nė trajtėn
kualitative. Poetja, Sadete Metaj, ka krijuar raporte tė shprehėsisė
spontane dhe, si rrjedhojė, lirizmi i saj del i mbrujtur mirė e cilėsor,
kualitativ nė magjen e krijimit lirik.
Zotėron edhe gjuhėn norvegjeze.
ĒEL PORTALI IM
Hap dritaren e mėngjesit,
Jap sinjalin e startimit tė Diellit...
Unė poetja,
ja tek e kam ēelėsin
Mblidhuni tek unė, gjallesa.
tė mundim bashkėrisht vdekjen
MUZAT E MIA
E pėrfytyroj, si sot,
e sjell nė mend:
Rinia ime
njė parku tė gjelbėr i ngjante,
skish shok nė botė
Aty bridhnin pranverat e mia
dhe zogjtė ,
aty koha ime
kėrkonte klorofilin e jetės
Do tė dėshiroja
ta rijetoja rininė, patjetėr,
pėr tė cilėn,
mė mbyti keqas ky mall!
Pranverat e bukura me zogjtė
nė sy e qerpikė mė rrinė,
Zemrės sime,
kopshteve tė shpirtit tim,
lulojnė si zambakė.
SHPRESĖ E ĖMBĖL
Sonte,
nė kėtė errėsirė tė ēmendur,
Natė vjeshte plot freski,..
Njė kryemuzg i ftohtė e i errėt
kėrkon pushtimin e shpirtit tim
Pranė dritares sime tė meditimit,
ēdo gjė ka humbur nė qetėsi,
Ėndrra lėviz brenda meje:
Nė ėndėrrimet e natės,
mu fanite me prarim tė artė Ti
Oh, largimi im,
prej dritares sime tė florinjtė,
nė heshtje tė ėmbėl,
nė kėtė natė me hėnė magjepse,
ku ndjenja kėrkon dashuritė!
Nė skajin e shpirtit tim,
zė vend njė shpresė plot dritė !
Nė jetėn time po mbėrrin njė agmi
SHTATĖ DIEJ
Kur fle,
tė ėndėrroj Ty,
dhe atėherė ,
tė panoramoj pėrsėri.
Eh, sikur tė dyve,
shpirtėndrra
tė na sendėrzohej,
vallė a mund tė pėrfytyrohej,
ēfarė do tė ndodhte?
Ēfarė do tė ndodhte ?!
Qaj pėr ta,
kur ēdo gjė
sdashuron mė,
fjetja e rėndė,
pa gjallim flė
Puhia dashurore
nga bregu lindor,
fryn nė dej,
Hapėsirėn time
e pėrkėdhel.
Mbi qiellin time, o njerėz,
Shtatė Diej
LIRIKA E YLLDETIT
Bregut tė detit
rehaton shpirtin tim tėrė ndjenjė.
Tej, tej nė hapėsirėn blurrėmbyer,
ndjek valėt nė heshtje.
Nga shpirti im romantik
matem ti them Detit ēapkėn , tė marrė:
Pėr ty e humba qetimin,
Me ty, o Det, mbeta dashuruar.
Por jo kurrė se lė Yllin
Ētharm e ēvrull
paska dashuria jote,
mė bėri tė tėrėn
nė kohė pėr vete!
Mė mori prej Bregut,
mė pėrplasi nė valė
Ēnatė e bukur sonte ,
ēnatė,
Natė me flori harkhėne!
Eh, njerėz,
spaskeni gjumė sonte,
u ėshtė larguar
nga qerpikėt e bukur,
Gjumi e paska harruar gjumin
Atje lart, po dremitin shndritshėm yjet
Njė yll vetmimtar
endet mes tyre
Pyetja ime, pyetja ime
dėrgohet nė qiell:
Mos je, vallė, Ti ,
kundrues i Detit dhe bregut tė tij,
mbrojtės imi,
nga valė e dallgė tėrbuar?
Mė shikon
nė dritėn e syve tė mi tė dashuruar ,
Ke frikė, mos mė merr pėr nuse Deti?...
Mos ki frikė, paēka se mė pėlqen,
nuk e ndėrroj yllin pėr Detin
,
Flije mendjen, smė mposht dot tjetėr!...
SE MBAN DOT ASNJĖ QIELL
I kėrkova Hapėsirės Qielllore
njė yll i saj tė jem
Mu shpreh se zemra pėr ty,
gjithė yjet i djeg,
Dritat e gjithė planeteve
shuar do tė jenė,
veē tė rrojė dashuria,
si njė globdiell pėrjetė.
Dhe, nė daē, tė dish njė sekret,
po ta them urtė dhe qetė:
Zemrėn time, veē teje,
se mban dot asnjė qiell!
SHPENDSIMBOLI
Eci nėpėr skutat
mė tė braktisura tė parkut,
nė parkun mė tė madh,
veshur me petkabukurat e vjeshtės
dua ta ēlodh syrin,
tė gjej qetėsinė.
Ēudia mė mbėrthen,
asnjėrės apo asnjėri ,
s i bėn pėrshtypje vetmia ime ,
gruaja me brengė nė shpirt,
nė humbje mendimi,
diku larg nė Mėmėdhe,
ku grupnjėerėzish tė gazmuar
flasim me gjallėri shqip
Kundroj parkun e madh e tė gjerė,
nė pafundėsi,
u mbėshteta te njė stol,
shkrova dy fjalė shqip...
I mbylla pak sytė,
Teksa, i hapa, rreth meje,
ishin mbledhur tė gjitha lulet,
tė gjitha pemėt e Parkut...
Me aromėn luleve
dhe vallėzimin e gjetheve,
ato shqiptonin dy fjalėt e mia tė arta
tė shkruara nė letėr shqip
U mrekullova ,
nė atė ēast,
nė kėmbėt e mia, u ul njė simbol,
Shpend
Mė hodhi nė krahėt e tij tė fortė ,
mė ngriti lart,
bashkė me lulet e pemėt
qė flisnin shqip...
Ndjeva,
se po mė mbusheshin mushkėritė,
me ajėr dhe frymim shqip
Si ndodhka kėshtu,
nė kėtė magji krahėfluturuese!..
Pentagramet e qiellit,
u lumturuan nga notat
DITA E SHENJTORĖVE TĖ GJUHĖS SIME
Mėsuesit tim tė parė, nė ditėn e 7 Marsit
Jam buzė liqenit,
ku ėndrrat shuajnė etjen
dhe ndizet dėshira pėr dijen...
Tė bardhat ėndrra,
si mjegull vjeshte,
mbi stolat e drunjtė
shpėrthejnė kujtimet;
prehen,
nė hijen e pemeve
qė, nė heshtje, krihen...
Njė mendim i ēuditshėm
nis tė startojė nė njė vrapim dijesh,
pėrgjat bregut, ku valėt lidhen pėrdore,
tė risjellin ndėrmend njė ēast...
sikundėr germat,
nė fraza fjalish tė gjuhės arbėrore .
Me flladin livadheve tė kėsaj toke
mbledh lulebore.
Me sytė, si qiellbukuri i muajit Maj,
me tufėn e luleve, teksa e mbaj nė dorė,
tė gjej Ty, mes kujtimeve tė bardha,
spėrkatur me buzėqeshje, me frymė ,
Mėsuesi im i parė, flokėbardhė kurorė...
Pėrherė mes ėndrrave tė mia,
te ēdo germė,
mbledhur, si lule, te poezia...
Mėsuesi im i parė,
poemė e patundshme,
kėshtjellore germe,
ndjenjėsore e lartė shpirti...
Mė mban prej dore,
si dikur tė vogėl,
tek shkruaja germat
e gjuhės mėmė nė fletore...
Kam tė drejtė,
tė bukurohem, tė pėrqafoj
e tė puth ėndėrrimet,
nė kėtė Ditė feste tė Shenjtorėve...
|