Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
SABIT
IDRIZI
Hyrje
Sabit
Idrizi u lind mė 16 shtator 1955 nė Cerajė, fshati mė verior i Kosovės i
banuar me shqiptarė. Ka studiuar gjuhėn shqipe dhe letėrsinė.
Qė nga mbarimi i luftės ėshtė shef i Sektorit tė Kulturės nė
Komunėn e Mitrovicės, punė tė cilėn e kryen edhe tash. Ėshtė kryeredaktor i
revistės letrare Fjalė e valė, tė cilėn e financon Komuna Mitrovicės dhe
Ministria pėr Kulturė, Rini dhe Sport e Republikės sė Kosovės, e tė cilėn e
nxjerr Shoqata e Shkrimtarėve e Mitrovicės Jakup Ceraja, kryetar i sė
cilės ėshtė.
Ėshtė redaktor, recensues apo redaktor gjuhėsor i mbi 60 librave
tė autorėve tė ndryshėm. Shkrimet e tij letrare janė botuar nėpėr shumė
revista dhe gazeta qė dalin anekėnd trojeve shqiptare. Ėshtė i pėrfaqėsuar
nė disa antologji dhe leksikone.
Krijimtaria e tij ėshtė vlerėsuar me disa ҫmime letrare, si:
Ҫmimi Kostandin Kristoforidhi nė Elbasan, Ҫmimi i Nėntorit nė Mitrovicė,
Ҫmimi Dita Vlonjate e Poezisė nė Vlorė, etj. Disa nga krijimet e tij
letrare janė pėrkthyer dhe botuar edhe nė anglisht, hebraisht, kroatisht dhe
rumanisht.
Qė nga viti 1997 ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė
Kosovės. Jeton nė Mitrovicė.
Deri mė tash ka botuar kėta libra:
"Pesha e fundshekullit", poezi, 1995
"Pėrderisa ėshtė e martė", poezi, 1997
"Diell me dhėmbė", poezi, 1998
"Finalja e zhgėnjimit...", ditar lufte, 2000
"Mbretėresha ėshtė gjallė", poezi, 2006
"Zarfi", prozė, 2008
"Ma fsheh bregun tjetėr", poezi, 2010
POETĖT DASHUROHEN NATĖN
(Poetėt, si kalorėsit e arratisur, po se patėn, duhet ta trillojnė njė
dashnore)
Nga palca e territ i nxjerrin
Dashnoret e veta tė krisura
As si gra tė pabesa
As si zana qė shitojnė
Nuse tė epshta
Qė veē sa spėlcasin
U duken
I shtrijnė nė shtretėrit e tyre tė pagjumėsisė
Dhe deri nė agim
I shterin me tė puthura
RRUGĖTIM
Tė gjithė e dimė cili ėshtė fundi
Dhe prapė ngutemi andej nga ai cak
Nė fillim diqysh krejt ėndėrrt
Krejt shtruar e marrim kėtė rrugė
Dikur ngadalė nis e na lodhet pritja
Nis e na lodhet ēasti i mbėrritjes diku
Pastaj fillojmė e i shfletojmė pėrmallshėm ditėt
I shfletojmė pėrmallshėm kohėt e lėna peng
Pėrmallshėm kėrkojmė diēka tė fshehur
Diku atje krejt pėrtej tyre
Kėrkojmė diēka qė kurrė nuk e dimė ēka ėshtė
IKU NĖNA
(Me rastin e varrimit tė nėnės sė mikut tim, poetit e studiuesit tė
letėrsisė, Miftar Kurti)
Mė ike
Shtrojera ime prej rrudhash
Tash
Kur tė pėrhėnėn dallgėt e moteve
Kur tė dalldisen erėrat
Kujt ti thėrras
Ku ti njom buzėt
Kur tmė thahet goja
E tmė shkrumboj malli
Pėr kėtė emėr
Sot
Pėr herė tė fundit po ta puth kėtė hartė vuajtjesh
Vizatuar kaq dhembshėm mbi ballin tėnd tė akullt
NE DHE FĖMIJĖT TANĖ
Me sytė tanė tė shterur nė pėrtejkohė
Ua gdhendim pėrmasat e ėndrrave tė tyre
Dhe ua vėmė pėrpara si lodra
Kurse ata
Tė shqetėsuar pėr pėrmasat e kohėve tė veta
Duke na i lodruar lodrat tona
Na shpėrfillin deri nė harrim
DITĖN E SHĖNGJERGJIT
Ende pa u ndarė mirė nata me ditėn
Vinte nėna e na zgjonte nga gjumi
Ashtu pėrvidhshėm nėpėr terrdritėn e muzgut
I suleshim ftoit tek bunari
E rrethonim hajnisht si cubat
Dhe seē varnim diēka nėpėr degėt e tij
Pastaj ktheheshim ashtu pėrgjumshėm
Pėr ta deshifruar recetėn e shėndetit tė vjedhur
Seē vinin shpesh dikah do stinė tė thata
E tia shkrumbonin nėnės besėtytnitė deri nė njė
MEDITIM BRI LUMIT IBĖR
Diēka e madhe duhet tė ndodhė
Qė mė nė fund edhe kėto brigje tė pikėlluara
Ta mėsojnė gjuhėn e rrjedhės
Kėtu ku cicėrimat kaherė e kanė harruar ankorimin
Diēka e bukur duhet tė ndodhė
Qė ta ledhatojė pėrjetėsisht bregu-bregun
BASHKUDHĖTARJA IME
(Gruas sime Hajries, e cila po lėngon nga njė sėmundje e rėndė)
Nga po resh gjithė kjo verdhėsi
Mbi hartėn e pėrhirtė tė ėndrrave tua
Kur tė pashė sot nė mėngjes
Aty pėrpara Shtėpisė sė Shėndetit
Thashė se nga vetura nuk zbrite ti
Po vetė kulmi i vjeshtės
Me atė shikim prej mjegulle
Sdija a po mė luteshe pėr diēka
A po mi shigjetoje vitet e mbetura
Ani
Le tė ketė mungesė barėrash
Mungesė filmash tė rėntgenit
Shkelje betimesh tė Hipokratit...
Ne do tė shkojmė prapė tek doktoreshė Mevlydja nė Shupkovc
E ta marrim edhe pak melhem shpirti
Qė tmos na pėlcasė kjo ditė kėtu
Ndalja nuk ėshtė rrugė
Bashkudhėtarja ime prej ėndrrash
E ne kemi pėr tė shkuar diku...
ĒNGJYRĖ DO TĖ MARRĖ DETI
(Hajries)
Mes dy pėllėmbėve tė mia qė digjen
Shtrėngoj duart tua prej akulli
Dhe pyes veten
Athua
Ēngjyrė do tė marrė deti
Pas perėndimit tė kėtij shikimi tė mugėt
Qė po ma shpon ballin...
KĖRKOJ FALJE
(Gruas sime Hajries, nė dymujorin e vdekjes)
A tė kujtohen ato ilaēet qė ti pėrmendja pėrditė
(Aty tek shtrati i dergjės)
E qė po vononin tė na vinin
Nuk kanė qenė ilaēe
Kanė qenė pėrpėlitjet e mia tė fundit
Pėrpara se tia dorėzoja qiellit
Flakėn e shkrumbimit tim
SINJALE TĖ MJEGULLTA
Unė tė flisja pėr arritjet e mėdha nė Shkencat e Mjekėsisė
Ti e haje shtatin nga dhembjet e padurueshme
E diku nga pellgu i thellė i verdhėsisė sate
Mi dėrgoje do sinjale tė mjegullta
Qė ti deshifroja prometheisht
Ēpo ndodh kėshtu me kėtė shekull tė ri
Qė po sqepton kaq pamėshirshėm
E spo ngopet mėlēi
BUZĖQESHJE E VYSHKUR
Mė sė shumti mė dhimbseshe
Kur shtėrzoje me krejt fuqinė e shpirtit
Pėr ta pjellė njė buzėqeshje tė vyshkur
FALJE-MARRJE
Kur hoqėn dorė tė gjithė mjekėt
(Kemi arritur shumė nė Shkencat e Mjekėsisė, ska fjalė!)
Ajo mu dorėzua mua
Dhe Krijuesit tė Madhėrishėm
Unė pėr vete
(Me pafuqinė time prej vdekatari)
Slashė ilaē pa trilluar
Slashė guri pa rrotulluar
Qė tia falja bile do pritje
Kurse ai...
Krijuesi i Madhėrishėm
(Qė ska ēka ska)
Pse ia mori tė gjitha pėrnjėherė nuk e di
BISEDA E FUNDIT ME TĖ
Kėsmet
Posa tia japė syri i pranverės (mė tha)
Do tia nisim shtėpisė
Po (ia ktheva) do ta ndėrtojmė njė shtėpi tė re
Ndoshta deri atėherė (vazhdoi ajo me gjysmė zėri)
Do tė punėsohet bile njėri djalė
Po (ia ktheva, i bindur se po e gėnjeja) do tė punėsohet njėri
Posa ta ndėrtojmė shtėpinė (i shkėlqyen sytė nga gėzimi)
Do ti marrim dy nuse tė mira
Po (ia ktheva) do ti martojmė tė dytė pėrnjėherė: Ramadanin dhe Liridonin
Do tė na mbushet shtėpia plot me nipa e mbesa (u fundos ajo krejtėsisht nė
pellgun e ėndrrave tė veta)
Ani kur tė na vijnė edhe ata tė Linditės, tė Albanės...
Po (ia ktheva) do tė... (dhe dola jashtė e ia plasa vajit)
Kur u ktheva sėrish nė dhomė
Ajo tashmė ishe nisur pakthyeshėm
Dhe po fluturonte drejt yllit tė vet
Nė dy pika loti tė kristaltė
Qė ende po rrėshqisnin ngadalė faqeve tė saj tė vyshkura
Po fundosej qetėsisht njė anije me ėndrra...
|