Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Sa herė qė vjen marsi

Shkruan: Mehmet BISLIMI

          SA HERĖ QĖ VJEN MARSI

 

        Sa herė qė vjen marsi, gurėt rrokullisen, ata gumėzhinė pėr trimat, ata kėrkojnė qė tė vendosen secili nė vendin e vet, qė tė peshojnė mė mirė. Nuk kanė thėnė kot qė moti se:” Guri rėnd peshon nė vend tė vet!” Kush kėrkon qė tė shtyhet me gurėt e historisė, kush dėshiron rivalitet me gurėt e atdheut, kush mendon qė tė matet me gurėt e legjendės- ai i bėnė gropėn veti, dhe njė gurė tė koka do t’i mungojė atij dhe varrin do ta ketė pa epitaf!

          
            Sa shpejt ikėn vitet, po bėhen
dymbėdhjetė tani, qė kur gjuhėt e flakėve tė luftės sė furishme kishin pėrfshirė Kosovėn. Njėsitet e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, veē kishin lėshuar shtat dhe po mateshin me pushtuesin pėr t’i treguar atij se ky vend ka dalzotėsit e vet, pra ka bijtė e tij qė janė bėrė gati pėr t’i dalė atdheut dhe popullit tonė nė mbrojtje. Pjesėtarėt e UĒK-sė, po bėnin historinė mė tė re tė Kosovės, historinė e dhimbshme, por shumė krenare, ata po mateshin me ashpėrsitė e pushtuesit Serb dhėmbė me dhėmbė, i cili nuk po respektonte as edhe njė normė njerėzore. Ata, po tregonin gatishmėrinė e vet pėr tė paguar ēmimin e lartė tė lirisė sė tokave tona, pa varėsisht kostos sė saj- liria mbi tė gjitha.

            Komandanti ynė Legjendar Adem Jashari, po pėrdridhte mustaqet e me shikimin e mprehtė po depėrtonte rreptė atyre tymnajave e flakėve qė po pėrcėllonin atdheun tonė. Ai kishte tre kut mustaqe, me shtatin si lis me rrema. Nė shpinė kishte bjeshkėt e Qyqavicės si mburojė, nė gjoks mbante bjeshkėt e Shkėlzenit si pararoje.

            Si nė legjendat e Gjergj Elez Alisė, po edhe Komandanti ynė me Bajlozin u pre nė shtat sa gjaku shkoj rreke e lumenjtė u skuqen. Nėntė herė ishte pre me dushmanin e me nėntė plagė nė shtat po qėndronte nė kėmbė e i fortė Komandanti ynė- si dikur Jakup Ferri me shokė. Ai po mbante plisin mbi sy si strehėt e kullave tona prej guri, me mitralozin nėn sqetull, pashėm pash po i binte sė fluturuari qiellit tė Kosovės e si shqiponja qė ruan zogjtė e vet me flatra, qiellin po mbulonte. Nė ato lartėsi mund tė fluturojnė vetėm shqiponjat e Kosovės qė ranė pėr atdhe, nėn kushtrimin e Komandantit Legjendar, Adem Jasharit!
            Kur mėrrolėt lėshoheshin nė ballin e Adem Jasharit, atėherė hallakatej edhe moti e zbrazej furishėm sė bashku me breshėritė e plumbave tė luftėtarėve tė lirisė mbi armikun gjakatarė. Ademi Jashari me trimat e tij, bėnė historinė mė tė re tė Kosovės. Ai dha krejt ēka pati pėr lirinė e saj qė ta shporrim njė herė e pėrgjithmonė pushtuesin Serb. Komandanti ynė Legjendar se bashku me trimat e tij, tanimė i takojnė historisė sė popullit tonė, ata u bėnė legjendė e gjallė e njė qėndrese tė pa imagjinueshme nga shumė strateg tė sė djeshmes, por edhe tė sotėm!

            Qė nga ajo ditė e deri me sot, kaluan dymbėdhjetė vite. Qytetaria e civilizuar tė gjithė atyre qė bėnė tė pamundurėn pėr ēlirimin dhe pėrparimin e vendit tė vet, por edhe pėr gjėra tė tjera humane nė pėrgjithėsi pėr njerėzimin, ata i nderon e respekton me ndjenjėn mė tė shenjtė, nga se ata bėnė flijimin mė sublime nė shenjė tė njė qėllimi human. Qysh nga lashtėsitė mitike tė mbretėrisė sė perėndive, kur Prometheu u sakrifikua nė emėr tė moralit e tė humanitetit pėr njerėzinė, ka mbetur diku njė shenjė qė quhet gur! “ Guri i Prometheut!” bie fjala... Nga ajo kohė e deri sot, nė literaturėn botėrore ky shembull i mishėrimit tė mbrojtjes sė njerėzisė nė emėr tė humanitetit vetėmohues, flitet e shkruhet pėr kėtė gur, ku thuhet se tek: ”Guri i Prometheut!”... Ky sublimi nė filozofi quhet mishėrimi me njerėzoren, diēka e shenjėt, diēka e madhėrishme.
            Qė nga lufta e Kosovės me 1389, pra qė nga atėherė qėndron njė gur, ku mė vonė bėnė edhe njė mur ku varrosen rropullitė e Sulltan Muratit tė parė! Edhe sot ajo tyrbe nė Mazgit tė Kastriotit quhet Tyrbja e Sulltan Muratit, ku njerėzit kanė krijuar edhe besėtytni tė ndryshme rreth saj, dhe shkojnė atje e gjunjėzohen (para kasapit tė popullit tė vet), pėr tė kėrkuar shėrim! Mė vonė, po ashtu pushtuesit tanė, kanė ngulur me shumė dinakėri edhe njė guri tjetėr diku nė Gazimestan, ku tuboheshin pushtues e poltron pėr t’u betuar se do tė djegin Kosovėn, Nga njė absurditet deri nė fatalitet, dhe atje pėrkuleshin e duartrokisnin kasapin e rajonit dhe tė shqiptarėve edhe shqiptarėt! Kėshtu popujt e civilizuar vunė nga njė gur diku nė shenjė mirėnjohje pėr diēka, pėr diēka shumė njerėzore, por qė popujt pushtues kėta gurė i vunė diku edhe nė shenjė hileje e qėllimi tė pėrvetėsimit tė historisė e sė bashku me historinė e imagjinuar prej kokave tė sėmura- pėr pasojė kėrkonin edhe “tapitė” mbi tokat qė ata duan t’i pushtojnė e pėrvetėsojnė. Dhe nuk i dihet e vjen njė ditė kur ata duan tė kėrkojnė diēka me kėtė gur qė e kanė ngulur dikur me duart e veta?!

 

 

            Ku ishim ne dje, po edhe ku jemi sot? Nėse dikush e bėri njė mur pėr Sulltan Muratin, pse ne nuk e vumė nga njė Gur pėr Millesh Kopiliqin, qoftė nė fushėbetejė, qoftė nė vendlindjen e tij, qoftė nė kryeqytet i cili Sulltanit tė madh tė Turqisė ia la kokėn nė Kosovė, hipotekė tė historisė! Kush ėshtė ai qė mund tė mė tregoi mua, djalit tim, bijve tanė, brezave qė do tė na pasojnė se: Ku mund tė gjunjėzohemi ne, para gurit dhe emrit tė Millesh Kopiliqit i cili me shpatėn shqiptare ia preu kokėn Sulltanit tė madh tė perandorisė Otomane, ai qė do tė mė tregoi kėtė- unė, do t’i falė pasurin time!...

            Nė gurtė e varreve tė krushqve kam hasur, dhe janė tė paprekur me qindra vjet- siē ėshtė e paprekur edhe legjenda pėr vėllavrasjen e dasmorėve, ngase pushtuesi e ruante me fanatizėm “legjendėn” mbi vėlla-vrasjen tonė, pėr tė na yshtur edhe mė, por habit fakti se nuk janė ruajtur as gurėt e as legjendat pėr trimat e asaj kohė qė lanė kockat pėr lirinė e atdheut?! Kush i vrau gurėt dhe legjendat dje nėpėr shekuj- dhe kush po i vret edhe sot e me porosi tė kujt?!
            Sot kur trimat tanė legjendėn e zbriten nga qielli nė tokė, dhe bėnė realitet, tė kapshėm dhe tė prekshėm me dorė. Madje e ulėn atė kėmbėkryq nė luadhin e madh tė shqiptarisė! Mungojnė gurėt e historisė; nė Prishtinė, Ferizaj, Therandė, Prizren, Pejė, Mitrovicė, Besianė, Gjilan e nė shumė qytete e qyteza, mungon njė guri- nė shenjė respekti pėr Komandantin tonė Legjendar Adem Jashari e pėr shumė trima tjerė?! Mos harroni se nė po tė gjitha kėto vende tė Kosovės sė dikurshme, kishte me dhjetėra gurė tė pushtuesve Serb, para tė cilėve poltronėt shqiptarė pėrkuleshin nė mėnyrė tragjike-komike, madje nga tri herė nė ditė. Mbi kėta gurė ėshtė bazuar edhe “pakoja e Ahtisarit”, mbi tė cilėt gurė po vihen edhe kufijtė e plagėve tė Kosovės tė cilat ngadalė e njė ditė do tė bėhen realitet, madje pranuar e nėnshkruar me dorėn tonė, qė mos tė sillemi nė afėrsi tė kėtyre gurėve!

            Disa absurditete nė kohė qė i hanė populli ynė sot me bukė- vėshtirė se do t’i hanin tė tjerėt, siē janė: Nė Kuvendin e Kosovės nė Prishtinė u tha: “Objektet e vetme qė nuk kanė leje ndėrtimi janė; Kisha Ortodokse dhe shtatorja e Lirisė”! E tha publikisht ish Kryeparlamentari atė botė! Pra, ai nuk i dha dy metra truall pėr Komandantit Legjendar nė Prishtinė!

            Ata qė vranė shtatoren e lirisė dhe Komandantin e saj dje, sot krejt solemnisht shkojnė e pėrkulen para Komandanti, dhe deklarohen nė emėr tė atdheut! A nuk ėshtė kjo mė shumė se ironi?... Dhe si pėr ironi tė fatit, populli duartroket absurditet, dhe bukėn hanė me te mes kėtyre kohėrave, pa krip, pa sheqer- thatė fare! Me qindra objekte tė ndėrtuara pa leje nė Prishtinė, pėr bosėt nuk ka nevojė pėr leje, se “lejet” kanė nė xhepat e thellė. E shtatorja e Lirisė nuk mund tė ndėrtohet pa leje, nga se nuk kanė xhepa Shtatoret! Atje pėrkulen shumė, madje edhe bosėt qė kanė ndeju me Jelcinin kėmbėkryq nė Moskė, hė pra tė gjitha kėto nė emėr tė atdhetarisė!... Mund tė jetė fare lehtė, qė kėshtu dikush moti, ta ketė vrarė edhe gurin e Millesh Kopiliqit, tė Shaban Polluzhes, tė Fazli Grajqevcit e tė dhjetėra trimave tė rėnė pėr liri!

            Nė Prizren pėr disa vite me radhė, ėshtė refuzua njė metėr katror truall pėr Komandat Kumanovėn!? Ėshtė vrarė edhe njė gurė tjetėr i historisė pėr komandant Kumanovėn, e nga ana tjetėr nuk ka guxuar tė mungoi njė gur pėr Car Dushan- Dushanoven?!
            E sa interesant ėshtė t’i shikosh, sa solemn e sa hije rėndė shkojnė atje nė radhė, por edhe pėr ndonjė pėrvjetorė dhe pėrkulen para legjendave, pikėrisht ata qė gurėt e historisė sė Legjendave janė munduar t’i vrasin me dorėn e vet! Mileti i duartroket vrasėsve tė historisė sė djeshme, sė sotme dhe tė nesėrme, a nuk ėshtė ky mė shumė se absurditet!
            Njė gur, njė krua, njė urė, njė mur, njė lis... Njė gur ku ka vėnė kokėn, njė krua ku ka pirė ujė, njė urė ku ka kaluar lumin, njė mur ku ėshtė fortifikuar, njė lis ku ka bėrė njė sy gjumė Komandanti ynė Legjendar- nderon Kosovėn dhe historinė e saj. Nė as njė mėnyrė, nė as njė rast, nė as njė kohė mohuesit e historisė sė vendit tė tyre, nuk mund t’i sjellin atdheut as paqe, as demokraci, as zhvillim, as prosperim, as liri. Ata vendit i sjellin vetėm ngecje e huti dhe mbrapa ecje.

            Para ca dite, nė njė nga gazetat tė pėrditshme lexova se: “ Iks delegacioni, nė krye me iks liderin, shkuan tė varri i Komandantit e mė pas nė qendėr tė qytetit tė Skenderajt, ku vunė kurora lulesh dhe nderuan Komandantin me prezencėn e tyre!

            Gazetar i nderuar, kjo fjala: Ata “nderuan“ Komandantin- mė thartoi turinjtė sė bashku me kafenė qė isha duke e pirė, e derdha mė beso: Tek varri, ose shtatorja e Komandantit, njerėzit shkojnė pėr tė qenė tė nderuar pranė tij, e po tani sikur tė kishim mundėsi e ta pyesnim Komandantin se a na pranon qė tė pėrkulemi para tij- Ehuuuu, ku do ta ndalnin vrapin disa... Ky ėshtė absurditeti i kohės sė sotme qė po jetojmė, ku na janė mbėshtjellė demagog, dilenxhi, hajna, llaskuēė, matrapaz, zagarė, kusarė, dredharak e plaēkatarė, tė pa sinqertė dhe gėnjeshtarė- dalloj po munde o populli im!

            Sa herė qė vjen marsi, gurėt rrokullisen, ata gumėzhinė pėr trimat, ata kėrkojnė qė tė vendosen secili nė vendin e vet, qė tė peshojnė mė mirė. Nuk kanė thėnė kot qė moti se:” Guri rėnd peshon nė vend tė vet!” Kush kėrkon qė tė shtyhet me gurėt e historisė, kush dėshiron rivalitet me gurėt e atdheut, kush mendon qė tė matet me gurėt e legjendės- ai i bėnė gropėn veti, dhe njė gurė tė koka do t’i mungojė atij dhe varrin do ta ketė pa epitaf!