Ėshtė e rėndėsishme tė shihet dhe tė kuptohet se ēfarė ėshtė
fshehur pas fasadės sė socializmit. Ne po flasim pėr socializmin, ku nė
realitet ėshtė shtet teorik qė vjen. Nė emėr tė socializmit, shteti i
kapitalizmit ėshtė kurorzuar. Ky nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse shtet
kapitalist. Socializmi do tė thotė se shoqėria duhet tė zotėrojė pasurinė;
qė do tė thotė se pasuria duhet tė jetė nė duart e shoqėrisė. A ka ndodh kjo
me tė vėrtetė nė vendet socialiste? Ka ndodh e kundėrta. Nga duart e
shoqėrisė, pasuria kalon nė duart e shtetit. Ku kemi pasur kapitalist tė
panumėrt, tani ėshtė vetėm njė shteti. Dhe ne e dimė se sa i paaftė ėshtė
shteti. Paaftėsia e shteti ėshtė e tmerrshme. Edhe shitėsi i vocėrr i
ushqimeve, edhe pazarxhiu, ėshtė mė inteligjent se shteti. Edhe njė shitės
nė kooperativėn e fshatit nu ėshtė mė i paaftė se shteti. Dhe ne mednojmė
tia besojmė gjithė pasurinė e vendit dhe tė gjitha mjetet e prodhimit kėtij
shteti. Njeriu pyetet, a mos India ka vendosur tė bėj hara-kiri(hara-kiri =
vetėvrasje japoneze)!
Kjo do tė jetė e rrezikshme. Burratė qė mbajnė pushtetin janė
tashmė tė ēmendur tė ēmendur pėr pushtet. Ata tani duan tė marrin
pushtetin mbi pasurinė dhe tė mirave material. Ata nuk mund tė tolerojnė qė
pasuria tė mbetet nė duart e tė tjerėve. Nė fakt, njerėzit e dehur me
pushtet anembanė botės janė tė shqetėsuar pėr tė grabitur pushtet ekonomik
vetėm pėr veten e tyre. Pastaj ata do tė kenė pushtet total, pushtet
absolute nė duart e tyre. Pushteti politik plus fuqia ekonomike e bėn atė qė
quhet totalitarizm. Pushteti politik i vetėm ishte i mjaftueshme pėr ta
kthyer kokat e tyre; nėse fuqia ekonomike gjithashtu kalon nė duart e tyre,
ata do tė bėhen diktatorė. Dhe atėherė asgjė mė nuk mund tė bėhet pėr ti
larguar ata. Nė fund tė fundit, asgjė nuk mund tė bėhet pėr tė hequr
Stalinin dhe Hitlerin nga pushteti. A e dini se Hitleri ishte njė
socialist?Emri i partisė sė tij ishte Partia Nacional Socialiste. Ai
gjithashtu ishte socialist. Tani Mao nuk mund tė hiqet nga pushteti.
Dhe gjithashtu mos harroni, qeveritė nė botė tashmė po mbajnė
pushtet tė madh, pushtet politik. Nėse pushteti ekonomik gjithashtu kalon nė
duart e tyre, individi do tė bėhet mjaft i pafuqishėm. I gjithė kombi do tė
bėhet i pafuqishėm. Atėherė individi lihet pa pushtet, pa asgjė. Ju mund tė
mos jenė tė vetėdijshėm se liria individuale, liria e mendimit, mund tė
ekzistojnė vetėm nėse ka liri politike, nė qoftė se ka liri ekonomike. Nėse
pushteti ekonomik dhe politik janė nė duart e njė grupi tė vetėm, atėherė
individi ėshtė i privuar nga liria e mendimit tė tij. Nuk ka liri tė
mendimit nė Rusi. Nuk ka liri tė mendimit nė Kinė. Nesėr mund tė mos ketė
kėtu nė Indi gjithashtu.
Por kėto gjėra ndodhin hap pas hapi gradualisht, dhe njerėzit
i pranojnė padashur. Merrjani njė njeriu pasurinė dhe ju do ta shkatėrroni
nėntėdhjetė pėqind tė personalitetit tė tij. Me humbje tė pasurisė ai ėshtė
nėntėdhjetė pėrqind i vdekur. Me humbjen e pasurisė kapaciteti i tij pėr tė
menduar shuhet. Individi do tė vdes nėse shteti ka pushtet absolute.
Akutalisht, problem mė i madh me tė cilin po ballafaqohet e gjithė bota,
madje edhe ky vend, ėshtė si tė mbrohet individi. Shteti ėshtė aty pėr tė
grabitur ēdo gjė, por ai grabitė me dinakri. Ėshtė njė metodė nė kėtė
ēmendurinė e tij. Ai grabitė pushtet nė emėr tė vetė popullit. Ai thotė se
kjo ėshtė bėrė nė interes tė tyre, se ėshtė nė interes tė tyre qė pasuria
dhe mjetet e prodhimit tė jenė tė marrura. Kėshtu qė politikanėt nuk janė
vetėm uzurpator tė pasurisė, ata gjithashtu fitojnė duartrokitjet e
njerėzve, vetė ata njerėz tė cilėt po dėbohen. Njerėzit tė cilėt i
duartrokasin ata nuk e dinė se janė duke duartrokitur varjen e vetė, tė
cilėt po shtrėngojnė litarin rreth qafave tė tyre. Sė shpejti ata do tė jenė
tė varur.
Njėherė kur tė kalojnė prona dhe mjetet e prodhimit nė duart e
shtetit, ai shtet bėhet absolutist, despotik. Dhe nė masė tė njėjtė individi
bėhet i pandimshėm dhe i paaftė para tij. Individi bėhet i pafytyrė, madje
edhe pa shpirt. Pėr pesėdhjetė vitet e fundit njė grup I vogėl prej
pesėdhjetė personave qeverisin nė Rusi. Pushteti vazhdimisht ka mbetur nė
duart e kėtij grupi, ata nuk kanė lejuar tė kalojė nė duart e dikujt tjetėr.
Nėse Stalin vdes vjen Hrushqovi, nėse Kosigini vdes vjen Brezhnjevi apo
kushdo qė ėshtė aty, nga ky grup parlamentar prej pesėdhjetė vetave, tė
ngulitur fort nė pushtet, ka mbajtur Rusinė nėn ēizmėn ushtarake tė tij. Ky
grup ka qenė Frankeshtajni i Rusisė. Asnjė opzitė nuk ka mundėsi tė
ekizistoj, asnjė disident nuk mund tė ketė. Njė njeri para se tė mendojė tė
kundėrshtojė, gjuha e tij mund tė jetė e prerė; para se tė mendojė tė
kundėrshtojė, ai mund tė jetė i zhdukur nga kjo botė. Ēfarė mund tė bėj
individi nėse i gjithė pushteti ėshtė nė duart e shtetit?
Pra mbane mend, forca e pushetit tė njė shteti duhet tė
reduktohet nė mėnyrė konstante, dhe nė asnjė rastė nuk duhet lejuar tė
rritet. Sepse, nė fund tė fundit, nė kemi nevojė pėr njė shoqėri ku shteti
do tė jetė vetėm njė njėsi funksionale, asgjė mė shumė. Unė nuk mendoj se
njė ministėr i ushqimit duhet tė ketė mė shumė rėndėsi. Si mund tė jetė ai i
rėndėsishėm? Kuzhina ka njė vend nė familje tė njėjtin vend ministri i
ushqimit ka nė raport me vendin. Ai ėshtė kuzhinier i madh. Nėse ai shėrben
mė mirė ushqim, ai do tė jetė i lėvdruar disa here, por vetėm aq sa
lėvdrohet njė kuzhinier. Nganjėherė ju mund ti jepni atij bakshish, por
vetėm aq sa i jepni ju njė kuzhinieri. Por ministri aktual i ushqimit nuk
ėshtė njė kuzhinier, ai ėshtė njeri i pushtetit. Ai ka pushtet shumė mė tė
madh. Por ai ėshtė i vetėdijshėm se pushteti tė tij i mungon diēka. I mungon
diēka sepse njerėzit kanė pronė personale, private. Dhe prona private mund
tė rebelohet. Prona private mund tė mospajtohet, tė rezistojė dhe tė
luftojė. Njeriu i pasur mund tė mendojė, dhe tė mendojė lirshėm. Njeriu nė
pushtet dėshiron ta privojė atė nga kjo.
Politikani ėshtė shumė ambicioz. Ai dėshiron tė ketė gjithė
pushtetin nė duart e tij. Por kur shteti uzurponon tė dyja edhe pushtetin
politikė edhe atė ekonomik, revolucioni bėhet i pamundur, atėherė nuk ka
asnjė mėnyrė pėr rebelim dhe shprehje revolte. Sa e ēuditshme ishte qė Rusia
kishte njė revolucion, dhe sot Rusia sovjetike ėshtė njė vend ku revolucioni
ėshtė i pamundur. Ėshtė e pamendueshme tė ngrehet njė tjetėr revolucion atje
sepse shteti ka njė kontrollė tė madhe atje dhe mėnyra tė padėgjuar pėr tė
shtypur popullin e vet, pėr ti vėrė nė regjim dhe kontrolluar ata. Muret
kanė veshė, dhe brithyerit e shtetit janė tė shpėrndar gjithandej. Burri ka
frikė nga gruaja e tij. Derisa bisedon me tė ai mendon dy herė se a duhet
ti tregojė asaj atė qė dėshiron ti thotė, sepse, ku ta dishė, mund tė jetė
ajo njė agjent sekret? Babai nuk guxon tė bisedojė lirshėm me djalin e vet
sepse biseda e lirė ėshtė e rrezikshme. Ndoshta djali i pėrketė lidhjes sė
rinisė komuniste, dhe ai mund tia pėrcjellė informacionin autoriteteve. Ēdo
djal mėson se kombi ėshtė ai qė ėshtė i rėndėsishėm, jo nėna e babai. Burri
dhe gruaja nuk janė tė rėndėsishėm. Ajo qė ėshtė e rėndėsishmė ėshtė
shoqėria, shteti.
Socializmi ėshtė nė pėrhapjen e njė ideje shumė tė rreme se
individ nuk ka vlerė, e ku nė realitet, indvidi, dhe vetėm individi, ka
vlerė. Ai ėshtė nė tė vėrtetė vlera mė e lartė. Ēfarė ėshtė shoqėria, pėrpos
njė fjalė bosh, njė abstraksion. Individi ėshtė real, indvidi ėshtė konkret.
Shoqėria thjeshtė ėshtė njė koleksion individėsh, njė konglomerat. Por nė
zhurėm tė madhe dhe nxitim tė socializmit, edhe atė qė nuk ka vlerė e ka
bėrė tė vlershme. Kjo ėshtė arsyeja pse individ mund tė sakrifikohet nė
altarin e shoqėrisė. Nė fakt, individi gjithmonė ka qenė i sakrifikuar pėr
zotat qė nuk kanė ekzistuar. Njė perėndi, nė perendeshė, ēdo gjė ėshtė e
mirė pėr ta sakrifikuar individin pėr ata.
Perėndia e fundit ėshtė shoqėria. Dhe prapa shoqėrisė qėndron
zoti i tyre i vėrtetė shteti. Individi mund tė sakrifikohet pėr kėtė
super-perėndi. Ju mund tė masakroni individin sepse ai nuk ka kurrfarė
vlere, ai ėshtė hiē. Grupi ėshtė ai, shoqėria ėshtė ajo, qė ėshtė e
vlefshme. Po ku ėshtė ajo gjė qė quhet shoqėri? Unė kurrė nuk kam arritė tek
ajo. Unė po e kėrkojė atė kėtu, atje dhe kudo. Por, unė gjithandej kam
takuar individ por jo edhe shoqėri. Ngado qė shkoni, ju do tė takoni
individ. Vetėm individi ėshtė. Dhe ai ėshtė vlera supreme. Dhe ėshtė e
rrezikshme tė shkatėrrohet kjo vlerė.

Njė ditė socializmi do tė vijė; kjo ėshtė e sigurt. Por kjo do
tė vijė pėr tė mos e pėrfunduar indvidin, por pėr ta plotėsuar atė. Keni
kujdes nga socializmi qė vjen pėr ta zhdukur individin. Ky nuk ėshtė
socialize, kjo ėshė njė vrasje e pastėr dhe e thjeshtė e individit.
Prapa socializmit ėshtė shteti - prapa socializmit ėshtė
politikani i uritur pėr pushtet. Ata janė tė frikėsuar nga decentralizimi i
pushtetit, dhe kėshtu qė ata duan tė kenė tė gjithė pushtetin pėr veten e
tyre. Dhe gjėja e fundit qė dua ta them ėshtė se kurrė shteti nuk ka pasur
mė shumė pushtet se sa qė ka sot. Dhe kjo ėshtė kėshtu pėr shkak tė
zhvillimit tė madhe nė teknologjisė. Para ca kohesh njė mik mė dėrgoi njė
fotografi. U tmerrova kur e pashė atė fotografi. Nuk kam fjetė tėrė natėn.
Isha shumė i shqetėsuar. Dhe unė bėja pyetje nėse ėshtė dikush tjetėr i
shqetėsuar rreth kėsaj nė pjesėn tjetėr tė botės. Lajmi nė lidhje me tė
ėshtė shtypur nė gazeta kudo. Njė shkencėtar hapi kafkėn e njė kali,
instaloi njė elektrodė nė tė dhe pastaj mbylli kafkė.Dhe kali nuk di gjė pėr
kėtė. Tani sinjali mund tė dėrgohet tek ky kal pėrmes radios nga vendet qė
janė larg me mija kilometra, dhe kali do ta pėrcjell sinjalin; dhe ai do tė
bėj atė qfarė i thuhet tė bėjė. Kali do tė mendojė se sinjalet janė ardhė
nga mendja e tij. Nėse shkencėtari, qė rri ulur me mijra kilometr alarg nė
laboratorin e tij, sinjalizon kalin tė lėvizė kėmbėn, kali do ta bėj kėtė me
dėgjueshmėri. Nėse shkencėtari kėrkon nga ai qė tė vallėzojė, ai do tė
vallėzojė. Miku ma dėrgoi fotografinė e kėtij kali, dhe mė tha: Ēfarė
shpikje e madhe! Unė ia ktheva fotografin duke i thėnė: Kjo ėshtė gjėja mė
keqardhėse. Pse e thash kėshtu? Sepse heret a vonė, shteti do tė vendosė
kėtė elektrodė nė trurin e njeriut, dhe ai nuk do tė dijė pėr kėtė. Atėherė
rebelimi do tė jetė i pamundur.
Njė revolucion kimik ėshtė duke zėnė vend. Droga tė tilla janė
duke u zbuluar saqė do ta bėjnė tė pamundur tė ndodhė ndonjė revolucion.
Ėshtė zbuluar se njė rebel ka elemente tė caktuara, kamikate tė caktuara nė
sistemin e tij qė janė jo rebeluese, konformiste, tė mangshme. Dhe njė
kėrkim qė po ndodh pėr tė gjetur droga tė tilla si LSD, meskalin dhe tė
tjera, pėr tė pėrfunduar rebelimin e njeriut. Njė ditė, kjo do tė jetė e
mundur me ca pika kemikatesh qė do tė pėrzihen fshehurazi me ujin nė
rezervuarin e qytetit tuaj nga i cili i gjėthė populli furnizohet me ujė
dhe pa diturinė e tyre, ata do tė humbin shpirtin e tyre rebelues, forcėn e
tyre pėr tė thėnė JO. Kjo ėshtė jashtėzakonisht e rrezikshme pėr tė lejuar
qė shteti tė marrė pėrsipėr pushtetin absolut, sepse ai ka nė dispozicion
teknologjinė e tij superiore qė mund tė fshijė individin plotėsisht.
Teknikat e reja tė ahpėrlarjes sė trurit janė zhvilluar dhe pėrsosur qė mund
tė fshijnė kujtesėn e njeriut. Nė qoftė se njė njeri ėshtė mbajtur nė njė
qeli i burgosur pėr gjashtė muaj, kujtesa e tij mund tė fshihet me ndihmėn e
goditjeve elektrike, drogave, metodave tė shpėrlarjes sė trurit dhe
qetėsimit. Nėse ai ka qenė njė folės, njė jo-konformist, njė rebel, ai do i
harrojė tė gjitha, ai madje do tė harrojė se kush ka qenė. Nėse ai ka pasur
njė ideologji, ideologjia e ti do tė zhduket. Ai do tė dėshtojė pėr tė
treguar se kush ishte dhe ēfarė ishte ideologjia e tij. Ai do tė jetė si njė
fėmijė i vogėl dhe do ta mėsojė alfabetin edhe njė here. Ai do tė duhet tė
fillojė prej fillimit.
Nėse shkanca do tė vė aq shumė pushtet nė duart e shtetit, dhe pastaj forca
ekonomike do tė merret gjithashtu pėrsipėr nga i njėjti agjencion, kjo do tė
thotė se ne jemi duke pėrgatitur funeralin pėr veten tonė.
Politikani gjithashtu e di se nėse thotė se e gjithė pushteti, e
gjithė pasuria, duhet ti pėrketė shtetit, njerėzit do tė thonė se pėr ta
ska asgjė. Kėshtu qė ai vė njė tjetėr maskė dhe thotė se gjithė pushteti, e
gjithė pasuria, duhet ti pėrketė shoqėrisė. Por shoqėria ėshtė njė
abstraksion, dhe kėshtu shteti pėrvetėson ēdo gjė nė emėr tė shoqėrisė.
Ēfarėdo qė, sot, bėhet nė emėr tė socializmit ėshtė me tė vėrtetė kapitalizm
shtetėror. Dhe unė mbajė qėndrimin se kapitalizmi privat ėshtė shumė mė
superior ndaj kapitalizmit shtetėror. Pse?
Kapitalizmi privat ėshtė superiore Sepse individi nė kapitalizėm
private ėshtė i lirė. Ėshtė superior pėr shkak se ēdo individ ka nxitje pėr
tė prodhuar pasuri. Ėshtė superiore pėr shkak se pushteti ėshtė i shpėrndarė
dhe i decentralizuar. Dhe ėshtė superior sepse nė qoftė se njė ditė pasuria
prodhohet nė bollėk, socializmi do tė vijė vetė. Jo se ai do tė jetė i
detyruar pėr tė ardhur, ai do tė vijė vetė. Ai do tė vijė, nuk do tė
detyrohet pėr tė ardhur. Socializmi detyruar do tė jetė i rrezikshėm. Le tė
vijnė vetė. Por si do tė vijė?
Ai do tė vijė si njė farė e lulėzuar nė lule. Ai do tė vijė
natyrshėm dhe vetvetiu, jo i detyruar tė vijė nga kopshtari. Nėse kopshtari
pėrdorė ndonjė forcė, ekziston ēdo mundėsi qė fara tė shpėrbėhet dhe tė
zhduket. Dhe lulja do tė mbetet njė thirrje e largėt. Por atėherė, pyetja
mbetet: Cili duhet tė jetė roli i kopshtarit?
Kopshtari duhet tė pėrgatisė tokėn, tė mbjellė farėn, ujit atė,
tė kujdeset pėr tė, dhe pėr tė mbrojtur atė nga armiqtė e saj. Atėherė fara
do tė mbijnė, bima do tė rritet dhe do tė mbaj lule dhe fruta do tė pasojė.
Nė tė njėjtėn mėnyrė duhet tė kujdesemi pėr kapitalizmin, nėse duam qė tė
vijė socializmi.
Shumė njerėz gjejnė kotradikta nė atė qė them. Por atė qė e them
ėshtė aq e thjeshtė, aq e qartė. E pėrsėris. Socializmi do tė rrjedhė nga
kapitalizmi nėse kėtij tė fundit i lejohet rritja e plotė. Por, kapitalizmi
duhet tė shkojė pasi tė pėrfundojė punėn e vetė nė tėrėsi. Por sot, pėr fat
tė keq, vetė kapitalisti ėshtė kapluar me frikė. Ai nuk po ga guxim tė thotė
se kapitalizmi ka njė arsye pėr tė qenė, pėr tė jetuar. Ai gjithashtu thotė
se socializmi ėshtė nė rregull, dhe se ka arsye pėr kėtė.
Kapitalisti ėshtė i frikėsuar. Ai ėshtė i frikėsuar nga thithė
ajo turmė e madh rreth tij. Ai ėshtė i frikėsuar nga sloganet dhe flamujt
dhe zhurma e ngritur nga ana e politikanėve tė etur pėr pushtet. Dhe nė
panik ai thotė: "Atėherė socializmi ėshtė i drejtė." Unė shoh se edhe
kapitalisti i madh ėshtė tmerruar; ai po dridhet. Ai mendon se ka bėrė njė
mėkat dhe ndihet fajtor. E kjo ėshtė e mahnitshme.
Kapitalizmi ka siguruar mėnyra dhe mjete pėr tė mbajtur tė
gjallė njė shoqėri aq tė madhe njerėzish. Kjo ėshtė fal kapitalizmit qė,
sot, tremiliradė burra dhe grash janė tė gjallė nė kėtė planetė. Kapitalizmi
ėshtė ai qė ka krijuar pasuri dhe ka hequr skllavėrinė, dhe ka future
makinėn dhe teknologjinė dhe e ka liruar njeriun nga puna e rėndė dhe punė
krahu. Dhe nė fund, socializmi do tė vijė pėrmes tij. Por, tagjedia ėshtė se
inxhineri, arkitetkti i kėtij sistemi tė madh, ėshtė goditur nga frika.
Ajsenhauer ka thenė se njė here, derisa kishte qenė duke
biseduar me njė komunist, ai ishte ngathur; ai nuk kishte mundur tė
argumentojė me tė, sepse ai mendonte se atė qė po e thotė komunisti ishte e
drejtė. Edhe Ajsenhauer nuk kishte argument. Kapitalizmi nuk ka pėrgjigje,
nuk ka filozofi. Atėherė ai do tė vdes, nėse nuk ka pėrgjigje pėr komunizėm.
Unė dua qė kapitalizmin tė ketė pėrgjigjen e tij. Kapitalizmi
duhet tė ketė filozofinė e vet, nė mėnyrė qė ai tė jeton plotėsisht, dhe nga
ana tjetėr, lind socializmit. Socializmi ėshtė fėmija i kapitalizmit. Dhe
mbani mend, nė qoftė se nėna ėshtė e sėmurė, fėmija nuk do jetė i ndryshėm;
ai ėshtė i detyruar tė jetė i sėmurė. Por pėrpjekja ėshtė pėr tė sjellė
fėmijėn duke vrarė nėnėn. Ėshtė e nevojshme qė tė kini kujdes nga kėta
budallenjė tė cilėt janė duke bėrė pėrpjekje tė tilla.
Gjatė katėr ligjėratave tė ardhshme unė do tė bisedojė me ju nga
shumė anė tė kėtij problem. Dhe unė kasha dashtė qė tė mi dėrgoni pyetjet,
nėse keni, me shkrim, pėr tė pasur mundėsin qė mė gjatė tė merrem me to.
Kjo ėshtė njė pyetje shumė e rėndėsishme, dhe meriton
konsideratė serioze. Rishqyrtim i madh ėshtė i nevojshėm nga ēdo anė e
problemit. Pėrpjekja ėshtė e vlefshme. Nuk ėshtė e domosdoshme qė ajo qė unė
them tė jetė e drejtė; ajo mund tė jetė e gabuar. Kėshtu qė unė ju ftoj
vetėm tė mendoni, por objektivisht. Unė nuk pres tė bėni mė shumė. Nėse
shumica prej nesh kėtu mendojmė sė bashku dhe ka njė perspektivė tė
socializmit, kjo do ta ndihmojė gjithė vendin.
Unė jam mirėnjohės pėr dėgjimin tuaj me vėmendje dhe dashuri tė
bisedės sime. Dhe pasi Zoti banon nė zemrat e secilit prej jush. Ju lutem,
pranoni pėrshėndetjet e mia.
Fundi i kapitullit tė pare
(I nderuari lexues, nėse gjatė leximit ke hasur nė ndonjė paqartėsi apo
fjalė tė panjohur, mos hezito, mė shkruaj nė kėtė adresė:
www.Valdetfetahu.com
dhe do tė mundohem tė jap shpjegime sa mė tė detajizuara.)
(1)
(2)
|