RRAPI MĖ NDJEK SI HIJE ANEMBANĖ ATDHEUT
Vite pas lufte, kur linda nė Katund (1951),
Babai e nxori mauzerin nga hatullat dhe shkrepi pushkė. E paralejmėroi
Katundin pėr ardhjen time nė jetė. Ende vendit i vinte era barot. Frikė e
varfėri, qė mezi e pėrballonim me punė rrėzė Ēukės. Arat duke i mbjellur me
drithėra e kullotur bagėtinė te Pėrroni i Thanės. Nėn dardhat gorricė te
Ēifliku i xha Derallės i bienim fyellit me shokė. Qeni Murgo i ēonte veshėt
pėrpjetė, herė para e mbrapa duke hedhur sytė matanė dėllinjave. Ujku na
ndiqte ferrė pas ferre edhe ditėn, edhe natėn si mik shtėpie.
Kohė e keqe ajo, kur zvarritesha pas bishtit tė
Sagjinit. Kaut Zi qė gjatė pushtimit fashist, nėn hijen e Lisit midis
livdhit i rrėzoi nė tokė me brirė tre ushtarė pushtues gjerman. Vėrtet,
ushtarėt tjerė tė trembur e kositėn me automatik, po ai ra dėshmor nėn hijen
e Lisit, i doli zot livadhit rrėzė Ēukės. Hije e cila do tė mė strehojė
gjatė gjithė fėmijėrisė nė Katund. Nėn atė Lis pėr herė tė parė u takova
edhe me Rilindėsit tanė: Naimin, Fishtėn, Asdrenin, Ēajupin, Luigj
Gurakuqin, Ndre Mjedjen, Filip Shirokėn, Ali Asllanin, Nolin e Madh...
Vjershat e tyre mė mbanin pėr dore, rritėn me rrezet e Diellit qė zbriste
nga Ēelėvjollca. Nė njė Libėr tė kėndimit me tė cilin kishte mėsuar Vėllai
nė shkollė, gjatė kohės kur ministėr i arsimit ishte Ernest Koliqi pėr herė
tė parė e pash nė fotografi Korēėn. Qytet i madh mu duk nė atė kohė me
shtėpitė ēati mė ēati.
Nuk e di pse?! Ndoshta, pse unė pėrveē katundit
tim dhe Kėrēovės, nuk kisha parė qytet tjetėr, apo?! Vetėm, njė gje e dija
dhe e kisha tė qartė: Korēėn, shkaku kufijve politik dhe kulturor mund ta
shihja vetėm nė fotografi, ose ėndėrr. Ajo kohė ishte e atillė, na i kishte
lidhur sytė e kėmbėt, shtupuar veshėt me pambuk nė Atdhe. Tinėz e dėgjonim
Radio Tiranėn dhe Radio Kuksin. Librat e kėndimit bashkė me armėt e
trashėguara brez pas brezi i fshihnim hatullave. Herė pas here mbi bombat e
italjanit qė padashtas rrokulliseshin nė kashtė, kėrcenim mbi to sikur tė
ishin topa llastiku. Ne u rritėm me lodra tė rrezikshme nėpėr duar. Zoti
na ruante nga rreziku, por kishte raste kur ne duke luajtur me ato lodra
tė rrezikshme nga pakujdesia tė fluturonim si zogj tė plagosur nė hava.
Fatkeqėsi tė tillė kobėzezė patėn dy shoqet e klasės, tė cilat duke luajtur
me ato lodra, njė ditė fluturuan nė qiell. Njėra vdiq, ndėrsa tjetra u
plak pa njė sy dhe pa njė dorė si invalide. Gjatė kohė vendi i tyre mbeti i
zbrazėt nė klasė. Mė kot me sy i pritėm te dera, tė hynin nė klasė. Ajo ditė
nuk erdhi kurrė. Edhe sot e kėsaj dite, ajo fatkeqėsi nuk mė hiqet nga sytė
dhe mendja.
Tjetėr stuhi frynte nė atė kohė, e tjetėr erė
fryn sot nė Ditėn e sotshme tė Motit Madh (2012). Fati mes rreziqesh mė
ndoqi kėmba-kėmbės nė jetė . Gjiri i Nėnės mė dha fuqi pėr luftė me penė.
Gjatė kohė e kam pirė tambėlin e Nėnės. Krahas librave tė kėndimit nė
shkollė, nėn hijen e Lisit midis livadhit mė priste edhe tambėli i Nėnės.
Ende mė kujtohet rasti, kur njė ditė Nėna u pėrpoq tė mė ndajė nga gjiri.
Erdha me lopėt nga kullosa e Livadhit tė Pukoshtės pas porte dhe si
zakonisht bėrtita ende pa hyrė nė lėmė: Nėnė, dua tambėl! Pėrēudi, kėsaj
radhe Nėna mė priti nė mes tė lėmės me njė pėrgjigje hutaēe: Sisėn, sot e ka
marrė Buba. E hapi jakėn e kėmishės duke ma treguar njė leckė tė zezė
ēerepi. Aty pėr aty iu pėrgjigja: Unė Bubėn do ta vras me shkop! E nxora
leckėn e zezė me shkopin qė e kisha nė dorė duke e hedhur matanė gardhit.
Dhe, nė mes tė lėmės iu sula gjirit tė Nėnės si qengj. Javė tė tėra do tė
vazhdoj tė pi tambėl Nėne, pėrderisa njė ditė nuk do ta braktis vetė atė
fuqi Zane. Pėrkundėr asaj, qė ndonjėherė si bari i deleve te mrizi i dardhės
gorricė i futesha si qengj edhe Deles Rudė. E, mė vonė kur u rrita pak, edhe
cucave azgane. Shprehi tė cilėn nuk mund ta heq qafe edhe sot e kėsaj dite.
Ditėt, javėt dhe vitet iknin shpjetė, e unė
rritesha nėn hijen e Lisit midis livadhit me vjershat e xha Naimit me shokė.
Shkaktarė, qė mė nxitėn t‟i hedh nė letėr edhe vargjet e parė pėr
dallėndyshen dhe lejlekun nė ēerdhe majė lisi mbi ēati. Vjersha tė cilat nė
atė kohė do tė shohin dritėn edhe te Flaka pėr fėmijė. Vjersha tjetėr,
Bilbili shkruan veē mė paralajmėronte se nė Letėrsinė Shqipe vjen njė poet
me Librin pėr Nesėr. Hapat e parė ishin ato, qė unė dita-ditės me penė nė
dorė e libra nė krah, ngjitesha maleve te Lugu i Ymerit. Pėrderisa, njė ditė
do ta braktis Lisin e mjedis livadhit dhe Katundin. Mėsimet e shkollės sė
mesme do t‟i vazhdoj nė Shkup.
Ditėt e para e pata vėshtirė tė adaptohem me
kėtė mes tė ri dhe qyetet, qė pasi e kishte rrafshuar tėrmeti katastrofal me
tokė, pėrsėri lėshonte shtat rrėzė Kalasė Dardane. Shkaku, se: vija nga
Katundi rrėzė Ēukės, Lisi i midis livadhit, Pėrroni i Thanės dhe Lumi i
Zajazit. Verės, ku kėrcenim pėr t‟u freskuar nga vapa njėri pas tjetrit
bythekrye nė hurdhė. Megjithatė, koha e bėnte tė veten, dalngadalė unė
padiktuar po ia ktheja shpinėn vendlindjes. Vetėm gjatė stinės sė verės
kthehesha nė Katund. Vjeshta, pėrsėri mė hudhte nga qyteti nė qytet.
Vitet e studimeve, mė vonė thuaj se do tė mė
largojnė plotėsisht nga Katundi. Nuk e dija pse mė dukej se bėja jetėn e
lejlekut, kthehesha me pranverėn dhe ikja me vjeshtėn. Dimrin e prisja larg
vendlindjes, edhe atė nė Prishtinė. Qytet me verė tė thatė pa lumė e me
dimėr tė ashpėr me borė. Vapa kur tė rrokte pėr fyti e bora t‟i lidhte
kėmbėt nye. Megjithatė, unė mė isha mėsuar me vapėn dhe borėn. Lisi midis
livadhit mė mungonte nė kėtė qytet. Patjetėr, duhej gjetur njė lis tjetėr
edhe nė kėtė qytet. Edhe, e gjeta: Pėrpara Bozhurit. Studentėt edhe e
pagėzuan: Druri i Kaloshit. Gjithė takimet e asaj kohe, i lenin te Druri
i Kaloshit.
Dhjetė vjet me gjithė studime do tė strehohem te
Druri i Kaloshit, pėrpara Bozhurit. Vite kėto, edhe kur do tė afirmohem
si shkrimtar. Papritmas, njė ditė do tė kthehem me punė tė jetoj nė Shkup.
Malėsia e Shkupit do tė mė bėj shkrimtar. Librat mė tė mirė pėr fėmijė i
shkruajta mes kėtyre maleve.
Vetėm, mė mungonte Lisi midis livdhit, qė kudo
qė shtegėtoja e bartja me vete qytet mė qytet. E kisha njė nė Katund, njė
tjetėr nė Prishtinė. Patjetėr, duhet gjetur edhe njė nė Shkup. Edhe, e
gjeta: Rrapin mes Ēarshisė nė Bit-Pazar. Vend, ku do ta lidhja gjokun
pullali. Armėn do ta varė nė njė degė. Nėn hijen e tė cilit do ta pi verėn,
shkruaj poezinė dhe pres Miken. Vit pėr vit me miqtė poetė me poezi do t‟u
biem pėrmes sokaqeve tė Bit-Pazarit.
Vendlindje tė dytė, pas vdekjes klinike nė
Voskopojė dhe ringjalljes po tė njėjtėn ditė nė Korēė (2000), e kam Korēėn.
Pėr ēdo vjet i trokas te porta si mik gjatė festivalit Netėt Korēare tė
Poezisė. Qytet mikpritės, qė ma hap derėn krah mė krah me poezi. Pėrveē
Lisit midis livadhit, mua mė ndjek edhe fati si poet. Nė kėtė Njėqindvjetor
tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė nga ky vit unė do ta kem edhe Drurin tim tė
poezisė (Rrapin e Ri), nė Korēė. Gjatė festivalit Netėt Korēare tė Poezisė
mė jepet edhe ēmimi letrar: Kurora e Poezisė Korēa 2012.
Falemnderit, Korēė! Vendlindja ime e dytė e
poezisė... Miq poetė...
Pjesė nga libri "Rrufjani"

|