RRĖFIMI I VETVETES-MEDITIM
Ka njė ndryshim mes ēasteve tė kėndshme dhe atyre tė dhimbshme. Pėrjetimi
dhe memorizimi. Tė bukurat pėrjetohen nė shpirt e zemėr, ndėrsa, ato tė
hidhurat si shtresė lymore zėnė hapėsirėn e rrudhave tė trurit, pėr tė
ngelur aty, tė patrazuara. Kjo ėshtė dhe arsyeja pse e njėjta lėngesė na
vret me qindra herė, ēdo moment kur hedhim vėshtrimin drejt vetvetes.
|
Tė qėnurit pjesė e njė shoqėrie plot
paragjykime, shpeshherė nuk kemi kurajėn tė zbulojmė para tė tjerėve, qoftė
edhe ndaj nėnės, tė ashtuquajturėn anė tė errėt.
Me ritmin e ditėve ecėn edhe njė dėshirė
qė tė ēon drejt njė vetėrrėfimi. Shoqėri tė ndryshme e kanė zgjidhur nė njė
mėnyre tjetėr, sa religjioze aq edhe njerėzore, ku njė grup njerėzish,
tėrėsisht tė panjohur me njėri-tjetrin, rrėfejnė historitė e tyre, sa tė
ngjashme aq edhe tė ndryshme, si vetė karakteret njerėzore. Brenda njė dhome
tė errėt, ku fytyrat marrin pamjen e siluetave gri, historitė njerėzore
gdhenden njėra pas tjetrės, nė muret rrethues tė "odeonit" rrėfimtar. Kėshtu
njeriu ndjen ēlirim, aq mė tepėr kur dėgjon histori tė ngjashme me tėnden,
beson se nuk je i vetėm.
Duke pėrqafuar qė nė vogėli idenė e
pavarėsisė, shpeshherė nė udhėkryqe zgjedhim shtegun e gabuar dhe ashtu tė
verbėr rendim drejt njė "lirie", pa ia ditur as kuptimin termit. Rrėzohemi
dhe nga ndrojtja e ndonjė qortimi tė mundshėm ngrihemi tė heshtur, me plagėn
qė pikon dhe pėrpiqemi tė fshijmė ēdo shenjė gjaku tė mbetur. Vraga tė tilla
kristalizohen me shpejtėsinė e erės nė memorien trunore dhe marrin formėn e
mjegullnajės me konturet e njė pikėpyetjeje. Sa mė shumė rendim drejt ideve
tona, aq mė shumė rritet kurba e rėnieve dhe nė pėrpjesėtim tė drejtė me tė
edhe humnera qė krijojmė me njerėzit mė tė afėrt.

Derisa vjen njė ditė dhe dialogu
prindėr-fėmijė ngushtohet nė dy fraza, pėrshėndetje dhe mirupafshim. Refreni
i ngjarjeve "tė pahijshme" nė sytė e nėnės, ligjėrohet nė heshtje, nė
mbrėmjen e vonė, teksa flasim me hėnėn. Nė monologun e gjatė sa vetė ditėt e
jetės, zgjohen odat e errėta dhe na duket se jeta ėshtė e mbushur me
dėshtime dhe pesimizmi njom qepallat e rėnduara. Kjo jo pėr faktin se nė
jetė nuk ndodhin gjėra qė tė bėjnė tė lumtur. Madje besimi se jeta ėshtė e
mbushur mė shumė me ndodhi tė bukura, sesa me ato tė hidhurat, kalon ēdo
kufi njerėzor, por se gjėrat qė na dhembin lenė gjurmė dhe zvarriten rreth
nesh si anakondė.
Ka njė ndryshim mes ēasteve tė kėndshme
dhe atyre tė dhimbshme. Pėrjetimi dhe memorizimi. Tė bukurat pėrjetohen nė
shpirt e zemėr, ndėrsa, ato tė hidhurat si shtresė lymore zėnė hapėsirėn e
rrudhave tė trurit, pėr tė ngelur aty, tė patrazuara. Kjo ėshtė dhe arsyeja
pse e njėjta lėngesė na vret me qindra herė, ēdo moment kur hedhim
vėshtrimin drejt vetvetes.
Skutat e errėta tė ditėve qė marrin kohėn
e shkuar, vegjetojnė nė pritje tė njė shtytėsi qė tė dalin nga guaska ku
qėndrojnė prej kohėsh. Sa mė shumė kalon koha aq mė tepėr vėshtirėsohet
rrėfimi. Kthehet nė njė film qė shfaqet vetėm nė ekranin e vetvetes, pa mė
tė voglin shikues.
Duke e brumosur, qė kėrthi, me frikėn e
gabimit dhe praninė e "mos-it", padashur, indirekt ushqehet dhe ndrojtja e
tė shprehurit tė tė ashtuquajturave "zgjedhje jo tė dobishme nė jetė".
Kėshtu ushqehet heshtja, nga e cila vėshtirė tė dalėsh dhe vjen njė moment
qė bota duket tėrėsisht e huaj dhe papritur e ndjen veten tė vetmuar, mes
njerėzve.
|