Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
RIZA
BRAHOLLI
Hyrje
Riza
Braholli lindi mė 1960 nė Mborje, Korēė. Ka botuar qysh herėt nė shtypin
letrar dhe atė joletrar. Ka botuar vėllimet me poezi: Qaj shqip, Mallkim
virgjėrie, Prekja e dritės, vėllimin poetik pėr fėmijė Vallja e
tingujve, romanin Djali i pėllumbave.
Ka mbaruar studimet e larta nė Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė, dega
gjuhė-letėrsi nė Tiranė. Po pranė kėtij fakulteti ka mbaruar masterin
shkencor me temėn: Tipologjia e poezisė sė Frederik Rreshpjes dhe vazhdon
shkollėn doktorle pėr studime letrare.
Ka punuar si redaktor letrar nė disa shtėpi tė ndryshme botuese dhe lektor i
jashtėm nė Universitetin Aleksandėr Moisiu Durrės. Aktualisht punon si
mėsues i gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė shkollėn e mesme profesionale
Hoteleri Turizėm Tiranė.
TĖ
IKURIT...
Kam kohė
qė kam ikur...
As koha
vetė nuk mban mend se kur
as pemėt
se shkruan gjėkund
e porta
jo mė kot kėrkėllin
me njė
ankim druri tė dhembur.
Po veten
e kam lėnė aty
diku pas
kanatave tė kohės
nė
rrėnjėt e pelinit tė verdhė
pėrqafur
me hijen e njė ėndrre
mbuluar
me njė dorė qiell.
I fundit
qė iku para meje ish babai
me njė
buzėqeshje qė smehej
mbledhur
nė kostumin e vjetėr
qė se
pat veshur kurrė.
E morėn
pėrmes kanatave
siē
zemrėn prej njė gjoksi tė zgavėrt.
Kemi
kohė, ikur tė dy
secili nė
punėn e tij,
po netėve
vijmė e piqemi aty
i plasim
zemrėn njėri-tjetrit
gjersa
gjeli lajmėron mėngjesin.
8 qershor
2014, Tiranė
ĒMENDURI...!
Ėsht kaq
e fshehtė kjo qė ju rrėfej
Sa as dhe
varrit smund tia pėshpėrit
Kėndonjės
as nėn zė mos mėrmėrit
Lėēit e
lutju Zotit tė mė ndjejė
Pėr
ēbėra asaj here ēmendurisht.
Sa mirė
qė smė njihni se do plasja
Kur
vėngėr tė mė shihnit, me shpoti
Sdo kish
llagėm, as dhé pėr arrati
Sdo dija
ku tė fshihem kur tju hasja
Pse bėra
atė her njė ēmenduri.
I thash
mu poqėn buzėt pėr tė puthur,
Por duket
kisha folur veē me heshtje
Mė dukej
sikur vrenjtej, sikur qeshte
A ndoshta
po mė ngiste pėr tu ngutur
Tė bėja
ēmendurinė e asaj vjeshte.
E di qė
po mendoni ēkatranosa
E truri
juaj femėr ēfarė nuk tjerr
Se si me
zjarr e putha nėpėr terr
E buzėt
aq tė njoma si ia sosa
Mbi
gjinjtė si u ēmenda pėr beter.
Mė shani
e mė thoni cjap me thinjė
E di e
fjala juaj ther si ftomė
Se keēe
ish vėrtet njė ftujkė e njomė
E sipas
jush i mora virgjėrinė
E
ēmenduria ska mė ku tė shkojė.
Por
sdini se mu varr nė sup si era
Qė
shpirtin ta trazon aq drithėrishtė
Qė buzėt
ti kėrkon aq paqėsisht
Dhe njė
magji si kjo sta bėn as vera
Mė dehu,
mė roiti ēmendurisht.
Nuk di tė
them si slojta si slajthita
E si nuk
plasa, tėmthat si smu ēanė
Kur
gjinjtė e saj mi vuri aqė pranė
E gush e
saj e bardhė si margaritar
Mi
lulėzoi mendt e mia, vanė.
Tashti
mos mė kėrkoni tju rrėfej
Si
sdesha, mbyta shpirtin me njė kurrė!
Ajo mu
pėrgjėrua, ra nė gjunjė
Mu lut
ta marr nė krahė ta dėfrej
Ētu
them pėr ēmendurinė qė bėra unė...!
Qershor
2014, Tiranė
ZJARRI I
ZJARREVE
E kam
dashur gjithmonė atė kohė
kur
njerėzit bėnin dashuri me Perėnditė
Ne ndezėm
zjarrin e zjarreve mbrėmė
Pėrtej,
nė botėn e mjegullės ishim
Nė dhera
tė tilla ku kurrė skemi qenė
Tė dy,
unė e ti me mishin e shpirtin
Tė dy
kapėrthyer si dhéu me rrėnjėn.
Si ishim
ashtu, as fjetur as zgjuar?
Njė shekull a dy a kush e mban mend
Lėndinash pa fund me frerėt lėshuar
Mėgojzėn si kuajt e hanim me dhėmb
e prapė e sėrish tė unshėm, tė vluar.
Mė thuaj
ēqe kjo qė sytė na panė
Qė eshtrat kėrcisnin e yjet vėrrisnin
E drita terrohej tej kohės pa anė
E shuhej e ziente si uji me plisin
Me plisin eshkosur nė gushtin e thatė.
Sa poshtė
e pėrmbi, sa dritė e sa natė
e ikshme si re, e prekshme si tokė
si hėna nė udhėn e ciklit tė gjatė
kur hedh pėshpėrimat e fundit mbi flokė
e bota fundoset mes paqes sė artė.
Ne ndezėm
zjarrin e zjarreve mbrėmė
Tė shtatėn e ditėve u ulėm e pamė
Se bota qė nisėm ish ngritur mė kėmbė
Pastaj u rishtrimė pėr aktin e mbramė
Dhe hėngrėm ēarēafėt e fundit me dhėmbė.
27 Mars
2015
SESI JE
SONTE
!
Kofshėt i
ke tė bukura e joshėse
Kėshtu do
tė thoshin, por unė
i pashė
tė lara me hėnė
pashė
botėn tė pėrkryhej.
- Po
kofshė, kėmbė
T'i putha
ngadalė me durim pafundėsie
ajri
ngjethej e mbrėmja kish amėn e tyre
e nata, e
qielli me yje mu bė kraharor
natyrėn
pashė tė rritej.
Shshshttttttt
!
Po
mbushej me zėra tė gjelbėr
me hėnė e
yje mbi ujėra
qė
shkasin drejt detesh tė thellė,
galopė tė
ēmendur
qė tundin
tokėn me harbime kuajsh.
Pėrgjoj
orėt e botės
e zėrat
nėpėr luginėn pa paqe
tė njė
malli tė unshėm;
e ndjej
nėn lėkurė
jetėn qė
vrapon kapilarėve.
Gjaku po
ngutet
aorta po
ēmendet
aromė e
frymė, dihatje
qė ritmi
ma dikton e gishtat shtrėngojnė
e
shpėrthejnė njė dėshirė tė ndrydhur
tė
kamotshme agjėrimi
I preka e
faqen vura mbi to
me gisht
hoqa vija pa fund.
Dridhen
tela tė tendosur kitare
gjer nė
marri, gjer nė kėputje
dhe
veshi, me zemrėn gati tė plasė,
pėrgjon
te portat e tingullit,
zjarrin
nė qendėr tė trupit
qė e
shndėrron nė njė valė
qė rrihet
pas bregut.
i
ēmendur
!
I kam
harruar fjalėt,
bota
ėshtė njė pėrēartje
e
shndėrruar nė pėrrenj, fusha, ujėra tė blerta
dua ti
pushtoj, tė rend,
tė mbytem
nė to
tė lutem!
shttttttttt
qė e bėn
ujin tė shkumėzojė
e bregun
tė gėrryhet pafundėsisht
hahaa se
si je sonte!
Pak si i
lojtur,
po i
vėrteti
si vdekja
edhe pse
fytyrė ska.
Kofshėt i
ke tė bukura e joshėse
Kėshtu do
tė thoshin, por unė
pashė mė
shumė, kurmin,
botėn qė
rilindej nėn hėnė.
- Ah, i
ēmendur,
mė
ēmende...!
19. 06.
2015
TI KE NJĖ
ZOG NATA SY
ti ke njė
zog nata sy
njė zog
mes fletėsh
hov degė
mė degė
humb
territ tė pyllit
me njė
krah tė varur
me njė
sqep tė thyer
as qan,
as klith
si
ankohet askujt
ti ke njė
zog n ata sy
njė zog
qė rreket,
tė mė
kthejė nė ēerdhe
LETĖR
DASHURIE NR 1
Tashti
nuk e di mė se ē je.
E kthyer
nė ajėr, nė heshtje
Njė
zbrazėtirė, njė hon mė thėrret
Mė ndjell
tė bie;
I papeshė
tė lėshohem drejt fundesh pa fund.
Ta kam
harruar lėkurėn
Sėshtė
mė as e nxehtė, as e ftohtė,
As e
trėndafiltė, as e bronztė,
As e
freskėt apo e vyshkur;
Sia
ndjej mė zhurmėn aortės.
Mbase
ėshtė vetėm thirrje
E harruar
kėtu, nė kokėn time
Qė sdi
pse pėrsėri ėshtė e nxehtė
Shpirt i
shkėputur prej yjesh qė digjen.
E
nxehtė...! Pėrse?
Pėr fjalė
qė si dėgjova e krahė
Qė si
ndjeva rreth vetes dot kurrė
Pėr buzė
qė dinin tė jepnin veē etje?
Truri im
ka filluar tė latojė pas humbjes
Njė
tjetėr kurm
pėrbėrė
nga tjetėr lėndė.
Tashti
unė dashuroj hijen
Harrova
gjithēka qė prekja jep,
Dridhma e
lėkurės nėn etjen e mollėzave
Ėshtė njė
e shkuar
E ngopur,
si dy buzė tė pėrlyera
Qė
sndjejnė mė shije.
Po
fundja, ēmė mbeti pėrveē pėrvėlimit?!
Fjalėt
si lexoj dot mė,
Vetėm
vizione tė ngutura bardhezi
Qė jeton
njė njeri nė ēastet e fundit tė mbytjes.
Kurmi yt,
lėkura jote ėshtė njė letėr dashurie
Qė i
shkruan tjetėrkujt.
Tiranė,
7. 05. 2015 ora 10
50 VARGJE
PĖR TĖ HARRUAR
Njė dorė
mjegulle mė duhet
ta
mbulojė kėtė udhė
parkun
tėnd tė pėlqyer
ku
vallėzojnė dashurisht edhe drurėt
ku
gjethet spėrkatur nga e qeshura jote
kthehen
nė flutura.
Mė duhet
njė dimėr
ortekė e
akuj mbi gjethet
mbi
gjurmėt e tua zėvjeshte
edhe
ajrin, edhe mallin ta ngrijė,
gjithė
ujėrat qė sytė
e
portretin ta ruajnė kaq mirė.
Mė duhet
harresa,
sė paku
argjendi i ngricės
qė fsheh
borėn e butė
tulin e
femrės gjinjpėrkėdhelur
mishin e
shpirtin tėnd qė aq urtė
e kaq
djallėzisht di tė jepet
Mė duhet
vdekja e mallit;
heshtja
ėshtė fizarmonikė e ēmendur
qė zgjon
nga gjumi njėmijė zymbyla,
ngre nė
njė tango zjarri balerinat qė vallen
e hedhin
kėmbėzbathur mbi gjemba
mbi qelqe
perėndimesh tė thyer e prushe
E mua mė
duhet tė fle, por heshtja
vrapon
nėpėr zemėr me kuaj
tufat e
egra mbi savanėn e natės
sa
njėmijė trena trokojnė
Ti e di
se ēndodh
Me njė
tėrmet nėntė ballėsh
Mė duhet
harresa kupton?
Kaq shira
mė duhen rrėmete e breshėr
shpata
vetėtimash ta ēajnė nė mes
kėtė rrap
qe mbollėm njė verė
ta
shkulin me rrėnjė e tė mbjellin asgjėnė
ta
zhbėjnė kėtė qė bėmė tė dy.
Njė dorė
mjegulle mė duhet tė fle, ti harroj
gjithė
zogjtė me gushėn e ndezur qė ti
me zėrin
tėnd mi nis nga mėngjesi nė mbrėmje
tė harroj
qė kam puthur dy sy
prej
gjarpri qė dimėr mė prunė; dy buzė
qė kurrė
si mora vesh, kurrė.
Mė bėj
njė dhuratė nė jetėn tėnde, ma bėj,
harromė,
mos gėrvisht asnjė xham
mos tund
asnjė degė e mos digj asnjė yll
asnjė
psherėtime ere drejt meje mos ēo
pėrtej mė
pret deti,
qetėsia,
thellėsia e tij e pėrjetshme.
Mė duhet
harresa mė duhet
ndėshkimi
qė tė desha aq shumė...
|